Archive for 02/01/2012

MEMEDHEU

               KRISTO  CIPA        HIMARE   

Ketu ku me linden koken

Neper mjegull e pashe boten

Qesha syte e thava lotet

Marr ne duar e puth token

Mua zgjimin ma ben deti

Une jam vazhdim amaneti

Ku eshte e pafund liria?

Ku speshohet dashuria?

Ku te flet gjuhen femija?

-Ketu ne vendet e mia

Qe nga Cika ne Tomorr

Perendite i prek me dore

Ku ska te vdekur shqiponja?

Ku ska te shterrur buronja?

Ku jane vajet kenget tona?

Ketu e gjitha eshte jona

Brenda dheut tim une jam

Sa shqiptar dhe evropjan

O shqiptare kudo qe jini

Nga nena merret bekimi

Edhe ne gjume tek flini

Tek atdheu te jet syri

Zogjte kur rivjen pranvere

Kthehen e gjejne folen

Kush nuk e pati ne zemer?

Kush nuk i foli ne emer?

Kush brenda gjakut se ndjeu ?

Memedheu - Memedheu

Ne bekim te ujit

Ujerat u bekuan

Shenjtoret na shohin ne sy

Me qorton flak e qiririt

Me sembon gulcimi i gjirit

Tek pres pa shpres , ty

Bekimi u be

Mekatet u amnistuan

Qiri qe ndeza per ty

Ngjan si i pemduar

Po ti , a ndien gje ?

Roniten njerezit ne cezma

Te marrin ujin e beses

Kori kishtar dritherohet ne mesha

Prifterinjt humbasin ne sherbesa

Oh sa shume qe doja

Puthjen tende ta lendoja

Ujerat u bekuan

Une dhe ti su shikuam

Ku ti shpie syt e mi

Me fustanin dekolde
Gjysmen ne gjoksit zbuluar

Pa mend e pa goje me le

Thua , bota eshte verbuar ?

Pastaj permbi ate gji

Leshon kryqin e floririt

Ku ti shpie syte e mi?

Te shoh kryqin  apo gjirin ?

Kot mendohesh per mekatin

Se me faljen rrine bashke

Beje moj lanet inatin !

Urtesi zoti te dhashte

Se vet kryqi do kerkonte

Te zbriste permidis gjirit

Po ti me hile punove

Ja le te shkurter zinxhirin

Une duart i kam te gjata

Dhe pak me teper lakmi

Sonte ne te thyer nata

I bashkojm duart me gjin

Dikur

Ti po me shuhesh

Dal - ngadale

Si jehon zeri ne lugine

Lexoj zemren

Zemren e pangopur me dashuri

E qelibart eshte

Urrejtja ska vend aty

Por dashuria jote

U tha si peshtyma mbi gur

Dhe mbeti fjala “Dikur”

Kambana e dashurise

Cdo mengjes e darke

Bie nje kambane

Nuk bie per pashke

As per mekatare

Seshte kambane kishe

As e manastirit

Ajo eshte ndryshe

Bie brenda gjirit

Si nje det i lodhur

Me qetson kur bie

Jeten ma ke ngrohur

Kambane dashurie

Neper kambanare

Zemrash njerezore

Stundej me litare

As me gishta dore

Te tund dashuria

Kur marohet shpirti

Kjo bote pa tya

Do ish gjysem hici

Kur ta degjoj zerin

Brenda prillit

Me rremben te terin

Neper rini dukem

Si shkembi dhe vala

Une tya kam pritur

Po nuk ra kambana

Dijeni ! Kam ikur

Sakrifica

Brenda vetvetes , rreptesisht gjykohej

Ashtu si dielli perpara agimit

O zot ckam bere ? - qiellit i drejtohej

Qe frerin fort ja mba gezimit

Ne torta turpi , kurre su tundova

Ne hark drejtesi kurre su futa

Te miren si driten dashurova

Dhe ndaj te keqes hakmarrjen e zbuta

Ne llumin e embel , gjithe mekataret

Me dehje qejfi , shikoj si shkojne

Te paret gjithmone jane hileqaret

Dhe ska beteje te mos e fitojne

Intriga , vesi , lakmia , leku

Gjer lart ne qiell , gjyqin pushtojne

Ne brenda djerses , notojme si peshku

Dhe perreth nderit , ballin mundojme

Nga brenda boshit , perjashte eterit

Nje ze i mprehte si tehu i thikes

Zonje e nderuar ! Per karakterin

Kam dhene shperblim , vec sakrificen

* * *

Une lind kur ti perendon

Dhe perendoj kur ti lind

Nata kur sna bashkon

Dita vetem njerin bind

Por dhe ne trazim te asaj bote

Une do ngelem dashuria jote

Meraku i gershetit

Me merakun e gershetit

U ngrita ,gjumin e prisha

Ti me sy therrmoje qelqin

Mua me digjej kemisha

Dole per te dehur detin

Valvit fustanin mbi vale

Kur leshon e lag gershetin

Dallget i beje me maje

Tundeshe si perendesh

Perpjet brigjeve te bregut

Me vetull qeroje rete

Diellit i hapje shtegun

Porsi hena gjurme ske

Si zeri kalon kaluar

Kur mendoj se imja je

Me shket si era ne duar

Une per ty detin e thava

Eren e mbylla ne hone

U hodha gershetin kapa

Ti me the : Vertet fitove

I vodha nje nate jetes

I vodha nje nate jetes

Per bela te ketij shpirti

I thashe : - zhvishu te vertetes !

Te shoh qiririn e gjirit

Te lexoj ato te fshehta

Te hap kodet e misterit

Dhe te vertetat i gjeta

Neper celsin e ylberit

Shtate ngjyra , shtate rruge

Te gjitha misteret brenda

Udhe e pare te con ne buze

Pastaj shkon ku ta ka enda

Neper reren bregdetare

Mollen e arte kerkoja

Dhe ne shkumen e nje vale

Zuri po me lagej dora

Deti sikur kishte vdekur

Apo pergjonte i ngrire ?

Une me buzen e etur

Thua lumenjt kisha pire

Edhe lulet ziliqare

Nga marazi vese pinin

Pemet leviznin ne zalle

Donin te fshihnin burimin

           

                Kur hodhem duart ne qafe

                Shkembi levizi nga vendi

                Ajo shkau, siper rashe

                Dhe gushti rushin e hengri


                Sa e bukur qenka bota

                Ne mendafsh te dashurise

                Aty ska te dhembur koka

                Aty gjumi sti merr syte


               Po eshte cast e casti iken

               Si vesa kur dielli duket

               Pastaj zvarre e terheq diten

               Se brenda merakut futem


               Moj “kusarja” dashuri

               Dil e vidh mbremje me mbremje

               Kjo jete eshkurter pa ty

               Do ishte si ka parmende


               Ate naten e harese

               Qiellin e tere gremisa

                Derdha djerse e piva vese

               Nga dy sumbulllat ne sisa


              


E SHKRUAR ME 31 DHJETOR


 

Atë natë qiellit

Ia shpuan

Çarçafin e zi

Me 2011-të, ngjyrat

E ndryshme

 Ylberit.

 

Me 2012-të, krisma

Shprërthyen urimet

Dëshirat

Shfaqën dashuritë

Përgëzimet e bekimet

At natë

Brez pas brezi.

 

Në heshtje arratisët

Mjekërr bardhi

I thinjur e i mplakur

Me fllad acari në shpirt

I  trazuar

I kërrusur me duqit

Spicë  të..,.

Mëkateve mbi supe

Ikë duke çalue

E………!

 

Në portat e zemrave

Njerëzit shprehin ,miqësitë

Dëshirat dashuritë

Trokët  i riu

Me 2012-të,urime,gëzime

Dhuratë

Për Vitin e Ri…..!

 

 

BRUM TOKE

 

Galaktika e gjithësisë

Si simfoni sillët vërdallë

Unë me grushtat e ndryshkur

Shtërngoi brumin e Atdheut tim

E zemra ime zjarr

Vullkan e valë.

 

Sa aromë të mire ka

Brumi i lumturisë time

Oazë e përjetësisë time

Tokë e dashurisë time

E rritës

Dhe vdekjës time

E pandasisë time.

 

Brum

I kujtimeve të përkëdhelura

Që zbrazin vetën

Shkallëve  

Të zanorëve të mia

U bejnë dritë në horizont

Endërra e stërgjyshërve Pellazgë

Zbrazëtira kurrë si vyshki…!

 

Këtu heshtja nuk shurdhëron

Muret..,.

Se heshtje kurrë nuk ka

Vetmia nuk bebëzon

Djepat

Zëri i foshnjeve-gëzim

Këtu rritën zogjët me ninulla

Digë e jetës se re

Behën brezat

Burra…,..

K U J T I M E T Ë L A R G Ë T A Q Ë N U K N A L E N Ë T Ë V D E S I M


 

              Nga  ROZI THEOHARI—Boston

 

      Në ditet e para të vitit 2007 u ndodha mes dardharëve të Kuinsit, Mass, jo shumë larg Bostonit, duke uruar e përgëzuar njëri-tjetrin me kupat me verë, duke shijuar lakrorin e mbrujtur, salarinë dhe bakllavanë. “Kafen nuk do ta pimë këtu, - tha më e madhja e shtëpisë,- të gjithë siç jemi do të bëjmë një vizitë tek një familje fqinjë, janë miqtë tanë, të cilët nuk e festojnë Vitin e Ri.”

   Zbritëm shkallët e katit të 6-të dhe trokitëm në derën e apartamentit të parë të korridorit. Derën e hapi Beqir Omari, i befasuar e i gëzuar nga kjo vizitë e papritur, ndërkohë që u takuam me bashkëshorten e tij, Dylfiqarën, me vajzën Jolanda dhe dhëndrin, Dhimitri. Gjëja e parë që terhiqte vemendjen ne  këtë apartament të vogël e të përmbledhur, qenë fotot bardhezi të varura në mure, një videokasetë në televizor me ngjarjet e familjës Omari, shumë gazeta të zverdhura nga koha, foto në albume fotografish të shpërndara në tavolinë e komodina.

  “Çdo fillim janari babai i kthen dhomat në muzeum,- thotë Jolanda, një grua e re shtatlartë, me një ëmbëlsi në sy dhe në fytyrën e saj rrumbullake.- Kujtimet, më të shumtat jo të mira , i ka me tepri familja jonë!” – murmuriti ajo duke ia kthyer sytë t’et.

    Beqiri, edhe ai shtatlartë, ishte një mesoburrë me trup të lidhur, me shpatulla të gjëra e krahë të gjate e muskulozë, mbase nga profesioni i tij i dikurshëm si muzikant-baterist, mbase nga puna e rëndë fizike tejlodhëse që kishte kryer gjatë jetës. Poshtë ballit të tij të gjërë me rrudha rrethore vozitnin dy sy të vegjël gështënjë që rrezatonin miqësi, virtyt e mirësi. Trupi i tij kolos ishte pak i kërrusur përpara nga dy goditje cerebrale që kishte pësuar. Por më tepër se sa sëmundja, shtatin e tij e ka përthyer rrufeja e vuajtjeve dhe mundimeve disavjeçare, për të cilat shpirti i tij nuk gjen qetësi ditë e natë. Ne pinim kafenë në heshtje, ndërsa ai tregonte…

 

                      NJË  FAMILJE  E  QETË

 

    Nga muri, nga një fotografi bardhezi na vështronin Eqerem Omari, Fejzia, gruaja e tij,            dhe tre djemtë: Beqiri, Xhemili e Gramozi. Eqerem Omari, me origjinë nga Gjirokastra, kishte mbaruar shkollën e Fulcit me rezultate shumë të mira dhe vazhdoi më tej studimet e larta në Francë, në Grenobël, ku u diplomua inxhiniër-agronom. Beqiri na tregoi se, pasi punoi disa vjet agronom nëpër Shqipëri, më 1939 i ati u emërua pranë Komisariatit të Lartë të Nozullimëvë në Tiranë, si inspektor epror. Pas luftës kishte punuar si specialist i dritherave në Komitetin Shtetëror të Grumbullimeve, si kryeinxhinier i fabrikës së re të bukës në Tiranë e tjetërkund, gjithnjë i nderuar e i vlerësuar për kontributin e tij në industrinë ushqimore.

   “Babai ynë, Eqeremi,-vazhdoi Beqiri,- u dallua edhe si profesor në degën e inxhinierise agronomike…, ai mbeti një intelektual i mirëfilltë dhe kurrë nuk u ngatërrua me qevëritë politike të çdo kohe. Pas çlirimit atij iu propozua vendi i ministrit të Bujqësisë, të cilin nuk e pranoi dhe vazhdoi të punonte si komisionar i lartë i ndihmave të UNRRA-s në qytetin e Durrësit.”

  Ëndrra e Eqeremit për ta bërë Shqipërinë me një ekonomi bujqësore të begatshme, bashkohej me ëndrrën e familjes për të rritur, edukuar e shkolluar si duhej tre djemtë e tij të dashur. Si një baba shëmbullor, ai nuk ua theu dëshirën për të studiuar muzikë Beqirit dhe Gramozit. Beqiri mbaroi Liceun Artistik e punoi si baterist, fillimisht ne orkestrën e Hotel Dajtit e më vonë në orkestrën e Estradës së Shtetit në Tiranë. Djali i tretë, nakar, Gramozi, qysh në fëmijëri shquhej për prirjen e tij për muzikën. Për fatin e tij, në rrugën “Siri Kodra” ku banonte familja Omari, Gramozi kishte shokë bashkëmoshatarët e tij Besim Zekthin, Skënder Sallakun, Enver Dautin, Agim Krajkën, e të tjerë të cilët, pas vitesh do të bënin emër në Shqipëri si artistë e muzikantë. Gramozi ishte vetëm 15 vjeç kur u bë i njohur në Tiranë e jashtë saj si fizarmoniçist virtuoz, duke dhënë shfaqje bashkë me Agim Krajkën. Ministria e Punëve të Brendshme i mblodhi shpejt këta artistë duke krijuar Estradën e Kufirit, e dëgjuar në ato kohë për sukseset e saj që korrte anekënd vendit. Tani Gramozi, falë famës që kishte marrë, i pat rrugët te hapura jo vetëm të mbaronte gjimnazin natën, por edhe të studionte për mjekësi. Në Fakultetin e Mjekësisë vazhdonte studimet edhe vëllai më i madh, Xhemili, pra, familja Omari pak nga pak po kompletohej me dy mjekë e dy muzikantë. Zemrat e prindërve, mbushur plot shpresa për të ardhmen bekonin përditë tre djemtë e talentuar e të edukuar …Në festa familjare, Gramozi e Beqiri me veglat e tyre muzikore krijonin mjedise të gëzuara, plot humor, këngë e valle…U celebruan dasmat e Beqirit dhe të Xhemilit, të cilat më vonë sollën gëzimin e ardhjes në jetë të nipërve e mbesave, që lumturonin ditët e gjyshërve Omari.

    Në vitin 1962 Gramozi mbaroi Fakultetin e Mjekësisë me diplomë të shkëlqyer dhe Ministria e Brendshme, për ta pasur kuadër të saj, e veshi oficer me gradën toger. Gjithashtu Gramozit iu dha mundësia të specializohej si kirurg në Spitalin Qendror të Ushtrisë. I vetmi preokupim i të afërmve tani mbetej martesa e Gramozit dhe mbyllja e detyrimit prindëror, duke hyrë në fazën e dytë të jetës, në një familje me tradita shqiptare ku zotëronin harmonia, paqja dhe zemërdhëmbshuria.

 

                    RRUGËN   E   TRAGJEDIVE

 

         Por erdhi dita kur morën fund të gjitha “të mirat”… dhe Omarët, të shigjetuar nga forca të padukshme, shpejt a vonë u ndodhën në udhëkryq…

      “Familjes sonë i hyri flama qysh me pushimin e babait nga puna.- psherëtin Beqiri.-

Specialistin më të mirë të fabrikave të bukës pranë Ministrisë së Bujqësisë, njeriun që s’i kishte bërë kurrë dëm njëriu, e larguan nga detyra për një shkak banal financiar në zyrën e llogarisë. Por shkaku i vërtetë, -thotë Beqiri,- ishte lufta e klasave, që sa vinte e ashpersohej dhe hante koka intelektualësh që ishin diplomuar në Perëndim e, me kohë, u ishte vënë damka “borgjezë!””

      Ishin ato vite terrorizuese kur, në emër të luftës kundër burokracisë, autoritetet shtetërore e komitetet e partisë vepruan pa takt dhe me sjellje fyese ndaj  intelektualëve  flokëbardhë. “Perëndimorët” e dyshimtë duhej të lironin karriget për “lindorët” bësnikë që sapo ishin specializuar në “vendet e demokracive popullore”(!) Eqeremi mori një shuplakë nga dora e gjatë e diktaturës së proletariatit, e cila do të plagoste më tej jetët e pjësëtarëve të familjes. I pari mori dënimin Gramozi, i cili u transferua fluturimthi nga Tirana në postën e kufirit të Vermoshit, si mjek i repartit ushtarak. U thërrmuan ëndrrat e djaloshit 23- vjecar për t’u bërë muzikant dhe kirurg i specializuar. I biri i Omarajve u largua nga Tirana, nga shokët e familja, nga fizarmonika e tij me të cilën luante tërë pasion. “ Gramozi u paraqit në detyrë pa dëshirë,- tregon Beqiri,- unë atëhere vazhdoja të punoja si muzikant në Estradën e Shtetit. Megjithatë, im vëlla e mposhti dëshpërimin e iu përvesh punës së mjekut duke u shërbyer njëkohësisht ushtarëve e fshatarëve.”

   Sipas Beqirit, Gramozin e lajmëruan të merrte pjesë në një seminar që zhvillohej në Shkodër me mjekët e zonave. Por komandanti i Vermoshit nuk e lejoi. Duke e ndier veten  shpirtërisht të lënduar, djaloshi, pa u menduar mirë, mori rrugën e Tiranës. Eqremi, pasi mësoi ç’i kishte ndodhur të birit, duke parashikuar një fund të hidhur, e këshilloi Gramozin të paraqitej e të ankohej në ministri, të kthehej sa më parë në Vermosh e të bisedonte me komandantin. Por tashmë ishte vonë. Tirana kishte komunikuar me Shkodrën dhe Vermoshin kur mjeku i repartit ushtarak u paraqit para komandantit…Ushtaraku i lartë nuk pranoi kategorikisht sqarime nga vartesi. Për më tepër, e shau dhe e terrorizoi deri në atë pikë sa i nxori edhe revolverin. Tani merret me mend frika që pllakosi shpirtin e të riut, i cili, në një gjendje të traumatizuar, të paekuilibruar dhe pa ndihmën e askujt, pa u menduar shumë për pasojat, tentoi te arratisej në Jugosllavi.

   “Më 10 shtator 1963,- vazhdoi Beqiri,- erdhi Sigurimi në shtëpinë tonë, në Tiranë, e na njoftoi së Gramozi ishte arratisur…Pas pak kohë më pushuan nga puna në Estradë, ku punoja…Babait të sëmurë, kur mori vesh lajmin e zi, iu rëndua më shumë  gjëndja shëndetësore …Nëna qante në heshtje. Të afërmit e farefisi, ca nga ca, filluan të largoheshin, sikur shtëpinë tonë ta kishte pllakosur murtaja…”

    Ndërkohë Gramozi endej nëpër qytetet e Jugosllavisë duke punuar herë si ndihmës- mjek (diplomën e mjekut e kishte në Shqipëri), herë si muzikant nëpër hotele e restorante, deri sa pas disa vitesh arriti të lidhej me xhaxhanë e tij, Nexhat Peshkëpine, në Nju-Jork, SHBA. Z.Peshkëpia i dërgoi një letër ku ndër të tjera i shkruante: “I dashur djalë, Gramoz, po të dërgoj një certifikatë-deklaratë të mikut tim, mjekut shqiptar Hamdi Urucit, që ka bërë për ty…të kërkon si ndihmës…si mjek që je…Paraqitu në konsullatën amerikane dhe besoj se do të të japin vizën e ardhjes këtu…”

     Por fati i mjekut muzikant ishte paracaktuar nga UDB-ja, e cila në gusht 1968 e solli Gramozin, kundër vullnetit të tij, tek Hani i Hotit në Shkodër bashkë me 4-5 valixhe dhe dy fizarmonika. I arratisuri shqiptar u këmbye me dy shqiptarë kosovarë të arratisur edhe ata në Shqipëri nga Jugosllavia. Shqiptarët u këmbyen me shqiptarë…(!) Pasi e torturuan mizorisht, e dënuan me vdekje për tradhti të lartë ndaj atdheut. Ndërsa mjeku Omari kishte katër muaj në duart e hetuesisë në Shkodër, familja e tij nuk kishte dijeni. Organet kompetente nuk kishin njoftuar. Mjeku Gramoz Omari u pushkatua natën e Vitit të Ri, kur pritej 1969-ta, në vetmi, mes heshtjes së bregut të lumit Kir dhe të qiellit të ftohtë të janarit, pa marrë me vete një lutje a një bekim nga prindërit e pjësëtarët e tjerë të familjes.

      “Më kujtohet, thotë Beqiri,- se ne nuk guxonim t’ua jepnim këtë lajm të kobshëm prindërve të moshuar. Por një ditë në shtëpinë tonë erdhën njerëz nga farefisi. Nëna, e drobitur, e kuptoi se kishte ndodhur diçka e tmerrshme…Gramozi nuk jetonte më…E ndienim të gjithë dhembjen e thellë. Por as na shkonte ndër mend se ç’vuajtje të tjera na prisnin…”

     Nën trysnine e rendit në fuqi dhe nga frika e internimit bashkëshortja e divorcoi Beqirin. Kjo ngjarje plagëlënëse nuk ishte as rasti i parë as i fundit në situata të tilla rrëqethëse…Më 16 tetor 1975, në mënyrë të befasishme, gjithe familja Omari: babai e nëna mbi 70-vjeçarë, Beqiri, Xhemili, mjek në Elbasan, bashkë me gruan e fëmijët, u internuan në fshatin  Sheq-Marinë të Fierit, pa asnjë motivacion. Familjarët kërkuan shume herë arsyen, por pergjigjen s’e kanë marrë as sot e kësaj dite nga Kryeministria apo Ministria e Punëve të Brendshme. Në të njëjtin fshat ishin të internuar edhe familjet e Dhora Lekës e Tuk Jakovës.

 

                      BURGOSI  MUZIKA  E  MODUNJOS

 

       “Na internuan që të na rrëmbenin shtëpinë dhe jo vetëm kaq,-thotë Beqiri,- dy ditë pasi na degdisën në rrethin e Fierit, më 18 tetor, erdhën e na lajmëruan se na kërkonte kryetari i këshillit të fshatit. U paraqita në zyrën e tij.

-         Si të duket internimi? – më pyeti kryetari.

-         I padrejtë! – iu përgjigja.

-         Në emër të popullit arrestohesh për veprimtari armiqësore!- tha ai.

   Erdhi një makinë ogurzezë, nga e cila dolën disa njerëz që më arrestuan mua, më vunë prangat në prani të prindërve, të vëllait dhe të vajzës 10-vjeçare, Jolandës. Më akuzonin për agjitacion e propagandë dhe sikur gjoja punoja për përmbysjen e pushtetit popullor. Babait dhe nënës u ra të fikët. Vajza qante papushuar…Më çuan në hetuesi, në burgun e Rajonit nr.3 të Tiranës. Tetë muaj në hetuesi. Njeriu më mirë të mos e dijë se ç’ndodh brenda atyre mureve! Nga torturat m’i thyen dhëmbët… Me gjithë dhembjet dhe drobitjet e trupit, mendja më qëndronte aty, te familja ime në fshatin e Fierit, ku i lashë prindërit në gjendje shumë të rëndë shpirtërore, shëndetësore dhe ekonomike. Rrahjet dhe torturat vazhdonin sepse nuk kishin fakte kundër personit tim. Me ç’mjete do ta përmbysja pushtetin popullor, mos vallë do ta godisja me shkopinjtë e mi të xhazit?… Më në fund u gjendën akuzat. Më dënuan me tetë vjet burg për krimin e agjitacion- propagandës, sepse isha simpatizuës i muzikës italiane, sepse…meqe isha muzikant, kisha propaganduar tek të rinjtë muzikën e Domeniko Modunjos, sepse…duke vlerësuar këngën “Çao, çao, bambina”, synoja të degjeneroja rininë shqiptare. Kur më pyetën nëse e pranoja akuzën, u përgjigja: “ E pranoj se më pëlqen muzika e Modunjos…, e pranoj se s’ngopem së dëgjuari “Çao, çao, bambina!””

     Beqiri ndali bisedën dhe, me duart që i dridheshin nga nervozizmi, nxori një kasetë me këngët e Modunjos; duke e tundur atë në ajër, si ta shkundte nga pluhuri i kohës, tha: “Edhe bretkosat kur e dëgjonin Modunjon, dilnin nga uji…, jo njerëzit!…Kurse sot u behet jehone këngëtarëve shqiptarë që kanë fatin e lumtur të këndojnë në Festivalin e San Remos!…”

     Sidoqoftë, me “Çao, çao, bambina” Beqiri i kishte thënë “çao…çao…” botës njërëzore duke u mbyllur për tetë vjet në burgun e Spaçit dhe në atë të Ballshit. Akuzës së dytë: “Ti je nipi i Bari Omarit”, Beqiri i ishte përgjigjur: “…Nuk jam nipi, por kushëriri i Bahri Omarit të pushkatuar, e pranoj…ashtu siç e pranoj se jam edhe kushëriri i juristit të diplomuar në Paris, Abaz Omarit, të pushkatuar…dhe vëllai i mjekut Garamoz Omari, të pushkatuar…”

           Për disa minuta Beqiri ra në heshtje dhe ne e lamë të qetë. Ndoshta atij pa dashje i ishte lënduar një plagë e largët bërtitëse. Në një gazetë të vjetër mbi tavolinë lexoheshin me vështirësi vargjet e poetit të dënuar, Visar Zhiti:  “Telat me gjëmba /Si qerpikë pa sy, /Mijëra qerpikë të egër/…/Hija e telave me gjëmba /Si tatuazh skllavi nxin mbi lëkurën time/…

      “Akoma më buçasin në veshë,- tha Beqiri pas pak çastesh: “Në emër të popullit- arrestohesh!”…”Në emër të popullit-dënohesh!”…Në emër të cilit popull? A mos ndoshta të nënës sime?…E gjora nënë! Kur mori vesh se isha shtruar në spitalin e burgut i sëmurë nga melena, mezi siguroi një ditë lejë dhe erdhi të më shihte…Ato pak minuta që na lejuan të takoheshim, unë nuk qëndroja dot në këmbë nga dhembjet e stomakut dhe duart e mbështetura pa fuqi tek hekurat më rrëshqitën. Nëna zgjati duart të më ndihmonte, por policët i bërtitën: “Mos e prek…mos e prek me dorë!”… Ua ngula sytë lotëve çurkëzues të nënës dhe premtova në heshtje se do të mbijetoja mbi telat me gjëmba, mbi torturat, mbi ofendimet e shpirtit, deri atë ditë sa të shpëtoja nga ai burg i mallkuar e të arrija të prekja e të puthja ato duar të ngrohta e të shënjta të nënës sime.

 

                     PA   PLANG  E  PA  SHTËPI

 

    Pasi mbaroi dënimin, në vitin 1982 Beqiri doli nga burgu dhe frymën e mbajti në Belsh të Elbasanit për të takuar prindërit dhe familjen e vëllait, që ndodheshin në internim…”Falënderova vëllain për kujdesin dhe interesimin e tij gjatë kohës që ndodhesha në burg. Vëllai im, mjeku Xhemil Omari, në fillim kishte mbledhur pambuk në arat e rrëmihte tokën,- tregon Beqiri,-më vonë i dhanë të drejtën të punonte si mjek në Kajan të Elbasanit, por pa të drejtë të kthehej në Tiranë… Putha me dhembshuri e nderim duart e lodhura të nënës dhe ballin e rrudhur të babait…Kur pashë prindërit si ishin katandisur, të moshuar e të sëmurë, nuk më hynte në sy liria që më dhanë,- ofshan Beqiri,- megjithatë, më duhej të mbijetoja…I mblodha forcat që më kishin mbetur e kuturisa të kthehesha në Tiranë, por këtu ma kishin hequr pasaportizimin. Kur shkova në komitetin ekzekutiv, shefi i pasaportizimit më tha se isha i deklasuar dhe nuk e meritoja të banoja në Tiranë e më nxori jashtë nga zyra.…Tentova të shkoja e të takoja shokët e mi në Ndërmarrjen e Mjeteve Mësimore…Dikur pata punuar në këtë ndërmarrje dhe isha specialisti më i mirë për prodhimin e veglave muzikore. Duart e mia bëjnë kitarë që të këndon në duar!…Shokët e mi të ndërmarrjes më pritën me lot në sy e përqafime, më mbajtën në krahët e tyre si të isha një i afërm i familjes dhe këta ishin Dhimitër Nika, Gëzim Liku, Ibrahim Tafaj e të tjerë, të cilët nuk i harroj kurrë…Pasi u çmallëm, shoku im Dhimitri më pruri vajzën time, Jolandën. Ajo ndodhej aty mbasi kishte ardhur me shkollën për të bërë praktikën në atë ndërmarrje. E kisha lënë Jolën 10 vjeç e tani e gjeja 18 vjeç…Kur përqafova vajzën, u ngashëryem që të dy e nuk e lëshonim njëri-tjetrin…Në ato minuta lumturie më fluturuan para syve  tetë vjetet e burgut…, galeritë vdektare të piritit dhe bakrit në Spaç, ku punonim si kafshët, njerëz të shkelur në baltë, birucat e akullta ku mblidheshim kokë e këmbë lakuriq, kambanat alarmuese që mblidhnin rreshtat e ngrirë te të burgosurve e që ngjanin me rreshtat e ditëve boshe…skenat e shëmtuara në vetminë asfiksuese të burgut!…Ngrita sytë përpjetë…U luta: “Zot, më jep forcë e shëndet të kujdesem për prindërit e fëmijët”…Vajza, akoma pa u shkëputur nga krahët e mi, më pyeti për nënën e babain për të cilët e kishte marrë malli…”

        Pas disa ditësh i ati e çoi Jolandën në Belsh ku ajo u takua e u çmall me gjyshin e gjyshen…Aty Beqiri mësoi nga i ati se  A. Sinani, inxhinieri specialist i fabrikës së bukës në Tiranë, kishte ardhur në Elbasan për t’u konsultuar me inxhinierin e internuar Eqerem Omari, për teknologjinë e përpunimit të dritherave të bukës. Dhe kjo nuk ishte hera e parë. Z. Eqerem jepte me kënaqësi pervojen e tij qe nga vendi i internimit. Beqiri u kthye në Tiranë e filloi të trokiste në dyert e të adresuarve dhe gjeti punë nëpër familje te ndryshme duke punuar si mobilier. Ai e njihte shumë mirë profesionin e mobilierit dhe punonte herë ketu, here atje, për të nxjerrë bukën e gojës. Pa shtëpi, pa pasaportizim…kushërinjtë kishin frikë ta afronin…”Shkoja vetëm sa për të fjetur natën vonë te familja e një kushërire dhe e lija shtëpinë që pa gdhirë për të mos më parë njeri. Pasuria e vetme ishte një biçikletë, e cila gjatë orës së çlodhjes, pasditeve, më çonte tek parku “Rinia” perballe hotel “Dajtit”. Shtrihesha në një bankinë dhe biçikletën e lidhja me zinxhir pas këmbës. Nuk e di në flija apo ëndërroja, duke kujtuar vitet kur isha pjesëtar i orkestrës në atë hotel luksoz, veshur me kostum serioz e me kravatë…Tash, pa plang e pa shtëpi, frekuentoja banjat popullore duke larë njëkohësisht edhe rrobat e trupit, të veshura në trup. Ndërresat i mbaja në biçikletë, e cila ishte edhe “shtëpia” ime…”

      Familja e Beqirit zotëronte dikur toka në Levan të Fierit, por ai nuk gjente as dy pëllëmbë tokë ku të mbështeste kokën e të çlodhte trupin, i cili akoma ruante shenjat e torturave të burgut e të birucës… Mbas tre vjetësh jetë bredharake Beqirit i ra fati të punonte në familjen e një zyrtari. I zoti i shtëpisë, duke vleresuar se tepermi punën e shkëlqyer të duarve të Beqirit, ndërhyri pranë organeve shtetërore dhe i siguroi pasaportizimin dhe një vend pune si punëtor ngarkim- shkarkimi në Ndërmarrjen e Mjeteve Mësimore. “Shokët e punës u gëzuan kur më panë përsëri pranë tyre dhe, falë ndihmës së tyre, u strehova në një bodrum nën tokë, që ishte pjesë e ndërtesës së ndërmarrjes…”Banesa” ime nuk kishte as drita, as ujë, por…sidoqoftë kisha një shtëpizë ku të futja kokën…Pikërisht atëhere më erdhi lajmi i vdekjes së babait në internim, që më hidhëroi e më shkaktoi dhembje shpirtërore. Por hidhërimit të vdekjes iu shtua edhe lajmi i shëmtuar se nuk na jepnin leje ta varrosnim babën në qytetin e Elbasanit!  Atë baba, i cili dikur, kur studionte në Francë, kishte fjetur në të njëjtën dhomë me bashkëgjirokastritin Enver Hoxha!…Me ndërhyrje të shumta u arrit më në fund të gjëndeshin  dy metra tokë në varrezat e Elbasanit edhe për prindin tonë, intelektualin e shquar, që dallohej për idealet etike, qytetare e shoqërore. Nënën time të dëshpëruar, të vuajtur e të sëmurë, e mora për disa kohë të banonte me mua në Tiranë, duke e lënë vëtëm vëllanë me gruan dhe tri vajzat. Në atë bodrumin e errët erdhi të banonte edhe vajza ime, Jolanda, e cila nuk i ndahej gjyshes asnjë çast. Nuk kaluan dy vjet e na vdiq nëna, vdekje qe na pikëlloi pa mase mua dhe Jolandën…”

         Duke përcjellë Fejzien në varreza, dukej sikur ajo dramatikisht merrte me vete të gjitha vuajtjet e familjes…, fatin ndjellakeq, ankthet dhe klithmat e së kaluarës, lotët e hidhur…

      Dhe vërtet, pas asaj dite, vajzës i doli e drejta e studimit për në universitet, me përpjekjet këmbëngulëse e te jashtëzakonshme të baba Beqirit të “deklasuar”, kur prindër të tjerë “të klasuar” nuk arrinin dot t’i shkollonin fëmijët… Beqiri pati fat e u martua me Dylfiqarën, bijë nga një familje fisnike kavajase, e cila solli pak dritë në atë bodrum pa dritare…”Kur erdha të banoja në atë birucë,- thotë Dylfiqarja,- çdo mëngjes dyshemeja mbushej me ujë që rridhte nga muret. Ujin e pastronim me kova …Megjithatë ne krijuam një familje të ngrohtë e të pastër…Unë dhe Jolanda  mundoheshim ta qetësonim e ta rehatonim zemrën e plagosur të Beqirit…Fejesa e Jolandës me Dhimitrin nga Durrësi dhe martesa e tyre ishte fillimi i jetës së re…”

 

           MIRË  SE  ERDHE    SHTËPINË  TIME,  MISTER  TONY  LLOYD

 

     Për disa minuta Beqiri po zgjidhte e veçonte videokasetat, deri sa nxori njerën prej tyre dhe e vendosi në boks. Në ekranin e televizorit u shfaq mjedisi i një apartamenti të bollshëm e modern, me pajisje e mobilim të kohës, me vizitorë që hynin e dilnin duke u përshëndetur me Beqirin dhe Qarën (Dylfiqarën).

     “Sa e sa lot ishin derdhur nga njerëzit e familjes sonë,- tha Beqiri,- deri sa fitoi demokracia, deri ditën që arritëm të banonim në këtë apartament me tri dhoma e me shumë dritë, që e keni ketu, para syve. Më 1996 lamë bodrumin në kazermat e Ali Rizait në Qytetin e Nxënësve dhe erdhëm të banojmë në Tiranë, në pallatin e të përndjekurve politikë, në Rrugën e Kavajës.”

     Pallati i të përndjekurve ishte ndërtuar me ndihmën e fondeve nga Evropa e Bashkuar nën inspektimin e shtetit anglez. Ministri i Punëve të Jashtme i Anglisë, z. Tony Lloyd, mbulonte shtetet e Ballkanit në ato vite. “…Akoma pa u mësuar me salltanetet e shtëpisë së re, që s’u besonim dot syve,- flet me humor Beqiri,- trokasin në derë (akoma s’na kishte ikur frika nga trokitjet e derës!) dhe kësaj here na erdhi haber i mire:… pas një jave do te vinte mysafir në shtëpinë tonë zoti Tony Lloyd.” Më tej s’ishte nevoja të fliste i zoti i shtëpisë, sepse ne e ndiqnim vizitën në televizor. Z. Lloyd u përshëndet më Beqirin, Xhemilin, me pjesëtarë të familjes dhe disa miq të shtëpisë, të përndjekur politikë. Sipas zakonit, zotin Lloyd e ulën në krye të vendit…”Shikoni si e kishte mbushur tavolinën Beqiri,- bën shaka Qarja,- nuk kishe nga t’i lëvizje duart nga gjith ato lloje te ngrenash e te pirash!”

   “-Zakoni i shqiptarit!”,- tha Beqiri dhe na tregoi me gisht znj. Katrina, zëvëndësambasadoren e ambasades angleze në Tiranë.- “Ishte 6 shkurt 1998, -vijoi Beqiri,- pallati ynë u rrethua me policë…Erdhi znj. Katrina e na tha se z. Lloyd do të rrinte vetëm 20 minuta. Por miku anglez, i shoqëruar nga punonjës të ambasadës, ndenji  në atë banket një orë e 20 minuta dhe ju e shihni në film se sa i kënaqur duket. Ai bisedoi me mua, me Musa Maçin dhe me Agim Mustën, i cili pat formuar partinë socialdemokrate në Tiranë më 1962…Unë nuk dija anglisht, por me ndihmën e përkthyesit ia thashë se ia thashë nja dy fjalë zotit Lloyd: …” Fajtor kryesor për tragjedinë në Shqipëri është Çurçilli,”- i thashë…”Pse?”,- më pyeti ai…”Sepse ai shpëtoi vetëm Greqinë nga komunistët, kurse ne na la me Stalinin, dhe ja…, po vuajmë akoma edhe sot e kësaj dite…Mbetëm për 50 vjet jetimë, pa prona e pa liri!…”

      Zoti Lloyd kishte parë foton bardhezi të një oficeri, varur në mur, dhe kishte pyetur: “Kush është ai?” …”Është vëllai im që ma ka vrarë komunizmi”, -i ishte përgjegjur Beqiri.- “Por nuk duam hakmarrje…duam të veprojë drejtësia!”

Z.Lloyd ishte ngritur në këmbë dhe e kishte përqafuar Beqirin duke i thënë: “Keni të drejtë!”

 

                NJE  JUBILE  I  TRISHTUESHËM

 

     Në fillim të viteve ’90 dy vëllezërit e Gramozit u vunë në kërkim të eshtrave të tij, pas shumë përpjekjesh për të mësuar vendin e ekzekutimit, i cili ishte në Zall të Kirit, por vetëm kaq. Ku ishte varrosur? Disa dëshmitarë supozonin se trupi i pajetë i Gramozit ishte sjelle në morgun e Tiranës për t’i shërbyer praktikës së studentëve të mjekësisë, por edhe kjo nuk konfirmohej zyrtarisht. …” Plaga ime ende pikon vrer,-ofshan Beqiri, ndoshta dhe shpirti i tim vëllai ende fluturon dhe kërkon një vend ku të prehet.…Familja jonë as e pa ate, as e dëgjoi zërin e tij të ëmbël, të dashur… tamam naten gazmore të Vitit të Ri, kur njerëzit këndonin e vallezonin, vëllai ynë 28-vjecar, me dridhje të zemrës qëndronte pas hekurave të qelisë e priste me agoni ditën e re, pse jo, t’i gëzohej edhe një dite në qoftë se i jepej. Por ai s’e gëzoi as atë…U shua jeta e një djali të ri në familjen Omari në kohën që ne prisnim dasmën e tij…Miqtë e shokët u tronditën për këtë dënim makabër.”

     Pikërisht këta miq e shokë, familja, kolegët e mjekësisë e të artit, tridhjetë vjet më vonë, në tetor 1998 organizuan një mbrëmje përkujtimore në sallën e Lidhjës së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë, kushtuar 60-vjetorit të lindjes dhe 30-vjetorit të pushkatimit të mjekut dhe muzikantit Gramoz Omari. Mbrëmja filloi me fjalimin e shkrimtarit Skifter Këlliçi, i cili pat qënë edhe shok  fëmijerie me Gramozin. Midis të tjërash, ai vuri në dukje aftësitë intelektuale dhe artistike të Gramozit, vullnetin për të mësuar gjuhë të huaja, bibliotekën e tij me libra të shumte që lexonte…, ëndrrat, të cilat ai, për fat të keq, nuk i plotësoi dot, iu ndërprene në lulen e rinisë. Beqiri në atë mbrëmje shprehu dhembjen që atë natë aty mungonte vëllai i dashur, ëndrra e të cilit ishtë liria, demokracia dhe muzika. Ai e konsideroi fatkeqësinë e vëllait e të familjes së tij si pjese te tragjedisë kombëtare që u shkaktua nga komunizmi. Foli më tej muzikanti Robert Radoja, i cili luajti së bashku me Lorenc Radovanin një pjesë të një kompozitori italian që i pëlqente Gramozit. Skënder Sallaku solli kujtime nga jeta që kishin kaluar në Estradën e Ushtrisë së bashku me G.Omarin, A Krajkën e të tjerë. Shokët e Gramozit hodhën poshtë akuzën e dënimit: “Tradhti e lartë ndaj atdheut!” Kur jepnin shfaqje me estradën nëpër repartet ushtarake të kufirit, ata, padashur, e kishin kaluar disa herë kufirin…Rastet kur Gramozi mund të arratisej ishin me qindra…Artisti i njohur i skenës dhe ekranit, Robert Ndrenika foli per hidhërimin që ndjeu kur mori lajmin se kishin pushkatuar një të ri plot energji dhe talent në art. Më tej shkrimtari Zyhdi Morava recitoi një poezi kushtuar Gramoz Omarit në 60-vjetorin e lindjes: “ Ti mund të ishe sonte mes nesh, / Gramoz, i qeshur, si qershia kur qesh/…/Ëndrrat e tua, zogj që bridhnin pa frikë, /Binjake të lirisë bërë copë e çikë,/…/I bukur, i mençur, i dashur, i zgjuar, /Dashuri e liri, qenërisht pushkatuar, /Sfidë e së keqes, të ndjejmë mes nesh, /Gramoz, i qeshur si qershia kur qesh…/

 

              NJË  IKJE  PA  THËNË  “LAMTUMIRË”

 

  Beqir Omari dhe bashkëshortja e tij Dylfiqarë udhëtuan drejt brigjeve të Amerikës në tetor 1999 si azilantë politikë, duke lënë prapa fantazmat e së kaluarës. Ata sot jetojnë në Kuinci (Quincy), Mass, ku bëjnë një jetë të qete duke qeverisur shtëpinë por edhe duke ndihmuar familjen e Jolandës në shtëpinë e saj të posablerë në South Shore. Por kujtimet janë gjithnjë aty, pranë sofrës, tek fotografitë, letërkëmbimet me miqtë e të afërmit, koleksionet e gazetave. Beqiri mban korrespondencë me ish- të përndjekurit politikë që banojnë në atdhe e në SHBA, si edhe me liderët e disa organizatave patriotike. Ata shfaqin shqëtësimin e tyre lidhur me qeveritë shqiptare, të cilat nuk kanë bërë aq sa duhet për kujdesin dhe për kthimin e pronave të ish familjeve të përndjekura.

      …Gazeta lokale “The Patriot Ledger” e Kuincit ka botuar një shkrim kushtuar familjes Omari me titull “Refugjati shqiptar gjen paqe gjatë qëndrimit në Amerikë”, ku sipas kujtimeve, përshkruhet shkurtimisht jeta e familjes Omari me vuajtjet e njëpasnjëshme. Gazetari heq vija paralele mes tmerreve të jetës së Beqirit dhe tragjedive të shumë familjeve refugjatësh nga Kamboxhia, Vietnami etj, që banojnë në Amerikë, në atdheun e tyre të dytë dhe hedhin rrënjë në komunitetin amerikan…”Miqësia me Amerikën e madhe na ka shpëtuar…, sepse SHBA na është gjëndur dhe na gjëndet neve shqiptarëve në kohë të vështira…”,- i pohon B.Omari gazetarit intervistues.

    …Beqiri çdo ditë pi kafen ulur në kolltuk pranë dritares dhe e tret vështrimin tej në horizont ku përplasen dallgët e Atlantikut…Kthimi pas te kujtimet i ngjan vuajtjes…një prangimi psikologjik…Kujtimet e ish- të burgosurve politikë që kanë mbijetuar, janë “arkiva të gjalla” të përndjekjeve, hetimeve, gjykimeve dhe e ndalimit të lirisë për motive politike…dhe ky ishte një terror masiv, që i zgjaste metastazat e kalonte cdo prag shtëpie, duke bërë fole në shpirtrat e trazuar dhe frikësuar të njerëzve.…Zai Fundoja, komunisti idealist i Kominternit, ka deklaruar: “Komunizmi, që ne e idealizuam si Krishti, ia kaloi edhe Satanait nga ligësitë…”  Për të vijuar më tej me thënien e don Pal Gjinit: “Bolshevikët…, zotnuesit e tokës…, po të mundnin, do t’i hidhshin dinamit edhe qiellit, për me zhdukë Zotin e Gjithësisë”…Beqirit s’i ndahet shqetësimi për të gjetur eshtrat e   të vëllait…Ecejaket e familjarëve që kërkojnë eshtrat e të afërmve nuk kanë te mbaruar… ”Kur më ra goditja e dytë cerebrale,- kujton Beqiri,- arrita t’i belbëzoj me fjalë shqip mjekut amerikan: “Doktor, mos më lër të vdes pa plotesuar një amanet që më kanë lënë prindërit e mi…U kam premtuar të kthehem në vendlindje, t’i gjej eshtrat e tim vëllai e t’i varros pranë varreve të tyre…” Doktori, qe ishte me origjinë egjiptiane, nuk i kuptoi fjalët shqip të Beqirit, por falë mbiemrit të tij “Omari”, pas shërimit i tha: “Të shërbeva siç mund t’i shërbehet një vëllai!”

       …Jolanda, vajza e Beqirit, dhe drita e syve të tij erdhi në SHBA më 1997 me strehim politik. Ajo filloi punën në Universitetin e Bostonit si office manager (përgjegjëse zyre), ndërkohë që vazhdonte masterin për  psikologji. Dhimitri, i shoqi, punon në World Trade Center të Bostonit. Që nga fëmijëria e deri sot, nënë e dy djemve, si tek kukullat ruse zhigonje, Jolanda ruan në thellësi të shpirtit  dashurinë, mirënjohjen dhe respektin për gjyshërit Omari. “Gjyshi Eqerem dhe gjyshja Fejzie  kanë qenë çifti më ideal që kam njohur deri më sot, -thotë ajo.- Nga gjyshi kam kujtim mësimet e para të anglishtes, nga gjyshja, përkujdesin dhe ëmbëlsinë që mund ta dhurojë vetëm shpirti i një gjysheje. Mbaj mend një dhomë të tërë mbushur me libra në gjuhën italiane, frenge, angleze dhe  libra të vjetër në gjuhën shqipe. Mbaj mend se ditën që na internuan dhe arrestuan babane në sytë e mi, gjatë kontrollit që u bë në dhomë, u shkatërruan e u shpërdoruan gjithë ata libra. Gjyshërit e mi nuk e meritonin atë fat!…Babai im është goditur shumë rëndë nga diktatura komuniste dhe si të gjithë viktimat që e kaluan aq rëndë atë periudhë, ai sot është “invalid mendor dhe emocional”…Që nga ajo ditë kur babai doli nga burgu e deri sot unë jam munduar t’i qëndroj pranë, por ky është një rol tepër i dhembshëm dhe i vështirë, pasi unë nuk mundem dot t’ia shlyej nga kujtesa tmerret e diktaturës. Skenat e vuajtjeve e të tmerrit i janë skalitur në tru dhe ai nuk do t’i harrojë kurrë ato”… “Mbase dy djemtë tuaj i japin kurajo dhe paqe gjyshit Beqir”, - i them unë. “Djalit të vogël ia kam vënë emrin “Gramoz”, kështu, baba Beqiri vazhdon ta thërresë në emër edhe sot vëllane e tij të dashur… Dy djemtë e mi Kristi dhe Gramozi  studiojnë në një gjimnaz privat me rezultate shumë të mira në mësime, duke na bërë krenarë ne si prindër dhe gjyshërit Omari. Djemtë e mi janë gjithashtu të angazhuar në mësimet e pianos, në mësime private për aerodinamikën dhe gjithashtu aktivizohen në baskëtboll. Kristi ka dhënë disa koncerte me piano, pjesë të Shopenit, ndërsa Gramozi sapo fitoi konkursin e gjeografisë dhe mori çmimin e parë për shkollën e tij. Kristi, kur mbaroi klasën e tetë, mori një letër nga presidenti Bush, i cili e përgëzonte për arritjet e shkëlqyera në shkollë.”

          Kur flet për nipërit e vet, Beqirit i vezullojne sytë  nga një refleks i dridhshëm si drita. “Përveç studimeve, -shton ai,- djemtë merren edhe me muzikë…, shkon pas damarit të familjes sonë. Ata të dy shpesh luajnë piano së bashku dhe japin koncerte për banorët në pallatin ku banon gjyshi e gjyshja. Kristi e Gramozi luajnë me partiturat e xhaxhait, Gramozit, por ato janë më tepër për fizarmonikë. Partiturat e vjetruara nga vitet ata i ruajnë si relike të shenjta nga xhaxhai i tyre”,- përfundon i ekzaltuar Beqiri.

 

      …Tashmë dita e shkurtër e janarit ia kishte lënë vendin natës së errët, e cila i ngjante një mikrobote me thirrje fatndjellëse buçimtare. Atë çast kisha në kraharor një ndjesi të zgavërt…Kishin kaluar  38 vjet  nga 31 dhjetori i vitit 1968 dhe ne shtëpinë e Omarëve nuk festohet Viti i Ri. “Trokëllima e gotave në veshët e tyre ushton si breshëri plumbash…!”

 

                                                      Boston, janar 2007

TË VLERËRSOJMË DHE ÇMOJMË PËRKRAHJEN E POPULLIT MIK SUEDEZ, NË KOHËRAT MË TË DUHURA, QË NA U GJEND PARA LUFTE,GJATË LUFTËS DHE PAS LUFTËS

Sokol Demaku

 hyseni.jpg


       -thotë Hysen Ibrahimi Kryetar i SHSHAKSHS  “Papa Klementi XI-Albani” në Suedi-

 

Së pari të shkruhet për at se çfarë është punuar dhe vepruar nga ne shqiptarët në Suedi, e që kjo t’u mbetet gjeneratave të ardhshme dhe historisë së popullit Shqiptar.

Të vlerësojmë dhe çmojmë përkrahjen e popullit mik suedez, në kohërat më të duhura, që na u gjenden, para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës.

Të dëshmojmë se edhe ne shqiptarët mund të punojmë punë ekipore dhe të dalim me shkrime shkencore në kuadër të një asociacioni e që tani është Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijueseve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani” në Suedi. Me ndihmën dhe përkrahjen e pa rezervë të gjithë juve, sot kjo është realitet. Prandaj, suksesin për themelimin e kësaj shoqate ua dedikoj juve si sukses i të gjithëve bashkërisht. Vetëm bashkimi bën fuqinë.

Për mua personalisht, gjuha dhe kultura shqiptare ka qenë primare. Isha i përkushtuar në shërbim të çështjes kombëtare që nga ardhja e ime në Suedi në fillim për të sensibilizuar problemin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e në veçanti në Kosovë. Tani si mërgimtar, kishim dy obligime, për të ruajtur traditat dhe kulturën dhe për të prezantuar para opinionit suedez sa më mirë që është e mundur përmes organizimeve kulturore.

Nuk dua të krijoj skepticizëm sepse nuk jam i tillë. Por jeta kulturore nuk është në nivelin e duhur, kur kemi para sysh mundësitë e organizmit. Angazhimi nëpër shoqata kulturore është në minimum për të mos thënë fare. Edhe ato shoqata që funksionojnë, nuk e kanë përkrahjen e duhur nga vet ne. Ne i kemi disa organizime kulturore të cilat janë kryesisht komerciale, që vinë nga Kosova.

Sa i përket arsimit në mërgatë, mendoj se nuk është në nivelin e kënaqshëm, kur e dimë se çfarë kërkohet. Kjo nuk është për fajin e punëtorëve të arsimit, por prindër shqiptarë duhet të angazhohen më shumë në këtë drejtim. Tani kur kemi institucionet e shtetit tonë, mendoj se arsimi duhet veçuar dhe ndihmuar.

 

Pyetje:  Ju lutem një prezantim të shkurtër për lexuesit tanë? (Kush jeni, nga jeni, gjendja familjare, shkollimi dhe çka ju punoni).

 

Përgjigje: Së pari përshëndes juve miku im prof. Sokol Demaku, për punën e juaj si pedagog, publicist, shkrimtar, kryeredaktor i revistës Dituria dhe veprimtar i denjë i çështjes kombëtare. Tani së fundi edhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani” në Suedi. Keni një elan për punë, kështu që ju admiroj.

 

Po ju them se u linda më 4 janar 1962 në lagjen Shpat (ish Shupkovc), komuna e Mitrovicës - Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse shkollën e mesme ekonomike e mbaroi në Mitrovicë.

Ishte anëtar i Grupit Organizativ të demostratave të 3 dhe 4 prillit 1981 në Mitrovicë me në krye Xhelal Ferizin.

Emigrova në Suedi më 12 prill 1988 ku, në Suedi, kreva shkollimin e informatikës dhe të politikës ndërkombëtare. Jam angazhuar në poklitikë që nga ditët e para të ardhjes në Skandinavi, për një dekadë në Fondin e Republikës së Kosovës i ashtuquajturi “trepërqindëshi” si dhe në aktivitete të tjera për sensibilizimin dhe informimin e opinionit sudez rreth çështjes së Kosovës. Me profesion është politolog.

Kryetar i LDK-së dega në Suedi 2001-2007. Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në Prishtinë 2004-2007. Kryetar i LDD-së dega në Suedi që nga viti 2007. Anëtar i Këshillit Kombëtar të LDD-së në Prishtinë nga vitit 2007. Për tërë këtë aktivitet jam shpërblyer me disa mirënjohje dhe falënderime të shumta në nivel kombëtar dhe ate të Suedisë.

Më 10 nëntor 2000, në Förslöv, kam promovuar librin e të titulluar “Solidariteti i Mërgatës Shqiptare në Suedi”.

Më 24 dhe 25 korrik 2006, kam marrë  pjesë në Sesionin e V-të shkencor ”E DJATHTA  SHQIPTARE NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE”  -  5, me temën:  ”Ilaz Rrustem Kolla – trim i kauzës  shqiptare, luftëtar antikomunist”,  që u mbajtë në Orosh dhe Rrëshen  të Mirëditës në Shqipëri.

Më 17 korrik 2009, promovova librin e dytë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë me titull: ”Kosova në zemrën e mërgatës në Suedi”.

Më 15 shtator 2011, promovova librin e tretë në Bibloteken Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë me titull: “Mërgata për Arsimin në Vendlindje”.

Më 26 nëntor 2011, në Förslöv të Suedisë zgjodha kryetar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë „Papa Klementi XI - Albani“ në Suedi.

Deri më tani kam botuar shumë artikuj, punime, studime, opinione me karakter politik, kulturor dhe arsimor të cilat janë botuar kohë pas kohe nëpër gazeta shqiptare si në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi.

Kam në dorëshkrim dy librat, një rreth arsimit që ndihmuan mërgata e Suedisë dhe një roman. Planifikoj në një të ardhme të afërt të riatdhesohem në vendlindje.

 

 dsc_0002.JPG

Pyetje:  Profesioni i juaj?

 

Përgjigje: Politolog, shkrimtar, publicist.

 

Pyetje:  Përveç se jeni një aktivist i shquar i çështjes shqiptare në diasporë do te ishte me interes te mësonim nga ju se si e përkufizoni rolin e një aktivisti kulturor dhe kombëtar në diasporë?

 

Përgjigje: Aktivisti duhet të posedon bagazh kombëtar, intelektual, humanitar dhe të është njeri i sinqert, i sakrificës dhe i vendosur.

 

Pyetje:  Çka ju shtyri t’a leni vendlindjen dhe sot të jeni këtu ne Skandinavi?

 

Përgjigje: Ne të gjithë e dimë se shpërnguljet e shqiptarëve kanë qenë të planifikuara nga makinerija serbo-sllave qysh herët, që për synim kishin spastrimin e trojeve etnike shqiptare. Edhe unë si shumë të tjerë, moshatarë të rinjë në moshën 26 vjeçare, isha i detyruar që të lë vendlindjen dhe të emigroj në Suedi.

 

 

Pyetje:  Ju i jeni përkushtuar pra edhe këtu çështjes së kombit, gjuhës dhe kulturës shqiptare si e ndieni veten si këtu ne krahasim me vendlindjen?

 

Përgjigje: Secili shqiptarë, i cili ka migruar jashtë Kosove, ka qenë i përkushtuar për të ruajtur traditën, gjuhën dhe kulturën shqiptare, dikush më shumë e dikush më pak. Për mua personalisht, gjuha dhe kultura shqiptare ka qenë primare. Isha i përkushtuar në shërbim të çështjes kombëtare që nga ardhja e ime në Suedi në fillim për të sensibilizuar problemin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e në veçanti në Kosovë. Në atë kohë, për Kosovën as që kanë ditur se ekziston gjëkundi. Tani si mërgimtar, kishim dy obligime, për të ruajtur traditat dhe kulturën dhe për të prezentuar para opinionit suedez sa më mirë që është e mundur përmes organizimeve kulturore. Gjë që ne ja kemi dalur, bashkërisht  si Kosovë, Shqipëri dhe Mërgatë. Me vetfaktin kur Republika e Kosovës është shtet dhe e njohur ndërkombtarisht nga 86 shtete të botës, këtu nuk do koment.

 33.JPG

Pyetje:  Nga e merrni frymëzimin ne punën e juaj? Çfarë ju frymëzon në punën tuaj?

 

Përgjigje: Po nuk di se për cilën sferë e keni fjalën. Por në qoftëse mendosni në sferën kombëtare, frymëzimi është qysh nga të parët tanë të cilët na rritën, na shkolluan, na frymëzuan në rrugën drejtë pavarësisë së Kosovës dhe të Unitetit Kombëtar Shqiptar. Ata ishin frymëzimi ynë dhe për këtë ne duhet të u jemi mirënjohës, në veçanti dëshmorëve të Kombit.

 

 

Pyetje:  Ju jeni shumë aktiv edhe ne jetën shoqërore dhe kulturore te shqiptareve këtu, çka ju shtyn në ketë drejtim dhe më çka me shumë është i angazhuar Hyseni Ibrahimi?

 

Përgjigje: Para luftës 1999, kryesisht kam qenë i angazhuar në procese politike për të ndihmuar çështjen kombëtare për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Koha e kërkonte dhe nuk kemi pasur shumë përzgjedhje. Duheshin organizime, protesta, grumbullimin e ndihmave për shqiptarët në vendlindje si në Kosovë, Iliridë e po ashtu kemi ndihmuar edhe në Shqipëri gjatë vërshimeve. Kurse pas mbarimit të luftës, më tepër jam i përkushtuar në shkrime, duke konstatuar se ne shqiptarët duhet shkruar historinë vet, dhe mos të na shkruajnë të tjerët.  Jemi kjo gjeneratë e cila e krijoj Epokën e saj të pavarësisë së Republikës së Kosovës, prandaj duhet shkruar shumë se do na qortoj historija.

 

Pyetje:  Çka mendoni për sistemin  arsimit sot në Diasporë, çka kishit me ndryshua ne ketë drejtim po të pyetni ju?

 

Përgjigje: Sa i përket arsimit në mërgatë, mendoj se nuk është në nivelin e knaqshëm, kur e dimë se çfarë kërkohet. Kjo nuk është për fajin e punëtorëve të arsimit, por prindët shqiptarë duhet të angazhohen më shumë në këtë drejtim. Tani kur kemi institucionet e shtetit tonë, mendoj se arsimi duhet veçuar dhe ndihmuar. Mendoj se duhet gjetur metodën për të angazhuar fëmijët në shkollë, dhe ata që nuk i dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues në gjuhë amtare të sanksionohen nga isntitucionet tona të Republikës së Kosovës. Mënyrën e saknsionimit të gjejnë vet organet e Arsimit në Kosovë. Kontaktet në mes të institucioeneve të Republikës së Ksoovës respektivisht të Ministrisë për Arsim me mërgatën duhet intensifikuar duke shkëmbyer ide  rreth përfshirjes sa më të madhe të nxënësëve tanë në mësimin plotësues të gjuthës amtare.

 

 

Pyetje:  Si e kalon Hyseni një ditë të punës ku ai punon?

 

Përgjigje: Zgjohem në mëngjes rreth orës 08:00, përcjelli lajmet e mëngjesit, musafirin e mëngjesit, duke pirë kafe me bashkëshorten. Pastaj, ulem para kompjuterit dhe hapi faqet mediale për lajmet në Kosovë dhe në gjithë hapësirën shqiptare. Filloj me shkrimet e mia deri në mesditë, e mëpastaj fillon cingërrima e telefonit për planet ditore apo ato të cilat kanë qenë në agjendë. Tërë dita kalon me takime, biseda me telefon dhe me angazhime të sferave të ndryshme. Në mbrëmje përcjellë lajmet 19:30, kurse pas lajmeve lexoj ndonjë libër. Ndodhë organizojmë me shoqëri mbrëmje sidomos vikendeve ndonjë darkë të mirë me verë të kuqe apo ndonjë birrë të fohtë. E adhuroj muzikën sidomos ato popullore të vjetra.

 

 

Pyetje:  Ju jeni me profesion politolog, por merreni edhe me shkrime dhe publicistikë, çfarë momentalisht është me interes për ju?

 

Përgjigje: Prioritet i prioriteteve për mua në këto kohëra janë shkrimet. Sa i përket politikës, i kemi partitë tona politike në Kosovë, të cilat duhet të kontribuojnë për Kosovën. Ne nuk mund të ndikojmë në politikën e Kosovës në këto kohëra nga mërgata. Arti dhe kultura janë ambasadori më i mirë i kombit Shqiptar.

 

Pyetje:  Një publicist dhe një punëtor kulturorë kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër.  Si është Hyseni nga natyra?

 

Përgjigje: Po këtë pyetje, më mirë do ta kishin formuluar të tjerët për mua se sa unë për vete. Por me që insistoni po ju përgjigjem. Është i hapur, i disponuar në çdo kohë, tolerant, reflekton optimizëm, modesti çdo herë.

 

 

Pyetje:  Ju jeni edhe një aktivist i dalluar i çështjes kombëtare dhe kulturës, mund te themi një ambasador i kulturës shqipe dhe i çështjes shqiptare këtu, çfarë është aktiviteti juaj në këtë drejtim dhe sa jeni i kënaqur me këtë?

 

Përgjigje: Unë e ceka më lartë se arti dhe kultura janë ambasadori më i mirë i kombit Shqiptar kudo në botë. Duke u nisur nga kjo mund të them se, duke e prezentuar kulturën traditën, artin në mënyra të ndryshme dhe vlerësimin përmes botimeve të librave shkencor për të gjithë ata që na ndihmuan në ditët më të vështira të luftës në Kosovë, mund të them se jemi në rrugë të mbarë. Në librin tim të dytë “Kosova në Zemrën e Mërgatës në Suedi” kam shkruar një pjesë për popullin mik Suedez, për kulturën dhe traditën e tyre humanitare që është shumë e ngjajshme me kulturën dhe humanizmin tonë. Tani pas themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani” në Suedi, jam më optimist se bashkërisht si asociacion i themeluar në Suedi, zëri ynë do të shkoj më larg, sidomos kur tani planifikojmë me daljen e disa botimeve të librave, të cilat do të pasqyrojnë aktivitetin dhe veprimtarinë e vëllezërve tanë për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë në trojet e tyre etnike. Krahas kësaj do zend vend të merituar përkrahja e popullit suedez, që na u gjenden dhe na strehuan në kohët më të vështira. Ne do u jemi për jetë mirënjohës këtij populli mik sa të ekzistoj kjo botë. Pas këtyre të gjithave, do jem më i knaqur në angazhimet e mia personale dhe kolektive.

 

 

Pyetje:  Çka mendoni për jetën kulturore të shqiptareve në Suedi, si ju e shihni ketë?

 

Përgjigje: Nuk dua të krijoj skepticizëm sepse nuk jam i tillë. Por jeta kulturore nuk është në nivelin e duhur, kur kemi parasyshë mundësitë e organizmit. Angazhimi nëpër shoqata kulturore është në minimum për të mosthënë fare. Edhe ato shoqata që funksionojnë, nuk e kanë përkrahjen e duhur nga vet ne. Ne i kemi disa organizime kulturore të cilat janë kryesisht komerciale, që vinë nga Kosova. Aty kemi program muzikor, e një pjesë e tij me “tallava” që fare nuk ka të bëjmë me muzikën e mirëfilltë shqiptare. Pastaj, mungon arti, kënga e mirëfillt shipe, drama etj. Edhe këtu institucionet e vendit, duhet marrë masat, për të biseduar me solistët tanë, që t’i ikun kësaj muzike, kur të dalin në mërgatë për të çfaqur program.

 

 

Pyetje:  Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqiptare?

 

Përgjigje: Sa i përket situatës politike në sferën e zhvillimit ekonomik, mendoj se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenjë, kurse Kosova ka shkuar mbrapa. Në fushën politike Shqipëria më në fund do ta kalon hendekun e marrëveshjes politike në mes opozitës dhe pozitës për miratimin e disa ligjeve si kusht për marrjen e statutit kandidat në BE, kurse Kosova nuk është në hapat e përparimit edhe pse BE dha një beneficion në saje të pranimit për bisedimet në mes palëve Kosovë-Serbi për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Këtu Serbija, diti të shfrytëzon këto bisedime dhe mund të na shkaktoj dëme rreth njohjes së një statuti special të serbëve të veriut në Mitrovicë. Institucionet e Republikës së Kosovës, sidomos Qeveria, nuk është as për së afërmi për të arritur premtimet e saj për zbutjen e krimit të organizuar dhe korrupcionit, përkundrazi këto janë në rritje e sipër. Në Iliridë, partitë politike janë nën ndikimin e partive politike të atyreve në Kosovë dhe Shqipëri, gjë që kjo nuk kishte guxuar të ndodhë, por duhet të vihen në shërbim të interesave kombëtare shqiptare në Iliridë. Sa i përket Kosovës Lindore si Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mendoj se duhet përkrahur për drejtat e tyre nga dy shtetet shqiptare, Shqipëri dhe Kosovë, të njejta me ato të drejta që i gëzojnë serbëte e Kosovës, sidomos në hapjen e Universitetit Shqiptar në ati vise shqiptare atje, të drejtat e tyre kulturore dhe kombëtar, pastaj hapjen e vendeve të reja të punës, për tu zhvilluar edhe ky rajon paralel me vendet e tjera të rajonit. Përderisa për serbët e Kosovës kujdesen edhe institucionet e Kosovës edhe të Serbisë, për vëllezërit tanë në Kosovën Lindore nuk po kuhdesen as institucioente e Kosovës e as të serbisë. Mos të harrojnë se vëllezërit tanë ishin përkrah neshë gjatë gjithë kohës për të ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës sidomos para lufte.

 

 

Pyetje:  Pse ekziston kjo ndasi kaq e madhe mes shqiptareve në Diasporë?

 

Përgjigje: Ndasitë mendoj se reflektojnë nga vendi i lindjes. Ato transferohen edhe tek ne në mërgatë, edhe pse nuk janë në shkallë më të lartë se atje, janë disi më të buta. Më në fund po shohim se nga ndasitë askush nuk fiton, vetëm humbje kemi të gjithë pa dallim. Për kundërshtarët tanë serb, kjo është e mirëseardhur, kurse ne nuk po mund të gjejmë forcën për të tejkaluar këto ndasi, që kryesisht janë politike. Mërgata duhet të funksionoj si e tërë, e bashkuar për realizimin e synimeve të saja, kryesiht për ruajtjen e gjuhës dhe traditave kombëtare për mos u asimiluar.

 

 

Pyetje:  Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tënde në realitetin që jetojmë ne shqiptarët, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne dhe pse?

 

Përgjigje:  Zhdukjen e korrupcionit, zbardhjen e të gjitha krimeve, kurse kriminelët dhe të korruptuarit të dalin para organeve të drejtësisë, për të marrë denimin e merituar. Pastaj, do të kisha bërë përpjekje maksimale për të krijuar traditë pune si gjermanët, suedezët, anglezët, francezët për një zhvillim të hovshëm ekonomik të Kosovës.

 

 

Pyetje:  Nëse puna që bëni nuk do të ishte profesioni juaj, ne çfarë profesioni do e gjente veten Hyseni më së miri?

 

Përgjigje:  Me që më pëlqen drama, filmi dhe muzika, sigurisht se do të isha marrë me aktrimin.

 

Pyetje:  Jeni iniciator i themelimit të Shoqatës së Shkrimtareve dhe Krijuesve Shqiptarë ne Suedi, jeni zgjedhë edhe Kryetar i këtij asociacioni këtu, çka u shtyri në këtë?

 

Përgjigje:  Tri gjërat janë që më kanë nxitur:

-Së pari të shkruhet për at se çfarë është punuar dhe vepruar nga ne shqiptarët në Suedi, përmes librave që ne planifikojmë t’i shkruajmë, e që kjo t’u mbetet gjeneratave të ardhshme dhe historisë së popullit Shqiptar.

-Të vlerësojmë dhe çmojmë përkrahjen e popullit mik suedez, në kohërat më të duhura, që na u gjenden, para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës.

-Të dëshmojmë se edhe ne shqiptarët mund të punojmë punë ekipore dhe të dalim me shkrime shkencore në kuadër të një asociacioni e që tani është Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani” në Suedi. Me ndihmën dhe përkrahjen e parezervë të gjithë juve, sot kjo është realitet. Prandaj, suksesin për themelimin e kësaj shoqate ua dedikoj juve si sukses i të gjithëve bashkërisht. Vetëm bashkimi bën fuqinë.

 

 

Pyetje:  Çfarë  është aktiviteti i këtij asociacioni?

 

Përgjigje:  Botimi i librave, mbajtja e orëve letrare, promovimin e botimeve nga autorë shqiptarë dhe të huaj, mbajtja e sesioneve shkencore, grumbullimi i materialeve për veprimtarinë tonë dhe të miqëve suedezë, hapjen e ekspozitave nga piktorë tanë, përkrahja e veprimtarive të tjera në sferën e kulturës. Të gjitha këto janë të përfshira në Statutin e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani” në Suedi.

 

 

Pyetje:  Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti në jetë?

 

Përgjigje: Të arriturat e popullit Shqiptar, të shoqërisë, kolegëve dhe të familjes. Ndërtimi dhe zhvillimi i secilit vend ku jetojnë shqiptarët në trojet etnike shqiptare. Më mundojnë vrasjet ndërshqiptarë, korrupcioni, varfëria në Kosovë dhe në trojet etnike shqiptare, urretja dhe mosvlerësimi i punës së mërgatës.

 

Pyetje:  Përveç punës, aktiviteteve kulturore takimeve me bashkëkombës ç’farë ka në plan ditor në jetën e tij Hyseni?

 

Përgjigje:  Leximi, sporti, shetitja dhe vizitë te të afërmit e mi.

 

 

Pyetje:  Një porosi për prindërit e nxënësëve dhe të rinjtë në mërgim.

 

Përgjigje: Ne të vjetrit duhet t’i japim vetes detyrë për të edukuar të rinjtë në frymën kombëtare, dhe për t’i dërguar në mësimin plotësues në gjuhën amtare. Pastaj ata të vazhdojnë për të ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën e lashtë shqiptare. Të rinjët të arsimohen dhe mos të knaqen me një vendpune me një pagë mesatare. Mesazhi im për të rinjët është që ata t’i shfrytëzojnë të drejtat që i ofron shteti suedez për shkollim duke mbaruar doktoratura dhe mëpastaj të shërbejnë edhe për kombin Shqiptar. Shkollimi i tyre i lartë me profesione si folozof, mjek, ingjinier, profesor, arqitekt etj, të gjithë me origjinë shqiptare, një ditë do të jenë krenaria e Kombit Shqiptar.

 

Pyetje:  Po të kishit mundësi të zgjidhni, ku do kishit jetua sot?

 

Përgjigje: Pyetje e cila nuk do koment. Vendlindja për mua është gjëja me e shtrenjta në këtë planet. Afër 24 vite po i mbushi që jetoj në Suedi, asnjëherë të vetmen nuk kam pa ëndërr në Suedi, por vetëm në vendlindjen time në Shpat (ish-Shupkovc) - Mitrovicë. Atje dua të jetoj derisa të kam jetë.

 

Jo sa rëndon

Temë shoqërore

Shahin Ibrahimi

Vëre në kandar, dhe kandari se mban. Ulet në tavolinë gjithmonë në krye. Shikoje në rrugë, sa burrë babaxhan. Përshtypja e njerëzve, vetëm bën hije. E harroj të kaluarën e hidhur, kur ecte këmbë zbathur si shokët e lagjes, as kur kërkonte ndihmë për të shkarkuar mallrat e shumta që i

vinin nga ata që e burrënuan…. Filloi të rëndohej dhe në shoqërinë e vjetër

i mbetej vetëm emri dhe salutimi i kokës,çdo

gjë nga e kaluara në mëndjen e tij u venit,

dhe bashkë me të e kaluara,i ikën rrudhat nga

balli dhe fytyra tashmë i ishte skuqur nga

shëndeti,barku filloj t`i zmadhohej,por nuk po

e zbukuronte ashtu si mundohej të paraqitej.

Nuk ja vinte re njeri si vishej,as se ç`hante

darkave e drekave,me kë hante,apo ku e kalonte

kohën.Nuk peshon tek të tjerët dhjami që kishte

në trup,as rrudhat e barkut që i kish pal palë,

e mundohej ti nxirrte në sfilatë për ego.

Vetëm kolltuku i tij i lartë vuante nën peshën

e rëndë të të ndënjurave të tij,e jo nga kuleta

aq e dëshirur për njerëzit se leku mbrënda saj

i bënte pyetje vetes,se ç`andresë ka,nga vjen

dhe ku shkon? Më i kënaqur është të rri në atë

kuletë apo kur largohet prej saj,ai buzëqesh

më shumë kur del nga ajo kuletë.

Shpesh thotë me dhimje,sa me ofendon ky njeri,

sa harbut është me mua,s`më lë të marr pak ajër

të pastër asnjë herë nuk më përkëdhel,s`më merr

pranë të qajmë hallin,jo të atyre njerëzve në

navojë jo se jo,por mua që më mban në xhep,dhe

më quan Perëndi kur jemi vetëm ose me të afërmit

e tij.Sytë e tij lakmitarë nuk kanë të ngopur,ai

kujdeset për mua më ruan mos zhubrosem,dhe kur

më nxjerr nga dora më krahason sikur të isha një

plaçkë tregu e shvleftësuar,apo një lopë e mjelur,

e vjetëruar nga dimrat që mbart mbi supe.

Në zemrën e tij kohët e fundit nuk ka vënd për

asgjë,troket thellë mbrënda saj vetëm mania për

para dhe jo kënaqësia e të shijuarit të parasë,i

është larguar kënaqësia e lëpirjes së djersës së

tij,por ka qejf të ketë sa më shumë para,ti shohë,

ta vëri në përdorim vetëm për fitim,ndërsa si i

fiton paratë,për të nuk ka rëndësi.

Jo nuk të jep as borxh po ti kërkojsh,ose në rast

se të jep do të ti japë vetëm të noterizura simbas

ligjit me dekumenta të rregullta dhe me kamatë,se

nuk ka besim tek asnjeri.

Kënaqet pa masë kur të tjerëve ju jep mënd,sikur

të jetë Perëndi,sikur çdo mendim i tij jep përher

zgjidhje dhe e shoqëron këshillën me kollë të that

sikur çdo fjalë e tij të heq një hal në gërmaz,

apo si uji që të kthen frymë marrjen kur je keq.

Servilizmi për të është kënaqësi që i hap venat

e gjakut sidomos kur ka të tjerë që e dëgjojnë.

Vuajtjen dhe mjerimin e ka lën në harresë.

Zemra nuk i bën ah për asgjë.S`preket ajo zemër

mizore,se tjetri vuan se nuk ka me se të ushqej

fëmijët,dhe e përcjell me indiferentizëm,me një

përgjigje që të lë për të dëshiruar pa e parë

drejt në sy,që të ndjejë dhimbjen e skamjes,dhe

kur tjetri i thotë hapur që s`ka bukë në shtëpi.

As dhe kockat nuk ja hedh qenit,por i hedh posht

në koshin e plehrave sepse për vete,shkon e blen

të freskëta.

Mllefin e shpreh kudo,i pakënaqur është për çdo

gjë nga të tjerët dhe nuk ngopet me punë asnjë

here.Respektin që i bëjnë të tjerët mendon se ju

a ka imponuar,dhe e kanë për detyrë ta respektojn,

sepse e shikon veten më lart se të tjerët,e ja

kanë nevojën.

Ai respekton vetëm paranë dhe njerzit që kanë

mardhënie me paratë e tij.Respekti për detyrimet

shoqërore për të është gjë e shtirur,mardhëniet

me politikën e ka mir me të gjithë,servilë bëhet

tek të tjerët,vetëm mos ti preket interesi i tij.

I intereson paraja dhe e lë në harresë vdekjen e

komshiut,se një zemër që thith vetëm oksigjenin e

lekut qahet dhe ska të ngopur me lakmi,ka harruar

kush ka qënë,ka përqafuar vetmin dhe paranë dhe

mendon se ka ndryshuar.

Po:-ka ndryshuar si njeri se harron kush ishte,por

është po ai që ka qënë më parë,vetëm tani ka lekë,

por nuk ka shokë që të qeshë si më parë,se zemra

e tij prehet pranë parasë e ka harruar buzëqeshjen.

 

 

Si thes prej dhjami dhe prej tulesh

Në trurin tënd ska më mendim

Në kotësinë tënde kur ulesh

Vëlla dhe mik ke veç mërzinë.

 

Zilia sytë të ka verbuar

Dhe botën sheh me kaq përçmim

Në xhepin tënd paratë janë shtuar

Por shpirtin bosh ke miku im.

 

Se njeh lëmoshën mëshirë plotë

Për ty gjithë bota është para

Sa herë të shoh një zë më thotë

U shoftë kolltuku që të mban.

Histori e kufive te Epirit.



(Studim nga “Mesuesi i Merituar” Janko Pali” shkruar ne
moshen 94 vjecare ne Korfuz Greqi -1991)


Kerkesat mbi problemin e kufive veriore jane te domosdoshme
se eshte e pa mundur te meresh me kete problem tuke marre parasysh
vetem te dhenat aktuale.Eshte pra e natyrshme te fillojme me kqyrjen
e evolusionit historik me pare se te arrijme ne kqyrjen e perberjes
etnologjike aktuale. Mb’ane tjater paskqyrja historike eshte nje
kusht rrenjesor per cdo diskutim rellativ me ceshtjen e kufijve.
Studimet qe referohen ketij subjekti nuk paraqesin nje vazhdimesi
kronologjike,vec asaj ato nuk jane te shkarkuara nga paragjykime.
Kufit e vjetra kane qene objekt kerkimesh prej historianesh te huaj
dhe rezultatet e ketyre studimeve jane ne teresi te vlershem,me
gjithe se disa etnologe dhe historiane nuk kane nguruar te vene
shkencen e tyre ne sherbim te disa shteteve.
Per sa i perket kufive mesjetare dhe moderne te Greqise dhe
Shqiperise,nuk kane qene askurr objekti i asnje kerkese dhe ky domen
mbetet ende i pa zbuluar.
Tentativa qe paraqesim perpiqet te siguroje vehtes dobin e
objektivitetit bazuar mbi burime nga cdo prejardhje aqe te favorshme
per tezen e “helenizmit”.
Gjat studimit tone do kemi rastin te shofim qe gjithe ata qe
jane mare me problemin tone,ose nuk kane dhene rendesi gjithe
deshmive qe u referohen tuke dhene preferencen e tyre ne ato qe ishin
te dobishem tezes qe mbronin,ose nuk jane perpjekur te shpegojne
dokumentat ekzistuese,tuke mare parasysh kushtet ne te cilat dhe jane
shfaqur. Rezultati i kesaj metode punimi u be shume shpesh
interpretim i rrem qe ne pjeset e huara nga autoret e lashterise me
qellimin qe te sherbejne nje interesi politik te castit.

Kufite ne Lashterine !

Te dhenat relative Epirit ne lashterine jane te rralla dhe
kjo shpegohet prej faktit qe autoret e kohes kishin nje njohje te pa
mjaftueshmete epirotasve dhe te heleneve te tjere ne veri. Duke u
shtuar kesaj veshtiresie faktin qe shume prej ketyre burimeve disa
prej te cilave referohen kohes me te lashte te Epirit jane zhdukur.
Deshmite qe per fat te mire na jane ruajtur nuk jane ne
pajtim midis tyre.Keshtu disa te dhena prej Theopompit,jane
konsideruar prej Strabonit si te dyshimta. Simbas Scylaks (350 para
JK) pervec Liburneve,ekzistojne Ilirianet qe banojne per gjat
bregdetit deri ne Haoni qe vendoset per karshi Korfuzit,ishulli i
Alqinout. Shofim keshtu Haonine qe eshte pakundshmerisht nje pjese e
Epirit,te arrije Regjionin verior te maleve te Akroqeraune,nje pjese
e dyte e Scylaxit po na con ne te njejtin kostatim se thote qe ka ne
Epir malet Qeraunike dhe prane tyre nje ishull i vogel (Saseni).
Nje pasazh fort karakteristik i Scymos (sh II para) thote qe
mbas kesaj (syndimi i Hylleve), Iliria,toke e atij ngjitur,permban
shume popuj. Thone se keta popuj jane iliriane,prej te cileve disa
banojne ne brendi te vendit.
Del prej ketij pasazhi qe Hyllet nuk jane jo Iliriane,po
fqinj jugore te vendeve Iliriane,dhe mbasi nuk mund te ishin tjater
nga banuesit e qytetit “Byllis”.fshati actual Gradica,konkludojme qe
illirianet po ndodheshin ne veri te ketij qyteti . Mbane tjater jane
te shumte pasazhet e Strabonit qe preferohen drejtazi a terthorazi
Epirit.
Keshtu tuke folur mbi detin Adriatik ai thote: qe ne bregun
Lindor eshte Iliria,ndersa ne bregun Perendimor eshte Italia;…jane po
ashtu shume ishuj ne anen Iliriane,sidomos Apsurtidet, Cyriktika dhe
Libirnidet,si edhe Issa,Tragurioni,Korcyra Zeta ,Faros dhe ne drejtim
te gjirit te Korinthit jane ishuj si Korcyra e Subota perkarshi
Epirit. Ky pasazh tregon qe Korcyra eshte ishulli verior i Epirit,per
te plotesuar kete pasazh do mundnim te permendnim nje tjater qe i
referohet kufizimit midis detit Adriatik dhe detit Jonian dhe prej te
cilit rezulton qe epiri ndehet shume me ndja Veriut. Gjithashtu nje
pasazh tjater shume interesant qe referohet rruges “Egnatia”, permban
tregime ethnologjike “kjo rruge eshte e kufizuar m’bane te djathte
prej popujve epirotas qe shkojne prej detit Sicilian deri ne gjirin e
Ambracise dhe nga e majta prej maleve Iliriane …dhe popujve qe i
rrethojne,te Maqedonise dhe te Peonise,dhe mbasi pika e nisjes dhe
kalimi i rruges “egnatia”na jane pikerisht te njohur mundim te
nxjerim nga ky pasazh i Strabonit konkludimin qe lumi Genusos ben
kufi midis popujve epirotas dhe iliriane. Nuk ka m’bane tjater
kundershtim midis ketij pasazhi dhe te pareshmit,ku flitet per ishujt
e Ilirise dhe te atyre te bregut Adriatik,sepse gjeografi kish
parasysh pjesen qe ishte ne shtrijtesin e saj me te madhe Iliriane.
Nje tjater pasazh i cudem ku Straboni flet per popujt e
Epirit, con ne po ate rezultat,tregon qe epirotet qe prekin
rrugen “egnatia” kane pranuar ne rradhet e tyre popullata Iliriane me
te cilat jane perzier. Ky fenomen perzjerjeje ka ndodhur ne kufite
veriore te maleve Akroqeraunike,sambas po atij gjeografi
haonet,thesprotet okuponin regjionin bregdetar qysh prej maleve
Qeaunike deri ke gjiri I Ambracise.
Prej ketej afrimi po rezultonte nje fenomen dugjuhesie te
pjeseshme.(Pashelli).
Straboni me gjitheate ben nje gabim tuke dashur te shpegoje
perse disa quajne Maqedhoni te gjithe regjionin qysh prej Qerfozi
tuke pretenduar se prej menyres se mbajtjes se flokeve,prej
dialekteve,prej veshjes dhe prej perdorimesh te tjere popullatat
shembellejne.
Kjo e thene nuk bazohet ethnologjikisht tuke qene
se “terma”Maqedhoni nuk korespodon ne nje realitet konkret vecse aty
nga shekujt fare te fundit para eres sone kur percaktonte nje
krahine te administrates Romake.

vijon..

( U kopjua nga orgjinali nga une i biri PJP,pa as me te voglin gabim
Asnje s’ka te drejte te mare autoresine )
________________

Nusja me topuz .

 

Fragment Novele nga

Petraq J PALI


Kisha vite qe e shikoja sa here ikte dhe vinte nga puna, aqë sa me thënë të vërtetën më ishte bërë si domosdoshmëri.

Një ditë të mos e shikoja ndjehesha keq  sa më fillonte një dhimbje koke sa s’desha të shikoja asnjë njeri qofshin këta miq apo edhe familjarë të mitë.

Ishte farmaciste, një nuse e bukur e bukur.

Farmacia ishte në qëndër të qytetit aty ku edhe unë kisha shtëpinë.

Nuk i kishte as të njëzetë e pesë vjetët, ishte grua e një ushtaraku që shërbente në ishull.

Siç kisha dëgjuar një komshiun e saj, ajo ishte martuar me mblesëri sa kishte mbaruar shkollën e mesme.

Nuk kishte fëmijë.

Vinte nga verilindja e Shqipërisë dhe si grua ushtaraku që ishte, kishte filluar punë menjëherë në farmacinë qëndrore të qytetit.

Vishej bukur, dhe lehtë, gjithmonë si në dimër dhe në verë gjysma e bëshme,e  gjoksit të saj të bukur ishte po thuaj e ekspozuar.

Kishte një  trup te stolisur si të një baskebollisteje, e gjatë dhe plot nur !

Vishej gjithmonë me pantallona xhinse që i rinin mbas trupit .

Sytë i kishte të kaltër të kaltër, si deti, flokët e saj të krehura ne formë gërsheti mplekseshin si litarë të trashë çdo ditë me kujdes në formën e një topuzi si të “Gjergj Elez Alisë” mbi kokë të saj që e bënin këtë nuse të bukur që ta shikonin të gjithë me admirim.

Dy vathët e saj të florijtë në formën e dy rrathëve të mëdhenj që arinin gati mbi supe e bënin akoma më tërheqëse.

Në gushë mbante një varëse po floriri të kushtueshme në formën e stemës së mjeksisë…me një gjarpër të përdredhur reth një kupe….”helmi’ ?

Sa kishte ardhur në qytet, ra menjeherë në sy dhe përgjegjsja e farmacisë z Katerinë që kishte pesë para mënd jo pa qëllim e vendosi nusen e re në sportel ku merte recetat dhe u shërbente pacientëve..

Gjithmonë faqet i rinin të kuqe, bënte një tualet të thjeshte dhe buzët i lyente pak si në rozë.

Shërbente me kulturë dhe ishte shumë e sjellshme.

Sytë lakmimqarë të meshkujve”qejfllinj” të qytetit shkonin e vinin në farmaci disa herë në ditë, hërë herë se kishin ndonjë nevojë për ndonjë ilaç po më shumë për të soditur sadopak çaste nusen e bukur me topuz.

Se natyrisht, për sytë e tyre ajo, e stolisura ishte ilaç e kaluar ilaçit.

Drejtoresha më anë tjetër Katerina, ishte një grua e ve, qe ja bente frep…tepër moderne, po thuaj edhe liberale, komunikonte me punonjëset dhe me klientët sa kishte bërë vënd vetes dhe ishte në krye të kësaj farmacie, qëndronte si titullare për gati 30 vjet.

Asnjë herë dhe kurrë nuk na shkonte mëndja as mua të mjerit që më pëlqente të shikoja çdo ditë të “stolisurën”, as gjithë qytetit tim, se qoftë nusja me topuz qoftë drejtoresha z Katerinë, do të sillnin një trazirë dhe një “tërmet 9 ballësh” te pa menduar ndonje here në gjithë qytetin…!

Me gjithë që çdo gjë ben vaki dhe mund të gjasë kur femrat e kësaj kategorie fusin në shishe me te vertete edhe shejtanin vetë.

Ta dini se çfarë ndodhi ?

…episodi 2 .

Doktor, Mikelino Anastasi, ishte një tip interesant në atë qytet.

 

            Kredibiliteti dhe ifluenca e tij kishte përmasa te jashtëzakonëshme për çfarëdo shtrese shoqërore.

 

Atë e donin i madh e i vogël, qofshin këta popull i thjeshtë apo titullarë dhe njerës të pushtetit, fëmijë gra pleq e plaka.

 

Ishte i thjeshtë dhe shumë popullor.

 

Doktori, ishte po thuaj i kudondodhur në çdo lloj aktiviteti, politik, kulturor apo social.

 

Ishte nga natyra shumë i shkathët dhe komunikues.

 

Kishte një trup mesatar dhe shumë i zhdërvjelltë.

 

Bile në rininë e tij ishte marë edhe me sporte të ndryshme pak nga të gjitha.

 

I pëlqente peshkimi dhe në kohën e lirë, herë me shokë e herë vetëm merte grepat dhe paisjet e zhytjes dhe nisej që pa gdhirë brigjeve dhe harcave buzë detit.

 

Shërbente si mjek i sportit, mjek ne Degën e Puneve të Brendshme si ekspert ligjor, ishte mjek në komisione te ambulancës, spitalit, sigurimeve shoqërore, bile jepte edhe mësim në shkollën e mesme mjeksore.

 

Firma e tij duhej edhe kur doje të merje një leje për një çifte gjahu.

 

Me pak fjalë atë e njifte gjithë qyteti.

 

Ishte specialist gjinekollog dhe një kirurg me emër.

 

Koha e tij ishte shumë e kronometruar dhe shumë e tensionuar, mirpo ai, nuk mërzitej asnjëherë dhe askurrë gjithmonë ishte buzagaz me të gjithë.

 

 Sa e shikoje në ambulancë, do ta shikoje më pas në spital, prej andej në shkollë ose në sport a nëpër komisione mjeksore…!

 

Nga natyra e tij dhe puna e madhe që bënte për shëndetin e njerëzve, gojët e liga edhe pëshpëritnin aty këtu, se doktori ishte edhe sadopak feminist…apo qejflli i tyre, gjë që njerëzit e ndershëm nuk mund ta thonin ose ta besonin pa pasur asnjë provë.

 

Ishte interesante se ato vite në krye të D.P.Brëndshme të qytetit erdhi nga Ministria një personalitet i lartë dhe ekspert i Sigurimit të shtetit i cili kishte shërbyer udhëheqjes edhe shtetit në shumë detyra të rëndësishme si brënda edhe jashtë vëndit.

 

Ai, gëzonte reputacion të madh në qeveri, bile në mos gaboj kishte qënë edhe në OKB, si security !

 

Kishte një trup të bukur dhe një pamje madhështore, dukej sikur paskishte qënë e stërvitur me “spartanët”.

 

Sytë i kishte të blujtë si deti dhe ishte bukurosh dhe shumë shtatlartë.

 

Ahere ishte mesoburrë.

 

Sa erdhi në krye të atij institucioni menjeherë u miqësua me doktorin porsa e njofi.

 

Miqësia e tyre shpesh herë nuk binte në sy edhe për mirë.

 

Si zakonisht në këto raste kur një intelektual shoqërohet me sigurimsa opinioni të dënon si iformator, qofsh apo mos qofsh i tillë.

 

Doktori, as që pyeste se çfarë mund të thoshin bota.

 

Ai thoshte shpesh thenien famoze te Sadiut të madh…. “se po hengre hudhra mos thuaj, se era e hudhres vjen vete”….e doktori nuk ishte kurrë i tillë.

 

Kurrë dhe asnjëherë nuk mund të mendohej se ai, do ishte në shërbim të “shefit” të madh.

 

Doktori sa herë takohej dhe pinte kafe me të, nga kofidenca që kishte nuk i fliste kurrë në emër…..por i thoshte “Miklovan”!

 

Kështu ikën muajt e vitet, shefi dhe doktori përshtateshin shoqërisë tyre po pa u futur në punë të njëri tjetrit deri sa një ditë “shefi” si ekspert që ishte, u përpoq ta implikonte dhe ta bënte vegël të tij, për të kryer ato punë “madhore” që më pas i hëngrën edhe kokën.

 

Dëgjo doktor i tha një ditë të bukur kur ishin për kafe aty në breg të detit tek vilat e të mëdhenjve…!

 

Po të flas hapur dhe duhet të bësh kujdes për sa të them…a e din ti që në qytetin tonë ka grupe armiqësore dhe shumë të rezikshme që cenojnë interesat e shtetit ?

 

Jo kurrë nuk dua ta mendoj tha doktori e jo më ta besoj, pastaj kjo punë ju përket juve dhe jo mua…!

 

Ja ! Këtu është gabimi juaj si intelektualë, që menjëherë tërhiqni bythën kur vjen puna për të përgjithshmen ose kur është puna të mbrojmë vëndin terhiqeni dhe tregoheni indiferentë të vertetë.

 

Po më kërcënoni i tha doktori qetë qetë, unë s’merem me këto punë se nuk jam i atij zanati.

 

Mirë mirë i tha shefi, por mos kujto se ne hamë bar, shoqëria është shoqëri dhe detyra detyrë, i gjithë populli duhet të jetë vigjilent dhe të ndihmojë organet, kur vjen puna për çështjen e përgjithshme .

 

I dashur nuk ju mar vesh se ku dhe përse e keni fjalën i tha doktori zëmëruar.

 

Shiko, një gjë fare e thjeshtë .

 

Ju pse bëheni sehirxhinj, duke ditur se me recetat që leshoni aty këtu abuzohet, kaqë abuzohet sa po mer përmasa galopante “korrupsioni”.

 

Do të ishte më mirë që të ndihmoni organet, kur them organet duhet të më informoni direkt mua dhe jo tjetër njeri….!

 

Më vjen keq dhe më habisni, sinqerisht jam i tronditur dhe nuk di përse bëhet fjalë, tha doktori serioz por edhe disi i frikuar njëkohësisht.

 

Ai, e dinte se miqësia me ta ishte thikë me dy presa…e dinte qysh kur se miqësia me të do të pëlciste ndonjë ditë. Ai, nuk kishte ngrënë “hudhra”prandaj fliste i acaruar dhe me tone të irrituara.

 

Por shefi plot qetësi vazhdoi:

 

Por ju mos u friksoni, ne jemi miq dhe si të tillë do ndihmojmë njëri tjetrin, unë di dhe kam mendim të plotë se ju dini gjithçka reth “punës’ që është bërë dhe po behet në farmacinë e shoqes Katerina C, ashtu siç dini se si shërben nusja e bukur, ajo topuz madhja…!

 

Po të lajmëroj dhe po ju them se këtë bisetë që bëmë sot bashkë do ta mbani sekret .Askush nuk duhet të mësojë për sa folëm këtu.

 

 Ju duhet një ditë të më rrefeni rreth këtyre enigmave…!

 

Ne kemi prova të pa kundërshtueshme, ndihma juaj do jetë vendimtare.

 

Veprimtaria e tyre, ndoshta janë edhe shumë të tjerë të implikuar në atë byrek, do të ndëshkohet me rastin më të parë.

 

Ju katekorikisht nuk do të vini në dijeni kërkënd për çka folëm këtu .

 

Kjo përbën sekret shtetëror…!

 

Nga unë tha doktori, ju s’keni për të marë vesh asgjë mbasi nuk kam dijeni fare përse bëhet fjalë.

 

Kjo është e tëra.

 

Mirë mirë i tha shefi qetë qetë,ne jemi miq dhe do të ngelemi miq dhe kur është puna për çështjen e Atdheut duhet të gjithë si një trup i vetëm ta mbrojmë atë.

 

Shef, po më merni në qafë, s’kam dhe as kam pasë kurrë dijeni se si punohet apo çfarë punohet aty.

 

S’kam qënë dhe as jam i interesuar.

 

Unë shkoj aty shpesh dhe kur rekomandoj ose porosis ndonjë ilaç, jap recetën dhe udhëzoj për dozat përkatese në pregatitjen e tij.

 

Kaqë, asgjë më tepër.

 

Mirë mirë, po më pas si veprohet ?

 

Atë duam ta mësojmë nga Ju.

 

As me njërën as me tjetrën nuk do flasësh çka folëm sot….në rast të kundërt, nuk do jesh më miku im dhe si i tillë do presish edhe pasojat që natyrisht do ju kushtojnë rrëndë.

 

Hajde ngrihemi tani se u er…!

 

Shefi thiri me radjo shoferin.

 

Ai erdhi me BÇënë në pak minuta.

 

Frynte një erë dhe një fllad i lagët deti, dallgët ngisnin njëra tjetrën dhe shushurima e tyre dëgjohej deri në qytet…!

 

Doktori u fut në gaz i frikuar sa edhe këllqet i dridheshin.

 

Shefi e kuptoi gjëndjen e tij dhe i tha me miresjellje.

 

Duhet të dish që jeni dhe ngeleni miku im.

 

PO , e di tha doktori nëpër dhëmbë e kam më se të qartë ….po ju për çudi s’keni dhe s’bëni kurrë miq…!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

episodi 3

 

 

 

 

 

Katerina,drejtoresha e farmacise qendrore te qytetit ishte tek të pesëdhjetat, kur erdhi në punë nusja e bukur me topuz.

 

Ajo, siç thamë ishte një zonjë e kaluar zonjës e veshur me gusto gjithmonë me të zeza kokë e këmbë, ruante freskine dhe bukurinë e parë.

 

Kishte vetëm një vajzë të vetme natyrisht më e bukur se e ëma, ishte maturante dhe kapitene e ekipit të femrave në lojnat me dorë (për etikete nuk përcaktojmë llojin e lojës, basketboll a volejboll ) me skuadrën e qytetit që ishte titullare ne çdo kampionat kombëtar.

 

Ajo, kishte dalë jashtë shtetit disa herë nëpër kampionate edhe me kombëtaren .

 

Me pak fjalë ishte njëshi në republikë !

 

Katerina, të jepte gjithmonë me seriozitetin e saj përshtypjen si një grua tejet e helmuar dhe melankolia e saj ishte për tu admiruar, gjithmonë dukej sikur sytë i lotonin…!

 

Ishte e zhdërvjelltë shumë komunikuese e mënçur dhe elokuente në të folur.

 

E sjellshme dhe plot etiketë, shume fisnike dhe shumë e edukuar !

 

Në punë korrekte dhe shumë serioze.

 

Llogari kërkuese, dhe model në punë, farmacia e saj shkëlqente më çdo kohë.

 

Eksperienca dhe reputacioni i saj nga i gjithë qyteti ishte i veçantë.

 

Ajo kishte filluar punë aty para tridhjtë e ca vjetësh dhe qysh ahere ishte titullare e këtij Institucioni, falë pak edhe “bukurise”apo larg qoftë edhe “dinakërise” së saj, e cila e “dridhte” më çdo situatë e më çdo kohë dhe me cilindo shef të shëndetësisë apo sekretar të Partisë rrethit.

 

Pastaj burri i saj pat qenë avokat i dëgjuar e me plot “miq”, por fatkeqësisht ishte “vrarë” aksidentalisht kur ishin për gjah nga një oficer i lartë i Ministrisë Brendshme qe ishte edhe “mik” i tij.

 

Hamëndësimet dhe fjalët apo thashethemet më pas, mbas vrasjes të shoqit ishin nga më të ndryshmet.

 

Thoshin se ai, oficeri i lartë që sot s’është më mbasi doli me grupin e ushtarakëve si “pucist”dhe u pushkatua me pas nga “shoket” e tij, flisnin ahere gojët e “liga”se ishte edhe i dashuri i shoqes Katerina…?

 

Prandaj dhe atë se lëvizi “topi” prej andej…!

 

Ajo, edhe kur ai, oficeri doli “puçist”atë përsëri nuk e  levizën nga vëndi, siç duket kishte “miq” të tjerë të fortë edhe në rreth e pse jo edhe ne Tiranë .

 

Ajo, u miqësua shpejt si “specialiste”qe ishte me nusen e bukur topuz madhe, e përkrahu atë dhe i dha vëndin më të preferuar ne sportelin qëndror në pritjen e recetave dhe në dhënien e ilaçeve.

 

Ishte interesante se ajo, drejtoresha, kur vinte ndonjë i madh,  apo familjet e të mëdhënjve të rrethit, ja bënte me shënjë nuses dhe zinte ajo vëndin në sportelin qëndror, u shërbente vetë, kështu që ato të dya sinkronizonin veprimet sikur të ishin jo vellezërit siamezë por “motrat siameze” në qofte sa ka të tilla.

 

Të mëdhenjtë dhe familjet e tyre e donin dhe e respektonin Katerinën, dhe në shumë raste ajo, ishte edhe mikja e tyre familjare.

 

Kjo bëri që edhe nusja me topuz më pas të zinte miqësi me to !

 

Ajo, Katerina bënte për vetë edhe dreqin të hidhte sirrën apo sikur të bënte magji, miqësohej dhe ishte e ëmbël me këdo !

 

Nuk vonoi që nusja e bukur me topuz te “rekrutohesh” nga drejtoresha e cila kishte vite që ushtronte edhe veprimtari të jashtë-ligjshme ne atë institucion, kështu që më pas lidhja e tyre ishte konsoliduar nga veprimet e “ulta”dhe fitim prurëse që bënë në atë farmaci prej shumë vitesh, por vjen një ditë dhe e vërteta sado e hidhur që të jetë del në shesh.

 

Mbasi i dha krahë autoritet dhe kredi të jashtëzakonëshme topuzmadhes, duke ditur që rrënjët e saja politike i kishte të shëndosha dhe ishte nuse e një shefi krimesh në DPBrëndshme të rrethit, por edhe nga bukuria që kishte, Katerina, me marifet më pas kur krijoi besimin të plotë i ishte hapur plotësisht.

 

Një ditë mbasi e kishte thirur për kafe në shtëpi duke e pasë qerasur e kishte simuluar me medikamente eksituese i pat thënë….seriozisht dhe prerë…dëgjo këtu Drita, se Drita e kishte emrin “topuzmadhja” do të them një sekret që më mundon, por duhet të më betohesh se do ta mbash për vete deri sa të vdesësh.

 

Njëkohësisht, dua të jemi bashkë, se unë e di që të dua fort dhe veç teje unë nuk kam besim tek asnjë.

 

Të kam afruar qysh ditën e parë, ndoshta kam pasur edhe kundërshtime pse të vura në vëndin kyç, por kjo ishte dëshira ime dhe simpatia ime për ty !

 

Ti je një zonjë e vërtetë dhe më vjen keq që ke marë atë burrë, gjithsesi ai ishte fati jot, unë e di se ti e vuan këtë gjë…ku je ti e ku ësht ai…”shefi i shëmtimeve”…!

 

Drita, u skuq e u bë piper në fytyrë për fjalët që tha për të shoqin, por i erdhi nga ana tjetër edhe mirë që e lëvdoi dhe diti të diferencojë…se mos ishte e para drejtoresha që i pat thënë këtë gjë…dhe të tjerë e kishin përçmuar shefin…dhe kot nuk i thoshin nënë zë i gjithë qyteti…”shefi i shëmtimeve” se e kishte hundën si sqep i një shqiponjeje të plakur…si një gjysëm S_je !

 

Fundi i fundit ajo e vuante këtë gjë prej kohësh…aqë sa i shkonte mëndja nga njëherë ti linte “targën”!

 

Po neise….ai, ishte fati i saj !

 

Premtomë se do të ma mbash sekret…i tha prerë.!

 

Deri tani, ti e ke bërë punën shumë mirë, ke shërbyer me plot dinjitet, por e vërteta është se unë nuk dua të të mashtroj, as të të gënjej tha Katerina, dua të bashkëpunojmë .

 

Drita e habitur i thotë shefes…nuk ju kuptoj përse e keni fjalën, as që ma mer mendja, a mos vallë doni që unë të ndaj Rremen, fundi i fundit asgjë s’më lidh me të….prandaj dështova edhe fëmijën !

 

Jo ! Ajo, është puna jote, por unë dua të më premtosh, se po bashkëpunove me mua, në krye të farmacisë kur unë të dal në pesion do udhëheqësh ty Drita, sikur edhe me Rremën të divorcohesh këtë ta thotë Katerina, hë të marsha të keqen.

 

Premtomë…!

 

Nuk di po pa patur dijeni se përse bëhet fjalë s’kam si t’ju them…i tha Drita!

 

Mirë, mirë e lëmë këtë muhabet, një herë tjetër do të të them të premtoj për këtë i tha qetë qetë shefja…!

 

Të lutem mos më bën të vuaj se do të ri me ankth.

 

Hajde një herë tjetër flasim…!

 

Të lutem, përse bëhet fjalë ?

 

Mos ma mer për keq…njëherë tjetër do të të them…!

 

Jo ! Sot tha Drita, e kuptoj që ju s’keni më besim tek unë.

 

Gjithsesi, e lëmë këtë muhabet, asgjë asgjë, kot thashë ashtu …!

 

Unë të dua Drita, të dua shumë, po më mirë ja lëmë kohës…!

 

Po më fyen dhe po më ofendoni…unë e kuptoj se shefja s’ka më besim tek unë.

 

Jo, ç’ne….mirë njëherë tjetër ta marsha, mos mu zëmëro…janë punë delikate dhe duan zëmër, duan mënçuri dhe ….hiç më…!

 

Neise e lëmë për sot…!

 

Mirë si të duash por mua më ngelet qejfi….tha Drita, dhe nga syri i majtë ju var një pikë loti…po më fyen. !

 

Katerina e mori, e përqafoi dhe i fshiu pikën e lotit qe i ra mbi gjoksin e bëshëm që e kishte gjysëm të hapur në fustanin dekolde të blujtë.

 

Ahere me që këmbëngul po Ju them, vetëm mos më tradhëto…edhe sikur të mos të të pëlqeje propozimim im, sikur edhe të mos bashkëpunojmë bashkë.

 

 Premtomë se do ta mbash sekret sikur edhe mishin copa të ta bëjnë…!

 

Po frikohem…e’çdreqin do të më thoni ?

 

Ju premtoj tha me pas mbas një copë here heshtje e bukura u ngrit nga karikja dhe e mori shefen e përqafoi.

 

Të betohem se nuk do t’ju gjeje e keqe nga unë kurrë dhe asnjëherë.

 

Mirë ahere:

 

 

 

episodi katert …..

Bashkëudhëtarë të penës: Gëzuar!


Fatmir Terziu

Të nderuar miq të shtrenjtë, njerëz dhe krijues-ikona, me të cilat bashkëfalemi në udhën tonë, në ecjen tonë, në shërbimin tonë intelektual. Miq të shtrenjtë të “Fjala e Lirë” ne e gjejmë arsyen, jashtë çdo aritmetike me shifra ditësh, orësh, vitesh, se ne kemi një arsye më shumë, kohëpërkushtimin që nuk matet, vlerën që vjen në rritje për themele akoma më të sinqerta, akoma më të vlerësueshme në spektrin global… të letrave shqipe.

Ne nuk jemi syborakët e kasafortave me dengje parash, por jemi fletëartit e kohërave për kohërat. Ne jemi mirëbesimi i historisë, atij shtegu që brezat kërkojnë fatet e tyre për të ardhmen, për të ndërtuar qenien e tyre krenare mbi lavdi dhe moral, mbi krenari dhe fakt. Këtë fat e vendosin gishtërrinj të lodhur, drithmëza zemrash të pamosha, shpirtra në muzë dhe me muzë të shugët, mendje të arta e të lexueshme…

Këta jeni Ju, qindra e qindra pjesëmarrës të përditësisë kalendarike, jeni Ju qelizat e shpërndara alfabeteve të Botës, si misionarë të Shenjtë të Shqipes së Bukur, Krenare e të Lashtë.  

Këta jeni Ju vula e severgjendtë e trashëgimisë Hyjnore për atë kënd mahnitës, për atë vend ku gjeografia, historia, kultura, tradita, miti dhe legjenda janë kohërash ‘Armagedoni i predikuar’.

Udhëtarë të fateve letrare shqiptare, mbjellës të pasurisë më të bukur të germave latuar e gatuar me gjak e mund, qendisës të vlerave më të fuqishme në letra, kohëbota ku ne jetojmë dhe vulosim aktin e fatin e së djeshmes, të së sotmes dhe për të ardhmen, na detyron enkas jashtë modestisë të lëmë paksa gjurmë edhe në këtë fletëpalosje të kalendarit vjetor 2011-të. Kjo jo thjesht si një urim tradicional, por si një psherëtimë e thellë e shpirtit për suksese të përzemërta e arritje më të mëdha për të gjithë. E tillë në një kohë kur të gjitha udhët e nisura me gurrët gjurmëlënës prehistorikë në shpella, pendën shkruese të dokumentit të parë në gjuhën e bukur apo edhe kaliografitë nusëruese të të parëve tanë pikëtakohen në një fushë që për disa minuta na bën bashkë, na sjell në sfond germash të latuara me dimensione, formate e forma të ndryshme. Në këtë hapësirë internetike Shqipëria na bëhet akoma më e madhe dhe me të vërtetë fshijmë sytë shpeshherë kur shohim rritjen e sinqertë të lëvrimeve në krijimtarinë shqiptare.

Bashkëudha jonë është modeste. Është e tillë se të tillë jemi ne krijuesit. Sakrifikojmë deri në pafundësi. Sfidojmë gati çdo intrigë. Dhe në këtë bashkëudhësi lëmë gjurmë. Madje nga më të artat. Më të vlefshmet, dhe akoma më të fuqishme bëhen kur të tjerët na ‘harrojnë’ me dashje…

Në këtë bashkëudhëtim, Përfitoj nga rasti I vitit të Ri, që të uroj gjërat më të bukura që dëshironi dhe përfytyroni vetë Ju dhe familja juaj e nderuar, bashkësakrifica juaj në këtë sakrilegj.

Me këtë rast të ndërrimit të viteve, për ata që rrojnë dhe për ata që janë me trokamën e tyre në bashkëudhëtimin tonë urojmë Gëzuar dhe Suksese! 

Qofshin të pavdekshëm fjalëartët dhe veprat e tyre ndriçofshin Botën. Ata s’janë pak, por po përmend disa të cilëve u kam përkushtuar kohë dhe u kam marrë kohë në “Kritika Ndryshe…vëllimet I dhe II dhe së shpejti III. Disa prej tyre janë: Astrit Bishqemi, Agim Pepa, Agim Shehu, Agron Tufa, Agim Gjakova, Rrahman Dedaj, Nehas Sopaj, Vilhelme Vranari Haxhiraj, Shpresa Vreto, Aleko Likaj, Aliana Alien, Ali Podrimja, Andi Meçaj, Anton Nikë Berisha, Anton Paluca, Ardian Kuçuku, Ndrek Gjini, Sami Milloshi, Bahri Myftari, Ardita Jatru, Arian Leka, Arqile Gjata, Artian Guskiqi, Bardhyl Mezini, Bajram Sefaj, Beatriçe Balliçi, Dalan Luzaj, Drita Ademi, Elpiniqi Frashëri, Eshref Ymeri, Faruk Myrtaj, Fatime Kulli, Fation Pajo, Fatos Kongoli, Ferit Lamaj, Foto Malo, Flutura Açka, Gjek Marinaj, Hiqmet Meçaj, Hyjni Leka, Ibrahim Abedini, Ilir Levonja, Ilir Theohar Borodani, Iliriana Sulkuqi, Ismail Kadare, Ilir Zhilla, Ilir Kalemaj, Juela Meçani, Jusuf Gërvalla, Kolec Traboini, Lazër Stani, Ledri Kurti, Leon Z. Lekaj, Leonida Ndrenika, Luan Xhuli, Luan Zyka, Luljeta Lleshanaku, Mehmet Myftiu, Mensur Spahiu, Mëhill Velaj, Milianov Kallupi, Mimoza Ahmeti, Myrteza Mara, Namik Selmani, Nase Jani, Naum Prifti, Naim Berisha, Ndue Lazri, Nexhat Peshkëpia, Irena Gjoni, Nexhip Bashllari, Nexhip Ejupi, Niko Kirka, Novruz Abilekaj, Petraq Risto, Bujar Balliu, Bujar Plloshtani, Istref Haxhillari, Timo Mërkuri, Bardhyl Maliqi, Grigor Jovani, Roland Gjoza, Pëllumb Kulla, Primo Shllaku, Qazim Rrushaj, Rajmonda Moisiu (Sade), Pilo Ziba, Ramiz Gjini, Robert Martiko, Roland Gjozaj, Rozi Theohari, Rudian Zekthi, Rustem Geci, Sabri Hamiti, Spiro Gjikondi, Stefan Martiko, Suzana Kuqi, Vahid Hyzoti, Veli Islami, Vlash Fili, Zyhdi Dervishi, Pandeli Koçi, Petraq Kote, Viron, Kona, Kadri Tarelli, Murat Gecaj, Pajtim Bejtja, Hektor Veshi, Sejdo Harka, Bardhyl Xhama, Andon Andoni, Vjollca Spaho, Skënder Hasko, Nuri Dragoi, Bashkim Saliasi, Myrteza Maska, Visar Zhiti, Albert Vataj; Alma Papamihali; Ali Podrimja; Anton Pashku; Anton Cefa; Ali Asllani; Alfred Çapaliku; Albri Brahusha; Alban Bala; Agim Bacelli; Adnan Mehmeti; Arshi Pipa; Azem Shkreli; Aida Dizdari; Agim Spahiu; Abdullah Konushveci; Agron Tufa; Abdylazis Islami; Alban Tartari; Albert Zholi; Albert Gjoka; Albert Nikolla; Albert Ukelli; Altin Galanxhi; Arben Çokaj; Arben Prendi; Aziz Mustafa; Albana Mëlyshi – Lifschin; Almir Haxhia; Aferdita Isufi; Arian Leka; Astrit Cani; Aulona Goxhaj; Andon Zako Çajupi; Andi Meçaj; Jeton Kelmendi, Puntorie Ziba, Albert Shala; Agim Vinca; Aleksander Sirdani; Agim Gashi; Alfred Perona; Ardita Jatru;Arif Molliqi; Albina Idrizi; Avdush Canaj; Ali R. Berisha; Albana Cufaj Zhuta; Adem Berisha; Ali D. Jasiqi; Agim Desku; Arlind Farizi; Arjana Loçe; Arsim Halili; Avni Biqkaj; Abdirahim Idrizi; Ahmet Selmani; Edmond Shalvari, Aurora Damini; Alfred Papuçiu; Arbër Arapi; Agron Sela; Adem Zaplluzha; Agron Shele; Arben Dedja; Arta Lelçi; Avni Azizi; Arben Shehi; Anton Marku; Aidana Hyka; Anila Brakaj; Anila Dahriu; Avdullah Sh. Bunjaku; Arqile V. Gjata; Adelina Dokja; Alketa Maksuti;Aleksandër Bardhi; Arsila Cina; Andrea Zarballa; Anxhela Mazhi; Abdyl Kadolli; Agim Mato; Anila Toto; Albana Subashi; Alma Begaj; Bardhyl Londo; Bilal Xhaferri; Besar Shkëmbi; Bertiana Simo; Besnik Mustafaj; Beqir Musliu; Besim Bokshi; Bora Pajo; Rasim Bebo, Gezim Llojdia, Bashkim Hoxha; Brunilda Zllami; Bernardin Palaj; Begzad Baliu; Bardh Frangu; Bujar Salihu; Brahim Avdyli; Bilall Maliqi; Beqir Buzuku; Bukurije Hetemi; Bajame Hoxha – Çeliku; Burhanedin Xhemaili; Bajazit Cahani; Besnik Camaj; Betim Muço; Luan Cipi, Biser Mehmeti; Brikena Smajli; Baki Krasniqi; Belantina Venari; Çerkin Bytyçi; Çerkin Ismaili; Çezar Kurti; Din Mehmeti; Drita Çomo; Dritan Zaimi; Dritëro Agolli; Dhimitër Xhuvani; Dilaver Asani; Drago Siliqi; Dashamir Haskaj; Dhimitraq Papando; Dodë Kaçaj; Agim Bajrami, Daut Gumeni; Daim Miftari; Daut Maliqi; Driton Zenku; Delvina Kërluku; Dritan Karadaku; Dashamir Malo; Daniel Gàzulli; Deshira Haxhi; Dashnor Selimi; Dritan Dollapi; Dhimiter Pojanaku; Dhimitër Pango; Dibran Demaku; Dhimitër Nica; Përparim Hysi, Sherif Bllaca, Sadie Kryeziu, Diana Halili, Hyda Ismaili, Xhavit Gasa, Shejmond Pacarada, Valbona Luta, Sami Islami, Selman Lokaj, Ruzhdi Jata, Hysen Ruspi, Elinda Marku, Elvira Dones, Ernest Koliqi, Ervin Hatibi, Esad Mekuli, Edmond Tupja, Edmond Shallvari, Elida Demaj, Elmiha Drishti, Erida Gjini, Enver Gjerqeku, Ejvis Maria Xhajanka, Elena Gjika, Engjell Shehu, Edi Shukriu, Edmond Sylari, Engjëll Koliqi, Enkelejd Lamaj, Edvin Kukunja, Eliana Alien, Entela Safeti Kasi, Ejup Ceraja, Ekrem Ajruli, Enertin Dheskali, Edona Beqiri, Eva Hila, Eroll Veliu, Eriola Musaraj, Eriola Isaraj, Elisa Gjerani, Enver Sulaj, Enkelejda Kondi, Erjeta Kici, Enkeleda Ristani, Elmaze Grainca, Erjola Kola, Elona Çuliq, Frederik Rreshpja, Fan Noli, Faik Konica, Fatos Arapi, Filip Shiroka, Frang Bardhi, Fasli Haliti, Fatos Kongoli, Ferdinand Laholli, Ferit Lamaj, Franco Esposito, Flurans Ilia, Flora Brovina, Ferik Ferra, Fatmir Terziu, Faruk Tasholli, Frrok Kristaj, Fahredin Shehu, Fatime Ahmeti, Fejzulla Duraku, Fation Pajo, Fitore Bunjaku, Fatmir Halimi, Faik Krasniqi, Flora Sela – Kastrati, Fatmir Musai, Faton Ratkoceri, Fadil Curri, Furtuna Sheremeti, Faton Krasniqi, Fadil Bekteshi, Faton Mehmeti, Fran Ukcama, Fatbardha Xhani, Fahrije Kllokoqi, Fatmire Duraku, Gjergj Fishta, Gjon Buzuku, Gaspër Pali, Gjekë Marinaj, Gjeto Turmalaj, Gazmend Krasniqi, Gëzim Mekuli, Gëzim Basha, Gaspër Thaçi, Granit Zela, Gëzim Ajgeraj, Gani Sadiku, Gjon Neçaj, Gentjan Banaj, Genc Kastrati, Gerti Pashaj, Genta Kaloci, Gazi Buxheli, Haki Stërmilli, Hil Mosi, Hiqmet Meçaj, Hafiz Ali Korça, Hida Halimi, Halil Matoshi, Halil Haxhosaj, Hazir Luta, Hysen Kobellari, Hamza Halabaku, Halil Xani, Hysen Këqiku, Hajdin Morina, Hetem Arifi, Hasan Qyqalla, Hasije Selishta-Kryeziu, Haxhi Vokshi, Haxhi Muhaxheri, Hysen Ymeri, Have Lipa – Osmanaj, Irhan Jubica, Ibrahim Abedini, Ibrahim Kodra, Ilir Kadia, Ilirian Zhupa, Irena Vreto, Irfan Bregu, Irma Kurti, Isuf Luzaj, Iva Cipuri, Ibrahim Agim Gostivari, Ilam Berisha, Ismet Aliu, Ismet Hasani, Ismet Tahiraj, Ibrahim Ibishi, Ilir Sefaj, Ilirjan Sadikaj, Isuf B. Bajrami, Ibrahim Berjashi, Ibrahim Skenderi, Istref Haxhillari, Ivana Dervishi, Imet Topanica, Irena Gjoni, Ilir Paja, Iliaz Bobaj, Isuf Grajçevci, Jakov Xoxa, Jorgo Bllaci, Jul Variboba, Jusuf Gërvalla, Jonida Beqo, Juela Meçani, Julia Gjika, Jusuf Zenunaj, Jorgo Telo, Jeton Muçollari, Jusuf Bislimi, Kim Mehmeti, Klajd Kapinova, Keze (Kozeta) Zylo, Kujtim Dashi, Klito Fundo, Koçi Petriti, Koço Kosta, Kolec Traboini, Karl Gurakuqi, Kujtim Mateli, Kadri Osmani, Kalosh Çeliku, Kostaq Duka, Kreshnik Berisha, Kurtesh Veliu,l Kujtim Agalliu, Kujtim Morina, Keti Agaj, Kety Bercaj, Kozeta Zavalani, Kadrije Meniqi, Kastriot Marku, Kreshnik Ibrahimi, Luigj Gurakuqi, Lazër Stani, Lindita Arapi, Luljeta Lleshanaku, Lekë Matrënga, Leka Ndoja, Luan Starova, Lamë Kodra, Llemadeo Dukagjini, Lekë Gjoka, Lumnije Hoxha, Lindita Dragusha, Luljeta Danaj, Lluka Perone, Lazër Shantoja, Laureta Mema, Luigj Çekaj, Lindita Komani, Lazër Radi, Leonard Seiti, Lek Pervizi, Lasgush Poradeci, Liman Zogaj, Lindita Agolli, Liridon Miftari, Lulzim Logu, Luan Çipi, Leon Z. Lekaj, Lumnie Thaçi-Halili, Luan Kurti, Linda Fejzaj, Lule Shameti (Dhromi), Luljeta Shala, Lirim Nezha, Liridona Shehu, Lumo Kolleshi, Lindita Prenga, Liri Loshi, Linditë Ramushi, Lida Lazaj, Luan Kalana, Lulzim Ndoja, Loer Kume, Migjeni, Martin Camaj, Mitrush Kuteli, Mardena Kelmendi, Marin Barleti, Mimoza Ahmeti, Moikom Zeqo, Mehmet Elezi, Mehmet Kraja, Merita Bajraktari. Mihal Grameno, Milazim Krasniqi, Mark Bregu, Mirko Gashi, Mihal Hanxhari, Mëhill Velaj, Muhamed Kërveshi, Maks Gjerazi, Mustafë Xhemaili, Mimoza Veliu, Mimoza Hysa, Mehmetali Rexhepi, Martin Çuni – Antoni, Miri P. Dhrami, Merxhan Abdyli, Murat Isaku, Mexhid Yvejsi, Marash Mali, Mimoza Hametaj, Mujë S. Berisha, Mimoza Sali, Miradie Maliqi, Mazllum Saneja, Mustafë O. Hoxha, Musa I. Ahmetaj, Muzafer Ramiqi, Menduh Leka, Marie Nikolla, Mikel Gojani, Mexhid Mehmeti, Martin Cukalla, Muharrem Blakaj, Manjola Brahaj, Marjeta Çulla, Muharrem Muslika, Man Poga, Myrvete Mehmeti, Mirlinda Musaj, Marsida Hasnjoku, Myftar Dragidella, Marjan Bunaj, Mahmut Agalliu, Naim Frashëri, Ndoc Gjetja, Nasi Lera, Ndoc Papleka, Ndue Hila, Ndue Marku, Net Isveizi, Nikollë Filja, Niko Nikolla, Nonda Bulka, Nuhi Vinca, Neki Ago, Naim Berisha, Nënë Tereza, Nerinda Hysa, Ndue Ukaj, Ndre Zadeja, Nikollë Mazreku, Nijazi Ramadani, Niko Tyto, Nezir Sefaj, Nexhat Z. Rexha, Nehat Jahiu, Ndriçim Ademaj, Nebih Bunjaku, Nehat Ramizi, Nexhat Çoçaj, Nuri Plaku, Natyra Kuçi, Nexhmi Dibrani, Ndre Mjeda, Ndrekë Zalli, Naim Kelmendi, Nazmi Rudari, Nurie Zekaj, Nue Oroshi, Nexhat Halimi, Pal Sokoli, Pano Taçi, Pashko Vasa, Pëllumb Kulla, Pëllumb Velo, Petraq Pali, Petraq Risto, Primo Shllaku, Preç Zogaj, Polikseni Ninka, Pjetër Jaku, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Piro Kuqi, Pierre-P, Simsia, Petraq Kolevica, Petro Marko, Papa Kristo Negovani, Puntorie Ziba, Petraq Kote, Pashko Gojçaj, Prend Buzhala, Petrit Ruka, Pal Ndrecaj, Përparim Hysi, Pirro Loli, Pjetër Zefi, Qerim Zogaj, Qazim Thaçi, Qamil Foniqi,Qerim Raqi, Rasim Selmanaj, Renis Nushaj, Risto Siliqi, Radije Hoxha, Rexhep Qosja, Riat Ajazaj, Ridvan Dibra, Rifat Kukaj, Rita Petro, Roland Gjoza, Rudina Berdynaj, Rudina Madani, Rudolf Marku, Rrustem Geci, Rexhep Kasumaj, Rizah Sheqiri, Roland Beqiraj, Reshat Sahitaj, Rezart Palluqi, Rami Kamberi, Riza Haziri, Rexhep Elmazi, Rexhep Kastrati, Ramadan Mehmeti, Rexhep Bajrami, Riza Haxhiu, Ruzhdi Berisha – Rudi, Raif Gashi, Rrahim Ganiu, Rushit Ramabaja, Rexhep Shahu, Ramiz Bojaj, Sami Frashëri, Suzana Kuqi, Shazim Mehmeti, Shpendi Sollaku, Skënder Rusi, Shpëtim Kelmendi, Skënder Temali, Sarë Gjergji, Skënder Luarasi, Stavri Pone, Suzana Zisi, Shqipe Malushi, Sadik Krasniqi, Salajdin Salihu, Selim Çerkezi, Sabit Rrustemi, Skender Biqkaj, Sami Gjoka, Sali Beqiraj, Savo Gjirja, Shefqet Dibrani, Sidorela Risto, Shaip Emërllahu, Syhejl Havolli, Stefan Martiko, Shaban Cakolli, Sanije Myrtaj, Sinan Sadiku, Sabahate Byci, Sulejman Aliçkaj, Sose Dumani, Smajl Smaka, Sejdi Berisha, Skënder R. Hoxha, Sabit Idrizi, Sahit Osmani, Seveme Fetiqi- Preteni, Shkëlzen Halimi, Sevdije Rexhepi, Skënder Hasko, Safet Hyseni, Sami Vranovci, Sadete Juka, Shefki Ollomani, Sokol Demaku, Shkurtë Kadriu – Çitaku, Shaban Pllana, Saranda Shala, Siana Ahmeti, Sokrat Habilaj, Sabile Keçmezi-Basha, Sadie Ismaili- Ilirida, Shqiponja Axhami, Shahin Ibrahimi, Suada Halilaj, Shpëtim Kastrati, Teodor Keko, Thani Naqo, Timo Flloko, Trifon Xhagjika, Tasim Aliaj, Terenc Toçi, Tuni Papuçiu, Tahir Bezhani, Tereza Paluca, Thanas Todhe, Vinçens Prenushi, Valbona Bozgo, Vath Koreshi, Vin Zefiri, Vorea Ujko, Visar Zhiti, Vjollcë Berisha, Vasil Premçi, Violeta Allmuça, Valentina Madani, Vladimir Marku, Valdete Berisha, Vangjush Ziko, Vedat Memedaliu, Vullnet Mato, Vehbi Klaiqi, Vladimir Toroveci, Vasil Tabaku, Valentina Dafa, Vaso Papaj, Viola Isufaj, Vahit Nasufi, Vasil Toska, Viktoria Xhako, Vasil Qesari, Vangjel Zafirati, Xhevahir Spahiu, Xheladin Hamza, Xhavit Kadri Kryeziu, Xhemë Karadaku, Xhelal Ademi, Xheladin Mjeku, Xhevahir Cirongu, Ylli S. Hoxhaj, Ymet Abdulai, Yll M. Lajçi, Yllka Sheqiri, Zef Serembe, Zef Skiro Di Maxho, Zef Zorba,m Zija Cela, Zyhdi Morava, Zeqir Fazliu, Zejnullah Halili, Zana Pira, Zahir A. Bërçeci, Zef Mulaj, Ziko Ll. Kapurani, Zyrafete Manaj, Zeqir Lushaj, Zyba Hysa… e dhjetra e dhjetra të tjerë, qindra e qindra ndoshta që të më falin dhe sinqerisht u kërkoj ndjesë që në pamundësi kohe të rrjeshtoj në këtë rrjesht krenarie dhe të merituar.

Pra udhëjeta jonë natyrshëm na ka mënjanuar disi nga ato të piketuar dhe piketime që mbushnin si të vetmit e kësaj bote të madhe letrare, gazetat, revista dhe këndet letrare. Ne jemi shumë dhe në këtë lëmi duhen akoma më shumë. Viti 2012-të qoftë viti që të shtojë akoma më shumë shqiptarët me pena në duar, krijues në të gjitha fushat.

Urim të veçantë familjes sime që më ka dhënë mundësi dhe mirëkuptim të gjej kohë në këtë bashkëudhëtim me Ju miq të artë e të paharruar të krijimtarisë.

Fatmir Terziu, 30 Dhjetor 2011.

|