You are currently browsing the A.C.P.E. weblog archives for the day 07/01/2012.
| M | T | W | T | F | S | S |
|---|---|---|---|---|---|---|
| « Dec | Feb » | |||||
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 | 31 | |||||
- Blogroll (661)
- Poezi (2)
- SPORT (1)
- Tregime (4)
- Uncategorized (6)
- 21/02/2012: Parimet per Ndertimin e nje Shoqerie te Lire
- 21/02/2012: 5 poezi te shkurtit.
- 21/02/2012: Michael D.Higgins- Presidenti poet dashamires i Shqiperise
- 20/02/2012: Himara nr 1 – studim
- 18/02/2012: Doli numri i ri i gazetës “Albanian News”
- 18/02/2012: ABEDIN MADANI
- 18/02/2012: Fjala e Dr Muhamet Hamiti
- 17/02/2012: Rrëfehet Arjana Pupa, Nën/ kryetare Lidhjes Demokratike të Korcës:
- 17/02/2012: POETI
- 17/02/2012: Poezi rome
Blogroll
Archive for 07/01/2012
Vijimesi ; Nga Janko LL Pali “Mesues i Merituar”
07/01/2012 by admin.
(Fletore 163, faqe 72 tip dispence shkruar me blu, stilograf)
(I dashur Lexues, do ndjehesh i kenaqur ta lexosh deri ne fund.! PJP)
S I K U R …!
-Kam dashe te rradhis ne disa flete ketu me poshte, eventualitetet qe mund te kishin ndodhur ne jeten time, ne qofte se kjo per hir te kushteve te posacme, do kish marre rruge tjater….SIKUR !- (thenie e autorit)
( Fjalen SIKUR, do e perserisim ne cdo rjesht sipas varianteve te titujve ku shtjellohet dhe historia)
SIKUR: -Te kisha pase fatin te njohja baben tim !
- Me 1912 te me ishte dhene nje burse
- Te kisha qendruar ne Greqi mbas emigracionit me 1914
- Te kisha qendruar ne Atelierin e Hekurudhave te Larises
- Sikur te kisha vazhduar shkollen e nates ne Pire Inst.Politeknik
- Te isha futur nxanes ne shkollen e Mbrojtejs per N/detese
- Largimi im nga Greqia me 1917
- Te kisha degjuar porosite e , N. Lakos me 1918 per Stenografi
- Ne France …te kisha qene jo aqe i hedhur …
- Te shkoja ne SHBA me ndermjetesine e Peli Milos ..
- Gjat qendrimit …te martohesha atje
- Gjat kthimit ne Atdhe te degjoja propozimin e nje plaku Grek
- Me 1921 ne Qershor kur u bashkua Krahina jone me qeverine e Tiranes…
- Ne Brindisi te Italise nje rekomandim i ri, te mos shkoja ne France ..
- Te kisha degjuar njeriun tim Filip Pali per te jetuar ne Athine..
- Te punoja qofte edhe shofer ne Paris
- Te kisha aritur te perfundoja dokumentat me Kosta Kapon
- Te kisha nderuar profilin e punes
- Te arija te behasha shef i verifikimit sic mu propozua
- Te kisha humbur me te vertete disa byziliqe, porosi…
- Te kisha vendosur te jetoja ne France pergjithmone
- Perseri per ne SHBA
- Te kisha lindur ndonje femije ne France
- Te mos punoja ne fshat po ne vend a qytet tjeter…
- Te mos isha kthyer nga Korfuzi me 1938…
- Te kisha qene hakmares ndaj trajtimit te 1940 qe me iternuan…greket
- Te njihja veten aventurier e jo burre te ndershem
- Te miratoja nje propozim per ne Tirane
- Ne kohen e divorcit me martesen e pare
- Me 1944 te isha afruar me Partine …?
- Te kisha degjuar mikun tim te mire Prof Zini Sakon
- Te mos frenohesha kur Spiro Rusha u nis ne lufte.. .
- Me 1944 te me gjenin Gjermanet makinen e shkrimit do e kisha paguar me koke
- Gjat luftes Italo-Greke te isha larguar serish
- Te kisha degjuar Gjermanin oficer qe fliste Frengjishten.
- Te kisha degjua keshillen e Thoma Lekes
- Ne operacionin e Qershorit…me 1944 kur moren djemte
- Po ate dite…
- Te kisha qendruar ne Vlore me 1950
- Te kisha degjuar kunatin tim Maho Voda
- Te kisha mare edhe familjen ne Vlore
- Te kisha fatin e mire e femijet te ishin me pozitive
- Te kisha qene me largpames ne krijimin e koop. me 1956
- Po ashtu me 1957
- Te kisha pase urti ne te ri…
- Te kisha menduar me thelle ne administrimin e fondeve ekonomike te dhurates nga kunati im VV qe erdhi nga Amerika.
- Pas revolucionit ne vend, te dije te pajtoheshe situates
- Te kishin mbaruar te tre djemte shkollat e larta
- Te kisha perfunduar shtepine ne fushe…
( -Keto e disa lloj variante te jetes se Janko Palit, SIKUR te ndodhnin ndryshe, jep qarte se c’mund t’i ndodhte ne jete dhe c’rruge do merte jeta e tij…cdo “SIKUR” ka nje variant, te mirat qe mund te ndodhnin dhe te keqiat, sukseset apo deshtimet, ritje e personalitetit te tij apo renie …me nje fjale eshte nje histori imagjinare e ndryshimeve. E bej kete ekspoze te ketyre SIKUR-eve, tregoj rregullsine e ketij njeriu, dhe po mar dhe shtjelloj per ju nje, ose dy, nga keto variante…:qofte edhe tre -)
1-SIKUR te kisha miratuar dhe te veja ne zbatim urdherin e Ministrise se Arsimit te veres 1944, me ane te cilit emerohesha Pergjegjes si Aresimit te gjithe rrethit Vlore, me qeverine e Ballit (veper e K.M), me siguri do kisha pasoja qe s’do me ishin ne favor.!
Kur m’u propozua gojarisht aty s’e pranova, tuke thene qe s’me perket nje pune e tille mua, dhe duhesh dhene ndone tjateri me me kulture, po edhe kohet jane te veshtira thashe, dhe poshte ne Juge, lufta vazhdon e gjalle dhe s’ka se si une te dezertoj zonen e lire ku jetoj, e te shkoj ne Vlore,ku s’kam asnje pune ! Ketu mbetem, po u habita pa mase kur vjen Epaminonda Varfi (ish kolegu im shen im PJP) dhe me dorezon Dekretin e emerimit ! Eshte afer mendjes qe nuk i dhashe asnje rendesi dhe e mora me mend sikur nuk kish ardhe gje.
Dhe bera mire !
S’ic thashe , m’u duk se ngarkohesha me nje pune qe do perkiste ndonje tjeteri e me te kalitur, po dhe m’be ane tjeter, ketej ne kishim deklaruar se ishim per, dhe pro luftes, si do mundja te shkulja nga mendja idene e formuar me tani, se isha per Frontin, dhe te shkoja ne Vlore, si pergjegjes Arsimit te rethit -Prefektures-, i emeruar nga nje minister, qofte –edhe mik-i Qeverise Xhafer Deves ?
Nuk e bera ! Nuk u tunda!
Qendrova ne zone te lire dhe ndryshime nuk u bene gjat ecurise se caktuar…
(Faqe 30)
2- SIKUR ne vere te vitit 1944, kur u be operacioni i Qershorit dhe nje sasi e mire burrash te fshatit tone u muaren gjoja per pune ketu dhe u derguan si rob lufte ne Gjermani e qe pa dashur u mbleksa edhe une te me kishin futur ne liste (ata ne cdo fshat lane Mesuesin dhe Priftin pa e mare rob shen.im PJP), qe kur na muaren, apo te me kishin mbajtur ata te kolones qe takova rruges qe u ktheva nga Qafa e Leres per ne fshat te Henen 21 Qershor 1944, ku kisha shkuar per te pare se cpo behej me djemte tane qe u muaren nje dite me pare s’ka dyshim qe nje fare ndryshimi i rendesishem do qe bere ne ecurine time te jetes, me teper per keq se sa ndryshe :
Me kujtohet mire kur erdhi Detashmenti Gjerman se bashku me nje toge Ballistash dhe mbasi kontrolluan neper fshat e patem plot telashe se gjeten dinamite, fisheke e gjordane, e nje arke obuzash plot mbushur me cdo lloj predhash, pushke, muaren me vete Aq Stefanon e Dh Gumen e shkuan ne Kudhes. Gjat qendrimit te tyre ne mengjez, populli i friksuar ishin, sidomos burrat, pladitur e s’dukeshin; mirepo mbasi ata iken per ne Kudhes , u kujtuan se…kaqe qe operasioni dhe ne mbas dreke, ishin mbeledhur te gjithe ne shtepira dhe ne Qafe* (qendra e fshatit shen im PJP) por ndodheshin me shumice kur ata u kthyen nga fshati Kudhes, kishin lene duket takim me nje tjater oficer Gjerman i cili erdhi ne fshat vetem dhe pas pak, e pa nje te sjelluri jo shume te ashper, befas cohet dhe me nje theks e ton urdherues kerkon gjithe burrat 15-deri 60 vjec te paraqiten aty dhe brenda 5 minutash te rradhiteshin se do…shkojne te rregullojne xhaden qe ishte prishur gjoja nga parizanet. !
Dhe toni i tij…s’linte per te dyshuar, do ecje se s’behej, grupi i burave i kapur ne befasi,s’mundi te ben ndryshe dhe brenda fare nje kohe te shkurter, u rradhiten 72 burra, qe te vene per tre ne rjesht e te shoqeruar nga ai oficeri vetem, zbriten ne Manastir dhe ai atje ai la ne kujdestarine e Ah Kocit, me porosi te mirnin udhen e Himares dhe ku te takonin Komanden Gjermane a popull tjater te grumbulluar te ndalnin.!
Dhe keshtu u be ! 72 burra pa shoqerim te askujt, po vetem nga porosia e urdheronjesit Gjerman shkuan rruges deri ne Qafe te Leres, ku u ndalen se aty paskishin qene grumbulluar dhe gjithe burrat e fshaterave Piqeras, Lukove, Shen Vasi e Nivices. Rruges u ngrene ndonje -KT*- dhe foli shokeve e propozoi : (mendoj, Kico Todheri shenimi im PJP) “ te kthehen prape ne shtepira dhe me pas le te behej c’te behej!
Po nuk u be !
Edhe kejo do kishte pasoja sigurisht mbi fshatin e kush do gjendej brenda e te kapej nga gjermannet qe s’do t’a linin ashtu punen pa na dhene ndeshkimin e mos bindjes dhe te aktit revoltues. Sidoqofte ata shkuan aty dhe u futen nen Komanden e trupave Gjermane qe qendroniin aty !
Une qysh mengjez qe erdhen Gjermanet e Ballistat, dola ne fshat…dhe per te mos u paraqitur fshati i lig, sic mendohej, nga gjetja e armeve, sherbeva si perkthyes i Detashmentit dhe bera c’mos te rregulloja punet e dinamitit, te fishekeve e te gjordanit te gjetur gjat kontrollit dhe hyra ne nje loder qe s’me duhesh, po s’behesh dot sehirxhi, me mire te mos isha dukur ate dite , te isha pladitur diku larg fshatit-?- e jo ne shtepi, se do me kerkonte fshati per t’u mare vesh me “miqte” qe na vinin. PO ..ishte dhe paniku ne mest qe nuk te linte te mendoje thelle e ftote. Thom te pladitesha …po frika na bente te kujtonim se edhe pas nje fsake te meshiheshe kurdo qofte, dhe aty do te diktonin Gjermanet dhe do te te shkonin ne plumb.! E mira do qe me lufte te sillesha me ta ! Me pushke ne krahe te mirja malin, ose I futur ne cetat partizane, ose fundi do qendroja larg tyre dhe …i armatosur do shesje lekuren ne rast reziku e ne cdo cast !
Kur u kthyen nga Kudhesi pra, s’deshja te dilja dhe pata shkuar ne Buze te Burrave* (nje gremine me nje horizont maramendesh 300m mbi nivel te detit, atje sodisin brezat, shen im PJP) dhe rija aty vetem per te mos u dukur po pleqte e fshatit derguan Th Todherin* ( djale 15-17 vjec dhe qysh ate dite rob lufte ne Gjermani, Greqi dhe sot SHBA, gjithe jeten ne mergim shen im PJP) e me lajmeroi. I thashe thuaju qe s’me gjete, mire po ai i frikuar sigurisht, dhe duke kujtuar sigurisht se duhet te shkoja se mund…te sheshoja ndonje te keqe qe po kercenonte fshatin s’bindej deri sa mu mbush mendja se duhet te dilja dhe ishte e nevojeshme te dilja, me mendimin se fshati ka nevoje per mua e te mos dal ? ç’mund te thom une, ne qofte se fshatit I sillen ata keq ? Perseri do me thoshin ! s’erdhe ti e prandaj u be puna ashtu…! Dhe hyra ne sqene.
Iken djemte neser ne mengjez, disa gra shkuan ne Qafe te Leres dhe I pane djemte tone te rrethuar e me mitroloza karshi tyre dhe te tmerruara, u kthyen ne fshat e thone se vane djemte na I vrane se keshtu keshtu tregonin me llahtare.
I dehur nga rruga qe mirte ngjarja, mendova te shkoja vete per te pare gjendjen dhe me ziente per brenda se duhet te perpiqesha te beja te pa munduren per t’i shpetuar !
Dhe…zbrita poshte ne Manastir, kur me dualen nja dy ushtare Gjermane, se ish dhene urdher te mos qarkullonte kush, vecse shoqeruar, ahere nderhyn DH T., veshur Ballist e u thote me nje Italishte te copetuar, se ishim Nacionale dhe do shkoja bashke ne Komanden Gjermane…!
Na la ai dhe shkuam ne Komanden Gjermane ne Qafe te Leres, ku i gjetem djemte te ndrydhur ne Xhami brenda me roje nga jashte ! Dhima foli me Komandantin e vendit dhe e bindi te shlironte disa,(kushurinj te tij shenimi im pjp) se gjoja do i armatoste ne lufte kunder partizaneve ! Me nderhyrjen time ne perkthimin Frengjisht mundi te shliroje tete veta te tij, si KT, PK,DhL,THH,JV, VT etj. Per te tjeret une u llafosa me ate, tuke i dhene dhe nje leter te Rakip Rakipit, shef policie asokohe ne Sarande se gjoja djemte e Qeparoit jane Nacionale e jo partizane.! As deshi t;ja dinte po m’u ankua e u qa se perse te bejne Gjermaneve lufte , qe e kemi pushtuar tha vendin tuaj te mos e zene Anglezet… Ata te nende iken…! Desha te shkoja ne Himare , Po me ndali roja ne Llaman siper, sa te kthehesha keta* ishin larguar (te nende shen im PJP), dhe une avash se i lodhur vija pas tyre, deri tek fiku i Polimerit, vetem, aty takoj nje nje autokolone qe shkonte ne Vlore . Me ndalin, shpegoj qe keshtu-keshtu, po komandanti dinte vetem Gjermanisht, I spegoj se isha me grupin e pare po s’mund te ecja dhe mbeta prapa. Kete ma pat vertetuar edhe ushtari gjerman qe me pat ndaluar ne Manastir ! Doli nga rjeshti, I tha komandantit qe isha vertet me ata ne mengjez, po ky me urdheroi te kthehem perseri…dhe shkoj perseri ne Qafe te Leres, shume i preokupuar se kolona shkonte ne Vlore sic me tha edhe Italisht nje ushtar qe me pyeti sa larg ishte Vlora nga Armeridha .
Ne Lere, shoqeruar sic isha I brita Komandantit pikes tuke I thene qe shkoja per ne shtepi e me kthu kolona ne Frengjisht. Zbriti ai nga vendi dhe me kerkoi nga kolona dhe komandanti I kesaj me leshoi pa bere fjale ! Pashe e vuajta sa te kthehesha ne shtepi ! Naten plot frike mos takoja te tjere Gjermane, a po mos bjerja viktime e ndonje prite a e ndo nje te papandehure. Llahtare !
Neser grupin e djemve e percuallne per ne Delvine, dhe Skalome vete-vetiu u shliruan dhe 31 prej tyre dhe erdhen ne fshat.
Zbrita edhe une te shihja situaten dhe mos nxjerja ndo nje tjater…po rreshteri qe i shoqeronte keta vete i tete me tha se mora 64 tani jane 33, te tjeret i dergova ne shtepi, komanda urdheroi qe te shkojne 34 ne Borsh, dhe i rradhit edhe iku. Me shkoi nder mend te veja deri ne Borsh per te qare hallin ne komande…, po u ndala se ky rreshteri s’dinte gjuhe tjeter vec zbatimit te urdherit dhe pata frike se o ketu o atje mos me fuste ne numur dhe shkoja edhe une ateje !
S’ka dyshim qe te kisha pesuar nje pune te tille, e te shkoja rob ne Gjermani, mendoj se do kishte ndryshim ecuria e jetes sime ! Dhe sikur te shpetoja ndonje rreziku rruges a aty, pas shlirimit, ndoshta do shkoja edhe nje here ne France-kisha qejf thom-dhe s’dihet si me pas do qendrotne puna ? A do kthehesha shpejt a gje tjater s’di ?
Nje gje e kam te sigurt se s’do rrija pa u kthyer !
Kisha ketu Atdheun, femijet, memen, gruan !
S’do kisha ku te rija po dhe as do doja te mos vija !
Po …ndryshime do kisha qe nuk u bene se …mbeta ketu !
3- SIKUR…
Po ate dite, qe iken per Delvine djemte tane, te isha takuar me oficerin Gjerman qe i mori keta tonet, do e kisha sigurisht pesuar si i ziu Filip H…ne Lukove !
Ketij i kishin mare djalin per ne Gjermani. Ky mendoi te kerkoje ne Sarande-dinte Frengjisht-, zevendesimin e te birit me veten e tij dhe niset per aty. Rruges takon Frixsin me motorciklete. E ndalon dhe i lutet keshtu keshtu…!
Mire i thote Oficeri Gjerman Frixi, mere ate gur dhe vure ne gome te motocikletes te mos reshqasi…! I ziu Filip u ul e mori gurin dhe tek ja vinte rrotes , Frixi I lig ja numuroi ne koke me parabelin dhe e la ne vend! Kete me pas e mesova !
Kur zbrita ne Manastir dhe ikne djemte, na paten thene se do vije sot nga Saranda FRIXI dhe me shkon nder mend, te rri aty e ta takoj e t’I qa hallin per djemte e fshatit . Dhe ri atje me Kico Qesarin ! Shkon dhe pas dreka, thyen dita, po a s’vjen !
i lodhur, i pa ngrene, i hidheruar nga cigaret, I thom plakut do shkoj ne bace qe kisha aty afer te mar ndonje koker limon se vdiqa u thava. Dhe me frike se mos shkonte dhe nuk e takoja, po shkova. Po don ti ne castin qe une kthehesha dhe e shof ne xhade motorin me te qe shkonte per Himare I deshperuar se humba rastin e mire…vrapoj rruges te arij xhadene sa me shpejt e I flas me ze …po per fat te mire zhurma e motorit e ndalon t’I veje zeri dhe s’u pame me !
Me mbeti penk, u hidherova une dhe i ziu plak, si na takoi keshtu e c’me hoqi tamam ne oren e duhur te largohenm e te mos e takoj dot. !
Mallekoja oren ! Dhe s’mbahesha dot nga merzia si dreq u largova tamam ne oren qe s’duhej…! Ku ai edhe une u kthyem ne fshat, dy dite me pas, marim vesh c’kish pesuar I ziu Filip ne Lukove dhe aher vij ne mend e mendoj c’do kisha pesuar, ndoshta po ashtu, edhe une se do ta ndaloja e ti kerkoja meshire per nje pune qe kish mare fund se ata ishin bere mall dovleti dhe s’kish se kush mund te zbuste sado pak fatin e tyre ! Po …kur thone qe dite gjati s’behet dite shkurter dhe tamam me heq fati pikerisht ne oren qe ai do shkonte, per te mos u takuar me te, e per te mos perseritur dhe ketu ate qe beri ne Lukove ndoshta , nuk dihet c’ishte nisur ? Sidoqofte takimi me ate bishe, s’do kish qene per te miren dhe ajo, Fatthenia e mire me largoi, jam edhe sot mbi 39 vjet dhe relatoj, po sa I prekur nga rreziku qe me pat kercenuar te me derdhej gjaku ne Manastir, ne ate kohe kaqe te turbullt e kaqe fatkeqe per gjithe njerezine.
Eh ..djemte iken, ! Haratis, nje ne Piqeras MQ, dhe te tjeret 32 hoqen rroberine ne Gjermani e vuan ! Te shkretet djem !
Nje prej tyre u ekzekutua ne Shen Vasil, se ne shtepi ketu i gjeten nje fishek dinamiti ! Nje pjese u kthyen ketu ! Nje pjese e vogel u kthye ne Greqi, qe te vinin ketu sa me lehte,,mire po s’paten lehtesi dhe mbeten aty.
E prandaj themi SIKUR !
________________________________________________________________
( Te gjitha keto variante e ndodhira , ne shume raste SIKUR…autori,im ate, ka pershkuar ne menyre renqethese edhe peripecite rrugen, historine e ndodhise, Si ? Qysh? Mund te ndodhte etj etj, te mirat e te ligat pasojat dhe fitoret e jeta me SIKUR vazhdon per gjithe njerezine !
Me shume respekt, kopjova dhe dhurova dy a tre variante nga moria e madhe e SIKUR-eve qe pershkoi im ate ne jeten e tij gati shekullore, dhe nje SIKUR pemban nje rrefenje Histori a zere si te duash I dashur lexues, jete e gjalle e pershkruar me ndjenjen shpirterore, e sinqerte dhe e drejte, sic i ka takuar ! )
(“Kopjoi pa as me te voglin ndryshim nga kejo fletore dy tre variantet, SIKUR, te Penes se Janko PALIT, une i biri Petraq J PALI, pa as nje ndryshim, dhe ruhet autoresia dhe burimi nga u muar)
Posted in Blogroll | No Comments »
(Fletore e posacme , me 168 peralla.) Perkthim-Pershtatje
07/01/2012 by admin.
Nga JANKO LL PALI, “Mesues i Merituar”
Parathenie !
- Nuk do ishte nje gje e re dalja ne drite edhe nje here tjater e perrallave te Ezopit. Keto kane nxitur kureshtjen dhe deshiren per t’i perpunuar e per t’i perkthyer kush e di sa njerezve studioze, gjat gjithe shekujve qe kane kaluar qysh nga shekulli VI para E.R, kur Historia permend se Ezopi ka jetuar.
- Keto perralla rrjedhin prej origjine Orientale dhe i atribuohen Ezopit,nje skllavi e mandej te shliruar prej Sinopit te Detit te zi !
- Keto u permbelodhen ne shek e IV para E.R,nga Dhimitri i Falerit ndersa me vone Gabrias’i Grek I nxori te vjersheruara. Perpos ketyre dalin ne drite dhe perrallat e Fedrit, te Lokmanit, versioni Arab shkruar ne Persisht, te kllogjerit Planyd, te shekullit XIV, te cilit i atriubohet versioni i tanishem i perrallave Ezopiane, te Frengut Lafontaine qe arrijti ti beje kryevepren e tij ne XII libra me nje ndryshmeni te mrekullueshme toni, formete Lamotte, te Florianit,Te Gay Anglez, te Gellert Gjerman, te priftit Aubert, te Lessingut, te Florianit, te Arnault, e.t.j.
- Nder neve permenden si levrues te ketyre perallave A Z Cajupi,
- Naim Frasheri, AT Negovani e ndonje tjater Rilindas dhe N Bulka, S Comora nga te rinjte e koheve tona !
- S’eshte pra nje gje e re qe kam menduar te nxjer ne drite, per deri sa kaqe e kaqe te tjere me pare , jane mare me keto Perralla, po, rastesisht me ra ne dore nje tekst i vjeter i ketyre perrallave, botuar ne Veneti me 1918, pas tekstit orgjinal te Fillologut Grek te permendur Aduamandos Korais, te botuar ne fund te shekullit XVIII ne Paris.
- U mora me perkthimin e tyre ne SHQIPEN e sotme, tuke vene ne fund nga nje strofe te vjersheruar per te nxjere anen morale te tyre. I kam perkthyer ne Proze ashtu sic figurojne dhe ne tekstin e vjeter, me qellim qe edhe ne gjuhen t’one te gjendet nje permbeledhje e plote e ketyre perrallave, permbeledhje qe, nuk di se ndodhet ne perkthimet e bera deri tani, qofte ne te kaluaren, qofte ne te kohes se fundit.
- Perkthimi eshte sipas orgjinalit dhe eshte respektuar pak a shume zgjatja e tyre tuke mos shtuar a hequr, me sa ka qene e mundur, asgje qe te mund te beje ndonje ndryshim ne kuptimin e tyre Moralizonjes, a ne nuancen e qellimit qe ndjekin secila.
- Eshte e vertete se, si tekst i shkurter ne fjale po me kuptim te gjere sic jane, mund te ndodhet edhe ndonje qe mund te konsiderohet si e huaje me moralin e ri t’onin, sic jane p.sh ato qe permendin Hyjnit e koheve te kaluara.
- Nuk mendova qe t’i heqja, per arsye se tuke patur disa nga ato Hyjnit si personazhe, vihen me to ne dukje me lehte dobesit qe hasen ne natyren e njeriut si dinakeria -26-,lakemia-29-,injoranca -42-,mendjemadhesia-80-,hipokrizia -94- etj etj. !
- Ne tekstin orgjinal ndodhen 150 peralla, nga te cilat u perkthyen 146 . Ne keto jane shtuar 22 te tjera qe ndodheshin ne tekstin e vjeter nga te Grabionit e qe jane vjersheruar dhe te cilat ashtu te perkthyera me se miri nga Greqishtja e vjeter, i paraqes publikut t’one, tuke dashur te ve edhe une nje kontribut sado te vogel ne pasurimin e thesarit t’one letrar i cili keto kohet e fundit e te reja te Shqiperise Socialiste, kane mar kaqe hov te madh e kaq te mahnitshem.
- Per ndo nje te mete qe mund te ndodhe ne punen time te m’a falin, tuke marre parasysh se eshte fort e veshtire qe te arihet nje fare persosmerie e plote sidomos ne perkthimet qe behen nga gjuhe te ndryshme e me teper kur njera nga keto eshte shume e lashte e qe nuk perdoret me.!
PERKTHYESI Mesues JANKO LL PALI.
———————————————————
BIBILIOGRAFI;
Ezopit Frygian Jeta dhe Peralla
Me miresjelljen e Antonit nga Bizanti
Dhe disa te tjereve te dobishme.
VENETI
Ne Shtypine Nikolla Glikut prej Janine 1918
Diicttionare Grec- Francais i Em. Legrand Garnier Paris 1922
Dicttionarie Francais-Anglais- Francais Mandel 1926
Elino-Angliko- Leksikon I Kontopulos Sideri Athine 1920
Fjalori Frengjisht -Shqip I V Kokones Tirane 1966
Pettit Larousse Illustre Paris 1971.
( Ne arshiven e thesarit qe ka lene Janko LL PALI, gjejme qindra perkthime, kur themi qindra jane qindra, nga me se 8-9 gjuhe te botes, kemi nga Esperanto, Greqisht , te vjeter te rene, Ispanisht, Italisht, Frengjisht, Anglisht, Rusisht, nga Gjermanishtja edhe nga Cekisht, dhe Bullgarisht, ka perkthime, ndersa si perkthimi i perallave te Ezopit, kemi Historia e rvolucionit Francez, ajo e Napolonit, Rubairat, Neco Mukon, e shume te tjere, dhe poete tanet te perkthyer nga Shqipja ne gjuhe tjeter., ai eshte perpjeke qe disa nga keto perkthime te botoheshin dhe nga korespodenca qe kemi Autori- Shteti ky nuk kerkon as nje shperblim (autor) I dhuron …por jo, perpiqeshin te vidhnin e te tjetersonin autoresine…dhe shembella ka…me gjithe ate ja pluhuri po hiqet dhe drita jeshile eshte hapur. Dielli kur del ngoh gjithe dynjane…po ne vitet e Shqiperise Socjaliste ngroheshin disa e disa te tjere ngordhnin nga ftoma, ndersa dielli i sotem vjen era LIRI-Demokraci, nuk merm fare me politike po ja shikoj qe po te kesh ca pare kushdo mund te botoje , I pelqen lexuesi a si pelqen s’ka rendesi ama je I lire te botosh. !)
Faleminderit per kohen e humbur !
Sinqerisht Petraq Janko Pali
Ne Usa
6/4/03.
-U kopjua nga orgjinali Hyrja e perkthimit te Perallave te Ezopit , nga im ate Janko Pali. As nje s’ka te drejte te mare autoresine dhe burimin nga u muar-
(pJp)
Posted in Blogroll | No Comments »