You are currently browsing the A.C.P.E. weblog archives for the day 08/01/2012.
| M | T | W | T | F | S | S |
|---|---|---|---|---|---|---|
| « Dec | Feb » | |||||
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 | 31 | |||||
- Blogroll (661)
- Poezi (2)
- SPORT (1)
- Tregime (4)
- Uncategorized (6)
- 21/02/2012: Parimet per Ndertimin e nje Shoqerie te Lire
- 21/02/2012: 5 poezi te shkurtit.
- 21/02/2012: Michael D.Higgins- Presidenti poet dashamires i Shqiperise
- 20/02/2012: Himara nr 1 – studim
- 18/02/2012: Doli numri i ri i gazetës “Albanian News”
- 18/02/2012: ABEDIN MADANI
- 18/02/2012: Fjala e Dr Muhamet Hamiti
- 17/02/2012: Rrëfehet Arjana Pupa, Nën/ kryetare Lidhjes Demokratike të Korcës:
- 17/02/2012: POETI
- 17/02/2012: Poezi rome
Blogroll
Archive for 08/01/2012
JETA KENGA DHE IKJA E ANITA BITRIT
08/01/2012 by admin.
ANITA BITRI NE KUJTIMET E SAJ.. (Autobiografi e saj),
GËZIM LLOJDIA
Dokumenta origjinale të këngëtares Anita Bitri , e cila u nda nga jeta , në SHBA, krejt pa pritur ..Materialet janë origjinale të gjetura në kompjuterin e këngëtares.. **************************** Në moshën 7-vjeçare kam dhënë koncertin e parë në skenë, para qindra njerëzve si violiniste, në shtëpinë e Kulturës në Vlorë, në duet me pedagogun tim, Robert Papavrami. Gjatë kësaj kohe mund të përmend edhe aktivitetet e tjera si “Festivali i Fatosave dhe Pionerëve”, ku kam qenë pjesëmarrëse e rregullt e asaj moshe.
Prezantimi im i parë, përsëri në një edicion të gjerë dhe në një sallë koncertale, ka ndodhur në fillim të vitit 1986, ku unë isha nxënëse e vitit të 4-t në degën e violinës. Ishte krejt rastësisht, pasi në këtë koncert unë isha me violinë shoqëruese e orkestrinës së shkollës, ku ishim caktuar të shoqëronim disa nga këngët e tij. Të gjithë ndodhinë e kam përshkruar në autobiografinë time në librin e ardhshëm që do të dalë së shpejti, “Rastësia dhe jeta ime”. Mbas këtij koncerti kam marrë pjesë, duke prezantuar qytetin tim në “Festivalin e Interpretuesve të Klasës Punëtore” në Elbasan, pavarësisht se ende isha maturante. Në këtë festival me luftë të madhe, (pasi duhet të largohesha nga mosha) me ndihmën e publikut të mrekullueshëm elbasanas, u vlerësova me çmim të tretë dhe kam kënduar këngën “Eja” nga Osman Mula.
7 qershor 1987, pranimi im si këngëtare profesioniste në trupën e Teatrit të Estradës, Vlorë. Menjëherë më bëhet ftesë në qershor të vitit 1987, që të marr pjesë tashmë në një garë kombëtare në “Festivalin e Interpretuesve” në RTSH. Me shumë përpjekje dhe kësaj here jam prezantuar në festival me këngën e shoqes sime të klasës, Laureta Çuku, “Hartimi dhe Dëbora” dhe jam vlerësuar me çmimin e dytë. Pas suksesit tim për herë të parë në Tiranë, në po të njëjtin vit, pra 1987, përsëri më bëhet ftesa për të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës”në RTSH, ku kësaj here kënga “E vogla mes shoqesh” e kompozitorit, David Tukiqi më sjell çmimin e tretë.
1987-1988, fituese dy herë në Anketat Muzikore, me këngët e kompozuara nga A. Xhunga dhe Th. Çaçi.
6 marsi 1988 do të sillte prezantimin tim në Koncertin e Pranverës. Në bashkëpunim me Aleksandër Vezulin dhe Alqi Boshnjakun do të vijë në skenë kënga “Mos u nxito, mos u gabo”, një nga perlat e repertorit tim, (që akoma edhe mbas 16 vitesh është kënga më e kërkuar nga njerëzit në prezantimet e mia artistike), ku vlerësohem me çmimin e parë. Bashkëpunimi im me kompozitorin Vladimir Kotani do të ndërpritet (nga anëtarët drejtues që caktonin programin e festivalit, pasi, sipas tyre, dilte një këngë më tepër dashurie) në momentin e fundit të prezantimit tonë në “Festivalin e Këngës” në dhjetor 1988, me këngën shumë të preferuar edhe sot e kësaj ditë “Lulet e majit i çel në janar”. Po në ditët e fundit në atë festival, duke u vlerësuar si një talent që duhet të paraqitesha patjetër jam prezantuar me këngën “Fotografia”, e kompozuar nga David Tukiqi, ku kam qenë e shoqëruar në sfond nga këngëtarët Gëzim Çela dhe sopranoja Lindita Lole Mezini. Me këngën e dëshiruar “Lulet e majit i çel në janar”, shoqëruar dhe nga (kompleksi i çunave) të Pallatit të Kulturës pas një pritjeje të gjatë, prezantohem në vitin 1989 në “Koncertin e Pranverës”. Këtë këngë akoma edhe sot, pas 15 vjetëve, vazhdoj ta këndoj dhe është gjithashtu një nga perlat e repertorit tim.
zhdimi i viti 1989, koncerti im i parë recital, që mbante emrin “Anita”. Të ftuar, parodistët e Vlorës dhe shoqëruese kompleksi këngëtarja Aurela Gaçe. Ky koncert është xhiruar dhe transmetuar nga TVSH. Koncertet e mia recitale me parodistët e Vlorës, kanë qenë një nga evenimentet e mia të jetës kulturore në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nuk lë pa përmendur dhe Koncertet e Verës, që zhvilloheshin nga Ministria e Kulturës. Këto koncerte janë shfaqur gati në të gjithë Shqipërinë. Të ftuar specialë kanë qenë edhe dy çiftet e Ansamblit të Shtetit, të shoqëruar nga orkestra e Estradës së Vlorës.
“Festivali i këngës” në dhjetor të vitit 1990, do të sillte bashkëpunimin tim të parë me kokat e muzikës së lehtë shqiptare, Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji. Në këtë festival edhe një herë vlerësohem me çmimin e parë, kësaj herë fillon bashkëpunimi tresh.
Viti 1991, në “Koncertin e Pranverës” përsëri bashkëpunimi Bitri-Shehu-Papingji sjell në skenë këngën “S’ka formulë në dashuri”.
Viti 1991 do të sjellë para publikut në “Festivalin e Këngës” përsëri një bashkëpunim me Flamur Shehun dhe Jorgo Papingjin. Prezantohem me këngën “Fat dhe jetë”, ose siç e mbajnë mend njerëzit, “Filxhani i kafesë”.
Koncerti i Pranverës 1992, përsëri do të sillte në skenë trinomin Bitri-Shehu-Papingji. Kësaj rradhe kënga ishte kushtuar për një pjesë së jetës sime, për vetë autorët, por papritur, një udhëtim larg atdheut ma bëri të pamundur paraqitjen në këtë koncert.
Kthimi në “Festivalin e Këngës”, në dhjetor të 1993-shit, do të sillte prezantimin tim me këngën e kompozitorit vlonjat, Artur Dhamo. Vlerësohem me çmim të tretë. Nuk dua të lë pa përmendur e pa falenderuar publikun e atij viti në pritjen e interpretimit tim.
Viti 1994 sjell mosparaqitjen time para publikut për arsye largimi nga atdheu.
Viti 1995 do të sillte dhe Koncertin e dytë recital para spektatorit vlonjat, që u ndoq nga 4000 spektatorë për dy ditë me rradhë. Të ftuar në këtë koncert, ishte e mrekullueshmja Silvana Braçe dhe i madhi Met Bega, si dhe çiftet e baletit të ardhur nga kryeqyteti. Ky koncert u filmua nga TVSH-ja.
“Festivali i këngës” 1995 do ishtë prezantimi im i fundit para spektatorit. Në këtë festival, unë prezantohem si e ftuara e nderit, duke mos konkurruar si këngëtare. (Paraqitja e një dite me vonesë e këngës së kompozitorit vlonjat A.Dhamo para komisionit, bëri që kënga të dilte jashtë konkurrimit).
Vazhdimësia e koncertit recital do të kapte dhe kufijtë e Veriut. Gjatë koncertit 2-ditor mbajtur në Tropojë, me të ftuar këngëtaren Fatmira Breçani, pata dhe kërkesën për të udhëtuar në SHBA. Në mars 1996 u bë i mundur largimi im nga Shqipëria
Gjatë qëndrimit në SHBA, aktiviteti im artistik ka qenë i pandalshëm. Pjesëmarja në koncertet e ndryshme të komunitetit si dhe ato të bamirësisë kanë qenë vazhdimësi e rrugës time si artiste.
Viti 1999 solli daljen e albumit tim “Malli”, realizuar në “Electric Planet Sound” studio, në New York. Promovimi i këtij albumi u bë në mjediset e Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara po në New York.
5 prilli i vitit 1999 përkoi me paraqitjen time në skenat e Brodoway-it si e ftuar në një koncert të organizuar nga një prej organizatave më të njohura në SHBA, “Madre”. Në këtë koncert paraqitja ime si artiste ishte e dyanshme, pasi për herë të parë unë do të prezantohesha edhe si violiniste. Aty pata rastin e nderin të njihem me disa nga yjet e Hollivudit si Tom Robinns, Susan Sarandow, Vanesa Redgrave, Danny Schechter, Eve Essler, Nenad Bach etj., ku gjatë përshtypjeve që më dhanë më përshkruan si një element shumë të denjë në artin muzikor dhe më uruan mirëseardhjen në botën amerikane.
12 gushti 1999 është gjithashtu edhe prezantimi im në darkën e organizuar nga Misioni Shqiptar në Kombet e Bashkuara për nder të Ambasadorit, zotit Peter Burleigh. Misioni im në këtë mbrëmje ishte të shpalosja vlerat e muzikës shqiptare, popullore dhe moderne. Të gjithë ambasadorët e Botës patën rastin të kënaqen me muzikën tonë të mrekullueshme. Falënderimi i ambasadorit Burleigh në letrën drejtuar ambasadorit tonë, zotit Agim Nesho, ishte një vlerësim i madh për mua.
Dhjetori i vitit 1999 përkoi me fitimin e konkursit të zhvilluar nga kompania amerikane C.P.V. për të kënduar 2 këngë në programet e tyre televizive, që do të transmetoheshin të përkthyera në shqip.
Më 10 prill 2000, do të kisha rastin të takohesha personalisht me Presidentin e Shqipërisë, zoti Meidani dhe zonjën e tij në një koncert bamirësie për fëmijët e Shqipërisë, ku zonja Meidani më shoqëroi gjatë interpretimit tim në sallë, duke kënduar së bashku disa këngë të vjetra korçare.
Vera e vitit 2000 do të ishte e shoqëruar me koncertet e mia recitale bashkë me aktorin dhe regjizorin e njohur, Koço Devole në disa shtete të Amerikës. Në një nga këto koncerte, me dëshirën e tij vjen prej së largu edhe një nga figurat shqiptare më të njohura, zoti Antoni Athanas, i cili e vlerësoi shumë muzikën tonë të lehtë.
26 Nëntori 2000 shënoi edhe pjesëmarjen time në një nga koncertet më të shënuara të komunitetit të përbashkët shqiptaro-amerikan, 9-vjetori i gazetës “Illyria”. Në këtë koncert fuqia ime do të ishte e dyanshme, këngëtare dhe violiniste. Një moment prekës ishte interpretimi me violinë i potpurisë arbëreshe (e përpunuar prej meje) dhe lotët e arbëreshit të ftuar nga Italia, zotit Antonio Bellusci.
12 Nëntori 2000 sjell Koncertin e madh në New York me artisten me famë botërore, Inva Mula dhe bashkëshortin e saj, Piro Çako, Silvana Braçen, Pali dhe Zerina Kuken etj., organizuar po nga i madhi me famë botërore, Fadil Berisha (kam fatin që fotografitë e albumit të ardhshëm janë të bëra prej tij. E veçanta ime në këtë koncert ishte prezantimi im live si këngëtare dhe violiniste, ndryshe nga kolegët e mi. Përshtypjet dhe suksesi im në këtë koncert ishte i padiskutueshëm. Për Fadil Berishën unë isha “elementi që, pa dashjen time, i vodha shfaqjen me suksesin tim”.
Viti 2001 fillon me një tjetër sukses në jetën time artistike: Më bëhet një ftesë për të prezantuar muzikën e repertorit tim shqiptar në një koncert të përbashkët amerikano-shqiptaro-turk, ku do të shpaloseshin vlerat artistike të këtyre tre vendeve. Një nga ditët më të gëzuara në fushën e artit ka qenë prezantimi im me një nga kompozitoret më të njohura në Amerikë, Tina Shaffer, e cila e cilësoi zërin tim si “zë engjëllor që zbret nga qielli”. Shaffer është kompozitore e Celin Dion-it, Dona Sammer, Betty Midler etj. Vlerësimi i saj më dha shtytje të futem më thellë në artin amerikan.
Viti 2002 do të jetë një vit pune për gjetjen e muzikes sime në gërshetim me muzikën amerikane.
24 Janari i vitit 2003 do të niste me një nga koncertet e mëdha të mbarë komunitetit, ku përkrah këngëtarëve kosovarë dhe maqedonas do të më bëhej ftesa për të prezantuar muzikën e lehtë shqiptare. Të ftuar nderi ishin ambasadori William Walker dhe Drejtori i projektit të Evropës Lindore në CSIS, zoti Janusz Bugajski.
Shkurti i vitit 2003 do të vendosi dhe kontratën time me një kompani amerikane “An’Km records@Enterteiment” për realizimin e një albumi amerikan.
Në vitet 2003-2004 aktiviteti im vijon në veprimtaritë më të rëndësishme, ku shpreheshin vlerat e artit dhe muzikës shqiptare në kufijtë e Amerikës. Në këtë kohë shënohet gjithashtu edhe fillimi i punës si kantautore e albumit tim “Çdo gjë është e mundur”.
Viti 2004 do të vazhdojë në dy drejtime: me muzikën shqiptare dhe atë amerikane. Kontrata me producentin James Avatar në maj të këtij viti mbaroi për prodhimin e albumit tim shqiptar.
Viti 2004 shënoi realizimin e 3 videoklipeve, të cilët do të shihen nga teleshikuesit shumë shpejt.
Viti 2005 po fillon në kalendarin tim me një ftesë nga Kanadaja për të dhënë një koncert recital në Toronto.
Malli
Nga syri, pikon një lot
Është i nxehtë, përvëlon
Nga buza, një plagë rënkon
Puthjen tënde e kërkon
Ho ho ho Sytë e mi vajtojnë në lot
Rri e mbyllur o në këtë botë
Ah, kjo jetë e shkret o pa gëzim
Pa dashuri , pa dashuri
E di se ti ku je, e di se ti ku pret,
E di se më thërret
E ndjej se ti më do, E ndjej se më kërkon
Emigrim unë të mallkoj
Një ditë do të kërkojë, unë ty të takojë
Dhe me thinja do t’shijoj
Je mall në shpirtin tim, je këngë në zërin tim
Kurbet unë të mallkoj
I them diellit, mos më ngrohë
I them hënës, mos ndriço
I them detit, mos valëzo
I them shpirtit, ti këndo
ANITABITRI
New York
g-botto�L.50`ng-left: 0.75pt; “>
Në vitet 2003-2004 aktiviteti im vijon në veprimtaritë më të rëndësishme, ku shpreheshin vlerat e artit dhe muzikës shqiptare në kufijtë e Amerikës. Në këtë kohë shënohet gjithashtu edhe fillimi i punës si kantautore e albumit tim “Çdo gjë është e mundur”.
Viti 2004 do të vazhdojë në dy drejtime: me muzikën shqiptare dhe atë amerikane. Kontrata me producentin James Avatar në maj të këtij viti mbaroi për prodhimin e albumit tim shqiptar.
Viti 2004 shënoi realizimin e 3 videoklipeve, të cilët do të shihen nga teleshikuesit shumë shpejt.
Viti 2005 po fillon në kalendarin tim me një ftesë nga Kanadaja për të dhënë një koncert recital në Toronto.
|
|
|
|
|
|
Malli
Nga syri, pikon një lot
Është i nxehtë, përvëlon
Nga buza, një plagë rënkon
Puthjen tënde e kërkon
Ho ho ho Sytë e mi vajtojnë në lot
Rri e mbyllur o në këtë botë
Ah, kjo jetë e shkret o pa gëzim
Pa dashuri , pa dashuri
E di se ti ku je, e di se ti ku pret,
E di se më thërret
E ndjej se ti më do, E ndjej se më kërkon
Emigrim unë të mallkoj
Një ditë do të kërkojë, unë ty të takojë
Dhe me thinja do t’shijoj
Je mall në shpirtin tim, je këngë në zërin tim
Kurbet unë të mallkoj
I them diellit, mos më ngrohë
I them hënës, mos ndriço
I them detit, mos valëzo
I them shpirtit, ti këndo
ANITABITRI
New York
Posted in Blogroll | No Comments »
Tabaj family relishes return to Canada
08/01/2012 by admin.
Family finds freedom after years of living in hiding
Tabaj family relishes return to Canada. The Tabaj family celebrated Christmas in Etobicoke for the first time since being deported to Albania in 2009. Maria, 12, Kristian and Vicenco, 6, and parents Anilda and Arjan are thrilled to be back in the community after their removal was deemed unlawful. Here they show off the flag they received upon their return to Canada from former Etobicoke Centre MP Borys Wrzesnewskij. Staff photo/MARY GAUDET
Related Stories
Tabaj family returns Tabaj family returns home
ETOBICOKE - When the Alitalia flight carrying the Tabajs landed at Toronto’s Pearson International Airport…
Fight to bring the Tabaj family back to Canada continues
This Christmas marked the first time in three years the Tabaj family had something to celebrate during the holiday season - their freedom and safety in the adopted country they love to call home.
“This is a beautiful Christmas. We are home now. We are in Canada,” Arjan Tabaj exclaimed recently at the Dixon Road apartment in Etobicoke he shares with wife Anilda, daughter Maria, 12, and five-year-old twin sons Kristian and Vincenco. “Last year we had zero Christmas…The only thing I asked for is that my kids be able to go to school, and now they’re enjoying the goodness of their country - school, freedom, friends, everything. It’s beautiful.”
For more than two years after being deported from Canada to their native Albania in June 2009, the family of five moved from hiding spot to hiding spot for fear for their safety, only venturing outside when absolutely necessary.
Much to the lament of Maria, Christmas trees were not deemed a necessity. Nor were presents.
“Last Christmas we didn’t have a tree and we didn’t have, like, any presents because we couldn’t go out and buy them because we were hiding,” said the St. Eugene’s Catholic School Grade 7 student, expressing her excitement at the all the possibilities for this year’s holidays. “There’s a lot of places we can go because we can go out. In Albania we couldn’t go out. We couldn’t do anything.”
That’s because they feared for their lives, said Arjan.
Back in 2000, Arjan alleges he was the victim of an assassination attempt in Tirana, Albania that killed his best friend and brother-in-law, and cost him his left leg (he now wears a prosthetic limb) and the use of his left arm.
Those responsible for the automatic weapon attack on the pro-democracy van he was riding in that day, he said, are still at large and therefore still a threat, which is why he and the family fled to Canada.
But the Tabaj’s immigration case is a complicated one because the family abandoned a previous refugee claim filed in 1998 - the first time they fled to Canada. After only two years here and feeling it was safe to do so, the family returned to Albania in 2000 with Albanian-born Maria, only to have Arjan’s life threatened by the assassins.
When they came back to Canada shortly thereafter using fake passports, they were told they couldn’t stay - a ruling they fought against for nine years, right up until their deportation on June 8, 2009.
Even then, the Tabaj family spent the Christmas holidays of 2008 - before their deportation - apart, with both Arjan and Anilda behind bars at a detention centre, the kids under the care of a neighbour.
“I was suffering so much. Can you imagine? My wife in jail, me in jail, the kids - the babies just 18 months old - with someone they don’t know,” Arjan recalled. “A priest used to come and visit me and he’d say ‘Arjan, don’t worry. God will work in a mysterious way.’ I didn’t then, but now I understand how God worked in a mysterious way.”
That’s because, according to Arjan, God sent him and his family a whole host of unlikely ‘angels’ to come to their rescue - including a former MP, two immigration lawyers, and a federal court judge.
The Christmas of 2008, then-Etobicoke Centre MP Borys Wrzesnewskyj stepped in at the last minute and pledged $12,000 out-of-pocket to secure the release of Anilda so that she could spend the holidays with her kids. It would be the first of many acts Wrzesnewskyj would perform on behalf of the family, including sponsoring immigration lawyer, Katherine Ramsey, who would ultimately bring the family back from Albania this year.
Arjan and Anilda also credit immigration paralegal Macdonald Scott and Justice Sandra J. Simpson for their contributions to bringing them back home for the holidays.
“I thank God these people never gave up on my family - to bring them new hope and a new life,” Arjan said, showing off the Canadian flag gifted to the family by Wrzesnewskyj upon their arrival at Pearson airport on Sept. 22. “Always when we were away I was dreaming to walk with my kids peacefully in these nice streets here, and now I can. My kids are my future. For them now, I see schools, parks, they can go outside, fresh air, friends, more food, more everything. It’s a gift.”
Added Anilda: “We’ll never forget. Your country is the country that gives you happiness and gives you rights. This is the country I call my country.”
Posted in Blogroll | No Comments »
Kushtuar Çamërisë martire me rastin e 100 vjetorit të pamvarësisë së Shqipërisë.
08/01/2012 by admin.
Kushtuar Çamërisë martire me rastin e 100 vjetorit të
pamvarësisë së Shqipërisë.
Ndjenjë brezash.
Çamëri o vënd i bukur,malet e fushat e tua ngarkuar
mbi supet e kujtesës me gjakun dhe lotët, që janë
derdhur për ty,koha i la në harresë.Mjengulla po të
ligështon çdo ditë,të brenë ngadalë,s`je më ashtu si
të lanë të parët e mi.
Zemra jote mjekon plagët e të kaluarës,ku çdo pëllëmbë
e jotja ka kujtimet e saj,atje prehen varret e të
parëve të mi,apo rrugët që rënkojnë nga kockat e
atyre që prehen anës tyre,pa varre se nuk i varrosëm
nga nxitimi për të mbetur gjallë.
Historia heshti ndaj genocidit tënd Çamëri,por erdhi
koha që heshtjes ti themi zgjohu,ti kërkojmë llogari
lakmisë dhe kohës ti themi ndal,shih të kaluarën dhe
pse heshte.
Buzë plasur je ti sot për ata që s`jetojnë më,se ata
që jetojnë i kanë buzët e plasura si ti,ngadalë të
pëshpërisin në gjuhën tënde,nuk e kanë harruar kohën
kur bajoneta çponte barkun e grave shtatëzane për
të kursyer plumbat që të shkaktonte më shumë dhimje
ty dhe atyre që i shihnin,me qëllim që të largoheshin
sa më shpejt,mos të të përkëdhelnin më,me duar dhe
fjalë në gjuhën tënde të ëmbël.
Ah Çamëri e kujtonin monopatin e ngushtë rrëzë malit
ku dhe dhitë kishin frikë të kalonin,se ishte buzë
udhës së reve,si një greminë e qiellit,ai u bë shtegu
i shpëtimit tyre,ku vetëm mëshira jote i drejtonte në
atë natë të zezë pis.Të kujtoj me gojën e të parëve
të mi ku bagëtitë,gruri,qepa dhe ullinjtë mbushnin
hambarin e kopshtit të kujtesës së tyre,ku furra
ndërtuar me tjegulla nga balta jote,ndizej para se
brumi të vinte në magje.
Dallgët e detit përplaseshin në këmbët e tua,ti i
ledhatoje që mos t`ju prishej gjumi dhe ëndërrat
bjëve të tu.Vetë ajri kënaqej nga kundërmimi i erës
ëmbël të dardhave apo i portokalleve pranë shtëpive
,nga mishi i pjekur i qëngjave,nga era e gjellëve
dhe fjalëve të ëmbla me njëri tjetrin.
Po Çamëri të kujtonin ty me krenarinë e kuajve të
agojatit(tregëtarit),që me zilet e tyre thonin
erdhëm ne,njerëzit e ndershëm,që tregëtojmë mallrat
e tokës dhe të djersës tonë.
Pleqtë mblidheshin darkave në xhamitë e fshatrave
uronin me tespi në duart,që ju dridheshin nga mosha
dhe puna,begatinë që ju dhuroje ti o tokë e bekuar.
Flisnin për anijet Turke në vitet e shkuara,që
pritën me muaj të tërë në skelat e tua,për të na
çuar ne Shqipëtarëve në Anadollin e largët,se ishim
myslimanë,por nuk vajtën të parët tanë,se kishin
vëndin e tyre,gjuhën e tyre,se dhe fenë e vëndit
të tyre,kështu të mbanin mënd të parët e mi.
Lakmia për ty shtoi në mëndjen dhe zemrat e fqinjve
urrejtje,jo për ty,por për popullsinë myslimane,
thurën intriga dhe prapaskena politike,që populli
si njihte as i mendonte,se jetonim si vëllezër të
gjithë në krahinë pa dallim feje.
Bashkë me luftën filluan të t`shkonin ujin nën rrog-
-ozin tënd Nënë,filluan të na përçanin,të vriteshim
me njëri tjetrin dhe erdhi një ditë,që ne filluam të
rënkonim dhe më vonë të mendonim për të shpëtuar
kokat,nga ata që na quanin si vëllezër.Shirave të
kohës iu shtua dhe shiu i lotëve tanë ,në fillim
me ç`po ndëgjonim dhe më vonë me ç`pamë,shiu i
lotëve akoma nuk ka pushuar në zemrat e atyre që
janë gjallë,i atyre që e kanë përjetuar atë genocid
të pa pare ndonjë herë,ndaj një populsie paqedashëse
të pa mbrujtur dhe të pa armatosur.
Troku i hasdisur i pranverës që vraponte fushave të
mbjella,nuk u shijua,i ngriu buzëqeshja udhës,sepse
ëndrrat u prenë përgjysëm,u përmbytën nga lotët.
Muzgu i mbrëmjeve ishte më i frikshëm se i mëngjezit
kur vonoheshin për të ardhur në shtëpi nga kullotat,
shumë ishin rastet kur bagëtinë e ka shoqëruar vetë
nata me shkopinjtë e hijeve të saj,për në shtëpi.
Rreptësia e tyre ishte ngjitur mbi vetulla dhe ju
a bënte vështrimin si humnerë e frikshme të cilës
nuk i dukej fundi.Fytyrat e tyre ngjanin më tepër
me egërsirat të kurdisur nga makineritë e kohës
nën ngërçin e urrejtjes,që se kuptuam asnjëherë se
nga u vinte dhe ulërimat për keqëbërje i ngjanin më
shumë ungërimave të kafshëve të egra.
Popullsia po largohej e frikësuar,lanë çdo gjë dhe
dyert hapur nën dhunën e pa zakontë jo rrugës,por
ferrave e monopateve,fshehur nga egërsia e shikimit
tyre.Masakra e Pramëthisë dhe e urës së Varfanjit
kaloi çdo limit shprese dhe mirë kuptimi.
Vëndi filloi të rënkoi,qytetet u gjunjëzuan,shtëpitë
u boshatisën,urat e lumenjëve qëndronin si samarë
të braktisur të kafshëve,të habitura nga pabesia,që
bëheshin mbi këmbët e tyre,sa përdorej vau i tij,
megjithëse lageshin dhe rrobat thaheshin në trup.
Pranvera shijonte vetveten me mankthin e ëndrrave
për të ardhmen tonë,që na zinte gjumi nën shkallët
e qiellit në ruajtje të familjeve.
Hëna na buzëqeshte pa të ardhme,me ëndërrën për
korrje të grurit që valëvitej me lotë dëshpërimi.
Bagëtitë na shikonin me keqardhje,sikur donin të
ndanin me ne hallet,që po zbrisnin nga retë nën një
qiell të pastër,pemët përkuleshin si buzë që varen
nga dëshpërimi,se nuk do ndëgjonin më të qeshurat e
tyre….
Qielli ju ra këmbanave për qytetet e mbytura nga
gjaku që vadiste rrugët,lumenjëve ju dhimsej djersa
e derdhur dhe ju binte brigjeve të dëshpërimit të
lajmëronin popullin për pritat në këmbët e urave,
kuajt s`kalonin në vënde të pa sigurta.Vegimet e të
parëve ju dilnin nga varret që dhunoheshin çdo ditë
,për buzëqeshjen e të korrave që ngeli varur,lotët e
bagëtive,rënkimi i qindra të vrarëve rrugëve,që nuk
kanë as një varr për ti qarë,apo rrudhat në fytyrën
e pleqve që mendoheshin për tragjedinë.Vetëm zemrat
njerëzore të molepsura me urrejtje të ushqyer në
dekada në zyrat e shtetit dhe të kishës autoqefale
Greke,për pastrim etnik të popullsisë myslimane
Shqiptare,organizuan mënxyrën,dhe veshën vëndin me
mjegullën e dëshpërimit.
Historia heshti,vëndin e rrethuan me tel me gjëmmba,
ndaluan gjuhën shqipe,fenë myslimane,ndrruan emra
qytetesh dhe fshatrash,zyrtarizuan çdo gjë,që vinte
aromë shqiptare.
Të gjitha këto kujtime më vrasin në shpirt,më
ripërtrin gjakun e origjinës,që vjenë si brumi në
magje,më mbush me një ndjenjë dashurie për vëndin
dhe urrejtje,për kohën që ka heshtur.
Historinë e bëjnë popujt dhe e shkruajnë brezat në
dekadat që vijnë.
Me dhimbje në zemër kaluam kufirin,u strehuam në
Shqipërinë Nënë,falenderojmë popullin që na priti
dhe na e bëri më të lehtë dhimbjen që na brente.
Populli Çam falenderon vëllezërit e tij të një
gjaku për strehimin dhe ndihmën që i dha,por
Çamëria JO,se pesëdhjetë vjet ajo u la në harresë,
nuk u ngrejt një herë zëri as për genocidin ndaj
popullit as për tokën Shqiptare që iu aneksua
Greqisë,në instancat ndërkombëtare.
Sot mbas gjashtë dekadash,po ngrihet zëri i të
vërtetës nga bijt e niprit e vëndit që e quajnë
veten atdhetarë.Shoqata Çamëria dhe PDIUja po e
ngrejnë çështjen Çamë duke sensibilizuar instancat
ndërkombëtare.Mitingjet dhe data përkujtimore në
Qafë Botë po marrin formën e plotë të një proteste
në kërkim të së drejtës tonë.
Por dhe sot mbas shum vuajtjesh dhe pak përpjekjesh
,ku shtetet Europiane nuk njohin kufinjtë,me keq
ardhje për zemrat e atyre që janë gjallë ju mohohet
e drejta të shkojnë në vënd lindje dhe si turist me
dikumenta të rregullta simbas udhëzimeve të Konve-
ntës Ndërkombëtare.Të masakruar e të përbuzur në të
kaluarën,më të përbuzur sot,dje të vrisnin si qen,
sot të zbresin nga autobuzat si të pa dëshirueshëm
në vënd lindje,për të parë kujtimet e së kaluarës.
Ah Europë:-Sa i ke hyrë në hak atj Populli duke ja
mohuar të drejtat e çdo kohe dhe sot indiferente në
këtë drejtim.Sa kohë do presim të vendosni drejtësi,
të rregullojmë varret e prishur,të qetësoni zemrat
tona në amanetin e të parëve.
Këto probleme dhe të tjera më bëjnë zëmrën copë,më
largojnë diellin në kohë të mirë,kur ndriçon ëmbël,
ma hipnotizojnë me re që më largojnë hotizontin,nga
ku dua të shoh të ardhmen e pastër.
Durrës Autori
10-11-2011 Shahin Ibrahimi
Posted in Blogroll | No Comments »
