You are currently browsing the A.C.P.E. weblog archives for the day 11/01/2012.
| M | T | W | T | F | S | S |
|---|---|---|---|---|---|---|
| « Dec | Feb » | |||||
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 | 31 | |||||
- Blogroll (661)
- Poezi (2)
- SPORT (1)
- Tregime (4)
- Uncategorized (6)
- 21/02/2012: Parimet per Ndertimin e nje Shoqerie te Lire
- 21/02/2012: 5 poezi te shkurtit.
- 21/02/2012: Michael D.Higgins- Presidenti poet dashamires i Shqiperise
- 20/02/2012: Himara nr 1 – studim
- 18/02/2012: Doli numri i ri i gazetës “Albanian News”
- 18/02/2012: ABEDIN MADANI
- 18/02/2012: Fjala e Dr Muhamet Hamiti
- 17/02/2012: Rrëfehet Arjana Pupa, Nën/ kryetare Lidhjes Demokratike të Korcës:
- 17/02/2012: POETI
- 17/02/2012: Poezi rome
Blogroll
Archive for 11/01/2012
Mos ja pengo diellin
11/01/2012 by admin.
SHAHIN IBRAHIMI
Re!të lutem largohu të shoh diellin
Gjaknzehtësi!ftohu me ujin e burimit
Shoshë! sitise mendimin si miellin
ZOT! më jep kurajon më hiq nxitimin.
Dielli i pa fajshëm ngroh të gjithë
Dhe atë vogëlush që rri mbas perdeve
Fshehur, nikotinën e kanunit thithë
Ska ai ëndërra,ka mankthin e vdekjeve.
Gjakmarrje! më jep kurajo të Fal
Për jetë të qetë të brezave që vijnë
Psherëtimave të zemrave,tju them Ndal
Të ju jap të ngujuarëve pamvarësinë.
Ndër vite të thitha pluhurin o Kanun
Më dhurove vetëm rrudha dhe lotë
Më detyrove të laj sytë pa sapun
Po burgos veten,kur ka ligje mbi tokë.
Heshtja drithëruese sjellë errësirë
Kujtime me dhimje sjellin qirinjtë
Dhe Engjëjt e kanë zili urtësinë
Dua Liri,të qeshin bashkë të rinjtë.
Më ndihmoni që,Mos t`ja pengoj diellin
Shpirtit të urtë,dhimjet t`ja lehtësoj
Që Vogëlushi të shijojë pastër qiellin
Përkrahje,ngrohtësi nga shoqëria kërkoj.
Posted in Blogroll | No Comments »
Mesovitua-shoqa ime
11/01/2012 by admin.
Tregim
Nga Përparim Hysi
Kur erdhi ajo në konviktin tonë,unë u çudita se nuk kisha dëgjuar
kurrë këtë lloj emri:Mesovite! Po tek tentova ta pyesja,ma priti një
lab:po pse çudite? Ka lindur mes viti dhe ndaj i kanë vënë këtë
emër.Ta zëmë në korrik.Po ta kishte Korrike s’do çuditeshe,kurse
kështu mënd mbete gojëhapur.Çudia tjetër qe se kjo konviktorja me këtë
emër nuk qe pedagogjikase,por gjimnaziste.Atëherë gjimnazi i
Elbasanit,porsa u hap për herë të parë dhe godina e tij qe po aty ku
qe shkolla jonë.Kjo konviktorja gjimnaziste kishte dhe një shoqe të
saj që qe nga Tirana.Mesovitua qe nga Fieri.Kur mora vesh që qe nga
Fieri,kërshëria më shtyu që të rëmoja më tutje:qe nga një fshat dhe qe
jetime.Babanë e kishte dëshmor,kurse nëna i kish vdekur.Kjo qe arsyeja
që qe konviktore dhe ,fill pas këtyre të dyjave,erdhën dhe konviktore
të tjera.Por këto qenë që të gjitha në pedagogjike.
Mesovitua qe goxha qëkur erdhi.Kish pak a shumë një zhvillim të
parakohshëm dhe një sy nepsqar kish seç lakmonte kur e shikonte.Me mua
ndodhi ndryshe.Fare ndryshe.Nuk më la asnjë përshtypje të veçantë
dhe,sado që studjonim në një sallë me të (salla e studimit merrte gati
treqind vetë,sa ç’qemë),kurrë nuk ia ngula sytë siç ndodhte në atë
moshën tonë rinore.Muhabete bënim,domosdo,se qemë nga një anë,por,si
të thuash,ja,ashtu,pa bereqet.
* * *
Aty nga mbarimi i vitit të katërt,ndërsa qemë në sallën e
studimit,Mesovitua kish dalë siç duket me leje (gjithmonë në katedër
rrinte kujdestari që qe mësues që paguhej me rrogë) nga kujdestari për
të zbritur poshtë për ndonjë nevojë dhe aq,kur dëgjojmë një bërtitje a
ca më shumë një klithmë.-Përjashta,bërtiti kujdestari,dhe ne u derdhëm
në drejtim të klithmës.Qeshë nga të parët që mbrrita në oborr dhe
pashë që Mesoviton e kish mbërthyer një djalosh (qenë të jshtëm që
xhëku sulmonin deri në konvikt),u hodhëm në”sulm” (ata,të huajtë qenë
nja 4 djelmosha,disi më të rritur nga ne),por mua më ndolli instikti i
çobanit.Qeshë bari e shkuar bariut në fshat dhe dija të përdorja mirë
shkopin.Këtu nuk bëhej fjalë për shkop,por rrëmbeva një dru koçomareje
dhe më t’i mbetem me të atij”sulmuesit”.Druri zbutë arinë dhe jo
njerinë.Sulmuesi (e godita sa më hante krahu) jo vetëm e lëshoi
“prenë” e tij,por ftoi dhe “trimat” për “luftë”.Po ne qemë bylykë me
njerëz dhe ua zbutëm mirë kurrizin,sa mos kujtoheshin dhe të shkelnin
më territorin tonë.E shkreta Mesovite qe traumatizuar dhe deshi kohë
që ta merre veten.Dhe qe e pafajshme si një foshnjë.”Faji”,në se duhet
t’i vëmë një emër,qe vetëm se qe më e zhvilluara me trup,por dhe më e
bukura.Se bukuria për një femër,ndonjëherë,është dhe kusur.Se
“ujqit”kur sulmojnë në tufë,zgjedhin më të shëndoshën.Qe sherr krejt i
beftë,por pati dhe një të mirë:”gangot” nuk i afroheshin më shkollës
dhe konviktit që ishte në të njëjtën ndërtesë.Mesovitua,kur u qetua,më
falnderoi dhe një falnderim të veçantë më bëri dhe drejtori i
shkollës.Për të qenë i saktë,këta”gangot” e kishin bërë si rrugë këtë
lloj”sporti” dhe e paguan mirë.I zunë dhe i nxorën në gjyq.Po jo
për”sherrin” tonë,po për diku tjetër.
Kur mbaruam maturën unë me Mesoviton nuk u pashë më,se ne,maturantët e
pedagogjikes,duhet të niseshim në aksion kulturor dhe mua më caktuan
në Shpat.
* * *
Kur mora emërimin në rrethin e Fierit,më caktuan rreth 25-30 km
larg.Mora shkresën dhe ka qenë 1 gusht 1959 kur gjeta shkollën ku më
emruan.Atje gjeta,së pari,drejtorin(ky m’u prezantua kur pa shkresën
time)dhe,veç tij,qe dhe një femër.Kjo qe mësuese pak me stazh siç
shihej.Drejtori qe një burrë mbi 30-vjeç.me një lartësi mesatare,me
fytyrë të hequr(sa thoshje se tërë jetën ka ngrënë thekër!),me ca
flokë të drejtë e të krehur me kujdes.Qysh në fytyrë,dukej se nuk qe
njeri i keq,por dashamir,siç dhe e tregoi koha.Kjo,mësuesja,qe
tunduese,me faqe të kuqe,një hundë me majë,qe lyer e pudrosur dhe,kur
ecte,tundte me supe e me vithe.Në dukje,kish nevojë për fre.Sa më pa
mua,ashtu riosh e mustaqe pa dirsur,sa më dha dorën,u tregua”esnafe” e
thekur,njëri nga gishtat e saj(ai i mezit),lozi mbi pëllëmbën time
sikur të qe një konfidente e njohur prej kohësh.Quhesh Lie!!! Të
ngrëntë lia,Lie!- i thoshte një grua që ia njihte huqet.Tek po binim
dakord për lëndët që do jepja(qeshë emëruar në shkollë 7-vjeçare),kur
trokiti dera dhe hyri…po kush?Doravetë:Mesovitua!!! Uaaaa!-bëri sa
më pa mua dhe m’u hodh në qafë.-Këtu të paskan siell?- pyeti.Sa mirë!
Unë,- tha,- këtu jam rritur dhe ndaj kërkova t’më emëronin këtu.
Drejtori ndiqte “intimitetet” tona,kurse ajo Lia që”e ngrëntë Lia!”
shikonte si me tallje.
Filluam mësimet dhe unë,fillimisht,jepja edhe gjuhë,edhe
mathematikë,edhe kimi(epo me të mesme qeshë dhe mund të jepje çdo
lëndë) dhe,pas dy muajësh,kur erdhi një koleg tjetër,mbajta vetëm
gjuhën dhe pjesën tjetër e plotësoja me”dajthtësitë”,si fizkulturë dhe
muzikë.
Mesovitua jepte në fillore dhe muhabetet i kishim sa vinte dhe më mirë.
Një ditë,drejtori që ishte beqar,më thotë në intimitet:
-Ore,ke gjë me Mesoviten ti,se dridhu-fshtillu dhe të dy. Drejtor,-i
them,- ne me të njihemi prej kaq kohësh dhe,me gjithë hiret që ka
ajo,mua kurrë nuk më ka shkuar mëndja asaj ane.Jemi bërë aq shokë,sa
më vjen turp që ta mendoj këtë gjë.-Po mirë,- shtoi ai,- a të mbetet
hatri ty sikur t’i propozoj unë?
-Fare,- i thashë.Po pranon a jo,kjo është punë tjetër.
Dhe ja një ditë prej ditësh,drejtori u fejua me Mesoviten.
-Epo të trashëgohen!
Unë qeshë si më intimi në këtë “davet”.
* * *
Kishin një muaj e ca të fejuar dhe,siç besonim,në behar do hanim
dasmën e tyre.Më duket se qe prill,kur u ndava prej të dyve dhe,ndërsa
çifti do merrte rrugën për në shtëpinë e Mesovites,unë për në
shtëpi.Rruga e miqëve të mi qe e gjatë dhe kalonte në një pyll që,edhe
ditën qe si një kurorë e gjelbër ku mezi shihje një copëqiell.Pak a
shumë do bënin nja 20 km rrugë dhe 10 km nga këto nëpër pyll.
-Do kënaqen si çift i ri që janë,- mendoja.
Të nesërmen,me të mbrritur në shkollë,e takova drejtorin dhe i them:
-Eh,bëre ndonjë çikë qejf apo jo?Të paktën do jesh shqepur me të puthura!
-Pse ç’më kujton ti mua?Axhami.Po unë do ta marrë grua.Si mund t’i bëj
ato”karagjozllëqe?!”
-Ore,- i thashë,-po në pyll të ha ujku ditën dhe jo natën?Po nuk e
pate puthur,puthu me Milon,pse përralla më tregon.
Kur takova Mesoviton,kjo qe bërë katran,si të kish bërë ndonjë faj dhe
që atë ditë,u nda prej drejtorit.Më bënte leksione pedagogjike rrugës
si të isha nxënëse,- më shpjegoi ajo.
Eh, drejtor leksioni,eh! Shkoi e vate dhe fejesa.Unë me Mesoviton veç
grurë hesapi.Dhe mos më pandehni se qeshë”evliha”.Jo,mor
burazer,leksionet ia kisha lënë shkollës unë.
Sapo kisha filluar dhe studimet me korrespodencë dhe Mesovitua më thotë:
-Bëj kërkesë dhe shko në universitet se për 4-vjet të mbaj unë me të
gjitha shpenzimet.Dhe,sado që më bëri këtë ofertë,unë hiç.Vazhdova
ashtu me korrespodencë.Një ditë të shtune (se të shtunave shkoja në
shtëpi),më tha:-Kalo andej nga shtëpia ime se do të jap një trastë me
ftonj.E kishte shtëpinë mu buzë rrugës ku duhet të kaloja.Hapa portën
e oborrit dhe trokita në derë.E hapi(duket më priste dhe më shihte nga
dritarja) dhe qe në fill të këmishës.Një fshat që dukej,nuk do
kallauz.Kur e pashë ashtu,më feksi një fakt nga historia e
Romës.Matronat romake nuk e kishin për gjë që të bëni banjo në sytë e
skllvevërve.Tek do hidhja atë çapin e”fundit”,dëgjoi xha Trushin që u
kolllë:-Dhaskal,hajde se e kemi rrugën bashkë.Mesovitua më zgjati
trastën me ftonj dhe ika si një qen i rrahur.Me Xha Trushin.Ky hidhte
lundrën.
* * *
Vitin tjetër unë u martova.U martova?Martesë i thënçin.Unë e rrëmbeva
nusen time dhe,për çudi edhe pas 50-vjetësh,e kam në shtëpi.U martova
dhe u transferova.Mesovitua mbeti atje.Në fshatin ku u
transferova,ndaja dhe shtypin.Kur lexoj në gazetë”Bashkimi” që filan
organizatë rinie kish bërë këtë dhe atë,se kish një sekretare të
zonjën,shoqen Mesovite Dushaku!E rilexova prapë se thashë mos e kisha
parë gabim.Jo.Ajo qe:shoqja ime,Mesovitua! Po Mesovitua as që vinte në
mbledhje,vetëm në ato të këshillit pedagogjik,kurse tani qenka bërë
aktiviste,sa shkruan korrepodenti i rrethit.Më breu kurreshtja,kur
takoj një ish koleg dhe e pyes:-More,po kur qenka bërë
ajo,Mesovitua,kaq aktiviste?
-Aha,- tha,- pse nuk e ke marrë vesh ti?
-Çfarë të marrë vesh?
-Mesovitua u fejua dhe këtë muaj martohet me shokun Sefedin?
-Me kë,atë nënkryetarin e komitetit?
-Pikërisht,- më tha.
Eh,Mesovite!Mesovite!U bëre,tak-fap,Kryevite!
* * *
Kur u martua ajo me shokun Sefedin,mua më mori brinjë më brinjë:më
transferuan 60 km larg familjes.Aha,- i dhashë karar,-tani të takoj
Mesoviten dhe t’i qaj hallin. Kush ka hall,vjen dhe të gjen.E takova
dhe,pasi e urova që të trashëgohen,drejt dhe tek halli.Se gjuha shkon
tek dhëmb dhëmballa.
-Moj Mesovite,- i thashë,- thuaj atij “agait” tënd që ta mbajnë pak
dorën,se tani jam dhe me fëmijë dhe 60km larg është si internim.
Dhe ajo:
-Papi,të kam dalë nga borxha:të thashë që shko në universitet se të
mbaj unë,ti hodhe shqelma.Po unë e mbarova me korrespodencë,- i
thashë.
-Je egoist ti Papi.Jo vetëm egoist,por ti vuan nga”strabizmi”.Nuk sheh
mirë nga sytë.Ke kohë që “vuan” dhe”kura” do të të bëjë mirë.Në atë
shkollë ku do vesh,janë të gjithë burra dhe do”shërohesh”.Se shikon
larg ti,afër të bën dëm!!!
Tani e kuptova ku ma hidhte “mëgojzën”,Mesovitua,shoqja ime. Po nuk
mbaroi me kaq.Më tha:-Sapo lexova “Xha Gorion”.Ti,me siguri e ke
lexuar.
E,pra,-foli ajo,në faqen e fundit,Xha Gorioj del në një kodër dhe,pasi
hedh vështrimin mbi Parisin,thotë:-Tani do t’i lajmë hesapet bashkë!
Dhe iku…Mesovitua,shoqa ime…hakmarrësja ime…
*Emrat janë mistifikime
10 janar 2012
Posted in Blogroll | No Comments »
Këndtipologjia e artit të fjalës
11/01/2012 by admin.
Nga Fatmir Terziu
Poezia e poetit shqiptar Zyhdi Dervishi vjen në një stad akoma më të pjekur. Me një nivel tashmë të lartë konkurrues në arenën më të avancuar poetike të artit të fjalës. Është një poezi shtratformuar, por edhe në një shtrat këndtipologjik, me të cilin duhet të krenohet tërë instanca poezi lëvruese e trevave shqiptare. Një poezi që vjen në majën më të qartë e më të lartë të komunikimit. Një poezi që meriton prej kohësh vlerësimin dhe vendin e merituar. Kohët e fundit poeti transmetoi mes vargut të tij standartin më të arrirë, modelin e fjalës së bukur, modelin me të cilin mund të maten vlerat më komplekse.
Tipologjia poetike dhe imazhi sublim
Poezi të tilla si “Autodafé e vetëprojektuar” flasin me një funksion perspektiv të ngjeshur e tejet filozofik. Autori rikthen forcën e ‘vetës së parë’ në një retrospektivë kompakte retorizuese me tërësinë. Në këtë tërësi, natyrshëm sipas një imazhi të perceptuar është njeriu që i kërkon njeriut të bëjë faktin, të kryejë mesazhin mes fjalës së përzgjedhur. Është e njëjta gjë me të cilën komunikon edhe poezia e poetit tw laureuar amerikan William Jay Smith. Si shembull mund të tre epigramet e mirënjohura të poetit William Jay Smith, “Kritiku”; “Poeti” dhe “Biografja femër” që kanë një rezonancë të ndjeshme të fjalës, por edhe një dukuri të gjuhës së tipologjisë si një funksion perspektiv në një lidhje të tërthortë dhe perceptuese të funksionit me artin e fjalës nëpërmjet një imazhi sublim. Kjo lidhje natyrshëm të dikton poezinë e Dervishit, teksa e merr në konsideratë, jo thjesht leximi, por studimi. Por, ajo që ne ndjejmë është vetvetja në kompleksin e së tërës, si model referimi. Poeti shqiptar, nuk e ka thjesht një kërkesë të tillë në dëm të vetes, por një kërkesë në formën më të qartë biblike të sakrificës për të Tjerët, në formën më filozofike e më domethënëse: “Më digjni në furrat e gëlqeres/ose më bluani të gjallë/në mokrat që s’bluajtën kurrë /miell gëzimi.” Më tej ai vazhdon këtë gjuhë të fortë të tiplologjisë duke thelluar perceptimin e tij për një sakrificë më sublime e më të thellë konceptuale: “Më grini ushqim për hienat/Ose më shtypni me rulin më të pamëshirshëm/gjersa kockat t’m’i holloni/si cipë të bardhë qefini./Më bëni kavie për gjithë torturat/që janë bërë nga koha e Moisiut/e do të bëhen edhe për shtatë mijë/vite në ardhmëri.” Gjetja e kësaj gjuhe tipologjike, mes grupfjalëve të përzgjedhura si ‘cipë të bardhë qefini’; ‘kavie për të gjithë torturat’; ‘për shtatë mijë vite në ardhmëri’, ka në thelb aspektëzimin e qartë të situatës dhe përkatësimin logjik të fjalës me të cilën kryhet forca e perceptimit duke vërtetuar edhe metafizikën dhe preambulën filozofike të vendit, kohës dhe hapësirës: “Në tokën e shqiptarëve jam/një nga Don Kishotët e rrallë/i mallkuar me histeri/nga skllevërit e materializmit /nga papët e besimit/dhe bajraktarët e ateizmit/për më të pafalshmen herezi.” Dhe natyrshëm është vetë ‘sakrifikuesi’ që mes kësaj tipologjie të gjej arsyen: “Një mijë inkuizitorë me nga një mijë /autodafé të padukshme/çdo shkëndijëz të mendimit /ma kanë rrethuar./… se me tokën time/deri në mpiksjen e gjakut/marrëzisht jam dashuruar.”
Ndërsa pikëlidhja e poetit shqiptar shihet si një hapësirë studimi e përafërt me poetin amerikan Smith, natyrshëm ajo me të cilën poezitë e të dy poetëve konvergojnë është tematika, filozofia, gjuha e tipologjisë dhe substanca me të cilët ndërtojnë figuracionin. Dervishi ashtu si edhe Smith gjen ‘vetën e parë’ të ndërtojë perceptimin rreth konceptit dhe krijimit të imazhit. Smith sheh dhe përzgjedh artistin, pra veten e tij, tek poezia “Artisti”, duke e krahasuar atë me kuzhinierin, që ndeshet me një vezë dhe bën garë me një vezërrahëse, duke na sjell një imazh të ngjashëm me fatin dhe faktin e imazhit që prodhohet nën një forcë enigmatike të gjuhës së tipologjisë në poezi. Në poezinë “Poeti”, ai jo më kot thekson se ai, pra poeti, oas secilës fjalë, ‘vendos një presje’, duke shtuar se ai kërkon të japë një efekt të vërtetë në perceptimin e imazhit. Tek poezia “Biografja femër” ashtu si edhe tek poezia e lartcituar e Dervishit, është sakrifica, por edhe jetëpersonalja e pasqyruar për të bërë një tipologji të përcaktimit apo të dhurimit të jetës personale, në llogari të vlerës së tjetrit. E gjitha kjo mes perceptimit, logjikës, filozofisë dhe imazhit perfekt mes artit të bukur të fjalës. Dihet se imazhi në poezi është përdorimi i gjuhës së gjallë ose figurative për të përfaqësuar objekte, veprime, ose ide. Këtu janë disa shembuj të imazheve në poezi të shkruara kohëte fundit nga poeti Zyhdi Dervishi.
Shembull: poezia “I arratisur”, strofa e parë dhe e dytë:
“Jam arratisur nga xhungla
urbanistike e kryemetropolit
për të gjetur disa ditë
strehim ekologjik
buzë gjolit
të Pogradecit.
Të çliroj lëkurën nga ushtria e varreve
që zbresin padukshëm nga rubineti
i çezmës me ujin e lumit
e të liqenit të Bovillës…”
Kjo poezi e realizuar nga poeti në Pogradec, 25 korrik 2009, sjell këtë analizë: Nuk ka në fakt xhungël në kryeqytet, as edhe xhungël urbanistike të kryemetropolit. Ka një parregullsi urbanistike. Ka një ndotje atmosferike. Dervishi pastaj vë në punë personifikimin, duke përshkruar çlirimin e lëkurrës ‘nga ushtria e varreve që zbresin padukshëm nga rubineti”, qoftë ky ujë që vjen nga çezmja me ujin e lumit, apo ujë që vjen nga liqeni i Bovillës. Në pak rrjeshta më poshtë ai rimbledh fjalët e arta për të cituar fuqinë e poetit dhe poezisë, forcën me të cilën gatuhet arti i fjalës: “Buzë kaltërsisë së gjolit të Pogradecit/shpresoj të çlirohem /nga mijëra infeksione./… dhe të infektohem një grimë/me magjinë e artit të Lasgushit –/më e magjishmja magji.” (Po, aty).
Dervishi në tërë këtë tipologji të gjuhës hulumton dhe paraqet imazhin jetik të njeriut, mes një virusi politik, ku globalja vjen jo vetëm si një shembull, por si një shigjetë goditëse për turin infektiv të jetikes nga poltroni negativ i pushtetërisë shpërfillëse ndaj njeriut dhe vetë natyrës. Pra poeti në këtë rast nuk sheh thjesht identifikimin e shembujve të imazheve, pasi për të kjo nuk është e mjaftueshme, por me një perceptim filozofik gatuan interpretimin logjik të imazheve në mesin e artit të fjalës. Një poezi sipas eseistit, Billy Collins (2010), duhet “të interpretojnë imazhin, por dhe të shpjegojë efektin e saj në poemë si një të tërë”. Më tej kjo sipas Billy Collins realizohet jo thjesht nga “mbështetja në të folurit e thjeshtë”, por nga “imazhet konkrete dhe jashtë trukeve të pakuptimta që sjellin diktimin deklarativ”.
Ajo që i bashkon të dy mes vargjeve dhe perceptimit të poezive të tyre është ajo që të dy janë në gjendje të marrin linja të veçanta nga literatura dhe t’i bëjnë ato që të punojnë për të gjithë shtresat, të zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik dhe të bëjnë që vargjet tu shërbejnë të gjithëve për një kohë të pakufizuar të jetës. Të dy ata janë në fakt mjeshtër të fjalës, dhe i dallon ata, nga mënyra se si i përdorin imazhet për të komunikuar idetë e tyre mes një udhe më të qartë në godinën e bukur të arkitekturës poetike. Kështu kanë vepruar T.S. Eliot me poezinë e tij “Këngëdashuria”, Robert Burns “Për një mi”, Robert Frost tek poezia “Ndaluar pranë drurëve në një mbrëmje me dëborë”, poetët Keats, Blake, apo edhe Ezra Pound tek “Në një Stacion të Metrosë”. Atëherë përse duhet të ndalemi më gjerë tek poezia e poetit Zyhdi Dervishi? Pse poezinë e Dervishit e pikëtakojmë me poezinë e një poeti të Laureuar amerikan? Ndërsa Zyhdi Dervishi është poeti shqiptar, që e ndan jetëpunën e tij mes auditoreve të Universitetit të Tiranës, natyrshëm edhe pikëlidhja me jetëkrijimtarinë e Smith duket disi interesante dhe e domosdoshme për tu sqaruar. William Jay Smith u lind në vitin 1918 në Winnfield, Luiziana. Ai ka studiuar në Universitetin e Uashingtonit, Columbia University, dhe në Universitetin e Oksfordit. Smith ka shërbyer si një konsulent poezie në Bibliotekën e Kongresit (pozicioni i njohur tani si poet US) nga 1968 deri 1970, dhe ka qenë një anëtar i Akademisë së Arteve dhe Letrave që nga viti 1975, si dhe një ish-zëvendës-president për literaturë. Smith, i shquar për përkthimet e tij, ka fituar çmime si nga Akademia Franceze, Akademia Suedeze, dhe qeveria hungareze. Duke përfshirë edhe mbledhjen e tij më të fundit, “Lotaria Cherokee” (Curbstone Press, 2000), ai ka shkruar dhjetë koleksione me poezi, dy prej të cilave u propozuan për Çmimin Libri Kombëtar. Smith ishte një poet me vendbanim në Williams Kolegj nga 1959-1967, Kryetar i “Divizionit Shkrimi i Shkollës së Arteve” në Universitetin e Columbias nga 1973 deri 1975, dhe aktualisht është Emeritus Profesor i gjuhës angleze në Hollins College. Smith e ndan shtëpinë e tij në mes të Cummington, Massachusetts, dhe Parisit, Francë.
Forma ‘kenning’ në poezinë shqiptare
Një perceptim që realizohet nga forma e ngjeshur e metaforës në poezi krijon një strukturë tipike dhe i jep poezisë një formë të vecantë. Kjo formë e quajtur kenning, që i jep një liri të ndjeshme poezisë, edhe pse me një mbifuqi shprehëse të metaforës, është një strukturë poetike e përdorur fillimisht në krijimtarinë anglo-saksone dhe me një ndryshim të vogël edhe në mesin e krijimtarisë skandinave. Poezia kenning në krijimtarinë poetike shqiptare, nuk ka qenë një ‘shkollë’ më vete, edhe pse tek-tuk ajo është lëvruar nga mjaft poetë në heshtje. Poetë si Agim Gjakova, Hehas Sopaj, Sazan Goliku, Fatime Kulli, Nuhi Vinca, Izet Shehu, Bardhyl Londo, Visar Zhiti, Halil Hoxhosaj, Kolec Traboini, Puntori Ziba, Iliriana Sulkuqi, Ahmet Selmani, Vullnet Mato, Apostol Duka, Mimoza Ahmeti, Lujeta Lleshanaku, Fatos Arapi, Rrahman Dedaj, Flutura Açka, Milianov Kallupi, Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Petraq Risto, Rozi Theohari, Arian Leka, Grigor Jovani, Roland Gjoza, Zyhdi Dervishi e disa të tjerë, në mjaft poezi të tyre ngjeshin kuptimin e metaforës, dhe i afrohen ndjeshëm formës kenning. Janë për mjaft arsye që lidhen me strukturën emblematike të saj.
Forma strukturore e poezisë kenning e bën që vetë disa poezi të kësaj forme të jenë më të turbullta se të tjerat. Përshembull poezia e kësaj forme e një prej poeteve Britanike, më me emër në përdorimin e formave kenning në poezi, Judith Nichols (1941) përdor kennings si pjesë e një poeme të madhe, që në vetevete është një kuptim, dy poetë të tjerë Andrew Peters Fusek dhe Polly Peters shkojnë më tej, duke na dhuruar ndërtimin e një poezie të përbërë tërësisht nga kennings. Por duhet kuptuar qartë se një poezi e tipit kenning nuk është thjesht në disa raste, një formë shumë e ngjeshur në metaforë.
Një kenning, është kur një objekt është përshkruar në një frazë me dy fjalë, të tilla si në poezinë “Dimër bërthamor” (fq. 13) të poetit akademik Zyhdi Dervishi, ku vargu i parë i strofës së dytë: “Në pole luspa-luspa” sjell kuptimin e dyfishtë të Rruzullit, që ashtu si në poezinë “Shishebluja”, poezi kenning e një prej poeteve Britanike, më me emër në përdorimin e formave kenning në poezi, Judith Nichols (1941) ku kuptimi i detit vjen nga dy fjalët e ngjeshura në metaforë: “rrugë-balena”, përcakton këtë përshkrim. Edhe herë të tjera jam ndalur në poezinë e poetit shqiptar Zyhdi Dervishi. Këtë radhë është diçka më e qëlluar, diçka më e lidhur me një aspekt që shënon veçorinë tipike të perceptimit në poezinë e tij. Një perceptim që në fakt krijohet jo vetëm nga metafora, por edhe nga kjo veçori strukturore dhe semantike të poezisë kenning.
Dihet se një metaforë e përdorur nga poeti, merr dy gjëra përsipër në poezi dhe pretendon se ata janë të njëjta. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke thënë se X është Y, si në poezinë e Dervishit, “Pezëm” ku ngjeshen dy metafora në të njëjtën strofë, ku del kuptimi dytësor i “sy përherë të veshur/me perde thellimi” dhe nga “nga krahu i thyer i korbit/në kubenë e natës pikon/limfë trishtimi” dhe në fund retushohet nën penelatat e mërzitjes dhe trishtimit njerëzor. Kjo nuk është fjalë për fjalë e vërtetë, por në dëgjimin e linjave, është e lehtë të imagjinohet së pari duke marrë karakteristikat e një krijese të trishtuar, një gjë e vetme e vogël lëviz nëpër qiell, pastaj karakteristikat e një korbi, na sjellin nëpërmjet perceptimit të këtij zogu vetminë, të zezën, të trishtuarën, përhumjen deri në largim nga kjo ‘pezëm’. Mjaft poezi të tilla të Dervishit, si “Fosile”; “Vetëmallkim”; “Polifoto në mermer” etj, japin një kenning me një dispozitë normative ku dominon një lloj tipicititeti i figurshëm letrar, veçanërisht në perifrazim. Ato vijnë në formën e një kompleksi që konfiguron gjuhë figurative në vend të një gjuhe më konkrete. Shkurt kjo formë kërkon një njohje të gjerë të traditës, gjuhës shqipe, semiotikës, dhe tërë proceseve që lidhen me strukturën dhe stilistikën…
Dervishi i plotëson të gjitha këto. Si studiues i mirëfilltë ai e njeh tërë këtë rrugë të ndjeshme e të vështirë të performimit të strukturës kenning në poezi. Ndërsa disa kennings janë relativisht transparente, shumë varen nga njohuritë e miteve të veçanta ose nga legjendat. Kështu qielli mund të quhet natyralisht siç Dervishi e cilëson ‘kreshta dallgësh’ që ‘shndërrohen në një pikë’, por duhet kuptuar edhe mitikja që vjen nga togfjalëshi ‘në zgrip të fatit/mes mjegullës së dyzimit…” (“Pikëllim”).
Të tjerë subjekte marrin e rimarin emrin e sajuar në bazë të konventave të caktuara, pa referencë në një histori të veçantë. Dhe natyrshëm krijojnë strukturën kenning, për të qenë pjesë e kulturës shqiptare edhe në poezi, ashtu siç bënë edhe gjermanët kur krijuan strukturën e tyre kenning në poezi.
Kohë më herët ishin edhe vetë Grekët që shijuan këtë formë poetike në hutim. Në një poezi të periudhës parakristiane linja e dytë e poemës në të cilën Archilochus lidh legjendën e tij të dhelprës dhe majmunit ishte jo thjesht një burim i hutuar i dijetarëve helenistike. Ata e kishin të qartë kapjen e variacionit grek të kennings. Sipas Athenaeus Apollonius Rhodius kjo kapje shpjegohet në vetë këtë poemë. Ajo qartësohet pikësëpari, se duke iu referuar praktikës spartane kuptimi i fjalëve përsëritëse ‘dredha-dredha’ ishin metafora të njoftimeve zyrtare që kryheshin me tellal ose me shkop dhe kështu jo më kot ndeshja e tipit kenning u bë objekt studimi. Për kennings të tillë, me sa duket paradoksal që sjellin fakkte të hershme të poezisë së këtij tipi në Ballkan, ngjitur me Shqipërinë, shih më tej Waern I., OETEA FHE: Poezi të para-krishtërimit kenning në greqisht (Uppsala, 1951), faqet:55-8, Johansen dhe Whittle në Aesch. Suppl. 180.
Duke vazhduar me strukturën kenning në poezinë e Dervishit le të ndalemi më konkretisht tek poezia “Politikë”. Në strofën e fundit autori përdor ‘njeriu i vogël’ dhe ndarë me vizë ngjeshur këtij togfjalëshi ai i shton togfjalëshin tjetër ‘somnambul në terrin’. Të dyja këto togfjalësha mbartin plotësin e njëri-tjetrit, por edhe ngushtojnë dhe zmadhojnë funksionin e njëri-tjetrit. Një shembull i tillë ngjan me poezinë e Chris Jones, “Sirenë dhe tundër” ku ne e shohim qartë variacionin kenning: ku ai përdor tofjalëshat e duhur ‘rrugë-balenë’ dhe ‘rrugë e ngjalës’ për të na dhënë kuptimin e ngjeshur metaforik të Detit (Chris Jones: Përdorimi i vjetër në anglisht “Poezi e shekullit XX”; Oxford University Press, 2006). Kjo ngjeshje metaforike kryen dy procese njëherësh. I pari kryen ndryshimin e signifikuesit, dhe i dyti është kuptimi që bën ndryshimin edhe me vetë konceptin akademik ‘signifikues’, duke i bërë jehohë në rastin e Dervishit hipnozës së dilemave dhe në rastin e dytë duke trikuar me kompetencën e fjalës ‘det’ në tërë zhurmimin e tij dhe gjerësinë metafizike.
Pentametri jambik i ‘Jehonëlebetia’-s
Vëllimi poetik ‘Jehonëlebetia” i poetit Zyhdi Dervishi është matësi më i mirë metrik në strukturën poetike shqiptare që saktëson pentametrin jambik. Një pentametër i tillë i gatuar më parë nga prodhimi dramatik i Fishtës, tek i cili Kolë Ashta pikaste ‘shprehjen e vërtetë të botës shqiptare’ mbetet një nga aspektet strukturore për të analizuar nga ana shkencore një poezi në tërë ndërtesën e saj (Ashta, 1941: 77-83). Sipas Ashtës pentametri jambik në dramën e Fishtës rrënjosej në vetëdijen e dramaturgut. Kjo përbën më tej të kuptohet qartë se përse ‘drama jeton ende në risht e se ndjesitë shpirtërore dramatike e kërkojnë bazën themelore’ me anë të pentametrit jambik (ibid). Ndërsa Fishta e trajton këtë strukturë dhe nxitet të krijojë ‘fatosen te “Efigenija n’aulli” poeti shqiptar, një njohës i mirë e thellë i psikosociologjisë dhe kulturës shqiptare e më gjerë, formon poezinë e tij ‘Dremitje’ ku hapat matës në formën e parametrave jambik thuajse pasojnë në një stad të homonimizuar e paraqesin forcën e një perceptimi logjik me të cilin gatuhet fabula dhe syzhet. Ja si shkruan Fishta: “o e bardha rreze e diellit!/prap nesër ti, nper ag të nadjes s’re/ke për t’shkelxye prej qielli/e amtyren mbarë ke për t’a kndellë në/jetë/posë Efigenis s’shkretë/e cila nesër ka m’u gjetë nën dhe/T’u kalbë!” ndërsa Dervishi thekson “Fizarmonikën e brinjëve të drobitura/ma çakordon jataku i zallishtes/zhurmuese të një reje/hon i lirë./nën kokë/kudhra kryeneçe/e një reje/të ngjeshur/me bardhësi./dhe lulet flu e rrudhosjet/e jorganit feksin e shformohen/nga retë”.
Teksa shohim në plan të parë këta poezi, përpos vetë strukturës së tyre duken shumë larg strkturës dhe perceptimit logjik. Por në thelb ata kanë anët e dukshme e të fshehura që lidhen e largohen nga struktura e pentametrit jambik. I pari, poeti ynë i Madh Fishta, duke forcuar dramën në thelbin e metaforës, na jep një Efigjeni që jeton dhe vdes, jashtë konceptit të nocionit biologjik, por të perceptimit metafizik me thelbin ‘dhe’ dhe ‘kalbje’, pra me anë të procesit të riciklimit filozofik që ka natyrshëm dramën në thelb. I dyti, poeti akademik, Dervishi, forcon tërë logjikën perceptuese duke formuar kryesisht një tendosje tek njeriu real apo fiktiv, tek njeriu në botën reale apo në ëndërr se e gjitha është një metafizikë nën ‘re’ ose më saktë nën ‘dirigjimin natyror të gjërave’, atyre gjërave me të cilat Martin Heidegger do të shihte pikërisht ‘poetikë, gjuhën dhe mendimin’ si qasje jo thjesht poetike por edhe strukturore pentametrike të vargut (Heidegger, 2001: 23). Por ku qëndron më në thelb rëndësia e një analize shkencore me anën e strukturimit vargor në hapa matës të tendosur me frocën e pentametrit jambik? Pikërisht në këtë analizë studimore së pari do të mundohem të paraqesë për herë të parë për lexuesin shqiptar një këndvështrim të munguar për këtë strukturë, por edhe një analizë më të thellë në lidhjen perceptuese të poezisë së poetit shqiptar, Zyhdi dervishi.
Duke lexuar mjaft poezi të këtij autori, duke studiuar në thelb tërë krijimtarinë e tij cilësore, të bollshme e tërheqëse, madje edhe duke e kthyer poezinë e tij në gjuhë tjetër, pra duke e përfshirë në “Eagles Voices”, në Antologjinë e parë shqiptare me 39 poetë të niveleve të ndryshme në gjuhën angleze dhe që sot është edhe në Bibliotekën Britanike, kam konstatuar se vëmendja ndaj kësaj poezie edhe pse ka qenë e konsiderueshme, prapë se prapë, i është larguar këndit me të cilën ajo duhet konsideruar. Kështu mendoj se shembulli më i mirë dhe më i përshtatshëm është vëllimi në konsideratë ‘Jehonëlebetia”. Por, me qenëse në hyrjen tonë kapërcyem disi risinë e abstraktit dhe hymë menjëherë në temë, unë mendoj se duhet konsideruar edhe sqarimi më në detaj i konceptit pentametër jambik, pasi mendojmë se ai është thelbi me të cilin dallon poezia e Dervishit.
Nga mjaft studiues dhe kritikë të fushës së strukturës studimore poetike mësojmë se parametri jambik vjen si një term i huazuar nga nga greqishtja: ἰαμβικός πεντάμετρος që do të thotë që të ketë pesë hapa. Pra në këtë koncept në analizat e poezisë dhe sedërtesës së saj kjo strukturë sht nj linj e prdorur zakonisht në vargjet që mbështeten n vargun tradicional por që prodhojnë në vetvete drama. Termi prshkruan ritmin e veçant që krijon perceptimi si në rastin e poezisë “Dremitje” apo edhe më tej me rastin e vetë poezisë “Jehonëlebetia” nga e cila ka marrë emrin vetë vëllimi poetik: “themelet përpiqem t’i ngjiz/në krahët e dallëndysheve/të rreshtuara në formacionin “V”/shtrëngatave të shtegtimit,/ato më largohen të lebetitura/nga jehonëuturima/e legjendës së murimit”. Këtu është më qartë ndoshta të kuptojmë edhe lidhjen perceptuese të vargut tipik të Fishtës që huazohet nga ikja në botën tjetër me konceptin ‘dhe’ dhe ‘kalbje’ tek Evgjenia dhe fati i saj për të krijuar mit, ndoshta ashtu siç edhe vetë perceptimi tjetër i Dervishit në hohë, hapësirë e vend na risjell ndërmend mitin e ‘legjëndës së murrimit’ si një faktor që udhëton bashkë me perceptimin tonë për simbolikën e “V”.
Siç shihet pra tendenca e poetit në këtë strukturë nuk është thjesht perceptimi dhe logjika abstraguese (tërheqëse pas abstraktes), por forca e fabulës e syzhet për të krijuar mesazhin që fjalët të vendosen apriori në këtë linjë formëlehtësuese në lexim. Duke parë të dy aspektet e shembujve të lartcituar shohim një ritëm në vetndjesinë e leximit. Ky ritëm është i matur në grupe të vogla të rrokjeve. Kto grupe të vogla të rrokjeve janë quajtur nga studiuesit e kësaj fushe ‘këmbë’, që në gjuhën shqipe do të tingëllonin më së miri si hapa-matës të rrokjeve në brendësinë e vargut, apo thjesht ‘matës’ siç mund të lexoheshin në dinamikën teorike të Barnes dhe Coleman (Barnes, Sh. & Coleman, A., 2008: 29). Me sa shihet tashmë pra, kemi krijuar disi një përafërsi në kuptimin e pentametrit jambik. Fjala “jambik” në vetvete duhet kuptuar qartë se prshkruan llojin e ‘matësit’ apo ‘hap-këmbës poetike perceptuese’ që është përdorur. Në anglisht, ajo kuptohet si një rrokje e patheksuar që është pasuar nga një rrokje tjetër e theksuar) (Jamieson, 2000:58). Dhe më tej vetë fjala ‘pentametër’ më së shumti tregon se një linjë ka pesë nga këto ‘hap-matës’ perceptues. Por, jo gjithmonë ato duhen lexuar siç lexohet një poezi në normalitetin e saj, pasi në këtë rast nuk është thjesht struktura, por tërë perceptimi dhe metafizika e vargut poetik.
Le të shohim këtë më tej tek poezia “Ikje” e poetit Zyhdi Dervishi: “Uragani shkuli/gurët e gjithë themeleve/malet u përmbysën/në humnerat/e mirazheve/të veta./mokrrat e gurëve/rrokullisur me ropamë/m’i thërmuan kockat e gjunjëve/si mjegulla komete…” (Dervishi, f. 18). Perceptimi logjik në këtë poezi shihet qartë është një ushqesë e brendshme që vjen me forcën e padukshme të ritmit, atij ritmi që krijohet apriori gjatë leximit. Ky ritëm vjen në formën e një përshkallëzimi filozofik, jo thjesht si një argument figurativ, por si një determinim faktorëzues në tërë procesin lidhës e argumentues. Shihet edhe forca se vargje të ndryshme të kësaj poezie shprehin ritm n mnyra t ndryshme. Pra ravijëzohen ose më saktë kushtëzohen nga theksi rrokjezor. Kjo duket edhe tek poezia “Kurs i thyer” ku forca e perceptimit na qartëson jo vetëm gjendjen e poetit, por edhe argumentin me të cilën funksionon fabula dhe syzhet në këtë strukturë të saktësuar të pentametrit jambik: “nga barku i shpuar i anije/shatërvani i llumit mësyen majat e direkëve/velat i shqyen me thonjtë/e lerosur me thonjtë/e lerosur të minjve të lemerisur/në shtjellën e tufanit,/suferinës” (Dervishi, f. 20). Kjo strukurë e bën këtë poezi klasike të autorit, jo thjesht si një vëmendje për vargun e saj model të thyer, por edhe për vetë aspekteve që forcojnë këtë ritëm të fshehtë me anë të përshkallëzimit dhe ndërrimit të rrokjeve nga e shkurtër në të gjatë e anasjelltas. Një formë e tillë është parë herët në mjaft krijime shqiptare të Poradecit, sidomos tek lirikat e tij me lidhje qytetin dhe natyrën, ndërsa dihet se në greqishten e lashtë dhe latine, ritmi është krijuar nëprmjet ndrrimin të rrokjeve të shkurtra dhe të gjata.
N poezi të tilla të poetit Dervishi, si “Det e dhimbje”; “Krisje”; “Në kuvend”; “Dinjiteti”; “Humbja e vetvetes”; “Duhmë kënete”; “Paterica të kalbura”, ritmi është krijuar përmes përdorimit të stresit, të atij stresi që formon ritme të alternuara ndrmjet rrokjeve dhe vetë atij theksi të padukshëm ose më saktë të patheksuar. Një rrokje e patheksuar në këto poezi është ekuivalente me një rrokje klasike të shkurtër, ndrsa një rrokje në vetë strukturën e patheksuar apo radhëherë edhe të theksuar si tek “Një tjetër orbitë” është ekuivalente me një rrokje klasike të gjatë.
Pra në këto poezi ne gjejmë nj jamb (aɪæm) atë matës logjik perceptues e strukturor që në vargje është përdorur për të dhënë konceptin dhe filozofinë e vetë poezis. Ky njehsor poetik shikohet më tej edhe tek “Akrepi i kundërkohës” një poezi kjo që na sjell një terminologji të plotë mes vetë perceptimit, njohurisë dhe konceptit të fuqisë: “Azotemia në rritje e neverisë/po gërryen paretet e mirëkuptimit/si urina e tharuar/fshikëzën e saj/gjethet çelin në dhjetor/dhe rrëzohen në maj” (Dervishi, f.31). Azotemia kjo gjendje mjeksore e karakterizuar nga nivele të larta të azotit të parregullt që prmbajnë komponime, të tilla si ure, kreatinin, komponime të mbeturinave të ndryshme të trupit, dhe të tjera të azotit që hyn deri në gjak na vjen në perceptimin tonë për të kuptuar forcën me të cilën poeti na sjell në vëmendje logjikën e asaj neverie në rritje. Azotemia e lidhur kryesisht me filtrim të pamjaftueshm të gjakut nga veshkat mes vargut pentametrik “gjethet çelin në dhjetor/dhe rrëzohen në maj” plotëson më së miri thelbin e vetë pentametrit jambik, modelit të tij të përsosur në poezinë me perceptim të gjerë filozofik të poetik Zyhdi Dervishi.
Referenca:
Ashta, K. (1941) Prodhimi dramatik i Fishtës tek përmbledhja “Gjergj Fishta” nën kujdesin e revistës “Shkëndija”. Tiranë: “Luarasi”.
Barnes, Sh. & Coleman, A. (2008) Romeo dhe Xhuljeta: Shekspiri. Sydney: ADN.
Collins, B. (2010) Vëzhgim poetik (online).
Dervishi, Z. (2005) ‘Jehonëlebetia”. Tiranë: “Jerusalem”.
Fishta, Gj. (1924) “Efigenija n’aulli”
Heidegger, M. (2001) Poezia, gjuha dhe mendimi. Londër: Harperperenial.
Jamieson, L. (2000) Shpjegimi i parametrit jambik. Londër: UGV.
Nju Jork Magazine Pak fjalë për parametrin jambik… 22 Korrik 1991; faqe 12. Vëllimi 24, Nr. 28.
Smith, J. W. Poezi të autorit online.
Posted in Blogroll | No Comments »