You are currently browsing the A.C.P.E. weblog archives for the day 14/01/2012.
| M | T | W | T | F | S | S |
|---|---|---|---|---|---|---|
| « Dec | Feb » | |||||
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 | 31 | |||||
- Blogroll (661)
- Poezi (2)
- SPORT (1)
- Tregime (4)
- Uncategorized (6)
- 21/02/2012: Parimet per Ndertimin e nje Shoqerie te Lire
- 21/02/2012: 5 poezi te shkurtit.
- 21/02/2012: Michael D.Higgins- Presidenti poet dashamires i Shqiperise
- 20/02/2012: Himara nr 1 – studim
- 18/02/2012: Doli numri i ri i gazetës “Albanian News”
- 18/02/2012: ABEDIN MADANI
- 18/02/2012: Fjala e Dr Muhamet Hamiti
- 17/02/2012: Rrëfehet Arjana Pupa, Nën/ kryetare Lidhjes Demokratike të Korcës:
- 17/02/2012: POETI
- 17/02/2012: Poezi rome
Blogroll
Archive for 14/01/2012
Xhelozi qiellore
14/01/2012 by admin.
Falli Haliti
. Poemë .
U zhduk
Pa pritur graviteti.
Mjerë Njutoni,
Mbeti pa ligjin themelor.
Humbi gjeninë
Gjeniu i gjorë…
Tokës i iku gjithçka, i fluturoi.
Edhe një pupël s’e tërheq dot po të dojë,
Ikën ujërat, pemët, bari, pyjet.
U shkulën shtëpitë,
Burgjet, kështjellat.
Gjithçka u bë muzeale.
Fluturuan si pula në kozmos rrokaqiejt…
Gjithçka tokësore mori qiejve, kozmosit lart.
Sendet dhe gjallesat u zhvendosën në kozmos përjetë.
Pellgje
Rrëkera,
Përrenj, lumenj,
Dete, liqene, oqeane pezull.
Pezull qiejve kozmikë;
Pezull njerëzit,
Kozmonautë në galaktikë…
S’ka më ujëra me kaltërsira idilike.
Ka vetëm kthjelltësira.
Kaltërsira kozmike.
Fëmijët me krahë fluturues,
Pleq pa rrudha, pa thinja.
Njerëz
Me dhëmbë dekorativë,
Kafshë me dhëmbë dhe brirë butaforikë…
Skifterë
Me kthetra,
Me sqepa atavikë…
Pezull vilat.
Mbetën mbi tokë çatitë.
Nuk duhen më.
Në kozmos s’ka shi.
S’bie breshër,
S’ka stuhira, dëborë, akuj, rrufera gjëmuese…
Burgje, kështjella turistike,
Dekore pluskuese.
Në kozmos ikën mrekullitë e botës:
Akropoli, Koloseu, Kulla Eifel.
Piramidat e Egjiptit;
Koloseu.
Kulla Eifel,
Mrekullira mbi tokë,
Mrekullira në kozmos.
Të njohura për kohërat,
Për yjet,
Planetët, botët, qiejt kozmikë.
Gjithçka vërtitet e përjetshme.
Zoti u bë me shokë.
S’është më
Unikal.
Në kozmos s’është më
I përjetshmi i vetëm i qiejve, gjithësisë,
Edhe njerëzit u bënë të përjetshëm, si ai,
Shokë të Zotit
Perëndisë,
Jehovait.
Rezus Krishti
S’është më bir i vetëm qiellor,
U bë me vëllezër, me motra plot.
Engjëjt u shumuan me fëmijë engjëllorë.
Po Djalli?
Djalli mbeti i vetëm në tokë,
Mbret i të vdekurve që i vdiq vetë,
Të vetmin që toka s’e la të fluturonte.
Të djallëzonte nëpër planetë,
Të shejtanëzonte.
Kozmosi
Plot pyje, kullota,
Bar,
Përjetësisht shushuritës,
Përjetësisht të paprekur, të pangarë.
Peshqit,
Shpendët,
Zvarranikët
Fituan përjetësinë.
Fituan statusin e perëndive antike,
Ata janë perëndira që s’e pozojnë aspak perëndinë.
Qengji, ujku,
Ecin bri njeri - tjetrit, qiejve, hapësirave kozmike;
Ujkut nuk s’i pëlqen, s’i shijon mishi,
Ushqehet me përjetësi.
Është ujk kozmik.
S’ka më uri.
Qengji s’pi sisë,
Delja s’ha bar.
Çlodh sytë lëndinave qiellore.
Tashmë, është një perëndeshë e bardhë.
Bari jeshilon përjetësisht.
S’ushqehet me plehra.
S’i hahen plehrat organike.
Kozmikët nuk hanë,
Nuk pinë,
Nuk marrin frymë.
Fshatarët nuk korrin,
Nuk mbjellin.
Gruri,
Misri,
Përjetësisht me kallinj floriri.
Drithërat kozmikë nuk korren,
Nuk vilen,
Nuk shkoqen,
Nuk shihen.
Zogjtë, perëndira cicëronjëse
S’çukasin kokrra gruri, misri.
Ushqehen me thërrime
Përjetësie .
Skifterët
Përqafohen me laureshat.
Rrinë pezull krah njëri-tjetrit, në hije.
Dallëndyshja s’i ha mizat, karkalecat.
Ushqehet
Me cicërima;
Bretkosa
S’i ha fluturat koloristike.
Ushqehet me kuakje,
Gjarpri
Si ha bretkosat,
Ushqehet
Me pafundësi;
Bretkosa, gjarpri, flutura
Pluskojnë qiejve, në kaltërsi.
Njeriu kozmik,
Barinjtë kozmikë
S’i mjelin lopët delet, dhitë kozmike.
S’pi qumësht njeriu kozmik
Është i përjetshëm,
Është zotnjeri si zotat qiellorë.
Zotat
Me prejardhje tokësore
As hanë, as pinë.
S’janë
Si perënditë e Olimpit.
Perënditë e Olimpit
Kanë ngrënë kurbane mitikë.
Gjinjtë e lopëve, deleve, dhive
Fryhen, pikojnë qumësht kozmik.
Pikat e qumështit
Bëhen
Yje.
Krijojnë rrugë të reja qumështi në hapësirën e madhe.
Rruga e qumështit s’është më e vetme.
S’është më unikale.
Po bajgat?
S’ka bajga qiejve kozmikë.
Lopët, delet, dhitë janë perëndesha,
Nuk kullosin, nuk hanë.
Perënditë s’bëjnë jashtëqitje.
Kozmosi s’bie erë.
S’ka bajga,
Pëgëra,
Plehra,
Kakërdhi…
Zot,
Mos i zërë hundët kot.
Kozmosi ka vetëm diej dhe yje kozmikë …
Yjet dhe diejt bien erë rrezesh,
Erë dritë.
Peshku i madh s’e ha të voglin.
Qiejt gjithçka e kanë të madhe.
I madhi s’e ha dot të madhin,
Bëhen kuaj të një karroje,
Kacafyten,
Shkatërrohen.
Krijojnë harmonira qiellore.
Harmonitë kozmike, absolute?!
Bretkosa
Dhe gjarpri
Notojnë kaltërsive krah për krah.
Gjarpri i mban iso kuakjes së bretkosës.
S’i shkon mendja të hajë.
Shijon
Kuakjen e saj;
Bretkosës s’i kujtohet të ketë ngrënë flutura.
Shijojnë ngjyrat e saj të bukura.
Flutura
Perëndeshë larushe
Si, si, si!?
Flutura perëndeshë?!
Çoç të pandehnim Perëndi !
Flutura
Dhe Perëndia
Pranë njëra-tjetrës.
Perëndia i fut krahun perëndeshës flutur.
I bie kozmosit kryq e tërthor.
Yjet e shoqërojnë me dritë,
Me shkëlqim yjor…
Kozmosi s’ka të vdekshëm si toka.
Të vdekshmit i lind,
I rrit,
E i ha toka.
Kozmosi s’ka pika horizonti,
Është i pakufishëm s’ka kufi
Është i përjetshme,
Është përjetësi…
Nga libri Çartje, 1966,
(Pjesa e parë)
Posted in Blogroll | No Comments »
Valë trishtimi
14/01/2012 by admin.
Pyes veten?A jam ai që isha?
Pyes veten për çfarë kam ëndërruar
Ku unë të ardhmen me gëzim prisja
Nga zhgënjimi zemër,sa më je varfëruar.
Që të vegjël, hesht se na ndëgjojnë
Komshitë,të afërmit,se veten do të turpërojmë
Shumë skamjen se duruan folën
Në stallat e kohës, atje i mbolën.
Tani mos hesht, bërtit se nuk ta var kush
Kur duan dhe heshtjen e bluajnë në frato
Për agallarët e rinj,populli s`është kërkush
Diku lart,lart fluturojnë ndjenjat dhe bashkë
me to dhe unë.
Do vite të shkri akulli që kemi poshtë lëkurës,atje
janë të ngrira tmerret me intriga fjalësh,që koha me
ligjet e saj po i gropos në heshtje plagët e së
kaluarës,në thellësitë e detrave dhe humnera malesh.
Jetoj me dhimje dhe shoh i përlotur me sy realitetin.
Ai sjell jehonë rënkimesh dhe mllefin e urrejtjes,
të shumë zëmrave që prehen diku thellësive,nga auto-
buzat zbresin njerëz të sakatosur dhe pa dinjitet,se
ska kush ti mbroj.Pikon zemra gjak kur sheh vogëlushë
që dalin nga kazani i plehrave duke u përtypur.Nëna
diku pranë,pret se mos i biri i sjell diçka për të,,.
Oh varfëri,oh ndëshkim ndërshekullor që ka ky popull!
Pse prek ti zemrat e pa fajshëme të brezit të ri në
këtë kohë sot, në mes të Europës të kamur.Prandaj qaj
me ngashërim,qesh dhe rend që mos të shoh tmerret e
urisë,ku ne jetomë.Shtërngatat e shiut nuk e ulin
varfërinë.Ato nuk i ulin rënkimet e zemërave tona për
një jetë më të mirë,as të bëjnë ndonjë suprizë, por
pëkundrazi vetëm na shtojnë vuajtjet,si në Shkodrën
e përmbytur nga ujti i lumenjëve.Unë jam vetëm një
zë në këtë kor të fuqishëm,që del nga thellësia e
kësaj toke,që ne e quajmë Atdhe se jetojmë në të,na
quan bij dhe jami ushtarë të tij.
I lyer me blozën e kombinateve apo me pluhurin mbytës
të fabrikave të çimentove pranë zonave të banuara,nga
të cilat dhe pështyma kthehet në gëlbaz e vrer,mendoj
ç`jemi?kafshët nuk shijojnë tym në shtëpitë tona.
Ngrin dhe mendimi në ditët përvëluese,tek shoh këtë
mllef nëpër zemrat e varura poshtë.Më rrënqethet
trupi dhe bërtas me kujë sa më dhimb koka,kur shoh
fushat e gjëra të pa mbjlla të lënë djerrë.
Shikimi të venitet dhe zemra preket kur shikon shtëpi
të lëna përgjysëm,vetëm me mure ngritur.Vite të tërë
qëndrojnë ashtu,se duhet mund e djersë,kursim për të
vazhduar,që ajo të bëhet e banushme.Me atë ikën dhe
jeta dhe shijon vetëm ëndrrën e saj.Shoh zemrën e
sakatosur të nënës,kur fëmija kërkon bukë,qajnë
bashkë se ska çfarë ti japë.Lotët përtypen në heshtje,
familje të ndara në dekada për tu ushqyer,fëmijët
rriten pa ngrohtësi të prindërve.
Jam i zhgënjyer dhe pres vdekjen i frikësuar,se nuk
e di a do të varrosem apo jo,këtu apo diku në tjetër
vënd,ndoshta nëpër këmbët e urave,mbuluar me ndonjë
karton,në kërkim të një jete më të mirë.
Pa siguria më ndjek kudo,në çdo lajm që ndëgjoj më
drithërohet trupi,se jemi të larguar të gjithë,jemi
jashtë në mëshir.Ëndërrat tona ngrijnë që në embrion.
Ne nuk ëndërrojmë se nuk dimë ç`është ëndërra.
Lugën imagjinare të servirur bosh e quajmë ëndërr.
Demagogjinë e politikës e quajmë realitet,premtimet
e tyre për një jetë më të mirë,kthehen në shakara pa
krypë,si dielli në një ditë me shi.Shkrin dëshira
kur tjetri të jep lëmoshë,qoftë dhe një lugë çorbë
që ju ka tepruar,apo disa pako biskota në skadencë
e sipër, të shoqëruar me pak buzëqeshje fantazmë të
nxjerrë nga frigoriferi.
Lugën përgjysëm mbush pasiguria për të ardhmen,të
qesh apo të qaj,unë sju ndihmoj dot,se ata që mund
t`ju ndihmonin janë në botën e përtejshme apo janë
duke hëngur ndonjë paçamur.
Hë Atdhe,po ti je i kënaqur sot në këtë shekull.
Të të plehërosim, që të rimarrësh veten nga lodhja
në shekuj,do prodhojsh ti që ne të ushqehemi këtu,mos
të të braktisim,të mos shkojmë në Europën e plakur,
dhe të sfidojmë konkurencën e mallrave të importit
që hynë pa doganë,se qepët dhe mollët tona,po kalben.
Të shoh që loton,dhe ne mallëkojmë fatin tonë jetim.
E ardhmja s`dihet,ndoshta është e mirë për të dy.
Hajde derdhim lot gëzimi,lot shprese të ngushëllojmë
veten në pritje të ndryshimeve.
Lumi i lotëve për ty Atdhe,lag vetëm rrotat e makinave
me të cilat lëvizin baballarët e kombit,atyre që ju
vjen festa vërdallë për ty,ata që e kthejnë në pasuri
çdo rënkim tëndin me gjithëse të shohin që po dobëso-
hesh çdo ditë.Të lyer me graso e parfum qeshin,qeshin
me ne dhe thonë, për Atdheun dhe pinë me shëndete,po
bëjmë gjithçka për ju dhe pushimet nëpër plazhet më
të shtrenjta të Europës po i bëjmë,që t`ju shërbejmë
ty dhe popullit,se ketu s`është i mirë uji dhe lozin
vetëm nëpër kazino për ti shërbyer Atdheut.
Me të drejtë na mallëkoj koha,se ndruam vetëm pronarë,
klane sunduese në dekada,Shteti është pronë e tyre,se
ata janë lart dhe aty do rrinë.Populli të ushqehet me
lakra se ato kanë vitamina.Inventarin na e bëjnë një
herë në katër vjet me numërimin e votave në kuti.
Varfëria po rritet,si e duron Rinia kët skllavëri në
këtë shekull,në mes të Europës.Ju që keni shkollë
dhe shihni të ardhmen me sy optimistë, çprisni,?
Vallë t`ju dalin thinjat e bardha në heshtje?
Mirë ne patëm frikë nga diktatura, po ju,nga kush?
Hapin tuaj mos e ndalni, mos u zhgënjeni si ne.
Përqafoni të renë dhe vendosni drejtësi dhe rregull
qoftë dhe me gjak për një të ardhme më të mirë.
Buzëqeshni njëri tjetrit se jeni njerëz dhe njerëz të
mirë.Në kërkim të së drjtës mos ndaloni. Kërkoni dhe
vini në vënd padrejtësitë,
Ngrini lart dinjitetin tuaj.
Zgjohu ëndrra ime,më dërgo atje ku duhem të jem,
në Parajsë jo si yzmeqarë dhe i përbuzur, por si
ortak dhe i barabartë me popujt e tjerë.
Durrës,më 20-12-2011 Shahin Ibrahimi.
Posted in Blogroll | No Comments »
DRINI:NJË JETË, NJË VDEKJE !
14/01/2012 by admin.
Halit Xhemë Elshani
LEXO TE PLOTE NE PDF KETU
Kaluen ca ditë, javë, muaj. Do kalojnë shumë vite, dekada e shekuj pa birin, vëllaun, nipin, kusheririn, nxanësin, futbollistin junior, me medalje dhe mirënjohje qe do e kujtojmë përgjithmonë, brez pas brezi. Drini me vëllan Henorin at ditë si ditët tjera kishin marrë rrugën për shkollë. Në Zebër, ndalojnë. Henori përkulët për t’a mberthye lidhcën e këpucës, n’at moment kur veq Drini kishte nis qe ta kalojë rrugën,Henori i bërtët,Drini ndal,ndal,..Por fatkeqesisht Drini e vazhdon kalimin duke shique kamionin e ndaluar në të djatht, autobusin në të majt, n’at rast fatal një belgë e tejkalon me limuzinën e vet autobusin dhe drejt e përplasë birin tonë më kerr dhe nga inercioni i përplasjës,për kamionin e ndaluar. N’at rast djali përjeton dy rënje fatale!
Lajmi i kobshëm i 12 janarit 2011-të, për Mamin e Drinit, për babajnë, për vëllazërit, motrat, hallat, dajallarët, për shokët e shkollës ishte kjo një ngjarje e pa zakont, po aq edhe e pa imagjinueshme, sepse në rendë të parë ishte e kobshme për Drinin, për fatin e tij tragjik, për ndarjen nga jeta, në lulën e djaleris, atëherë kur ishte burrerue para kohe, nga se jetimi dhe roberia,mergimi i burreron femijtë para kohe, për t’i rrezistue robërisë shekullore, nga se Drini mbet pa nënë në sy të luftës, u rritë në kohën kur fashizmi serbo-sllav bëri gjenocid të pa përshkruar..
Posted in Blogroll | No Comments »