Archive for 15/01/2012

Ndonjëherë…poezi nga Raimonda MOISIU



Ndonjëherë…

Qenia ime më duket si një kufomë,
që mezi po pret çastin,
e nisjes drejt një botë të padukshme.
Mundohem të flak tutje trishtimin,
e mungesës së vështrimit adhuronjës.
-.-
Si një kujtim i ndezur në buzët e mija,
përpiqem t’i thur serenata,
buzëqeshjes dhe vështrimit ,
në kaltrinën e syve të mi,
të syve të një të panjohuri.
-.-
Më grish - përpirëse si instinktet,
dëshira për të udhëtuar,
mes shpirtit të trishtuar e nostalgjisë,
në ankthet e zemrës sime.
-.-
Ndonjëherë…
Ritmi i takave të mija,
plasarit mendimin e frikshëm dhe
nuk gjej rezonancë drite
t’i shkëputem rrënimit.
-.-
Përhumb mes dridhjeve të nxehta të mëkatit dhe
në mjegullën e syve të rebeluar,
pres me padurim një dashuri të re….
Më mbërthen si një kështjellë erërash
kjo dëshirë rebele:
Të jetoj qoftë edhe një çast të vetëm,
atje ku
era të më shpupuritë flokët,
buzët të këputin petale trëndafilash, nga ata
që qëndrojnë kryelartë në kopshtin tim.
-.-
Ndonjëherë…
Dua ta përqafoj fort të dashurin,
si ujkonja që përfshin këlyshin e saj,
si manare të thithë nektarin e gjirit tim.
T’ia përkëdhel flokët ndërsa
buzët e tij të nxehtë të mërmërisin
papushim, emrin tim.
-.-
Ndonjëherë …
Dua dikush të më pëshpëritë,
marrëzirat e botës së sotme, që quhen;
brishtësi, ëmbëlsi, ngrohtësi.
Dua vetëm të bëj dashuri!
Të flak mendimin se ka Vdekje!
-.-
Këtej - humnerat e vdekjes
Andej - parajsa e dashurisë
E unë, kë të zgjedh?
Dua vetëm të bëj dashuri!
Raimonda MOISIU
HARTFORD CT USA

POLITIKA PAS-TWETTER E EDI RAMES E TURRECRIA POLITIKE E PROKURORISE KUNDER ILIR METES

 

 ramiz_lushaj_524582269.jpg

Ramiz LUSHAJ

Drejtor Ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike

Edi Rama ngerdheshëm na i bëri publike kulisat e tij të ferrta me publikimin në tëitter të një editoriali paraprijës i një tubimi me Re.FRESH në Pallatin e Kongreseve, teksa cullohej për dy anë të një medaljeje: për Majkon në Nju York në pritje të një emërimi të fismë e për Ilir Metën  që me 16  janar 2012 prêt drejtësi viktoriane nga Gjykata e Lartë pas një llurbe politike të pistë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. Asnjani e as tjetri nuk ishin në këtë 20-vjetor, veçse Edi Rama, i vetëm në krye, ashtu siç ia don Vetvetja në sjelljet dhe ia kërkojnë të Tjerët në politikën e PS-së. Lideri i egërsuar e i kulisave po synon të jetë e të mbetet emblema e vetme e PS-së.

E kjo ka një arsye të madhe: Forca politike ma e madhe e opozitës së sotme mbahet në katër kambë në ecjen e vet: Fatos Nano, lideri i saj historik e disa herë kryeministër; Ilir Meta, me muskuj të fortë politik e dy herë kryeministër; Pandeli Majko, një nga të rinjtë që e rinoj në imazh e aliazh e dy herë kryeministër, të cilët i kaluçoj Edi Rama, që ua mori e mban në 6 vite partinë, në tre mandate e kishte bashkinë e Tiranës. Tashti, siç dihej prej vitesh, Nano e ka vet-shpall kandidaturen për President të Republikës, Majko po shkon në OKB e rivali i vetëm i ka mbetun Ilir Meta, kryetar i LSI, partisë bio-politike ma të afërt të saj, prandaj Edi Rama nuk don me ndejt as në finale të gjyqit pa u hjekësue kundër tij, biles a e keni ndigjue që kaq shpesh e përdor fjalën “zgupthi” në politikën e vit, thue se është elefant a bulldozer e jo politikan i shek. XXI (!).

 Ai e din dritas e ballas se Ilir Meta me energjitë e tij si burrshtetas e me forcën e tij politike e rrezikon nga mëngjezit në mbramje për t’u ba kryeministër e për të mbetun edhe në disa mandate lider i PS-së, prandaj rrinë edhe natën pagjumë me andrren e vyshkune për ta pa në qeli apo siç telepation “për t’ia hjekun të drejten e marrjes me politikë për 3 vjet(!) se don ta shohin në shtëpi të tij! Ende, si shpesh herë në këto 100 vite të Pavarësisë Kombëtare Shqiptare, po kena prapë mllef e qejf me pa “kryeministra me pranga” në biografinë e Kombit Shqiptar.

Nga dita e këtij tubimi Edi Rama surratet të na e paraqesin këtë forum euro-socialist nga FRESSH në RE.FRESSH, se me hamendësime polituce po hyn në një epokë të re (!), duke mos e pasë kryetarin e hershëm Pandeli Majko (1992-1995) e tuj-e kujtue se po “ia djeg letrat” kryetarit ma jetëgjatë në krye të tij, Ilir Metës (1995-2002). Kryetarin fressh-ist, Gjergj Koja (2004-2005),  kur e hoqi “për arsye moshe” (në fakt “si i Nanos”) iu debatue me përgjigje aksiometrike: “Ty, duan të mbajnë si kryetar të PS e bajnë kryeministër “xhaketat e vjetra””. Në se PS nuk ka pas e as nuk ka asnjë lider të dytë si Ilir Meta, që pa para e pas gjykime i ka promovue masivisht e cilësisht të rinjtë (në mes tyre edhe Dritan Priftin) në forume e në poste qeveritare. Edi Rama e don “epoken e vet’ në PS, e kërkon “tarafin e vet”, e ndaj i hakërehet Ilir Metës  “me pranga”(!), don të serviret si pjesmarrës i Dhjetorit ’90 (si Ilir Meta e Pandeli Majko) etj. Nuk ia don në biografinë politike të RE.FRESSH emrin e kontributet e Ilir Metës, i formatuem si lider, se ky sëbashku me bashkëshorten e tij, (që e zëvendsoi në krye të FRESSH) e kanë drejtue në rreth 10 vite, ndërkohë që ky forum e kremtoi dje 20 vjetorin. Kur nisi Fatos Nano të promovojnë dy të rinj të sapoardhun në PS: Ilir Meta 22 vjeçar e Pandeli Majko 24 vjeçar duke i (keq)përdorë si “Studentë të Dhjetorit ‘90”, çka e dëshmonte edhe  Presidenti i Republikës, Sali Berisha, me dhanien të dyve të dekoratës  “Pishtar i Demokracisë”, e duke iu besue detyra kryesuese në FRESSH e në Qeveri, sado që e kishte frikën se mos ia zinin vendin  në parti e pushtet siç ia bani Nano 39 vjeçar Ramiz Alisë me partinë në qershor 1991 etj. Gjithëmonë këta të dy:  Ilir Meta e Pandeli Majko iu deshën PS si imazh i rinovimit e ardhmërisë para ndërkombëtarëve euro-atlantik e Internacionales Socialiste e para kohës demokratike e nacionale të shqiptarëve në të gjitha trojet tona etnike në Ballkan, ndaj i zgjodhen e i hoqën nga dy herë edhe si kryeministra të vendit. Vërtet Nano e largoi Metën e Meta iku prej Nanos se i pari ia kishte frikën të dytit, biles i acaruan aq shumë marrëdhaniet saqë Nano kur ia dha telekomandën një shpërthimi përurues të Rrugës nga Rubiku në Rrëshen (segment i “Korridorit të Kombit”) tha se “po e hedhim në erë Ilir Metën”, po tevona, e deklaroi politikisht veten edhe si “shoferi i Ilir Metës”, ndërkohë që Edi Rama e don Ilir Metën  “në burg” (sipas ëndrres e përpjekjeve  kulisore) ose “në shtëpi” (siç do t’ia kishte ënda e shkruan në tëeter).

Ky Edi Rama i trembet në politikë Ilir Metës, si i thonë asaj fjalës: “Si natës së vorrit” se e sheh rrezikun ma të madh të karrierës së vet, ndaj e tregton versionin që “t’i hiqet për 3 vjet marrja me politikë”(!). Pse Edi Rama e don këtë rekomandim për trupen e lartë gjykuese? E para, se e dinë që Ilir Meta do të jetë i pafajshëm nga vlerësimi juridik i Gjykatës së Lartë. E dyta, që menjanimi i Ilir Metës nga politika për dy ose tre vjet do t’i jepte Edi Ramës e edvinizmit një hapësinë e mundësi të madhe në zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe në “Elektoriadën 2013” në hamendjen për t’u zgjedh “kryeministër!” etj. Vërtet Edi Ramën e mori nga Parisi Fatos Nano e  notoi në politikë si në parti e në bashki po për mos me u fundos e me e mbajtë në krye ishte Ilir Meta, ky politikan i hekurt dhe i fjalës të shtylltë.

Në rast se Ilir Meta, në ditën e sotme të gjygjit, do të “arrtisej” diku jashtë kufijve të Shqipërisë atëherë Edi Rama do ta ndrronte realisht medaljen; do të ishte për të mos u diskutuar “Çështja Meta” (e penalizuar poltikisht nga prokuroria(!)), po, kisha për të thanë se Ilir Meta është një nga burrat e shtetit të kësaj toke e të kësaj epoke (pamvarësisht se nuk e due politikisht etj.) e nuk do të pranonte të kthehej në një vagabond politik, po ka shkue vet në kambë e kryelartë në Prokurorinë e Përgjithshme e në Gjykatën e Lartë i bindur në të drejtën e vet dhe në një gjykim të drejtë të drejtësisë gjyqësore.

Në historinë politike të Shqipërisë viti 2010 ka me mbetë keqas si “viti i shpifjeve politike” ndaj Liderit Historik të Shqiptarëve, kryeminsitrit të sotëm, Sali Berisha, ndaj Zv/kryeministrit e ministrit të Jashtëm e lider i LSI, Ilir Meta e ndaj disa ministrave e deputetëve të PD-së, gjersa erdhi puna e gjykimit në shkallë të gjyqësorit e shpifësit e PS (deputetë të PS) u dënuan me gjoba etj. Po kjo ndodh se vet kreu i PS-së Edi Rama ka shpif edhe për të “vetët” e afërt  e si të mos ndodhte kjo nga PS-ja për të tjerët si për kundërshtarët politik- si të PD-së dhe kundërshtarët politik e biologjik – si të LSI-së?! Këtë fat do të kenë edhe akuzat ndaj Ilir Metës me marrjen e pafajësisë së tij. Në rast se do të ketë ndonjë njeri që nuk do të votojnë ndonjë herë për Ilir Metën duhet ta dini se jam unë, në qofsha dhe i vetmi votues, pasi jam një nga ata që kam gjithato shkrime politike kunder tij veçse me të vërteta të pacenueshme, si për Rrugën Durrës-Prishtinë, për “Greven e urisë të deputetëve të LSI-së, etj. ndaj kur erdhi në krye ta atij institucioni ku punoja u largova. Gjithnjë e kam mendue me veten: si është e mundur kur edhe qeni besnik kur e kafshon të zotin e shtëpisë largohet nga banesa e tij, po faktikisht Dritan Priftin nuk do të doja ta fusja as në fisnikërinë e qenëve, sepse, përtej asaj “video-loje” jam kundra kur disa fjalosjeve privatësie apo kërcenimeve të ndryshme, ashtu sikurse nuk më pelqen që kahu tjeter, si sekretari ligjor në LSI të na permendin hendetin fizik të Priftit, të cilin vet e vendosen për ministër në vitin 2009 (!)

Orvajtjet pa cak për ta penalizue Ilir Metën i shoh edhe si përpjekje për ta penalizue integrimin e Shqipërisë në BE, si pjesë e këtij skenari me simptoma të shfaquna te 21 janari 2011, te mos miratimi i ligjeve me dy të tretat e votave, etj. çka më vjen keq kur Prokuroria bahet pjesë integrale e saj siç ka ndodhë edhe ndaj “Korridorit të Kombit” (Autostradës Durrës-Prishtinë) etj. Patjetër janë edhe orvajtje me çark për të mundësue rrëzimin e Qeverisë “Berisha 2”, (LSI është pjesë e kësaj qeverisjeje të suksesshme). Sigurisht janë orvajtje pa prag për të sjellë “zgjedhje të parakohshme”(!)

Kur po shoh rrëfimet e fundme të Prokurorisë vërtetë habitem: Thuhet se Dritan Prifti  e paska foto-eterizue biseden me ilir metën me 1 mars 2010 e kjo u publikue pak para 21 janarit 2011, çka dëshmon se krejt “viti i shpifjeve 2010” dhe enkas e veçmas kjo “video-lojë” ishte pjesë e “grushtit të shtetit”, që u krye nga tri klanet e PS-së: “i bllokmenëve”, “i biznesmenëve” e ai “ushtarak-luftarak”, që e timonojnë e terrorizojnë politikën e veprimtarinë e kësaj force politike (PS) e të kreut të saj, Edi Rama. Po Prokuroria nuk merret me të tilla arsyetime, që çuen te “grushti i shtetit të 21 janarit 2011” po merret me turra telefonatash, etj., saqë për një çast kujtova se jam unë duke hartue një esse politike për Ilir Metën, e jo njerëzit e ligjit me arsye juridike (!) Ne nuk do t’i lutemi Zotit në Qiell e as nuk do të lejojmë që politikanë në Tokë si Edi Rama me shokëni - të synojnë kaq egërsisht e pabesisht të dënojnë kundërshtarët e vet politik (si Ilir Meta) se kemi 100 vjet shtet ligjor, se kemi mbi 20 vjet demokraci, se jetojmë në shek. XXI.

                                                                                   

GËZUAR 47 VJET, 5 MUAJ, 3 JAVË, 2 DITË…!

Kujtim Dashi                                                                                                

 

                                                Tregim

                           kujtim.jpg

Ulërimat e sirenave të makinave të policisë nakatosnin si në një gjeratore ajrin e krimtë e si të djersitur të buzëmbrëmjes duke paralajmëruar frikshëm njerëzit që t’i hapnin atypëraty rrugën karvanit të gjatë të makinave, - dhe në kanal të hidheshin vrikthi, për të shpëtuar kokën, - që si një rrëshqanor prehistorik, i qe turrur nga veriu qytetit pa ditur se ku do ta zareste hovin. Përgjersa nuk ktheu në të majtë të rrugës që të shpinte brenda në qytet, kjo do të thoshte se karvani ishte drejtuar për nga pika turistike “Molla e sherrit“. Sherri, që kishte lindur pas shkrepjes së demokracisë në mes të prelatëve ortodoksë dhe shtetit pronar ishte aq i madh, saqë për një kohë fare të shkurtër emri i përndritur i mëparshëm i pikës turistike që ishte ndërtuar mbi një kodër, brenda një manastiri të hershëm të fshehur në një pyll me qiparisa, kur atij në një kohë të errët, në fund të viteve ‘60, iu pat vënë çelësi, u shua dhe ajo quajt “Molla e sherrit“.                                 Karvani i makinave kishte edhe një mundësi tjetër për të vazhduar rrugën për më në jug, por kjo kishte pak gjasa. Kurajoja ende s’kishte mbërritur në atë breg. Që prej  “vitit të mbrapshtë rrallëkush guxonte të udhëtonte për andej në atë orë të vonë të mbrëmjes. Njerëzit, që ende s’qenë mbyllur si me pulat nëpër shtëpitë e tyre, duke kyçur lirinë e fjalën e tyre, të trembur  nga ky vërshim i bujshëm e triumfues, që iu ngjallte kujtimin e hidhur të procesioneve alafashiste të disa muajve më parë, pas një fitoreje tjetër të mëparshme elektorale, - ama, jo plebishitare -, mendonin se, mbase diku afër mund të kishte përfunduar ndonjë përurim dhe, sipas zakonit të të parëve të vendit, përurimtarët po shkonin ta vazhdonin festën e tyre duke pirë ndonjë kafe ose të darkonin. Askujt nuk mund t’i shkonte ndërmend se ato pesëmbëdhjetë makina luksoze bartnin vetëm ditëlindjefestues. Ata, hedonistët euforikë, ishin shkulur enkas nga kryeqyteti në pasditen e asaj mesjave, sikur ai të ishte shkretuar fare dhe, të gjitha lokaleve moderne, t’iu kishin vënë kyçin, vetëm e vetëm për t’i bërë qejfin kolegut të tyre, i cili deri pak muaj më parë për ta kishte qenë pothuajse një emër i panjohur, anonim si një i riatdhesuar, apo  i ardhur  nga provinca misteriozisht me pretendime të mëdha. Shumë prej tyre, ende vazhdonin të pyesnin për gjëra nga më elementaret për  të, si ç’shkollë ka kryer, nga ka ardhur, ç’punë ka bërë, kush nga “të lartët” e mbante, apo ky mbante ndonjërin nga ato, ore, fundja, cila ishte ndihmesa e tij, në çfarë fushe shquhej, dikush duhej të dinte ndonjë gjë për atë që kishte kërcyer në krye të listës elektorale…

Dhe, s’ishin festimtarë dosido. Nëse do të huazojmë sa për kod, si i thonë fjalës, një togëfjalësh të rëndomtë mediatik, ditëlindjefestuesit e përzgjedhur një nga një me mund të madh nga vetë ditëlindjefestuesi, që, për hir të së vërtetës, duhet thënë se në qiellin e shtatë po kalonte çastet më të lumtura të jetës së tij, do të quheshin “të nivelit të lartë“. Të tjerët, domethënë, bodigardët e shoferët, mbasi e kishin kryer për bukuri secili në mënyrën e vet atë pjesë të rolit që u ishte ngarkuar, për të ndikuar që t’u mbushej mendja shefave të tyre që të merrnin pjesë në këtë ziafet të padëgjuar ndonjëherë atyre anëve, tashmë, pas përfundimit të misionit të tyre, ironikisht quheshin me cinizëm thjesht ”material mbushës“ dhe  qenë zbythur tutje në periferi të vëmendjes, ku edhe e dinin mirëfilli se e kishin vendin. Halli i tyre i parë ishte po ai i njohuri, i përhershmi: të mbushnin barkun lugatërisht! I dyti, t’i merrnin në celular mikeshat, që kishin nëpër dikastere, për të lënë a saktësuar me ta takimet e ardhshme.

- Gëzuar 47- vjetorin e lindjes! - ngriti dollinë e parë njëri nga më “të lartët“, që i

kishte prirë karvanit duke e ngarë vetë makinën, siç paraqitej shpesh në kronikat televizive, dhe bëri bromp me protagonistin e lumtur e në delir të ziafetit, i cili  kishte arritur të realizonte ëndrrën e tij për t’i mbledhur krerët kryesorë të vendit në ditëlindjen e tij. Blicet e ndriçuan më mirë skenën. Ditëlindjefestuesi kërkoi të rishkrepeshin aparatet. Megjithë respektin e thellë për dollibashin trokëllima e gotave dhe zhurma gazmendëse e urimtarëve në kor nuk lanë të dëgjohej se ç’u tha më pas. Më i kënaqur se i ra për shkurt dukej se u ndje vetëm dollibashi “i parë”, pasi s’kishte se ç’të shtonte më tjetër, përveç atij urimi, për të shkuarën, të tashmen, aq më pak për të ardhmen e vitlindjefestuesit.

            - Si tërë këtë rrugë të gjatë nga kryeqyteti e deri te “Molla e sherrit“ e paskëshim bërë për 47 - vjetorin? Nuk paskësh qenë përvjetor i plotë ky?! -padurueshëm shprehu habinë njëri nga “të lartët”, si i zënë në kurth nga mashtruesit. Ai e kishte vendosur në çastin e fundit për të marrë pjesë, ndoshta pas këshillës së ndonjë miku që të mos ndahej nga shokët. Disa ditë më parë, kolegët e tij, një pjesë e të cilëve ishin aty ziafetçinj, sikur s’kishte ndodhur asgjë, “përmes votës“ i kishin lënë që të nënkuptohej që: “Pa zbrit ca më poshtë, në daç pusho pak ca kohë që të kthjellohesh një çikë, në daç rifillo nga e para riciklimin!”. Dhe qeshi pafajësisht, tamam ashtu siç fiksohej përherë në të gjitha fotot që botoheshin nëpër gazetat e përditshme dhe shfaqesh në ekranet televizive, duke qetësuar e gazmuar me naivitetin e sinqeritetin e tij trashanik njerëzit e lodhur nga ashpërsia e egërsia e politikës së ditës. Shpesh thumbohej si “njeriu që qesh” dhe si askush tjetër nga aradha e tij të ngjallte dëshirën për t’i vënë ndonjë epitet e për ta shpotitur. Nuk arriti të marrë përgjigje, pasi, fill pas tij, u ngrit një tjetër dollibash i paduruar:

- Gëzuar 47 vjet e 5 muaj!

- Domethënë, vërtet s’qenka përvjetor i plotë!? - përsëdyti duke shprehur habinë e vet “buzagazi i të lartëve” dhe sërish qeshi duke parë rreth e rreth vetes si për të gjetur diku atë që i mungonte, mbështetja. Dukej si peshk i mbetur në rrjetë.

            Të gjithë ditëlindjefestuesit u ngritën në këmbë.

- Gëzuar, pra, 47 vjet e 5 muaj !- ushtoi si në kor restoranti.

- Ju faleminderit të gjithëve që më nderuat! Faqebardhë qofshi! - tha i ngazëllyer protagonisti. - Edhe juve, more! - iu drejtua  grupit të madh të bodigardëve, shoferëve e kameremanëve, që përpara tryezave të shtruara, ku veç qumështi i dallëndyshes mungonte, si i thonë fjalës, s’iu hynte fare në sy se sa vjeç bënte atë ditë ftuesi i tyre xhepplotë “që punonte për vitin 2080!“, siç i thoshnin ata “të lartët”. Ata si në një stafetë, herë duke respektuar zakonet e një krahine e herë të një tjetre prej nga kishin “ra” fill e në politikë, që do të lemeriste çdo etnograf, dhe, duke ruajtur me përpikëri hierarkinë, ia linin njëri-tjetrit rolin e dollibashit. Dhe s’kishin përse ta vrisnin mendjen fare se si e qysh i kishte fituar tërë ato para ftuesi i tyre. Kjo mosvramendje ishte tabu dhe askush nuk guxonte të hynte në sinoret e saja.

            - T’u rritë ndera! - e uroi njëri prej bodigardëve, sipas zakonit të vendit, nga cepi i tryezës së madhe në formë U-je.

- Nderi është i juaji! - ia ktheu ftuesi, që e ndjente se epërsia e tij  qëndronte pikërisht te  njohja e mirë e zakoneve e traditave të krahinës, prej nga kishte “ra” në kryeqytet, së pari si student i baletit.

Kur kurba e festimit të ditëlindjes dalëngadalë po i afrohej zenitit, njëri nga ata “të lartët”, që siç evokohej për këso rastesh Napoleon Bonaparti, mbante në xhep edhe spaletat e gjeneralit për çdo eventualitet, pra, ëndërronte që, “përmes votës”, të dilte fare në krye të “të lartëve”, tha:

- Gëzuar 47 vjet, 5 muaj dhe…3 javë!

Vitmuajjavëlindjefestuesi, duke çmuar më shumë ëndrrën për të nesërmen e dollibashit ambicioz që kishte një kujtesë për t’u admiruar, e falenderoi, duke bërë një falenderim që dukej se s’ ishte origjinal, po si i huazuar nga ndonjë film shqiptar. U ngrit në këmbë. Kërkoi që të ngrihej edhe dollibashi. Mori gotën e rakisë të veten dhe e kryqëzoi krahun e tij me atë të dollibashit. Të njëjtën gjë bëri dhe dollibashi me gotën e tij. “Me fund? - tha vitmuajjavëlindjefestuesi. “Me fund! - ia ktheu dollibashi.

            - Nuk është e saktë! Nuk është e saktë! - zuri të thërriste njëri nga bodigardët, sikur të kishte zbuluar diçka të çmuar e ta kishte udhëzuar dikush nga “të lartët”, në krah të vitmuajjavëlindjefestuesit dhe t’i kishte dhënë atë sigurinë e nevojshme se paskëtaj hakmarrja s’do guxonte t’i qasej e s’do ta gjente gjë prej gjëje.

- Çfarë? E çfarë s’na qenka e saktë? - tha vitmuajjavëlindjefestuesi dhe u pre në fytyrë, si të ishte ruajtur si djalli nga temjani pikërisht prej këtij çasti, tamam si pak më parë, kur herë e kërcënonte e herë i përgjërohej pronarit të një televizioni publik, që t’i hiqte kamerat e fshehta, të cilat po xhironin fshehurazi e në plane të afërta ziafetin.

-          Unë këtu dua të ngre shëndetin me saktësinë më të madhe. Të jemi

një çikë më seriozë apo jo?! Kemi bërë rrugë të gjatë deri këtu, apo jo? Më falni, zotërinj, po deri tani keni uruar pak pa përgjegjësi, apo jo?! Zotëri,  - iu drejtua vitmuajjavëlindjefestuesit, duke u kthyer nga ai - unë të uroj ty nga zemra: 47 vjet, 5 muaj, 3 javë e 2 ditë!… Minutat? Sekondat? Ata rrjedhin shpejt e s’kam si i llogaris në këmbë e në dorë, për ideal të partisë. Doni t’i llogaris se me vete e kam makinën llogaritëse? Të paktën minutat. Atëherë po, atëherë jemi  preçizë. Dhe, s’më gjen shpirti rehat pa të thënë, - ky është dhe profesioni im, - ruaju nga ndonjë kamerë spiune që mund ta ketë vënë këtu ndonjë dollibash, se për ideal të partisë sime, se tani janë bërë nja shtatëatetëdhjetë, tre milionë shqiptarë do ta shohin ndonjë natë në televizor ziafetin tone e, besa, s’është çudi me na marrë në dru!…- Edhe njëherë gëzuar dhe  paç e dhaç, se për nder, ia ke bërë fora! Të mos iu ngel qejfi, si askush tjetër, as në Shqipëri, as në rajon dhe më gjerë apo jo, more shokë?!

- Pooo,- u ndje kori i bodiguardëve, shoferëve dhe i kameremanëve, që sekush saora pa nga shefi i vet për të parë nëse edhe ata kishin të njëjtin mendim.

Xhelozi qiellore

Faslli Haliti

 

faslli-haliti-2012.jpg

 

. Poemë .  

 

Pjesa e dytë dhe e fundit

 

Bagëtia-perëndeshë

S’e ha blerimin.

Njeriu –

Perëndi,

S’i ha frutat.

Kozmikët nuk hanë,

Vetëm shikojnë bukuritë me sy.

 

Pylli

Është perëndi shushuritëse.

S’e sharron sharra,

S’e pret sëpata.

Kozmosi ka diej përndritës.

Kozmikët

S’përdorin zjarre.

Sëpata zbardh përjetësisht tehun,

Sharra zbardh dhëmbët me të madhe.

 

Krishti

Biri i Zotit.

Po Zoti, vetë

Biri i kujt është?

Kë ka nënë, baba që e solli në jetë?

 

Erdhi e sollën, apo  e solli veten vetë?

 

Po  Krishti

Pse ka dy baballarë

Dhe vetëm një nënë?

Zoti

Apo Jozefi  është babai?

Përgjigju hyjnisht, zonja Mari!

Ndryshe të quajta putanë!

Ndryshe të quajta rospi…

 

Po Muhamedi?

Bir njeriu,

Ka nënë dhe baba?

Ndeshet përjetësisht me shejtanin,

S’mund ta lerë të qetë

Djallin.

 

Po të vdekurit

Varret ç’i bënë?

Toka i mbajti të vdekurit, varret.

Të vdekurit, kronikanë të vdekjes,

Varret

Bunkerë të jetës.

Djalli, mbret i mbretërisë së vdekjes.

 

Po erërat tufanet,stuhitë,vetëtimat, rrufetë, bubullimat?

S’ka në kozmos vetëtima, erëra, stuhi, shtrëngatë.

S’ka rrufe, bubullima, tufane, re!

S’ka poshtë dhe lart…

 

Paqja,

Kozmikja, Paqe,

Absolutisht absolute.

Po relativiteti i Ajnshtajnit?

Relativitet ka vetëm në tokë?

Edhe Ajnshtajni qenkësh relativ?

  Kozmos absolutja, absolutisht absolute!

Absolute paqja dhe lëvizja!

Kozmosi pa relativitet

Absolutisht e saktë.

Absolutisht e vërtetë!

 

Po luftërat?

Kozmosi nuk njeh grindje,

Kontradikta,

Luftëra, beteja.

Kozmikët nuk kanë prona, sinorë, kufij;

Kozmiku, pronar i gjithësisë!

Zoti ishte një i vetëm

Unikal, dikur.

Me kë të luftonte?

Kush do t’ia pushtonte kozmosin,

Kush do t’ia rrëmbente planetët,

Yjet diejt?

Kozmosi,

Pronë e njerëzimit që u bë zot.

Kozmosi, pronë e patrashëgueshme!

Zoti dhe njerëzimi zot,

Të dy të përjetshmit

S’kanë

Trashëgimia.

Të përjetshmit trashëgim lenë përjetësinë.

S’është nevoja; trashëgimi

Lenë  e trashëgojnë

Tokësorët

Të vdekshmit,

Por kurrë, assesi qiellorët.

 

Kozmosi  s’ka

Stuhira, rrufe, vetëtima, erëra, bubullima,

Qiejt

Janë qetësia,

S’pranojnë zhurma.

Rrufeja s’ka kë të vrasë:

Të përjetshmit as vrasin, as vriten.

Bimët, si të përjetshme që janë,

S’kanë nevojë për shi.

Vetëtima

S’e djeg dot lisin,

As lisin e motshëm

As lisin e njomë, të ri;

As edhe pyllin e përjetshëm.

Të përjetshmit s’digjen e s’djegin, kurrsesi.

 

Në Kozmos   

S’ka Shira, përmbytje.

Blerimi bleron përjetësisht.

S’ka nevojë për shira, për vesë.

Blerimi një përjetësi e gjelbër, e blertë.

 

Bari as rritet as thahet.

As korret

As bëhet mullar

Bari është perëndi e blertë.

S’e ha as një kalë as një lopë,

As një mëshqerrë as dele s’e prek.

 

Kozmosi

S’ka ajër. erë

Shpendët s’fluturojnë,

Qëndrojnë krahëhapur.

Hapësirave qiellore pluskojnë.

 

Ku ka ajër, ka mbytje, asfiksi.

Ka ka vdekje,

Ku ka ujë,

Ka etje.

 

Ku ka bukë,

Ka uri,

Ku ka uri, ka vdekje.

Ka kufoma,

Ku ka kufoma

Nuk ka përjetësi.

Mes ndotjeve s’jetohet.

Qiejt kozmikë janë të kulluar

Kanë yje që ndrisin, shuhen verbohen.

 

Yjet,

Diejt,

S’marrin frymë.

Nuk hanë, nuk pijnë.

Jetojnë me shkëlqim, me dritë,

Ushqejnë hapësirat me rreze përjetësisht.

 

Drita s’kalbet, s’bie erë, s’infekton askënd.

Rrezet s’këputen.

Kozmosi

S’ka plagë,

Kozmosi s’ka grip,

S’e zënë ethet, malaria, rrufa,

S’infektohet as me ajs edhe sidë,

Qiejve s’ka prostituta, shtëpi publike.

Kozmosi,

Qiejt kozmikë

Pastrojnë papastërtitë.

 

Kozmosi

S’ka kriminelë, kanibalë,

S’ka hajdutë me maska të zeza,

S’ka të korruptuar të klasit të parë.

Kozmosi

Ka engjëj qiellorë,

Ka ujqër dhe qengja, engjëj,

Peshk të madh dhe peshk të vogël, engjëll,

Ka zot dhe njerëz, perëndi.

Kozmosi

I populluar me zota, diej, yje, planetë.

Kozmosi me përjetësira të përjetshme.

Në territorin kozmik

Vdekja vdes.

Dashuria

Ngjitet në apogje.

Dashuria kozmike,dashuri eterne,

Dashuri Platonike, pa puthje,

Pa takime,

Pa seks,

Pa lindje fëmijësh

Dashuri e përjetshme plot jetë …

 

Zoti

Ishte njëjës, unikal,  domethënë, cilësi.

Me t’u bërë dhe njerëzimi Zot,

Zoti u bë shumës, sasi.

 

Nga një i vetëm,

Dikur,

Zoti u bë Zot shumator,

U bë zhgan perëndish,

Një tabor.

 

Po Krishti?

Kozmosi u mbush me Jezus.

Çdo zot-njeri ka birin e vet.

Çdo baba

Ka birin e tij.

 

Qielli u ndot?

Toka u pastrua?

Pulat po ndotin me glasa yjet?

Delet po ndotin kaltërsitë me kakërdhi?

Gjallesat kozmike

Fitojnë përjetësinë.

Bëhen Zota

Dhe zotat s’e ndotin gjithësinë.

 

Zot xheloz!

Ç’është kjo xhelozi!

Ç’po bën kështu  Zoti, zot.

Ti po lë qiellin e kaltër

Po zbret

Në tokë?

 

S’e duron dot veten si turmë, si sasi?

Gëzohu, Zot që nga njëjës, u bëre shumës,

Që çdo yll ka zotin e tij!

Vetëm

Djalli

Mbeti vetëm.

Njëjës ishte dhe njëjës mbeti.

Djalli s’është vetëm opozitari yt,

Me të gjithë zotat e qiejve

Është në opozitë…

 

Zoti, Zot, Zot Xheloz!

Me Jezusin  për dore

Ti po zbret

Në tokë?

 

Djalli

I  vetmuar

Po e lë tokën

Po ngjitet i vetmuar në kozmosi, përpjetë ?

Faleminderit o xhelozi e dashur e zotit Zot!

Që solle Zotin, Perëndinë

Te ne në tokë…

 

Nga libri Çartje, 1997

GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË !

Nga Fritz RADOVANI:

 Me rastin e 17 Janarit 1468 – 2012

gjergj-kastrioti.jpg


 

 

 

 

 

 

GJERGJ KASTRIOTI

 

(Veper e skulptorit O.Paskali)

 

Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1405 – 1468) asht Shqiptari ma i Madh që detyroi Botën me pranue se ka Shqipni dhe se ka edhe Shqiptarë! Anatole France shkruen per Té: “Lavdia asht një luks tepër i kushtueshëm!”. (Fan S.Noli, “Gjergj Kastrioti”).

Edhe pse me 17 janar 1468 Gjergj Kastrioti mbylli sytë, Shpirti i Tij vazhdoi me jetue në trojet tona, aty ku dhuna dhe terrori për me zhdukë Fenë Katolike dhe ndjesitë Atdhetare Shqiptare kjene të pashembullta në tokat e pushtueme nga turqit.

Për Gjergj Kastriotin u banë shumë studime dhe janë shkrue mjaft libra. Unë nuk do të shkruej këtu bibliografinë e plotë të tyne, por do t’i jap lexuesit vetëm një rreshtim të disa viteve kur fillon dhe si vazhdon shkrimi i mendimeve të tyne per Heroin tonë  Kombtar, tue iu referue studjuesit Fan S.Noli për Gjergj Kastriotin (New York 1947).

Nё vitin 1480, Dhimiter Frângu, bashkluftar i Kastriotit, asht i pari qё ka lanё tё shkrueme nё latinisht jeten dhe trimnitё e Princit Shqiptarёve, Gjergj Kastriotit.

1584, Jovius, Peshkopi i Noçerёs, në librin “Elogjina” (Elogie), që do të thotë “Lavdërime”, shkruen për portretin e Gjergj Kastriotit, që kishte pa në Galerinë e Arteve në Firence, Itali. Ai e permendë edhe në librin “Komentin” (Commentario).

1582. Zurita, në librin “Analet e Aragonës”, ku permendet traktati i Kastriotit me Alfonsin e V të Aragonës dhe të Napolit, në vitin 1451.

1564. Sansovinoja, historian i Venedikut, që popullarizoi Historinë e Barletit.

1576. Lavardini, aristokrat nga Vandomi i Francës, perkthyes i Barletit, që i jep për herë të parë Gjergj Kastriotit titullin Mbret. Merr hollёsi nga Franku. Një përkthim i tij anglisht nga Gentieman u botue në 1596 në Londer, Angli.

1601. Summonteja, në “Historia e Napolit” shkruen thanjet e Pantanoja, Piu II dhe Zurita. Kritikon Barletin për pasaktesitë e tija në lidhje me luftimet e Napolit.

1603. Knolles (Noulësi), në librin “Historia e Turqëve” përmendë Barletin.

1605. Mariana, në “Historia e Spanjës” përmendë betejat e Gjergj Kastriotit.

1644 – 1677. Rinaldi, vazhdues i kardinalit Baronius, përshkruen shkurtime dhe pjesë burimesh arkivore nga dokumentacionet e Papëve. Vepra e tij asht me vlerё.

1680. Spondanoja, kalvanist francez, i cili përdorë “Analet Kishtare” si fakte. Asht i pari historian kritik i historisë së Kastriotit.

1709. Dyponcet (Dyponseja), Kritik i historisë, që vlerëson Barletin.

1730 – 1733. Muratori, dijetar italian, botoi analistët Simonetta, Kribeli, Sanudo, Kanensius, që i referohen Kastriotit rastësisht. 

1742. Biemmi, studjues i Tivarasit, dhe i të gjithë bashkohësëve të vet.

1754. Voltaire, i kushtoi një kapitull Gjergj Kastriotit, në librin e tij “Essai sur les Moeurs des Nations” (Sprovë mbi zakonet e Kombeve), ku shënon dy faktorët bazë të fitoreve të Kastriotit: Shqiptarët vetë, si rracë luftarake dhe karakteri malor i Shqipnisë.

Perfundimi i tij asht ky: “Po të kishin kenë perandorët grekë si Gjergj Kastrioti, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtue”. 

1756. Gjeneral Wolfe, (Uolf), mendimi i tij prej eksperti ushtarak asht ky:

“Gjergj Kastrioti shkelqen mjedis gjithë gjenaralëve të vjetër dhe të rijë, në udhëheqjen e një ushtrije të vogël mbrojtëse.”

1815. Sismondi, asht i pari që tregon për qeleshen dhe shpaten që i dhuroi Papa.

1817. Farlati, dijetar jezuit, që bashkpunoi me Riçeputin në Padova t’ Italisë, kur mblodhën treqind vëllime dorshkrim të historisë së Kishës Ilire. Asht historian eklektik dhe kritik i moderuem. Asht i pari dhe i fundit që ka shkrue Historinë e Kastriotit të pamë nga pikpamja kishtare, por vëllimi i shtatë monumental i tij asht sfondi fetar i Shqipnisë Katolike Romane në kohen e Gjergj Kastriotit.

1827. Hammer, historian i vetem që citon burimet turke, persiane dhe arabe.

1848. Grigoreviç, profesor rus, i cili permendë i pari nga burimet sllave se Gjergji ishte mbi 20 vjeç kur e mori sulltan Murati II peng.

1850. Z.I.Gentleman, përkthyes i librit “Skenderbeu i Murit” (Moore) të Historisë së Lavardinit, historia ma e gjatë e shkrueme anglisht.

1853 – 1856. Romanin, kritik i pabesisë së Venedikut kundrejt Gjergj Kastriotit.

1863. Longfellow, Nenry W., poet amerikan, shkruen poezi per Gj. Kastriotin.

1866. Fallmerayer, asht i pari kritik që ka zbulue vitin e saktë të vdekjes sё Gjergj Kastriotit, 1468. Perkrahes i fortё i shkrimeve historike tё Barletit.

1866. Trinchera, asht i pari që botoi nё “Codice Aragenese” disa letra me vlerё të madhe tё Gjergj Kastriotit me Mbretin Ferdinand të Napolit nga arkivat.

1876 – 1918. Jireçeku, asht përforcues i mendimit se Gjergji asht rritë në malet e vendlindjes shqiptare dhe jo në pallatin e sulltanit Murati II.

1881. Petroviç, boton kuq e zi bibliografitë per Gjergj Kastriotin.

1885. Kayser, zbuloi se Papa Nikolla V e quejti në kohen e tij Gjergj Kastriotin “Luftar i Krishtit” gati dhjetë vjet para Kalikstit III, që e shkruen këte në letren e njohun të tij, me 11 shtator 1457, dokumenta të vetme tё arkivave të Vatikanit.

1886. Tajani, dijetar italo – shqiptar, asht i pari që shkruen për perkrenaren dhe shpaten e Gjergj Kastriotit në Muzeun e Vienës.

1886 – 1891. Pastori, asht studjues i arkivave të Vatikanit, ku zbulon letra dhe disa mendime të dokumentueme per Kastriotin dhe fitoret e Tij.  

1887 – 1918. Talloczy, zbulues dhe perforcues dokumentacioni per Kastriotin.

1892. Fermenxhini, zbuloi se mbiemni Kastrioti asht i fshatit me atë emen.

1896 – 1910. Konica Faik, boton disa artikuj frengjisht per Gjergj Kastriotin.

1914 – 1924. Sufflay, Milan von, profesor kroat, i vramë per kontributin e madh që ka dhanë në të gjitha fushat e Historisë së Shqipnisë. Ka pasqyrue sakt jeten qytetare tё  Shqipnisё në librin e njohun të Tij: “Burgen und Städte” (Kështjella dhe qytete).

1921 – 1947. Fan S.Noli, “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu 1405 – 1468”…

Një nder kryeveprat e Tij per Historinë e Shqipnisë.

1923. Korça, studim që parashtroi autori per mbrojtje doktorate.

1925 – 1929. Giese, dijetar gjerman, gjenё i pari dokumenta turke per ekspeditat e Muratit II dhe tё Mehmetit II kunder Shqiptarёve. Asht me mendimin e Barletit.

1925 – 1931. Babingeri, dijetar gjerman që tregon mbishkrime të kështjellës së qytetit të Elbasanit, nga Mehmeti II nё vitin 1466, ku perforcon Barletin e Tivarasin.

1937. Gegaj, At Athanas, dijetar shqiptar, që i paraqiti Universitetit të Louvain një disertacion në gjuhen frengjishte, me titull “Shqipnia dhe invadimi turk në shekullin e pesëmbëdhjetë”, i botuem nga ai universitet në vitin 1937. Fan S.Noli shkruen per këtë libër këto fjalë: “Është tregimi më i plotë i heroit që mund të jetë botuar ndonjëherë në çdo gjuhë, plot me informata dhe me materiale të paraqitur mirë.”

***

Gjergj Kastrioti asht kenë dhe do t’ jetë Heroi i Përjetshëm i të gjithë Shqiptarëve, kudo kjofshin Ata! Aq madhshtore asht Epoka e luftave dhe e fitoreve të Tij kundër turqëve, sa asnjë Trim legjendar në Botë nuk asht i përjetsuem në aq shumë shtete të Botës me monumente lavdije sa Shqiptari i Madh i Arbënisë sonё Gjergj Kastrioti – Skenderbeu! Përkrenaria, Parzmoria dhe Shpata e Tij vazhdojnë me shkelqye në të gjitha Enciklopeditë e Botës, në të gjitha Ata Shtete ku nderohet Flamuri Kombtar, ashtu si në çdo votër Shqiptare, kudo kjoftë, që në krye të vendit ka Gjergjin dhe Shqipen Dykrenare të Kastriotit, mbi shtrojen e gjakosun ndër shekuj per Liri.

“Ata” që sot kërkojnë me përlye Figurën e Gjergj Kastritot për motive fetare, lè të vazhdojnë me ecë të zbathun në ranë mbas deves…ashtu siç ecen tradhëtarët e shekullit XX ndër asfaltët e Tiranёs sё zharitun si pasues tё denjё tё Haxhi Qamilit, ku edhe u terhoqen zvarrë nga vetë Shqiptarët. Historia do të përsëritet prap për të gjithë “ata” që ecin në gjurmët e tradhëtarëve të Atdheut!

E sot nuk janë aq pak sa kujtojmë..!

 

Melbourne, Janar 2012.

 

TË SHKRUASH PËR “HYJNESHAT” E JETËS SONË, ËSHTË GJË E BUKUR…

(Përurohet një libër i  ri, nga Baxhul Merkaj)

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

 


1.

Kolegu e miku im, arsimtari veteran Qatip Mara, kishte një arsye “të fortë”, kur më telefonoi këto ditë. Ai ndodhej së bashku me shkrimtarin B.Markaj dhe kishin kenaqësinë të njoftonin për përurimin e një libri të ri të këtij kolegu, me emrin mjaft domethënës, “Hyjneshat”. Aq merak e kishte Baxhuli organizimin e kësaj veprimtarie, sa më mori në telefon edhe më pas, duke kërkuar që të isha i pranishëm, me të ftuarit e tjerë.

 baxhul-merkaj.jpg

Autori Baxhul Merkaj

Për një lexues të vëmendshëm, emri i auorit Baxhul Merkaj nuk është i panjohur. Ai është studiues e kritik arti  dhe ka lindur në Lapardha te Vlorës, në vitin 1944. Ka mbaruar Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë, më 1964 dhe Akademinë e Arteve, më 1971.  Ka shkruar e publikuar  afër 400 artikuj, esse dhe intervista, brenda e jashtë Atdheut, sidomos kushtuar figurave të shquara të artit shqiptar. Ka merituar dy çmime kombëtare në publicistikë dhe është autor i disa botimeve të tjera. Përmendim këtu edhe librin e tij të bukur e domethënës, me titullin “Personalitete elitare të artit shqiptar”, si një enciklopedi e veçantë, për disa nga artistët tanë më të njohur, nga të gjitha trevat shqiptare. Në faqet e tij, ai ka bërë një përmbledhje të jetëshkrimit dhe të veprimtarisë së disave nga këto figura, që nga Aleksandër Moisiu, Sandër Prosi, Odhise Paskali e Ibrahim Kodra dhe deri te artistët e ditëve tona.

Në vazhdimësi, për njohjen e  lexuesve me emrat e shquara të disa femrave shqiptare, ai publikoi këto ditë librin, me titullin kuptimplotë, “Hyjneshat”. Kështu, me qëllimin e mirë që, paraprakisht, të isha sa më i informuar për këtë libër të ri, Q. Mara më dërgoi përmes Internetit  kopertinën dhe hyrjen, që e ka shkruar Dukagjin Hata. Ndër të tjera, ky shkruan aty këto radhë: “Në novelat e këtij libri lëvizin e flasin me bëmat e tyre personazhe realë, pra të vërtetë e me dritëhijet e tyre. Por dhe personazhe jo realë, të krijuar nga autori. Ata janë sa të afërt në psikologji, por edhe të ndryshëm në profesione, me botëvështrime nga më të larmishmet, që përçojnë një kondicion të epërm njerëzor dhe estetik. Kështu, heronjtë e novelave janë dhjetë femra: mësuese, artiste, avokate, mjeke, gjinekologe etj. Ato i bashkon autori nëpërmjet ndjesive të tyre, nëpërmjet lajtmotivit të çdo femre shqiptare, por dhe femrave botërore, sipas devizës apostolike dhe thuajse me kumte hyjnore: “Mbill dashuri, se po mbolle dashuri, do të korrësh vetëm dashuri!…”.

 kopertinat.jpg

Kopertinat e librit të ri

 

2.

Për të kuvenduar rreth këtij libri të ri, me autor Baxhul Merkajn, sot paradite u organizua përurimi i tij, në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve.  Ishin të pranishëm kolegë e miq të autorit, nga Tirana, Vlora etj.; shkrimtarë, artistë dhe punonjës të kulturës, shkencës dhe arteve, nga media e shkruar dhe ajo elektronike e tjerë.

Përurimin e hapi Nora Malaj dhe pas saj foli moderatori i veprimtarisë, Albert Zholi. Rreth përmbajtjes dhe veçorive të këtij libri publicistik e letrar,  foli Prof.Dr. Bardhosh Gaçe. Më tej, diskutuan me radhë: arsimtari Qatip Mara, avokati e poeti Selfo Mazreku, e bija e Baxhulit, Enkelejda Merkaj e të tjerë. Ata u ndalën në vlerat kryesore dhe përmbajtjen e “novelave” të këtij libri, siç i ka quajtur autori B.Merkaj. Nga ata u theksua se vërtet numri i “hyjneshave” në këtë libër është dhjetë, por nënkuptojnë e flasin në emër të mijëra femrave të botës, sepse ato janë “çelësi i jetës” dhe vazhdimësia e pandërprerë e saj. Me një gjuhë të gjetur e të pasur, autori e ka “qendisur” bukur portretin psikologjik e fizik të çdo personazhi të librit, që i ka krahasuar me figurat mitologjike dhe e ka pasqyruar mirë botën shpirtërore të tyre. Duke i lexuar portretet e regjisores Drita Agolli (Strazimiri), artisteve Margarita Xhepa, Drita Pelingu,  Drita Haxhiraj (Bardhi), Elvira Diamanti, Luiza Xhuvani  e Hajrie Rondo, juristes Drita Aga, Lilit e mamisë Athina, krijojmë përfytyrimin e plotë të vazhdueseve të denja të heroinave të lashtësisë shqiptare, që nga Teuta, Vojsava, Ajkuna e tjerë. Ishte mjaft mbresëlënës e domethënës çasti, kur personazheve të librit iu dhuruan buqeta me lule të freskëta.

Në këtë 100-vjetor të shpalljes së Pavarësisë sonë Kombëtare, ky libër është një si apel, i cili na thërret që t’i nderojmë dhe t’i vlerësojmë gjithnjë e më shumë e më mirë femrat, nënat e gratë, “kyçet” e vazhdimësisë së paçmuar të jetës sonë.

Bazuar në ato, që u thanë në këtë përurim, libri i B. Merkajt, “Hyjneshat” do të jetë i pranishëm jo vetëm në bibliotekat vetjake të personazheve të tij e të familjarëve të tyre, por dhe të një lexuesi të gjerë shqiptar. Kjo vjen se autori prekë ndjeshmërinë e të gjithëve për nderimin e respektin, që kemi dhe duhet të kemi për “hyjneshat” tona, për ato që e himnizojnë dhe e zbukurojnë jetën njerëzore.

Ishte kënaqësi për të gjithë pjesëmarrësit në këtë përurim, kur para tyre dolën këngëtarët popullorë të grupit, tashmë mjaft të njohur, “Anteu“, nën drejtimin e N.Çelës. Ata interpretuan me mjeshtëri këngë të trevave të Jugut të Shqipërisë dhe u duatrokitën fort nga dëgjuesit në sallë.

Në fund, pas fjalës falënderuese të autorit të librit, Baxhul Merkaj, gjatë koktejit të organizuar me këtë rast, të pranishmit në këtë përurim i vazhduan së bashku bisedat e tyre, duke ngritur dolli e duke e përgëzuar atë për punën e tij të përkushtuar dhe duke i shprehur besimin se, edhe në të ardhmen, ai do të jepë për lexuesit tanë botime të tillë, të bukur e cilësorë.

Tiranë, 14 janar 2012

TROKËLLIMA E POETIT

xhavit_gasa_copy_348928819.jpg

E para trokëllime,
Që troket,
Në derën e zemrës.
Është fjala,
E artë dhe e ëmbël
e poetit.

Më thoni,
Pra o njerëz,
Kur ju lexoni,
Vargjet e poetit,
A  s’ju duket,
Se në zemrën tuaj,
Depërtojnë rrezet e arta,
të diellit.

Vargu trokëllimë,
I poetit,
Akullnajat e ftohta i shkrin,
Lulet ndër lëndina,
I bën me shpejt të çelin.

Vargu trokëllime,
I poetit,
Ju jep krahët e shqipes,
Trimave në ballë të betejës,
I përjetëson ata i bën
të pavdekshëm,

Vargu i poetit,
Me e ndjeshmja,
Trokellime,
Si celes magjik,
I hap dyert e zemrave,
I perheshmi armik,
I atyre qe padrejtesisht,
i vrasin ndjenjat.

A ndalojnë
Dallgët e detit,
A ndalet fuqia e erës,
A mbarohet,
Hapsira pafund e qiellit,
Nuk ndalet asnjëherë,
trokëllima e poetit…..

Koha do më japë të drejtë…

Nga Stefo Mato

stefi_mato_706769419.jpg
E rralla është e vërtetë

ndodh

të pengon

të të shuhet kujtimi

në brengë të kthehet

i vrazhdët

të largohet

në pranga ta vendosin

ta kthejnë mbrapsht

dhe ta sjellin në mëmëdheun e shkretë

Kur je vetëm të bindet gjithshka

ç’farë duhet bën

e nxjerr të pavlerë ç’ke kaluar

ç’ke thënë

ç’ke dhënë

ç’farë duhet

gjithshka mund të thuhet

kush je

kush ke qënë

por mbetesh në vijën e pare i dënuar.

Eshtë rrugë e gjatë e ndërprerë

kalon mjaft ndryshime

të ftohtit

lagështirë pa fund

dete oqeane

errësirë që të mund

e kthehet me forcë ne vetëdijen time.

Të më shtypë pse unë e ruaj

pse e dua

pse se ndal

pse nuk vazhdoj të them ,jo

pse pres

pse ndjej

pse gënjej

pse ëndrën e bukur dua të shoh. 

Kujtimin e fshin lehtë

një njollë boje

në kacafytjen rinore

koha e shmang

morali

pretencioziteti

bekimi që udhën e shtron me petale bore

që shkrijnë sapo shkel

shkëlqimi yt

bardhësia jote mbetet e vetme

për të fluturuar ne qiellin blu

të kthehet në re’

të na lotojë

të na lagë 

të  na ngjyrosë pa zbritur ajo vetë këtu 

që të na shohë

kur të kthehet rrugën e saj të vjetër të njohë……

Rruga është e vështirë,

më lehtë është poezia,

më bukur kujton,

më thellë futet 

më drejt

më shpejt

mbetet emblemë

edhe ti je një poemë

të shkroi perëndimi i vështirë

e bukur si dea

gjysëm e murosur qan e këndon

Më mbeti në dorë kjo lule si buqetë

e thanë shpesh

ju tha edhe ajo

me qindra herë 

e këputën 

për t’i marë erë

që pastaj të flinin 

kur ajo të thahej  e zbutej  nga lotët e vet 

Buzëqeshja tani rilind e heshtur

s’e i takon

i pëlqen

në vrull e rrëmben

e hesht të flasë

ka vlerë

ndriçon

në gjurmët e veta të eci s’ka rreshtur.

Po ç’bëhet ndryshimi që foli ngadalë

u thye

u flak

u dëgjua më pak

brëndia më shumë

e lane te fleje

se ishte në gjumë

përsëri vetë

mbështolli mendimet dhe vuri në rradhë.

Në fund do dëgjohet, dikush e ka thënë

sa bukur

sa ëmbël

kam ditur të mbaj

në fatin e purpurt

su gjënda në faj

s’e preka

rrita gëzimin

e hodha tundimin

dhe flaka e lehtë në shpirtin tim folenë ka zënë.

Në rrahjet e zëmres s’ka ligje që mbeten tabu

ajo i zgjedh vetë

të dojë

të dënojë

të lidhë

nga prangat të zgjidhë

dhe prapë e lirë

të rrahë me shpejtësinë e dritës së syve të tu

Në thellësinë e shpirtit ka një botë tjetër

si në malet me borë

në pyjet 

kur i prek me dorë

t’i jetoj

s’më hyjnë në sy

të mbartet me forcë kërkon zemra ime, tek ty…

në rrahjen tënde të hyjë si në kërcimin me litar

pa prerë ritmin tënd

që gjumin ma rënd

e prish

si zanë e grish

të mbetet lastar

tej fatit që vjen

duke thyer forcën e vrullit që udhë ka marrë.

 

Unë të njoh …

Larg qëndron dhe mbikqyr veten
si në pëllëmbë të dorës
fjalët i mat me kohë, në hapësira që derdhen
sytë spërkasin mëndjen
që e shkujdesur nuk shkon me hapin e kohës.
Lartesia e thyen trupin hyjnor
ne copa qe neper duar mbesin
i bashkon me nxitim dhe dhimbjen e pertyp me zor
bindja sheron besimin
qe vazhdon udhen i qete ,nga pas, hije qe presin.
Ti larg qendron,ç’te mundesh e ben
mrekulline e shtyn me tutje si te ishte e zakonshme
gjembon ç’do fryt, asgje s’te tremb
shpirti buron
nga shkembi nxjerr pluhurin qe mbush birrat e perkoheshme…
Shkembi eshte i perjetshem, i thyeshem sa te genjeje cilendo force
ai nuk krenohet me heshtjen
njeh dhe perdor gjuhen e rende, 
perleshjen.
Si hene,
me driten e saj, vetem nje brime mbush perpara se te veje ne agim
mua,hapesiren ku perplaset dallga jote
kush te thyhet ,ne ndjefte,
kur kockat te kerkojne shpagim
drejtohu qiellit me gjuhen e lehte,
ikjen pa kthim.
Te gjithe do ta shohin ate shenje
ne qiellin e zene
nga e papritura
nga drita e dobet e diellit
nga shiu me aromen tende
pluhuri kur te ngjitet drejt qiellit
s’do te me duhet vemendje
te te dalloj ty .

Libri për fëmijë “Gjiganti dhe Xhuxhi ” botimi më i ri i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj

Shtëpia Botuese” Nacional”

Disa javë para Vitit të Ri 2012 Shtëpia Botuese” Nacional”, nxori nga shtypi, librin e dytë të ciklit me “Përrallat e Vendit Blu” të titulluar “Gjiganti dhe Xhuxhi” të autores Vilhelme Vranari Haxhiraj. Shkrimtarja e mirënjohur vlonjate, e mbylli krijimtarinë e  vitit 2011 me botimin e një libri për fëmijë me përralla.

Libri “Gjiganti dhe Xhuxhi” u realizua nën kujdesin e Shtëpisë Botuese “Nacional”, me redaktimin e të ndjerit Prof.Dr. Adriatik Kallulli,(që besojmë se është libri i fundit i redaktuar prej tij), me recensente  Lejla Gorishti, me korektimin e Linda Buçpapaj, me ilustrues Luan Vrioni dhe në bashkëpunim me shtypshkronjën “Europrint”.
Në këtë Libër përfshihen 5 përralla, që janë vazhdimësi e librit të parë” Kuçedra dhe Dragoi”. Sipas autores Vranari, libri është në përputhje me veçoritë psiko-fizike të moshës mbi 9 vjeç. Nëse e vështron me syrin e një mësuesi në faqet e tij , veç fantazisë, gjenë episode historike, përpjekjet e ilirëve, punët  e tyre dhe zhvillimin e zejtarisë, pasi përrallat mbështeten në historinë e ilirëve.
Të veçantat e këtij libri si dhe libri i parë, është i ilustruar dhe  ka një gjuhë të pasur letrare,që i tërheq fëmijët. Në fund të çdo përralle ka mesazhin që jep autori, pyetje drejtuar fëmijëve për bashkëbisedim dhe një fjalor për secilën përrallë, ku sqarohen fjalët e vështirë, gjëra që ndihmojnë fëmijët në asimilimin e tyre dhe në këtë mënyrë plotëson kërkesat didaktike bashkëkohore në mënyrën e të nxënit më mirë ,më saktë dhe më kërkues në njohjen e së shkuarës së popullit tonë liridashës. Shpresojmë që ky libër të shkojë tek nxënësit e kësaj moshe dhe të ndihmojë në edukimin e tyre, sepse vlen si plotësim i programeve shkollore. Me këtë rast stafi i Sh. Botuese “Nacional” i uron autores sa më shumë libra botëkuptimor dhe atdhetarë!
Redaksia e Gazetës “Nacional”

A MUND TË SHPRESOJMË NË KTHESA HISTORIKE-PAQËSORE NË 100 VJETORIN E SHQIPËRISË SONË ?!

Engjell Koliqi

Motra dhe vëllezër – të gjithë fara arbërore, le të bashkohemi në këtë pikë të historisë, në Vitin e Shqiptarëve, duke shfrytëzuar të drejtën historike, të përdorim sa më mirë identitetin dhe origjinalitetin tonë, për t’ia hequr Shqipërisë dënimin e aneksimit të trojeve për 100 vjet, për ta bërë një shtet plot paqe e dashuri, mbi të gjitha trojet arbërore! Le të bashkohemi të gjithë në Forumin Imazh dhe Media, duke bërë imazh sa më të mirë shqiptar, kudo në botë, ta kurorëzojmë këtë ënërr tonën shekullore, në njërën nga festat e shumta të Imazhit Shqiptar, që kanë hapur në Durrës, më 18 dhjetor serinë e kremteve të jubileut tonë historik!!!

Shkruan: Engjëll KOLIQI
Garlate (Lecco), janar 2012
Rilindja Kombëtare Shqiptare, e filluar në vitet ’30 të shekullit XIX, që ka pasur shumë sfida e telashe nëpër histori, po vazhdon edhe sot, me njerëz të tjerë, sepse themeluesit nuk jetojnë më fizikisht në mesin tonë, por edhe këta janë njësoj – shqiptarë që e duan Shqipërinë, por që i nderojnë dhe respektojnë popujt tjerë dhe vendet tjera, pra ata shqiptarë të devotshëm jemi ne. Jemi e do të jemi gjithmonë, deri në amshim do të jetë e paepur fara arbërore, në gjenerata të pambaruara, edhe fëmijët, nipërit e stërnipërit tanë.
Por, a mund të shpresojmë se me ne, me intereset jetike të kombit tonë, më të lashtit në Ballkan, do të jenë edhe liderët e institucioneve dhe të politikës, në Tiranë, në Prishtinë e kudo që bukës i thënë bukë e ujit – ujë?!… A do e kemi fatin, që liderët tanë, të zgjedhur me votën e popullit, të mendojnë për popullin, për interesin e përbashkët kombëtar, për paqen, për dashurinë dhe për mirëqenien e farës arbërore, bashkë me fqinjët dhe me të gjithë të tjerët?!
E konsideroj vetin shqiptar i devotshëm i Shqipërisë Natyrale dhe ndjehem intelektual, gjë që më detyron brenda shpirtit tim, sidomos në cilësinë e ambasadorit të paqes, t’u drejtohem të gjithë Shqiptarëve, kudo që jetojnë, që të japin nga vetja maksimumin, për të mbyllur në mënyrën më të mirë e paqësore dënimin e Shqipërisë Sonë, me aneksimin e trojeve, në afat 100 vjeçar, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, gati njëqind vjet më parë. Eni o shqiptarë, eni të gjithë bashkë, të punojmë me shumë kujdes dhe pa hezituar as pa kursyer gjë, në ribërjen e Shqipërisë – shtet stabil, të fortë e paqësor, mbi të gjitha trojet arbërore. Eni të gjithë, edhe ju liderë institucionesh e pronarë të kabineteve e të kolltuqeve qeveritare e ministrore, eni a bashkohuni me shqiptarët e devotshëm në kurorëzimin e ëndërrës sonë shekullore, të natyrshme. Eni, sepse në këtë spektakël mrekullie do të gjeni dhuratën më të çmueshme të jetës, që do të jua ëmbëlsojë shpoirtin dhe zemrën.
Me projektet tuaja politike e diplomatike, duke përmbushur dëshira të miqve, por edhe të armiqëve të popullit tonë, mbase edhe mund të pasuroheni sot, por do të zhvisheni krejtësisht e do të vuani shumë, nesër e gjithmonë. Prandaj, kujdes – dëgjojeni me shumë seriozitet thirrjen e popullit, eni e bashkohuni në hapat e marshimit historik të bashkimit kombëtar, nën Flamurin e Dashurisë, të Paqes e të Mirësisë! Eni, mos u frigoni, as mos ngurroni, se më se të garantuara i keni intereset tuaja të ngushta, në interesin e përgjithshëm, të përbashkët kombëtar. Eni, të gjithë bashkë, ju thërras fuqishëm edhe me gojën e Nënëlokes Shqipëri! Eni, ju thërrasim në emër të paqes dhe të dashurisë! Eni të gjithë, se Nënës ia kemi borxh!
Me shumë devotshmëri, por edhe me krenari kombëtare, ju thërras fuqishëm, që të vini e të bashkoheni në Forumin Imazh dhe Media, në serinë e kremtimeve historike, që veç kanë filluar, me strategjinë e Kryetarit Dr Astrit Memia – të njohur dhe të konsideruar nga të gjithë, si ministër i mirëfilltë i burrërisë! Eni, mos ngurroni as mos u frigoni! Përpara, deri në fitore të paqes dhe të dashurisë arbërore!!!