You are currently browsing the A.C.P.E. weblog archives for the day 16/01/2012.
| M | T | W | T | F | S | S |
|---|---|---|---|---|---|---|
| « Dec | Feb » | |||||
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 | 31 | |||||
- Blogroll (661)
- Poezi (2)
- SPORT (1)
- Tregime (4)
- Uncategorized (6)
- 21/02/2012: Parimet per Ndertimin e nje Shoqerie te Lire
- 21/02/2012: 5 poezi te shkurtit.
- 21/02/2012: Michael D.Higgins- Presidenti poet dashamires i Shqiperise
- 20/02/2012: Himara nr 1 – studim
- 18/02/2012: Doli numri i ri i gazetës “Albanian News”
- 18/02/2012: ABEDIN MADANI
- 18/02/2012: Fjala e Dr Muhamet Hamiti
- 17/02/2012: Rrëfehet Arjana Pupa, Nën/ kryetare Lidhjes Demokratike të Korcës:
- 17/02/2012: POETI
- 17/02/2012: Poezi rome
Blogroll
Archive for 16/01/2012
Një çast…
16/01/2012 by admin.
Dëbora zbardh petalezverdhurat e stinës
vjeshta s’i pëlqen,as aroma e myshkut…
nëpër degë të thara duket si përbindësh
përmbi tokë e mjerë, rrëzuar e fikur.
E shkelim një çast, gjurmën tonë mbi të
e shohim të prishet pjesë pjesë e zhduket
nga ujërat e vjeshtës dëbora akull zë
nga gjethet e pathara nis e plasaritet.
Nga natyrë e qetë natë e ftohtë vjen
mbush gjithë boshllëqet që jeta braktis
një çast është ky se më pas dëfren
me humbjen mësohesh e zhdukesh sërish.
Posted in Blogroll | No Comments »
Nusja me topuz episodi gjashte
16/01/2012 by admin.
U përshëndetën përzëmërsisht si “miq” të afërt që ishin me shefin dhe….u larguan !
…episodi gjashte !
Doktori Mikelinua nuk donte ta besonte se “Tarzani” ndëroi jetë, i erdhi me të vertetë mjaft ligsht, mbasi e kishte shumë mik, por nga ana tjetër u trëmb dhe u frikua më shumë për vete .
Të dashurës së tij “nuses me topuz”, i kishte bërë dy herë abort të jashtëligjshëm.
Për këtë kishin dijeni jo pak njerës si drejtoreshë Katerina, vetë Tarzani, vajza e drejtoreshës…Eli, infermjerja e maternitetit Rozi, e besuara e tij…por pse jo edhe “shefi” i madh që ishte njëkohësisht gjasme edhe “miku’ i të gjithëve. .
Sa mori vesh se do të vinin nga Tirana për ekspertizëm jo vetëm që u trondit por s’ishte fare në të, mori bicikletën “Mifa” dhe doli jashtë pa ditur se për ku do të shkonte…!
I vdekuri natyrisht dihej se nuk do të “fliste” dot , por s’i dihesh sesi do të vinin punët me të ‘gjallët” psh. ‘miken” e tij…nusen me topuz dhe qysh atje mund të zbërthehej lëmshi…se ashtu fillonin ato punë…nga një, dilnin kleçka dhe ngatërresa të tjera, për të cilat ndjente gjithmonë frikë dhe nuk e zinte as gjumi…!
Kishte kohë që dëgjonte fjalë sa andej e këndej, qoftë për “punën” e tij , qoftë për “recetat” që lëshonte në dobi të “shtatzënave” ilegale.
E ndiente të nevojëshme të rifitonte qetësinë që çdo ditë kohët e fundit po e humbiste, si pasojë e punëve të “mirësisë” dhe ‘bamirësisë” tij që mund ti hanin edhe kokën, se nuk mund të hidhje kurdo vallen në “gojën e ujkut”…!
Ç’do gjë natyrisht do të ketë një fund !
Ashtu si i trubulluar atë mëngjes të bukur të një të diele, mendoi te shkonte andej nga “kafja e gjahtareve” ku shkonte edhe shpesh, por rrugës ndëroi mendje, se atje shkonin të gjithë”miqtë e tij të “gjahut” që s’ishin veçse sigurimsa,kaleca, operativë, shefa…pse jo dhe pushtetarë !
Gjithsesi, mendoi të shkonte tek shtëpia e një miku të tij që punonte asokohe në Kom.të Partisë në një pozicion kyç dhe me shumë rëndësi, jo për ta pyetur për diçka, por më tepër të mesonte për kuriozitet…se ç’farë thuhej për të vdekurin “atje” tek ata ?
I ra ziles së apartamentit, ku banonte shoku Memush, kur ndërkohë e hapi derën zonja e tij mesuese Merita…e cila plot elegancë e ftoi të vinte brënda…!
Urdhëroni doktor urdhëroni hyni brënda…Memushi, ka ikur në një mbledhje urgjente ne KPartisë, sa e thiri me urgjencë korieri…me porosi të të parit..!
Kishit ndonjë problem ?
Jo ! Ashtu erdha, thashë të pija një kafe më të sot, meqënese është ditë pushimi… po ku kanë pushim shokët e partisë…(tha nëpër dhëmbë doktori…)
Urdhëroni hyni, po patët gjë ma thoni mua dhe unë sa të vijë Memua, do ja them.
Po ju Merita si jeni tani ?
Mirë doktor, faleminderit, qysh ahere e ndiej veten mirë dhe s’kam ndonjë problem…!
Kujdes thuaji atij “agait” të bëjë kujdes se e pe se sa hoqe rradhën e parë…luftove me vdekjen moj e shkretë apo e harrove ?
Unë nuk e haroj sa të jem gjallë se pashë vdekjen me sy ….po Memua, është kokë më vete…ashtu jeni ju burrat nuk e besoni gruan dhe “dhëmbjet” e saj…!
Jo, sinqerisht Memon e kam mik dhe është shumë njeri i mirë…!
I mirë, i mirë është me të vërtetë…po…s’di derëshuari të bëjë mbrapa ! (tha mesuesja duke qeshur e duke… i shkelur syrin doktorit)
Mos u bëj merak z Merita, se doktori prandaj është…edhe për miq si Ju…nuk kursehet.
Urdhero doktor futu brënda të pish një kafe, fëmijët janë jashtë lozin…!
Jo, Jo Faleminderit, por kur nuk është “nikoqiri” brënda…s’ka problem do vij ndonjë herë tjatër…!
Mirë si të duash !
Kështu u njatjetuan dhe u ndanë.
Zbriti shkallët shpejt e shpejt dhe shaloi biçikletën duke u drejtuar bulevardit që të shpinte andej nga deti.
E kuptonte se kishte nevojë për qetësi .
Sa mbriti në breg duke soditur valët që përplaseshin në shkëmb pak si të egërsuara, të rrepta dhe të shpeshta…me njëherë i vajti mëndja tek “shefi” i cili kishte kohë që nuk e thëriste për kafe si zakonisht…?
Në çast ky mendim e bëri akoma më të frikshëm, sa ndjeu edhe diçka momentale në zëmër…ashtu si një lloj thike apo një dridhje “muskuli”…nxori nga xhepi një trinitrinë që mbante me vete dhe e vendosi nën gjuhë… !
Sa “gabime” kam bërë tha në ndërgjegje….mos mirënjohësit mund të më bëjnë ndonjë ditë edhe varin…! ( Sa raste e raste kishte doktori që disa nga përsonat që kishte ndihmuar, sa kishin hedhur hallin se shikonin as me sy më…) Sa herë ishte betuar të frenohej…por jo e kishte të pamundur, kishte lindur për të qënë gjithmonë afër “hallexhinjve” të çdo shtrese…(ky ishte një realitet…ndihmonte edhe të varfër edhe ata që kishin “diçka” në dore, ishte me të vërtetë proletar .)
Me të vërtetë kohët e fundit kishin ndodhur disa fenomene të tmerëshme ne qytet e pse jo në të gjithë Shqipërinë, pas plenumit të shkurtit dhe të “inisiativës”që mori rinia për shaktërim të kulteve ,kishave e xhamive kishin kaluar disa vjet dhe akoma më e egër bëhej lufta e klasave.
Gjat asaj kohe ishin dënuar dëbuar apo internuar me dhjetra njerëz të të gjitha shtresave të shoqërisë…si në qytetin tonë por edhe në gjithë Shqipërinë !
Kishin dalë “grupe” puçistësh, tradhëtarësh, sabotatoresh…”imoralësh” dhe të gjithë kishin marë “racionin” e merituar.
Në qytetin tonë ishin bërë herë pas herësh disa arestime si në Bonifikim,Përpunim Druri, Pyjore. KEkz…….(të qytetit …) arsim, shëndetësi në ushtri në naftë…gjë që e kishte trëmbur dhe tronditur gjithë qytetin…!
Gjithëandej frikë, panik, mos siguri dhe pikëpyetje për të nesërmen !
Kudo nëpër ndërmarje qëndra pune, shkolla institucione….e pse jo dhe rep. Ushtarake, busull u bënë fjalimet e “… pleniumit te shkurtit”, jehona e të cilit….donte dekada të amortizohej. (për të mos thënë se nuk u amortizua kurrë ! )
Ajo thënia nga goja e Enver Hoxhes…se : “do ta djegim me zjarr dhe do ti presim kokën cilitdo që do të marë nëpër këmnbë ligjin e shënjtë të partisë për mbrojtjen e grave dhe të vajzave…” ! kishte bërë kërdinë dhe ishte treguar e pamëshirëshme .
Doktori kishte shpëtuar tagent nga ai revolucion, ( se emri i tij lakohej për keq në disa rrethe të sigurimit…të shtetit apo drejtorisë spitalit….…qoftë për aborte të jashtë ligjshme apo për dhenie raporte mjeksore apo ilaçe te ndaluara… ) falë “miqve” të tij që nuk ishin të paktë në numur dhe në “pozitë”, bile ata po thuaj e kishin shpëtuar deri ahere pa pësuar ndonjë dënim apo internim…( se ai i kishte ndihmuar….dhe u kishte hequr lakun nga fyti…kur gratë apo vajzat e tyre….!
Se ja kirurgun më të mirë të qyteti dr.Telon, e kishin çuar për dënim gjasme për “ marje rushfetesh” në një zonë të thellë nafte, pa përcaktuar afat kthimi…apo dr. Pinellopin, Dr, Vasfiun, Dr Merdiun, apo të tjerë…!
Kishin dëbuar e dënuar arsimtarë, specialista, ushtarak, mjekë….pushtetarë.. (qofshin këta burra apo gra…natyrisht ata me kleçkë në biografi apo në “moral”, duke i hequr nga gjimnazet apo shkollat e qytetit e duke i syrgjynosur në fshatra malorë apo të zona të largëta e të thella të rrethit.…siç ja bënë edhe radioteknikut më në zë të republikës DHD që e cuan të riparonte Radjo e TV….në majë malesh… …apo, Ing. FD , Topgrafit AG, e sa e sa të tjerë…rrethi jonë përgjithësisht ishte pritës…I të gjitha familjeve të pucisteve dhe “tradhëtarëve’ të Internuar ndër dekada…të cilët do të edukoheshin afër fshatrësisë koperativiste apo kllasës puntore ? ! )
Pa le kur dënuan në “grup” gati njëmëdhjetë vajza për prostitucion, duke i çuar veç e veç nëpër ferma apo koop. malore pa strehim, disa syresh flinin nëpër koçeke misri…në gjëndje të mjerushme…bile duke u paraqitur edhe tre herë më ditë tek operativi për të bërë prezencën…( disa prej këtyre “fatkeqeve’ i kishte ndihmuar doktori….siç u muar vesh më vonë, por ato me gjithë kërcënimet dhe hetuesite e ndryshme asnjëara nuk e shiti…Atë,se përndryshe…)
Ato, i larguan me dhunë dhe forcërisht nga qyteti, u ngatëruan familje të tëra, u ngatëruan farefis, apo burra ose djem që kishin shkuar me to….u shkatëruan dhjetra familje duke bërë divorce….bile u futën edhe në burgje disa që kishin përdorur dhunë…karshi “familjeve” të tyre që “aksidentalsht” kishin bërë gabime e kishin bërë tradhëti bashkëshortore…!
Më e keqja ishte se në ato fshatra që u “syrgjynosën’ këto vajza të “përdala’ sipas qeverisë… (me gjithë frikën e madhe të sigurimit)u “turën” fshatarët apo djemtë e tyre…se u erdhi e “ mira” në derë.
Të shikoje burra zakoni me “një okë” mustaqe…i shikoje para dyerve të gjykatës apo para zyrave të prokurorisë….ligji i “pleniumit të shkurtit” për këta lloj “burrash” ishte dhe ra i pamëshirshëm….!
Kudo burgje internime, divorce, grindje, shere….shamatara !
Bile në një fermë një “ Hero të Punës socialiste” VK,që ishte brigadier i dhive, i blektorisë të themi, kishte kërkuar divorc me gruan se ra në dashuri me një nga këto “vajzat e qytetit”……. !
Lëre më pas se ç’farë hoqi “Heroi”….!
Doktori si specialist nga të parët …, ishte pjesë e shumë ngjarjeve në qytet e pse jo edhe në rreth…, bile në disa raste të ndërlikuara ishte urdhëruar edhe zyrtarisht nga vetë prokuroria apo Dega e P Brëndshme (Komisioni ndeshkimor )…të bënte…ndërhyrje, apo të realizonte një abort të detyruar ! ( kishte ngajrje, të rrënda si dhunime forcërisht apo dhunimi i pa përgjegjshëm në të mitura…)
Këto e të tjera mendime të rrezikshme dhe të frikshme meditonte doktori aty buzë shkëmbit, ku dallgët përplaseshin dhe ndiqnin njëra tjetrën…duke lëshuar një shkumë të bardhë, fëshfërima e të cilave i jepte me të vërtetë një pa siguri për të nesërmen…!
Mori, biçikletën për dore bëri disa metra sa doli në rrugë dhe u nis të kthehej…!
Ishte ora nëndë e mbrëmjes kur dëgjoi të rahuarat e kambanës së orës së qytetit…të cilin po thuaj e kishte mbuluar errësira dhe qetësia…!
Dritat e dobëta dhe të rralla e vështirësonin pedalimin, bile përqëndrohej se mos binte në ndonjë pucetë…pa kapak….të cilat ishin të shumta, çanta prej lëkure me “veglat e punës” varur në timon disi e pengonte.( ato nuk i ndante asnjëherë ) !
Me familjen e tij punët nuk i shkonin dhe aqë mirë….bile…kishte kohë që bashkëshortja e tij një zonjë e vërtetë….nuk u pajtua kurrë me jetën e “doktorit”.
Ajo, përpiqej të mos e prishte famijen dhe ruhej nga fjalët e botës si “dreqi nga thimjami “gjithsesi…!
Mbas gati gjysëm ore pedalimim….”Mifa” e tij me një dritë të zbehtë…po kalonte në mes të qytetit….dhe në gjysëm errësirën e tij !
Sa pa një grumbull njerëzish disa civila…e polica në mes, para derës së farmacisë qëndrore….u befasua dhe ndjeu një dridhje në trup sa gati po humbte ekulibrin.
Kur në atë trubullirë mendimi, një zë i njohur nga një distancë po thuaj as dhjetë metra e tundi nga mendimi…….mbasi e njohu i foli… fort dhe e thiri !
Doktor…a kape ndonje “peshk”….sot ?
Njatjeta shef…(shefi bëri mënjanë nga turma dhe i zuri rrugën doktorit ,në krahun tjetër përballe farmacisë)
Ju si jeni ….? (Doktori ndaloi dhe zbriti nga biçikleta)
Jo, nuk isha për peshk në këtë orë…!
Isha tek një e sëmurë…?
Ah.. po e di…e di !
Tek shoku Memush ishe ? (Doktori kishte kohë qe e kishte kuptuar se po ndiqej…por nuk e besonte…tani u bind plotësisht…! Shefi ishte edhe mik i Memushit ? Po dhe të ishin bashkë në mbledhje të K Partisë…ai, Mmushi, nuk e dinte se doktori ishte në shtëpinë e tij…qind për qind po përgjohej ? Nga kush nga shefi “miku i tij” apo nga….ai i Dritës, apo me c’farë urdhëri, “gjurmohej “ hajde gjëje… këtë.?)
Si ishte shoqja Merita….!
Po mirë, mirë, keni të fala….!
Kemi kohë pa pirë një kafe bashkë i tha doktori (për të ndëruar temë)…edhe unë me punë por edhe ju më keq…!
Ç’bëhet këtu , pyeti doktori me naivitet…?
Këtu…!
Hëëë, këtu ?
Ja, ka urdhëruar Prokuroria …të mbyllet farmacia, për një “iventar” urgjent…!
Po nuk po shikoj…as drejtoreshën as Dritën…?
“Shefi” Ju afrua në vesh dhe në “kofidencë” i tha me shumë zë të ulët sa mezi e dëgjoi…kij kujdes për vete, se të është qepur keq “xhuxhi” i K Partisë dhe Ferjati…i “krimeve….!
Je ti ai, që nuk duhet të marësh njerëz më qafë…fundi prova dhe dëshmitarë nuk ka…!
Mendo për vete dhe për fëmijët e tu…gjërat nuk venë mirë…je me fat që të takova se nesër mund të jetë vonë…!
Ne jemi miq…apo jo i tha shefi ? (shefi, mendoi doktori ka hallin e tij…qind për qind ka frikë edhe ai për veten e tij …e ku pyesin këta, ja kanë me të futur njëri tjetrit…mjerë ai kalë që kapet…hajde diktaturë hajde ?
Në çdo rrethanë mos prano asgjë…se do të dalin edhe dëshmimtarë të rremë…!
Do ta kujtosh Refatin….!
Punët janë në dorë të tjerëve….!
Unë s’kam frikë nga asgjë tha me gjysëm zëri dhe nëpër dhëmbë doktori…!
Në rregull “po nuk ke ngrënë hudhëra…s’ka si vjen era”tha shefi si me ironi . (Shefi ishte në brëndësi…se fundi i fundit…ai kishte rekomanduar disa herë doktorin për të ndihmuar për miqte e pse jo edhe “mikeshat” e tij që nuk ishin të pakta se ai ishte i njohur në republikë si qejflli grash…)
Policia ndërkohë, vendosi tre dryna në derën qëndrore dhe nga dy, në anësoren…(andej nga furnizoheshin dhe furnizonin… ) e farmacisë…!
Shef mbaruam i tha një polic…!
Në rregull natën e mirë doktor…!
Nesër ndoshta do të jetë ditë e mirë për të peshkuar…!
Kismet dhe faleminderit.
Natën e mirë tha doktori dhe sërish ja hypi biçikletës…nëpër errësirë !
Frika i kishte vajtur në palcë…!
Përsëri Xhuxhi ? (tha me vete ?)
vijon
Posted in Blogroll | No Comments »
Një natë në Çikago
16/01/2012 by admin.
1
Një grua e hijshme shtynte karrocën midis rafteve të një supermarketit, në periferi të qytetit Trojan të Miçiganit. Ajo vendos në karrocë ushqime të paketuara dhe sende të tjera.
Kishte flokë gështenjë me një krehje të përsosur, të gjatë deri në supe, sy të mëdhenj gështenjë, shtat të hedhur dhe elegant. Kishte veshur një kostum grixho, me këpucë me taka të larta ngjyrë të zeza një çantë gri të firmës Chanel:çdo gjë tek ajo ishte perfekt. Monda Morina ishte një femër tërheqëse, melankolike, delikate edhe e trishtuar njëkohësisht. Ajo u afrua për të paguar tek kasa e supermarketit. Aty punonte një shqiptar. Ai kishte ardhur me lloto në Amerikë së bashku me familjen e tij. Ai i buzëqeshi gjithë zili zonjës. Atij i pëlqente së tepërmi Monda Morina. Ishte shumë e bukur dhe gjithmonë e sjellshme. Edhe ajo gjithmonë e pyeste për familjen e tij, për të shoqen të ëmën dhe fëmijët.
Më pas ia iu drejtua direkt ; -Si ju shkon jeta në Amerikë zonja avokate?
-Jam mirë, Kiço- ia preu ajo duke i buzëqeshur. Kiçua e shikoj pa takt nga koka tek këmbët dhe sytë i ngelën mbi gjoksin e saj të madh, paksa të zbuluar. Ajo i tundi pak kokën qortueshëm. Kiçua e njihte familjarisht Mondën. E bija që vinte shpesh më Mondën në supermarket ishte një bukuri e rrallë. Ajo kishte ikur me studime në New York. I shoqi i saj Luani, dukej disi i ftohtë dhe pak a shumë snob. Ai ishte kthyer prej disa vitesh në Shqipëri së bashku me djalin kur i kishte vdekur e ëma dhe nuk ishte kthyer më në Amerikë. Askush nuk e dinte se ishin ndarë apo jo, por një fakt ishte e sigurt se diçka nuk funksiononte. Monda kreu pagesën dhe sistemoi ushqimet në veturën e saj tip “Ford “ dhe u nis në drejtim të shtëpisë. Shtëpia e saj ndodhej në zonën Shelby Twp 48300, me një pamje të mrekullueshme mbi një park të madh me pemë të shumta. Ishte një nga zonat më të preferuar të Trojanit. Me t`u hapur porta shijoje një pamje të mrekullueshme, sidomos gjatë dimrit kur parku ishte mbuluar me një shtresë bore, dhe profile i gradaçelave që ndodheshin në anën tjetër të rrugës i jepnin qytetit një pamje madhështore. Por ky peizazh ishte i magjishëm edhe në muajt e pranverës dhe të verës me një gjelbërim të harlisur. Monda Morina kishte vitin e dhjetë që jetonte në Amerikë në këtë ambient dhe këtë shtëpi që ajo e donte shumë. Kur u fut në korridorin e shtëpisë në një pasqyrë të madhe vuri re se ende kishte të kuqin e buzëve të freskët dhe çdo fije floku qëndronte në vendin e vet. Shkoi te gardëroba për të ndërruar veshjen …
Monda Morina kishte gjithçka që dëshironte, me provimet që kishte dhënë brenda dy vitesh kishte arritur që të hapte një studio avokatie duke
punuar në profesionin e saj si juriste, megjithatë po t`a shikoje me kujdes vije re një hije trishtimi, një lloj vetmie që dukej akoma më e çuditshme tek një grua si ajo. Si ishte e mundur që një grua me atë bukuri, me atë sjellje, me ato dhunti fizike dhe morale të vuante vetminë?
Kur dikush konstatonte diçka brenda saj mundohej të lexonte në thellësi të shpirtit të saj më shumë në zemër se sa në sy, diçka të çuditshme që dukej gati misterioze. Nuk kishte asnjë shkak që Monda Morina të dukej e trishtuar dhe të vuante vetminë, e megjithatë duke e vështruar me kujdes kuptohej që ajo në të vërtetë e kishte një trishtim. Më pas ajo mbylli derën me çelës dhe u drejtua në fund të apartamentit atje ku ndodhej kuzhina e madhe e pastër e mobiluar me shije. Ndezi furrën dhe qëndroi për disa çaste duke parë jashtë dritares nga ana e parkut. Vendosi në tavë dy biftekë të marinuar dhe disa kokrra patate. I pëlqenin patatet e pjekura. La kuzhinën dhe u nis për tek studioja ku shpesh kryente punë që i kishte lënë përgjysmë avokatie. Atje kishte shumë dosje e dokumente dhe dy rafte librash, prej të cilave një pjesë prej tyre ishin në shqip. Hapi kompjuterin për të parë postën elektronike por njëherazi ngriti edhe sekretarinë telefonike.
“Tungjatjeta mami…më vjen keq që nuk të gjeta në telefon. Desha vetëm të të përshëndes dhe t’ju pyes se si jeni. Po dal për një kafe me disa miq. Do të flasim më vonë…”
Ndërkohë bie zilja e telefonit. Alo… më pas një pauzë. -Je ti Ani,zemra e mamit e pyeti Monda –Jo, jo jam unë Iliri. Zëri i tij kishte një ritëm të ngadaltë por ajo e njihte shumë mirë timbrin e atij zëri. Nuk kishin folur prej disa muajsh por ai zë ishte i pranishëm gjithmonë aty dhe me këtë zë e lidhnin shumë kujtime. I bashkonte një miqësi e vjetër, madje që i kishte kaluar edhe cakun e miqësisë, kishin qenë më shumë se miq. Zëri nga ana tjetër e telefonit ishte shumë sensual. E pabesueshme sesi Ilir Demua ishte i pranishëm në çaste të çuditshme dhe të paparashikuara.
-Ti, si je?- e pyeti Monda ?
3.
-Mirë ja po shikoja ca fotografi të ditëlindjes tënde para se të ikje në Amerikë. Monda Morina ngrysi vetullat dhe ndjeu një angështi kur ai i
kujtoi foton e sekretares së gjykatës, që e kishte fotografuar në një moment intim duke u puthur me Ilir Demon, në një piknik në natyrë. Ajo atë ditë kishte qenë disi e dehur. Ajo foto e kishte zemëruar shumë dhe i ishte dukur si një grackë që i kishte ngritur kolegu i punës. Më pas Iliri i tregoi Mondës se kishte kaluar ditë të mërzitshme, e kishin shkarkuar si kryetar gjykate dhe kolektivi është bërë përshesh fare, kishin ardhur ca të rinj… Zilja e sobës elektrike që sinjalizonte pjekjen e biftekëve, iu duk si një barkë shpëtimi atë moment, për t’u shkëputur nga biseda telefonike me Ilir Demon që po i dukej tepër e bezdisshme. Nuk kishte dëshirë më që t’a vazhdonte dialogun me të. Vitet e shkëputjes pas ikjes së saj në Amerikë kishin bërë të sajën dhe ai kishte ngelur si një hije e së kaluarës, që më tepër e kishin lidhur interesat ekonomike e pazareve në gjykatë, se sa pasionet e brendshme. Pastaj ajo shprehja popullore larg syrit, larg zemrës për të ishte vërtet shumë e përpiktë. Ajo eci përgjatë korridorit nga studiua e saj në drejtim kuzhinës dhe u ul për të ngrënë biftekët dhe patatet e pjekura. Më pas piu një gotë vere dhe sikur u qetësua. Dreka, ndonëse ishte e thjeshtë, i shijoj së tepërmi. Xhamat e kuzhinës kishin zënë avull. Filloj të meditojë për pak çaste e përhumbur dhe më pas iu drejtua banjës. Duke u zhveshur mendoi se ishte mbushur pak më tepër se sa duhej në ije. Një copë here para pasqyrës sikur harroi se pse ndodhej atje. Dushin e zgjati madje u shtri në vaskë për t`u relaksuar më gjatë…
Kujtime të stuhishme nisën të godisnin papritur memorien e saj, e që përpinte brenda saj gjithçka: gëzime, dashuri, lumturi, pse jo dhe shumë trauma shpirtërore, dështime… Çudi, mendoi Monda, zemra asnjëherë nuk gjen prehje. Çaste marrëzie, kapriçio, urrejtje shpesh shpirti të rëndon sa një shekull. Më pas iu kujtua viti 1990, kur në gjykatën e rrethit ku ajo sapo kishte filluar të punonte si gjyqtare, erdhi kryetar gjykate Ilir Demua, një djalë i ndrojtur nga një fshat i thellë malor i një rrethi tjetër nga Shqipëria e mesme. Ishte i veshur keq, pa pikë shije, me një xhaketë të vjetër dhe kollare të rrjepur dhe të dalë boje e të lidhur keq dhe këpucë me lëkurë derri të ngrëna keq në thembër… Më pas Monda doli nga vaska dhe u nis në drejtim të dhomës së gjumit pranë gardërobës për t`u veshur. Sytë i ngelën mbi një pikturë në murin anësor. Një liqen i egërsuar me kreshta dallgësh dhe pulëbardha që fluturonin ulët mbi të. Atë pikturë ia kishte sjellë Ilir Demua në zyrën e saj, atë ditë që ajo kishte ditëlindjen. Monda Morina hoqi ambalazhimin duke i shprehur mirënjohjen duke i thënë se më pëlqen piktura. Më pas Iliri i zgjati një buqetë me lule. Ishin 30 karafila të kuq aq vite sa bëhej Monda. Duke i zgjatur karafilat, Iliri u zgjat për t`a puthur por Monda forcoi parakrahun dhe nuk e lejoi të afrohet. Më pas ajo e sikletosur iu drejtua Ilirit ;- Dëgjo Ilir, i tha ajo duke vështruar lulet. -Ty nuk duhet të të lindin iluzione, nga që unë tregohem e sjellshme dhe e kulturuar me ty. Nganjëherë njeriu nuk di se çfarë të bëjë, vazhdoi ajo me zë të ulët sikur fliste me vete… Jo, ia priti Iliri që deshi të dilte nga ky siklet, pse gjithë këto fjalë për një tufë lule… Unë shpreha një ndjenjë miqësie, që është e vështirë ta dallosh vijën ndarëse nga ajo që quhet më shumë se miq. Ai u gëlltit me vështirësi… Më pas vazhdoi: Unë për këtë krenari e qëndrim të pëlqej… Unë desha që të çlirohem nga një ndjesi që më gërryen prej disa kohësh dhe unë e kuptoj, shto Iliri, që fatkeqësia ime është njohja me ty dhe fati i keq në thonjëza, që për një kohë të gjatë jemi bashkë. Sytë e tij që deri në atë moment ishin ndriçuar prerazi, u mbushën gjithë pikëllim si një fëmijë i vogël që e shajnë. Ik nga zyra ime, i tha ajo butë, është më mirë pa drama.
Më pas Monda Morinës iu kujtua udhëtimi i tyre në një stabiliment të thellë sharrash, mes pyjesh. Ishte vendosur që gjyqi ndaj një djali që kishte tentuar të arratisej jashtë vendit të zhvillohej atje, në shtëpinë e kulturës, në një stabiliment sharrash dhe do të kishte pamjen e një gjyqi shembullor, si zakonisht në atë kohë, në fund të viteve `90, kur diktaturës po i rrëshqisnin këmbët. U nisën me një xhip pasi rruga ishte shumë malore dhe me kthesa. Ajo gjarpëronte nëpër gjokse malesh të lartë dhe pyje të pafund. Monda Morina udhëto së bashku me kryetarin e gjykatës Ilir Demon dhe Valbonën, prokuroren e çështjes, me të njëjtën makinë. Valbonën e zinte makina dhe u ul përpara, ndërsa Iliri dhe Monda në sediljen e pasme të xhipit.
Befas me zë të ulët Iliri e pyet në intimitet Mondën: -Desha t`ju pyes, tani pas martese a e ke me Luanin atë dëshirë apo ngacmim seksual si më para… Monda e shikoi me inat duke i bërë shenjë se a je mirë nga trutë. Por Iliri vazhdoi në formën e monologut bisedën… Ne shkojmë në shtëpi dhe ajo na është kthyer në një skenë shqetësimesh, ankthesh, përgjegjësish për edukimin e fëmijëve dhe shpesh herë arenë konfliktesh. Sapo kthehemi atje ne gjejmë faturat e papaguara të dritave, të ujit, të telefonit. Shkon të bësh dush dhe shikon që nuk ka ujë, ulesh të shohësh një ndeshje futbolli dhe papritur të ikin dritat, pasi fillojnë kufizimet… Gruaja rraskapitet gjithë ditën në punë dhe më pas vë lavatriçen dhe gatuan darkën pa e shijuar fare nga lodhja e ditës… A mund të jetë ajo e gatshme të të kënaqë ty seksualisht në shtrat, aq më tepër që nga muri ngjitur dëgjohen të qarat e fëmijëve që zihen me njëri-tjetrin. Monda shikonte nga jashtë dritares së makinës peizazhin dhe bënte sikur nuk e dëgjonte dialogun e Ilir Demos. Më pas ai e tërhoqi nga trikoja, duke vazhduar: Sigurisht shoqja gjykatëse, janë të pakta ato gra, që me gjithë këto telashe të jenë në gjendje të të kënaqin edhe në shtrat. Njeriu në këto marrëdhënie nuk është si puna e llambës, që mund të ndizet dhe të shuhet si me buton… Të ndezurit seksualisht kërkon një fokusim në formë relaksimi mbi ndjenjat tona duke mos menduar për asnjë çast hallet. Kryetar, i thotë Monda, ku i ke mësuar gjithë këto… Asgjëkund, ia preu Iliri, e kam nga përvoja e jetës, jam një vëzhgues i hollësishëm i saj… Pasi udhëtuan disa orë, para tyre u shfaq një luginë e bukur e rrethuar me male alpine. Kurorat e gjelbërta të aheve dhe pishave ishin sunduese në këtë peizazh malor. Këtu ndodhej qyteza e sharrëtarëve ku do të zhvillohej gjyqi. Makina e policisë me të arrestuarin kishte mbërritur më përpara dhe ai qëndronte i izoluar në një dhomë të sharrëtarëve, nën shoqërinë e policëve. Salla e qendrës kulturore ishte mbushur plot me sharrëtarë, shoferë punëtorë të fidanishtes së pyjeve, rojtarë pyjesh, teknikë teleferikësh. Pavarësisht nga funksioni që kryenin, të gjithë këta punonin në këtë qytezë sharrëtarësh. Ata kishin mbushur sallën për të ndjekur fatin e shokut të tyre të punës, i cili para dy muajsh kishte tentuar që të arratisej në shtetin fqinj, për një jetë më të mirë. Me pranga në duar policët e sollën djaloshin në një cep të sallës ku ai do t’ju përgjigjej akuzave. Koka e qethur tullë ishte gunga-gunga me vetulla të zeza, një hundë me kurriz e sy të kaltër qerpikë të gjatë e buzë të shtrënguara fort, me veshët që kishin dalë në pah më shumë se ç`duhej. Ky ishte portreti i djaloshit 20 vjeçar që priste vendimin. Gjyqi nuk zgjati shumë, pasi djaloshi e pranoi akuzën. Ai pranoi se donte të arratisej për një jetë më të mirë. Nga salla u dëgjuan disa zëra servilësh të cilët thirrën: në burg qenin. Prokurorja e çështjes kërkoj 17 vjet burg dhe trupi gjykues që përbëhej nga Ilir Demua dhe Monda Morina dhanë të njëjtin dënim të prokurorisë. Sapo makina më të dënuarin u nis në drejtim të qytetit, drejtuesit e qytezës së sharrëtarve, pranë një burimi në afërsi të një baxhoje kishin shtruar një drekë. Një qingj i pjekur dhe birra të ftohta në mes të një lëndinë lulesh.
Në shpatin e malit dëgjohej zhurma e motosharrës dhe trokitjet ritmike të sëpatës, që përzihej me këmborët e një tufe të madhe bagëtish dhe me këngët e pafund të zogjve. Një simfoni e vërtetë. Ata shijuan qingjin e pjekur dhe prodhimet e stanit aty nën mbretërinë e pyllit dhe kur po mbërrinte pasditja ata u nisën në drejtim të qytetit.
Iliri si me marifet iu afrua Mondës sikur desh t`i tregonte ndonjë sekret të madh. Trupi i saj u tkurr në drejtim të xhamit të dritares. Papritur ra mbrëmja dhe xhipi filloj ngjitjet e forta malore. Ilir Demua, si padashur, i goditi gjoksin me bërryl… Më pas i ndihmuar nga errësira ai i vuri dorën mbi kofshë. Monda ia largoi dorën në heshtje por vetëm pas pak çastesh Iliri jo vetëm i rivendosi dorën mbi kofshë por dhe filloj që t`a fërkojë. Më pas, ndërsa ajo po tentonte t’ia largonte dorën, ai ia kapi dorën përsëri. Duke thurur gishtat e dorës, ndjeu se ajo ishte e ngrohtë…
Kabina e xhipit iu duk atyre se po bymehej më tepër nga frymëmarrja e tyre e shpejtuar. Shoferi hapi krahun dhe qëndroj pranë një çezme. Menjëherë zbriti e para prokurorja, e cila me sa dukej, e kishte zënë makina. Ilir Demua si një shpend grabitqar e kapi nga gjoksi Monda Morinën dhe e afroj pranë vetes. Mondës i erdhi mirë që Ilir Demua nuk e pa fytyrën e saj që ishte përvëluar fare.
-Rri urtë, i tha ajo qetë, kjo është një pabesi që bën me shoqen e punës. Por Ilir Demua duke shfrytëzuar rastin me dorën e tij po bridhte nëpër të gjithë pjesët e buta të trupit të Monda Morinës, nga kofshët deri tek gjoksi. Ajo ia hiqte dorën dhe ai vazhdonte përsëri. Ajo i mblodhi të gjitha forcat e saj për t`i rezistuar këtij ekzaminimi eksitues, por më pas e la veten si një fëmijë që është mërzitur duke luajtur. Iliri më pas i hodhi dorën në sup dhe e puthi në buzë. Në këtë kohë hipi shoferi dhe prokurorja në makinë dhe vazhduan udhëtimin. Makina vazhdonte të ecte me gërhimë ndërkohë që Monda kishte mbetur e shushatur dhe e përhumbur nga ajo që kishte ndodhur para pak çastesh. Deri në atë moment Monda Morina nuk ndjente asgjë për Ilir Demon, e kishte parë vetëm si drejtues por nuk i kishte lindur asnjë simpati për të, pasi portreti i tij me atë fytyrë të ngrënë lije, pa vetulla dhe dy sy të vendosur shtrembër dhe me flokë të dhjamosur nuk të ngjallte asnjë emocion…Por koha tregoj të kundërtën. Ilir Demua ishte një gjuetar fustanesh dhe çarkun ia ngriti gradualisht edhe asaj.
Ilir Demua edhe pas ardhjes së shtetit demokratik ngeli përsëri kryetar gjykate, por tashmë jo më këpucë të ngrëna me lëkurë derri dhe xhaketë të dalë bojë, por filloi të veshë rroba firmato. Ilir Demua së bashku më Monda Morinën zhvillonin gjyqe kundër trafiqeve të makinave dhe të trafikantëve që shisnin fëmijë dhe atyre të drogës. Tre gjyqeve të zhvilluara ndaj Xhani Martinelit, Aldo Makabianit dhe Xhuzepe Lorenxinit u fituan shuma marramendëse. U arrit deri atje, saqë trafikanti italian Xhani Martineli u la në arrest shtëpie në një pallat i cili natën u lagua me ndihmën e disa trafikantëve të tjerë. Marrëveshja ishte kundrejt një shume prej 100 mijë dollarësh nga rrjeti i trafikantëve në lirimin e tij. Ilir Demua e ndau shumën e dollarëve në pjesë të barabarta me Monda Morinën. Më pas erdhën dhe dy gjyqe të tjera të dy trafikantëve të tjerë të makinave luksoze, ai ndaj Aldo Makabianit i cili në kërkim të lirisë nuk iu ofroi lekë, pasi sapo ishte divorcuar me një grua amerikane dhe ajo i kishte marrë shumë para. Makabiani mori dënimin maksimal dhe kjo u përdor si një dekor i një trupe gjykatësish të “ndershëm “. Edhe në këtë gjykim ai ishte së bashku me Monda Morinën
Por vetëm pas pak ditësh kapet një trafikant tjetër italian Xhuzepe Lorenxini i cili gjatë kohës që qëndroi në qeli me të burgosur shqiptarë, brenda një viti e mësoj gjuhën shqipe. Madje ai vetë i kërkoi avokatit të paguajë, vetëm të dalë nga burgu. Edhe pse para pak muajsh e njëjta vepër penale e trafikimit të mjeteve motorike të vjedhura u dënua me shtatë vjet burg, Lorenxini la qelinë dhe iu quajt dënim vetëm muajt që kishte qëndruar në paraburgim. Por Lorenxini sapo doli nga dera e gjykatës iu drejtohet një grupi gazetarësh në gjuhën shqipe. A jeni kureshtarë të dini pse unë dola nga burgu: Pagova zotërinj dhe jo pak një trastë të madhe me para. Më pas erdhën disa gjyqe me disa trafikantë që shisnin foshnja. Koka e trafikut ishte dikush me emër dhe u pagua nga rrjeti i trafikantëve shifra marramendëse, vetëm që kjo çështje të pezullohej për mungesë faktesh. Monda Morina i kujtoi me imtësi këto detaje, pasi ishte momenti që ajo po dilte nga shinat e karakterit të saj. Ajo shpesh mendonte, po opinioni si do e gjykonte? Monda ishte nga ata tipa që opinionin e vlerësonte. Ajo po dilte nga vetvetja, tashmë nuk ishte ajo Monda Morina e mëparshme… Tashmë kishte bërë emër si gjyqtare deri kur filloj të shthurej shteti komunist… Në atë kohë i kishte ardhur ndonjë kg peshk apo ndonjë qingj nga ndonjë kryetar kooperative apo ndonjë arkë me fruta. Natën që Ilir Demua i dha çantën me 50 mijë dollarë prej trafikantit italian, atë nuk e zuri gjumi gjithë natën… Por më pas erdhën dhe 30 mijë të tjera dhe përsëri të tjera e të tjera… Tashmë ajo po mendohej se ku do t`i sistemonte gjitha ato para. Një paradite kur ishte fare vetëm në shtëpi, ajo shqepi pjesën e mbrapme të një kolltuku tresh që ndodhej në sallon dhe i vendosi distingjet e dollarve dhe të lekëve atje. Më pas qepi me kujdes stromën e kolltukut. La vetëm nja 5000 dollarë të cilat ia tregoi edhe Luanit por vetëm 5000 dollarë. Luani shtangu dhe piu një grusht me qetësues nga shqetësimi që iu krijua. Ti ke abuzuar me detyrën që të janë falur ato para. Ai pa me përçmim shumën e kartmonedhave. Monda i mori eurot dhe i vendosi në një raft të gardërobës të maskuara me disa këllëfë çarçafësh… Ilir Demua vazhdonte të bënte pazare, çekiçi i gjyqtarëve po kthehej në një kambanë varrimi, sepse paraja po e bënte hetuesin e gjyqtarin memec, dëshmitarin shurdh, faktin hi, vrasësit dhe trafikantët e linin qelinë sikur të ishin grindavecë… në këmbim të shumave që ai dhe Monda Morina po merrnin. Ata tashmë kishin dalë jashtë boshtit…
Monda Morina vuri re se tisi i mbrëmjes po kapërdinte copëra e fundit të mbasdites. U ngrit nga divani ku ishte shtrirë fuqiprerë. Kujtimet e përhumbura silleshin si një mjegull e bezdisshme. Më pas Monda Morina nguli sytë mbi disa iskra drite në muzg. Ajo kujtoi darkën në shtetin fqinj me Ilir Demon. Pas gjithë atyre pazaresh ajo nuk pati guxim që t`a kundërshtojë. Korrupsioni financiar solli edhe korrupsionin shpirtëror. Tashmë Ilir Demua i veshur me kostume firmato, i lyer me parfume të shtrenjta franceze me një mjekër të stilizuar që kishte maskuar deri diku fytyrën e ngrënë lije, madje edhe flokët nuk i kishte më të dhjamosur si më parë kur e kishte njohur Monda Morina.
Asaj i iu rishfaqën në përfytyrim udhëtimi prej disa orësh nëpër fusha, kodra, buzë liqenesh më pas nëpër gryka malesh dhe qytetesh të vogla. Të gjitha këto ishin pjesë të një peizazhi Ballkanik. Pas pak filloi të bjerë një shi i rrëmbyer dhe makina nisi të ngrejë erashka uji kur kryqëzohej me ndonjë makinë tjetër. Pemët e çuditshme nën shpejtësinë e makinës vraponin si kuaj të lagur përmes rrebeshit të shiut. Xhipi BMV X5 i Ilir Demos në këtë peizazh apokaliptik nuk dukej se ecte por rrëshqiste. Monda Morina e zhytur në sediljen e pasme të makinës ndiqte e përhumbur pamjet e peizazhit rreth e rrotull. Me bishtin e syrit nga pasqyra e kabinës, Ilir Demua shikonte fytyrën e bardhë si porcelan, sytë e mëdhenj gështenjë, me buzë të ndezura pak të hapura ku dukeshin dhëmbët e rregullt, me flokë gështenjë me vijë anash të varur mbi supe. Kur Monda Morina mënjanonte kokën, flokët i mbulonin gjysmën e fytyrës që i jepnin asaj hire të papërballueshme. Iliri e shikonte mendueshëm poshtë xhamit të syzeve duke menduar; sa net pa gjumë dhe sa skenarë kishte zbatuar për t`a shtënë në dorë dhe vjen ky çast magjik, që ai tashmë e kishte future thëllëzën në kafaz. Tej, thellë në horizont filloi të ngrihej një brezare e madhe dritash. Para tyre u shfaq Manastiri, por sapo mbërritën tek karburanti i dytë në krahun e djathtë Iliri ktheu makinën tek një tabelë ku shkruhej “Molika 12 km”. Vetëm pas pak minutash pas një rruge malore nëpër pyje ata mbërritën para një hoteli të ndërtuar me gurë dhe dru dhe çati alpine. Iliri pa zbritur nga makina bëri inventarin e targave të parkuara. Nuk kishte asnjë makinë shqiptare. U lehtësuan që të dy. Iliri shkoi dhe prenotoi një dhomë dyshe dhe më pas u ulën tek bari. Monda Morina kishte marrë një pamje tepër të lodhur. U ulën në pritje të kafesë. Të dy qëndronin të heshtur ballë përballë. Monda kishte një shqetësim që i lexohej lehtë në fytyrë ndërkohë që tek Ilir Demua dukej sheshit padurimi për të shkuar sa më parë në dhomë. Heshtja vazhdoi edhe gjatë rrufitjes së kafesë. Më pas ajo e pyeti Ilirin se çfarë numri dhome kishte ajo. Iliri ia preu buzagaz, 403. Ti besoj se ke ose 402 apo 404. Jo e nderuar gjyqtare ia preu ai, të dy jemi tek dhoma 403. Ajo i hodhi një shikim disi të ftohtë.Ilir Demua e pa si guhak Monda Morinën dhe i ngriu buzëqeshja. Më pas ata u ngritën dhe u nisën në drejtim të dhomës. Nga momentin që ajo u nis për të shtetin fqinj me Ilir Demon ajo kishte nënshkruar dorëzimin. Sapo u futën në dhomë Iliri mbylli derën me çelës. Monda u ul mbi shtrat dhe Iliri iu afrua pranë dhe i hodhi dorën në sup. Nuk i besohej se ajo grua, me një feminitet terrorizues të ndodhej në një dhomë hoteli në mes të një pylli me pisha në një lartësi gati 2000 m mbi nivelin e detit. Më pas ai iu afrua dhe filloi ta puthë duke mos ia shkëputur buzët për asnjë çast…Më pas Iliri nisi t`a zhveshë me shpejtësi dhe ata të dy filluan që të rënkojnë, e që më pas u shndërruan në klithma. Më pas Iliri iu drejtua duke i thënë se ti për mua ke qenë një planet i paarritshëm dhe lidhja me ty më ka dhënë një lumturi të pakufishme. Ajo sajoi një buzëqeshje e cila kishte edhe ironi dhe tallje. Më pas trupat e tyre u tendosën dhe gishtat u ngatërruan nëpër flokë… –Çohu, i tha Monda, se kam nevojë të bëj një dush. Pastaj na ka marrë uria dhe do të na mbyllet restoranti. Iliri u ngrit dhe filloi t`a shikojë atë si i shushatur. Ajo u fut në dush, ndërkohë që ai doli në ballkonin e hotelit për të pirë një cigare. Ndihej erë pranvere. Pas shiut në qiell lodronin re të bardha, gjithmonë në lëvizje, duke vrapuar në hapësirën e kaltër për t`u fshehur papritmas mbrapa maleve të lartë të Pelisterit …
Ata në darkë dukeshin të uritur. Kishin fjetur pas mesnatë si të dalldisur duke parë lloj-lloj ëndrrash. Me bishtin e syrit, pa ngritur kokën nga jastëku Iliri shikoi orën, kishte kaluar ora tetë e mëngjesit. U ngrit dhe doli në ballkon, por sado i kujdesshëm që u tregua, dera kërciti dhe Monda hapi sytë. Në bebëzat e saj dallohej lehtë një trishtim i përzier me një tis dhimbjeje. U mundua të sajojë një buzëqeshje përtace, pastaj mbylli sytë përgjysmë duke thënë. -Ilir nuk e di se kush i ka shkruar këto vargje:
S`do të shihem më ne të dy,
As buzë më buzë as sy më sy…
Ka disa vargje të tjera theksoi ajo dhe më pas vazhdoi:
E prishëm tempullin ku ne të dy ishim mbretër
Dhe dhëntë zoti mos takohemi as në botën tjetër …
-Si t`a kuptoj këtë vjershë zonja gjykatëse, ia preu Iliri. Pasi qëndroi një çast ajo i tha : -Ilir, mua para dy ditësh më ka dalë llotua për në Amerikë, madje zarfin e kam ende në çantë… –Vërtet?!- e pyeti ai. Ajo u ngrit dhe i tregoj zarfin. Ilirit ishte zverdhur i tëri dhe dy pika loti i rrëshqitën nga faqet dhe iu mblodhën tek mjekra. Më pas Monda i hodhi dorën në sup duke i thënë se t`i Ilir, ke qenë miku im më i mirë dhe intim. Te falënderoj për gjithçka që ke bërë për mua… Ajo heshti për një çast dhe më pas iu ravijëzua një nënqeshje e lehtë. Pastaj Iliri futi kokën në mes të dy gjinjve dhe filloi që t`a thithë. Monda e shtyu përnjëherësh.
-Çfar bën, do të na lësh shenjë?! Iliri filloi t`a shikojë Monda Morinën që nga koka deri tek këmbët, duke dashur të depërtojë brenda saj. Kurrë ai nuk mundi të depërtojë brenda thelbit të saj. Ajo i dukej Ilir Demos shumë e zgjuar dhe dinake, shumë e dhembshur por edhe mizore, e doemos, në sensin tjetër edhe një çikë putanë… Para Monda Morinës atij i dukej vetja si një çapaçul fshati dhe ende nuk arrinte t`a besonte, se vetëm para pak minutash kishte futur në shtrat një perlë, që tërë meshkujve iu ikte mendja pas saj. Ai vazhdonte ta shikonte kur ajo po vishej. Bota për të tashmë kishte humbur çdo ngjyrë. Ishte i pafuqishëm që të rezistonte. Ai kishte thënë atë çast Monda Morinës se ishte gati që të merrte arratinë, të mbyllej në ndonjë shpellë dhe t`a çonte jetën eremit. Ai i tha Mondës se tashmë do të ngelej si një peshk pa ujë dhe do t`i duhej që të jetonte jashtë mjedisit të tij…
Më pas Monda u drejtua për tek dhoma e gjumit. Donte që të flinte. Kujtimet me Ilir Demon i krijuan një shije jo të mirë. Ajo kishte kohë që e kishte fshirë nga kujtesa e saj, por ja që ardhka një çast dhe ndonëse kanë kaluar vite, gjithçka të vjen si në një shirit filmi dhe të sjell një kohë të largët… Më pas iu kujtua një shprehje që e përsëriste vazhdimisht Iliri se “ Dashurinë e meriton ai që lufton çdo ditë për të “ dhe një shprehje tjetër, “se në këtë botë nuk harrohen dy gjëra: borxhin që i ke një njeriu dhe marrëdhëniet seksuale që ke pasur me dikë”…
Kreu i dytë
11
Monda Morina u zgjua herët. Shkoi për të bërë një dush. U zhyt në vaskën plot me ujë të ngrohtë dhe filloi të dëgjojë muzikë. Qëndroj gati një ore atje . Më pas veshi një rrobë dhome rozë mbi këmishën e zezë me dantella dhe zbriti në katin e parë për të përgatitur mëngjesin. Mbushi një gotë me lëng portokalli, më pas theu vezët në një tigan. Kur gjalpi filloi të skuqet, futi fetat e bukës në thekëse dhe vuri kafenë me qumësht. Hapi gazetën. Shtangu. Kryeartikulli kishte një lajm bombë nga Shqipëria. Pranë kryeqytetit në afërsi të fshatit Gërdec kishte ndodhur një shpërthim gjigant ku kishin humbur jetën 26 persona, prej tyre disa fëmijë dhe ishin plagosur qindra të tjerë. Një fabrikë demontimi armësh pranë këtij fshati fatkeq. Një shpërthim që ngjasonte me kupolën e një bombe atomike, ishte fotoja qendrore. Një kronikë e tërë e zezë me skena makabre. Ndjeu se i ngrinë muskujt e qafës dhe të nofullave. U prek vërtet shumë. Nuk donte të dëgjonte lajme të këqija nga Shqipëria. Ajo ishte në pritje të një lajmi pozitiv për hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe ja se ç`na del. Një mijë pyetje i vinin një çast në kokë. U mërzit shumë, kishte nevojë të dilte. Një zile telefoni e shkëputi nga këto lajme aspak të këndshme. Ngriti receptorin. Ishte Xhon Fordi, një nga figurat kryesore të prokurorisë të Detroitit. Xhon Fordi e ftoj Monda Morinën në rezidencën e tij, i theksoi se duhej të vinte patjetër pasi kishte për të marrë një ftesë për në një takim të rëndësishëm. Xhon Fordi kishte qenë njeriu kyç që e kishte ndihmuar Monda Morinën të arrinte të jepte provimet plotësuese dhe ato pas universitare në Jurisprudencë në Universitetin e Detroitit. Po kështu edhe që të arrinte të fitonte licencën për të ngritur zyrën e avokatisë dhe kjo nuk ishte pak. Papritur e ndjeu veten të pushtuar nga një gjendje ankthi. Filloi të vishej. I kalonte rrobat e gardërobës nga njëri kanat tek tjetri pa vendosur se çfarë të veshë. Së fundi kapi një kostum serioz blu të errët me një këmishë bojë qielli, me këpucë të zeza me taka të larta. Ky kostum e tregonte një grua të rëndë, ku hiret e saj shfaqeshin dukshëm… Nxori makinën e saj “Ford “ nga garazhi dhe u nis buzë liqenit “Lake Shore”, në anën e majtë të bulevardit “ Xheferson“ në lagjen “Olkd Many “ ose siç i thoshin ndryshe, vendi ku qëndron paraja e vjetër amerikane.
Kaloj përbri Detroitit pa u futur në “Dautam” ku shquhej një ndërtesë sunduese mbi gradaçielat e tjera ku ishte një reklamë e madhe ku shkruhej “ Ford“ dhe pas pak kur pamja ndërrohej shkruhej “ Xheneral motor“ Miçigani ishte zemra e industrisë amerikane. Të gjitha markat e veturave luksoze të Amerikës prodhohen këtu. Përgjatë rrugës shihje fusha tenisi dhe golfi, plantacione të tëra me makina të sapo prodhuara nga fabrikat që ndodheshin në anën e sipërme të rrugës.
Makina më pas u fut në një park me mështekna ku ndodheshin një bllok i tërë vilash luksoze njëra më e bukur se tjetra ndërkohë që përballë kishin liqenin “ Lake Shore” . Monda Morina ndali makinën për t`u përqendruar më tepër për të dalluar vilën e Xhon Fordit. Ajo në atë vilë kishte qenë vetëm një herë, kur shkoi për ngushëllim para një viti kur Xhonit i vdiq gruaja nga një sëmundje e rëndë… Ishte e vështirë të dalloje vilën pasi të gjitha ishin shumë të bukura. Ajo e pa të udhës që t`i bënte një telefon Xhonit me celular. Sapo ajo i telefonoj ai doli tek pragu i vilës. Monda e dalloi me një herë dhe drejtoj makinën tek vila hijerëndë. Tapeti i barit sapo ishte korrur dhe vinte era e mirë e barit që përzihej me aromën e një kuadrati të madh me lule të shumta. Por çuditërisht oborri me lulet dhe tapetin e barit ishte i ndarë me fqinjët. Xhoni ia bleu mendimin Monda Morinës dhe duke vënë buzën në gaz i thotë Mondës “gardhi i mirë bën që edhe fqinjët të shkojnë mirë, pra duhet të jesh mik me fqinjin deri aty sa të mos futësh hundët në punët e tij… Xhon Fordi ishte një burrë i gjatë, eshtër madh me një lëkurë të bardhë me flokë biondë, në pjesën e përparme të rëna, me shumë quka bojëkafe në fytyrë me sy gri dhe një zë bas… Ai i buzëqeshi miqësisht dhe e ftoj brenda ambienteve të shtëpisë. Shtëpia iu duk bosh pa shërbyesen dhe Monda Morina ndjeu një rrënqethje në trup. Ajo ndonëse kishte vite që jetonte e ndarë nga Luani pas largimit të tij nga Amerika në Shqipëri ishte sjellë me shumë kujdes dhe askujt nuk i kishte besuar. Ndonëse ishte e palidhur me asnjeri ajo asnjëherë nuk kishte qenë tipi i gruas me shumë partnerë, madje nuk kishte krijuar asnjë lidhje dashurie të kotë, por njëherazi nuk sillej me ndonjë mashkull që e provokonte në mënyrë të pahijshme duke i thënë gjëra të turpshme. Ajo i rrëshqiste me shumë kulturë. Por njëherazi Monda Morina nuk ishte gjithmonë një femër e ndershme. Kur donte të arrinte diçka me ndonjë person që kishte interes apo kur i binte ndonjë mashkull në kokë, kalonte ndonjë flirt rastësor. Ajo ishte një manipulatore e meshkujve. Mond kishte strategji të sajën duke përdorur lloj-lloj marifetesh deri sa të arrinte qëllimet e saja. Në dredhitë që ajo përdorte në fushën e lojës të dilte ajo e fituar. Shpesh asaj kur nuk i pëlqente dikush ajo i thyente mjeshtërisht sulmet. Në raste të vështira Monda Morina përdorte edhe lotët dhe varjen e buzëve edhe kullimin e syve, deri në atë pikë sa ishte shumë e vështirë që të dalloje një reagim të sinqertë. Dhe kundërsulmi i kundërshtarit binte para një skene traumatike. Është e pamundur që mund të bësh dashuri para kësaj situate.
Monda Moria u rehatua në njërin nga kolltukët prej lëkure në sallonin e vilës këmbë mbi këmbë. Xhon Fordi u drejtua për tek një minibar në fund të sallonit dhe afroi dy gota dhe një shishe uiski të cilat i vendosi në tavolinën në mes të kolltuqeve. Më pas ai u ul në kolltukun përbri Monda Morinës duke ia ngulur sytë gjurit pak sa të zbuluar të Mondës e cila ishte ulur si pakujdes. Xhon Fordi ishte një burrë serioz por Monda Morina e kishte goditur që në takimin e parë kur kishte shkuar të jepte provimet plotësuese. Interesi i tij u duk që në fillim, kur ai i premtoi ndihmën e pakursyer dhe autoritetin e tij, që Monda Morina të fitonte provimet dhe testimet për të marrë titullin avokate. Dhe kjo nuk ishte pak. Madje intuita e Monda Morinës shkoi deri atje saqë ky burrë i fuqishëm kishte rënë aq keq brenda sa për t’a çuar atë në shtrat ishte gati ti falte gjithë botën. Më pas ajo kujtoi ato darkat luksoze pas çdo provimi që ajo fitonte e, në vend që të paguante Monda që kishte arritur suksesin, paguante gjithmon Xhon Fordi, madje shpesh i bënte edhe dhurata. Ai nga Monda kishte përfituar vetëm disa puthje por ende në shtrat Mondën nuk e kishte çuar. Ajo e kishte të qartë se gjithë ato ndere që ky burrë i kishte bërë asaj, do të kishin një kosto. Ajo i kishte shprehur deri tani vetëm premtime dhe lajka por duket se me premtime dhe lajka Xhon Fordi kishte mbushur një thes dhe nuk pranonte me furça. Ai kërkonte finalen, seksin prej saj… Monda kishte nxjerrë shumë përfitime prej këtij burri. Ajo tashmë kishte një emër dhe ishte dikush dhe nëse bashkatdhetarët e saj ishin me shkollë të lartë në profesione të ndryshme, lanin pjata sa për një vagon treni nëpër kuzhina amerikane, kurse ajo kishte prekur direkt suksesin. Ajo asnjë ditë nuk kishte bërë punë fizike, kishte dhënë provim anglishten dhe më pas kishte dhënë disa provime me të njohur të Xhon Fordit dhe si me shkop magjik kishte arritur jo vetëm të mbrojë diplomën për jurisprudencë në Amerikë por të fitojë edhe të drejtën e studios së avokatisë. Ajo tashmë ishte një grua pa burrë dhe tradhtia me Xhon Fordin nuk ishte ndonjë hata, por atë e shqetësonte fakti se ajo nuk donte të binte në dashuri me këtë burrë, madje me asnjë, pasi e kuptonte se do të humbiste lirinë e plotë të saj që kishte disa vjet që e shijonte, pas largimit për në Shqipëri të ish burrit të saj Luanit. Kjo tashmë ishte bërë pjesë organike e jetës së saj. Ajo kishte një eksperiencë me Ilir Demon që e shtrydhi si lëvore limoni duke përfituar shuma marramendëse dhe krijoi me të një lidhje rastësore, pa i krijuar atij asnjë iluzion për një lidhje dashurie dhe këtë mundësi ia dha në fund para ikjes në Amerikë. Kështu ndarja pas një flirti vjen shumë e lehtë, pa dhimbje. Por Monda Morina e kishte të qartë se çdo lidhje nuk duhet të merret lehtë se ka raste që ajo të sjell pasoja dramatike. Por edhe një lidhje rastësore apo një aventurë ajo i kishte mbajtur sa më të fshehtë për të ruajtur fasadën e saj. Gjithashtu ajo këtë lidhje i kishte mbajtur sa më larg fëmijëve të saj… Por kishte edhe diçka tjetër të frikshme në lidhjen e saj me Xhonin, pasi pas vdekjes së bashkëshortes së tij Kejtit ajo pati frikë se mbase Xhoni do t`i kërkonte të martoheshin bashkë. Mondës kurrsesi nuk i pëlqente të humbiste lirinë e saj dhe mënyrën e re të jetesës, të cilën e kishte bërë organike. Ndërkohë Xhoni kishte pirë gotën e dytë të uiskit dhe fytyra kishte filluar t`i trëndafilohej. Si për të dalë nga situata Monda i kërkoi Xhonit që t`i tregonte ftesën. Ah, po u kujtua Xhoni, iu afrua tavolinës së punës tek studioja e tij që ishte pranë sallonit ku ata ishin ulur dhe i solli ftesën. Një takim i rëndësishëm në Çikago me avokatët më të mirë të Amerikës. Në ftesë ishte emri i saj i shtypur. Seminari ishte tre ditor dhe Monda e pranoj me kënaqësi. Por edhe ardhja e kësaj ftese ishte meritë e Xhonit pasi Avokati i Shtetit të SHBA ishte një nga miqtë më të afërt të tij.
Më pas Xhoni u ngrit nga kolltuku ku ishte ulur dhe i doli nga mbrapa kolltukut ku ishte ulur Monda. Supet filluan që t`i dridhen nga parandjenja se miku i saj do ta prekte. Por pranë veshit i erdhi aroma e thartë e alkoolit Fytyra e tij ishte afruar aq shumë sa për pak u përplasën dy fytyrat me njëra-tjetrën. Ajo e pa me bishtin e syrit. Fytyra e Xhonit ishte e zverdhur dhe e prishur, me të gjitha shenjat e emocionit. Duke parë qëndrimin e ftohtë të Mondës ai u turbullua krejt. Ky afrim ishte aq i menjëhershëm saqë për disa çaste e panë njëri-tjetrin në sy. Xhon Fordi duke e parë fytyrën e Mondës të zverdhur me një shprehje pyetëse dhe të tronditur ku pasqyrohej një ankth i madh, u pushtua papritur nga një zemërim i tërbuar. Nisi të thotë diçka por nga tronditja, më tepër belbëzoj se sa foli.
-Monda, çfarë ke? - e pyeti Xhoni.
Kur Monda dalloi zemërimin e madh të Xhonit, me vështirësi sajoi një buzëqeshje. Më pas shtoi, s`kam asgjë miku im, por nuk isha përgatitur për… ja unë erdha për ftesën… shtoi më pas ajo me pauza fjalësh… Pastaj ka ditë të tjera, kur ne mund të shkojmë në një wikend së bashku… Veç asaj, shtoi ajo, sot kam marrë lajme jo të mirë nga Shqipëria dhe jam pa humor. Ai e vështroi në mënyrë pyetëse. -Në Shqipëri ka ndodhur një shpërthim ku janë vrarë shumë njerëz. Dora e Xhonit ngeli e shtrirë para fytyrës së saj në mënyrë lutëse. Ja pra, ishte e thënë mendoj ai, që edhe kësaj radhe kjo dhelpër dinake t`i shpëtonte nga çarku i ngritur prej tij me shumë kujdes. Kjo grua po i harxhonte shumë kohë. Ai u rikthye përsëri tek kolltuku i tij duke u lëshuar i tëri me fuqi të prera.
Monda Morinës, Xhon Fordi i kishte premtuar që një ditë do ta çonte tek vila e Dinastisë së Fordëve, pasi ai me orgjinë ishte pinjoll i kësaj familje të madhe. Më pas ajo u ngrit dhe i futi krahun miqësisht Xhonin duke e puthur lehtë në faqe, në mënyrë shumë miqësore. Edhe Xhoni e puthi, madje ai duke marrë shkas nga ky xhest e puthi në buzë. Edhe Monda reagoi ndaj puthjes. Akujt e para pak çasteve po shkriheshin.Vetëm me Xhon Fordin ajo nuk donte t`a prishte miqësinë, ajo kishte ende nevojë për të.
Më pas ata dolën dhe u nisën në drejtim të Dinastisë së Fordëve. U nisën me makinën e Mondës. I ulur në sedijen e pasagjerit, ai i dukej pak si i dehur. Nga shtëpia e Xhonit deri tek vilat e Dinastisë së Fordit e bënë për 20 minuta. Pasi parkuan makinën në hyrje kaluan një portë të madhe dekorative hekuri. Papritur u shfaq një park madhështor prej 35 ha që të dukej sikur ndodheshe në mbretërinë e një pylli shekullor. Drurë të ndryshëm dekorativë, një tapet bari me një gjelbërim të harlisur me kuadrate lulesh shumëngjyrëshe me përroska uji, që ngjanin si në përrallat e Andersenit. Rreth e rrotull peizazhe të lodhur nga qetësia që presin një vështrim të njeriut për të marr frymë. Tufat e bardha të reve mbi liqenin “Lake Shore” rrinin si në kartolinë, pavendosur se nga cila anë do të lëviznin. Xhoni duke parë habinë e Mondës para atij parku madhështor i tha asaj se e gjithë kjo mrekulli është krijuar nga një danez i quajtur Jens Jansen, i cili për të dizenjuar këtë park madhështor prej 35 ha ka punuar nga viti 1926 deri në vitin 1932. Ai me këmbëngulje arriti të krijojë këtë mrekulli të këtij parku gjigant duke i dhënë shtëpisë hijerëndë një pamje të jashtëzakonshme. Monda Morina i futi krahun miqësisht Xhonit dhe ecën së bashku në drejtim të shtëpisë. Një shtëpi e madhe ndonëse ishte dy katëshe ishte tepër madhështore nga forma arkitektonike, papafingot dhe çatitë e pjerrëta. Duke qëndruar para shtëpisë Xhoni i shpjegoi Mondës, se kjo mrekulli është krijuar nga Albert Kahn, i cili është i njohur si arkitekti legjitim i ”Fordëve”. Është po ky arkitekt që ka kryer konstruksionin e masivit arkitekturor të Detroitit. Për ndërtimin e kësaj shtëpie, që filloi në vitin 1926 dhe mbaroj pas një viti, arkitektit iu deshën dhe dy vjet të tjera për të përshtatur arkitekturën e brendshme. Shtëpia e Fordëve, me të gjitha detajet përfundoi në vitin 1929 në Grosse Pointe Shores. Më pas ata u futën në ambientet e shtëpisë. Xhoni, duke qenë pinjoll i kësaj familje i shpjegoi Monda Morinës të gjitha detajet rreth shtëpisë së Fordëve e cila në vitin 1976, pas vdekjes së djalit të fundit të Fordëve, ajo kaloj në muze. Ata panë gjithçka brenda shtëpisë që nga dhomat e ngrënies e cila kishte dy tavolina, në njërën ku hanin të rriturit dhe tek tjetra ku hanin fëmijët. Një pjesë e dhomave ishin me punime karakteristike të shekullit të 18-të me rozeta në tavan dhe veshje druri. Disa prej dhomave ishin me oxhak të stilizuar dhe me shandanë të mëdhenj argjendi. Dyshemeja e disa dhomave ishte e veshur me mermer. Kishte dhoma të veçanta ku dëgjohej muzikë. Këtu mbizotëronte stili anglez. Kishte ambiente të tjera çlodhëse, ku kishte piano apo dhoma e tavllës dhe e shahut. Më pas vinin studiot e punës të veshura me drurë dekorativë. Më pas Xhoni e futi Mondën ne sallat e pritjeve dhe ceremonive. Salla madhështore me një luks të zi, ku ndodheshin sende me vlerë të shtëpisë si piktura origjinale të Van Gogut, Pikasos apo vazo porcelani kineze 250 vjeçare. Monda ishte hutuar krejt. Xhoni më pas u fut tek një sallë e madhe ku ishte një biblotekë me rreth 3000 vepra. Ishin kryeveprat e letërsisë botërore. Njëra nga nuset e shtëpisë, tha Xhoni, Eleonora që ishte gruaja e Edsel Fordit, ka qenë shumë e pasionuar pas librave, deri në moshën 83 vjeçare ajo lexonte libra. Ka qenë një nga gratë më të zgjuara të dinastisë së Fordëve. Pas bibliotekës vinte një sallë krejt e veçantë, ku ishin ekspozuar të gjithë fustanet e nusërisë të të gjitha nuseve që kishin ardhur në atë shtëpi. Ato u ishin veshur disa manekineve dhe dukeshin me tërë shkëlqimin e tyre.
Në anën e pyllit ishin dhomat e gjumit që kishin të gjitha pamje nga pylli, të cilat ishin të modeluara sipas modelit francez. Në pjesën fundore të shtëpisë ishin disa dhoma të tjera ku jetonin personeli që shërbente në shtëpi si kuzhinierët apo punonjëset e shërbimit që jetonin brenda dinastisë. Monda u mrekullua. Më pas ajo i tha Xhonit që më ke dhënë një kënaqësi të paparë. Më pas ajo e ftoi Xhonin për një drekë. Ku do të shkojmë e pyeti ai. Kam edhe unë një restorant të preferuar ia preu ajo. Monda u ul përsëri në timon dhe pas më tepër se 40 minutash me makinë në breg të liqenit, ajo e drejtoi makinën për tek një restorant gjerman që quhej “ Bavaria “. Ishte një restorant që Monda e kishte për zemër. Aty kishte birrë të mrekullueshme gjermane dhe fruta deti. Lokali kishte formën e një anije të ankoruar në breg dhe pjesa dërrmuese e lokalit ishte e futur në liqen. Lokali ngjante me një kryqëzor të ankoruar në breg. Mondës birra i pëlqente shumë. Ajo mjeshtërisht, në tavolinë i qëndroi shumë pranë Xhonit, duke i krijuar një intimitet. Ajo ishte mrekulluar nga ajo që kishte parë tek Shtëpia e Fordëve. Por, Xhoni i thotë Mondës, se ajo kishte parë dinastinë e “Fordëve“ vetëm nga fasada dhe pamja e jashtme. Ajo me kureshtjen e një fëmije i kërkoj që t`i fliste më konkretisht për paraardhësit e tij që kanë jetuar atje. Xhoni, pasi ktheu më shumë se gjysmën e krikllës së birrës dhe pastroi zërin, tha se Edsel Fordi kishte qenë truri i prodhimit të makinës “Ford”. Edseli kishte lindur në vitin 1893 dhe ishte fëmija i vetëm i Clara dhe Henry Fordit, themeluesit të kompanisë së motorve “Ford”. Djali i tyre Edseli u përfshi nga babai i tij Henry që në moshë të re në kompaninë e prodhimit të makinave. Në vitin 1919 Edseli, në moshën 25 vjeçare, emërohet nga i ati president i kompanisë. Ndërkohë që ati i tij Henry merrej me anën mekanike të motorëve, Edseli ushtronte talentin e tij në drejtim të dizenjimit artistik të makinave dhe fitoi një famë të paparë.
Monda Morina e dëgjonte e përqëndruar e tëra Xhonin, i cili kishte një aftësi të admirueshme të rrëfimit dhe njihte gjithë detajet e kësaj dinastie të madhe amerikane. Dua diçka familjare dhe specifike të kësaj dinastie i tha Monda. Xhoni vendosi një puro kubaneze në buzë dhe luajti kokën lehtë.
Krejt rastësisht Edseli njihet me Eleonorën në akademinë e dancit në Detroit, kur ajo merrte leksione danci. Pas pesë vitesh njohje ata u martuan. Ka qenë një dasmë krejt e veçantë e cila është mbajtur mend gjatë nga bashkëkohësit. Fillimisht ata jetuan në fshatin historik Indiana, në zonën e Detriotit. I pari i fëmijëve që lumturoi çiftin ishte Henri i dytë, më pas lindi Benzoni, Josephina dhe në fund Williami. Në vitet e mëvonshme Dinastia e Fordëve filloi ndërtimin e shtëpisë së tyre të ëndrrave, pikërisht në vitin 1926 në Gaukler Pointe Shores, një lagje moderne e ndërtuar në lindje të Detriotit. Pas ndërtimit të kësaj shtëpie, jeta e Fordëve u bë më e rehatshme, me parkun gjigant buzë liqenit. Me kalimin e viteve secili nga djemtë e Edselit mbajti pozicione të rëndësishme në kompaninë gjigante të prodhimit të makinave. Monda ngriti gotën e birrës duke e uruar me përzemërsi Xhonin për atë çka kishte bërë për të. Xhoni trokiti gotën e birrës me Mondën duke i thënë me modesti se ajo e meritonte përkujdesjen e tij. I kënaqur nga komplimentet e Mondës, Xhoni i tha asaj, se gjatë gjithë jetës, emrat e Fordëve kishin qenë sinonim i akteve të bamirësisë. Ata kishin kontribuar në fusha të ndryshme që nga ndërtimi i parqeve deri tek spitalet më të mëdha të Amerikës. Fordët ishin një nga financuesit anonimë për kërkime shkencore dhe zbulimin e sëmundjeve kanceroze. Fordët ishin gjithashtu financuesit e ngritjes së korpusit të Universitetit të Detroitit dhe krijimin e orkestrës simfonike. Pas shumë vitesh, kur ambientet e shtëpisë filluan që të dëmtohen Edsel dhe Eleonora krijuan një fond të veçantë për mirëmbajtjen e shtëpisë, duke e kthyer më pas shtëpinë e Dinastisë së Fordëve në një vepër muzeale. Sot kjo shtëpi vizitohet nga miliona njerëz nga e gjithë bota. Xhoni ngriti përsëri gotën dhe duke e trokitur me të sajën i tha Mondës, se kaq mjaftonte për njohuri të përgjithshme të Dinastisë së Fordëve. Monda kryqëzoj krahët dhe e pyeti Xhonin, se a jeni krenar që jeni pinjoll i kësaj Dinastie nga më të njohurat në botë. Po, po, -ia priti Xhoni duke luajtur kokën gjithë kënaqësi. Më pas u vendos një pauzë dhe të dy filluan që të hanin në heshtje oktapodët, kallamarët dhe karkalecat e detit gjithë shije. Në atë lokal ishte një kamarier shqiptar nga Shkodra që punonte prej disa vitesh. Monda këtë e kishte mësuar kur kishin ardhur herën e parë me Adën. Monda i bëri shenjë kamarierit që të sillte birra të tjera. Kur ai u solli birrat, ajo i foli shqip kamerierit, që në asnjë mënyrë nuk do t’ia mbante zotërisë drekën, edhe po të këmbëngulte zotëria, ai nuk do i pranonte lekët… Xhoni rrotulloi sytë pa e kuptuar dialogun me kamerierin, por Monda e sqaroi se ishte emigrant nga Shqipëria. Kamarieri kishte ardhur me një vizë turistike dhe kishte qëndruar aty prej disa vitesh. Me profesion ishte mësues historie.
Kur dreka mbaroi dhe ata duhej të largoheshin nga lokali, Mondën e kapi një frikë e pakuptimtë. Ajo do t`a çonte Xhonin deri në shtëpinë e tij por problemi ishte nëse ai do të ngulte këmbë që t`a fuste në shtëpi, këtu gjërat do të dilnin jashtë kontrollit. Gjunjët iu prenë dhe filloi të mbahej tek parmaku që të mos binte në fund të shkallëve të lokalit. U futën në makinë dhe u nisën në drejtim të shtëpisë së Xhonit. Monda dukej nervoze në timon me gjithë përkëdhelitë e Xhonit. Sapo mbërritën tek shtëpia e Xhonit dhe ajo zbriti nga makina ai e kapi prej krahu.
-Eja!-tha ai, me zë të shurdhët dhe të mbytur. Ajo e vështroj me një shikim të ngrirë dhe ndjeu habi. Kur arritën tek porta e brendshme e shtëpisë ai i liroj rrugën Mondës për të kaluar ajo e para. Këmbët filluan t`i dridheshin dhe Ajo ndjehej fare e pasigurt. U ndal dhe u mbështet tek një kolltuk në sallon. Ai e kapi pas dore duke e tërhequr drejt dhomës së gjumit. Dhoma ishte e errët dhe sendet dalloheshin me vështirësi. Ajo u ul mbi shtrat duke qëndruar në heshtje. Më në fund Xhoni iu afrua dhe ishte fare pranë. Ajo ndjeu frymëmarrjen e tij të rëndë dhe erën e rëndë të alkolit. Qetësisht ai filloi t`a zhveshë. Ajo qëndronte si një manekinë dhe të gjitha veprimet i kryente Xhoni. Nuk kishte forcë që t`a kundërshtonte. Asaj iu duk se dhoma u mbush me një re mjegulle dhe dukeshin vetëm sytë e tij të ndritshëm.
-Monda, tha ai me një ton zëri të butë, do të vinte ky çast që të mbaronin torturat e mija. Ndërsa ajo po dridhej, ai e kishte futur në krahët e tij duke i puthur buzët, qafën dhe çdo pjesë të fytyrës. Ajo ndjeu se dikush po i prekte lëkurën, po e puthte po e përkëdhelte dhe ndjeu brenda një gjëmim që rritej vazhdimisht nga presioni i gjakut që shtohej pambarim, deri sa ai u shua. …Më pas ajo u ngrit dhe filloj të vishej. Nuk do të bësh një dush këtu e pyeti
Xhoni. Ajo luajti lehtë kokën në formë mohimi dhe vazhdoj të vishet. Më pas iu afrua një pasqyre tualeti dhe filloj të lyhej. Ndjente përbrenda një dhimbje të lehtë, por kjo ishte një dhimbje që s`premton asgjë të keqe: Kishte një djegie ashtu si djegin plagët, para se të mbyllen përgjithmonë… Me të mbërritur në shtëpi, shkoi bëri një dush dhe më pas u shtri. Kishte fjetur disa orë, kur hapi sytë dhoma ishte gjithë dritë. I dhimbte pak koka.
U mundua të sillte në mëndje se çfarë kishte ndodhur para disa orësh, por çdo gjë i dukej ende si në ëndërr. Por në çast u kujtua se para se kur ajo ishte duke bërë tualet Xhoni kishte future diçka në çantën e saj. U ngrit vrulltas dhe hapi çantën. Aty ishte një kuti e bukur dekorative dhe brenda ishte një byzylyk me diamantë. U ul përsëri mbi krevat dhe filloi që t`a rrotulloj në dorë. Ndihej disi e turpëruar nga ajo që kishte ndodhur disa orë më parë. Nuk kaloj as gjysmë ore pasi ajo ishte ngritur nga gjumi dhe telefonoi Xhoni. Zëri i tij ishte shumë i sjellshëm dhe i kujdesshëm.
-Të pëlqeu byzylyku? –e pyeti ai me kureshtjen e një fëmije.
-Po, po ishte i mrekullueshëm, por unë nuk kam si të pranoj atë dhuratë aq të shtrenjtë. Kjo dhuratë e kishte bërë Monda Morinën që të ndjehej si një prostitutë, që e kishin paguar për punën që kishte bërë. Ajo që kishte ndodhur mes tyre para disa orësh, nuk ishte dashuri dhe ajo kishte mbetur si një episod i çuditshëm që ajo kishte bërë me trupin e saj. Pauzë, më pas Xhoni e pyeti se mos u ndjeve keq me atë që ndodhi në shtëpinë time, ishte e natyrshme dhe e bukur. Ne jemi miq të mirë apo jo. Por miqtë nuk bëjnë dashuri me mikun që iu vjen në shtëpi. Më pas Xhoni me një lumë fjalësh filloi që t`i thotë se sa e donte… Por me dinakëri ajo i tha se ajo kishte të drejtë të jetonte jetën e vet sipas shijeve të saj. Pasoi një heshtje e gjatë dhe nga ana tjetër mbërrinin vetëm vibrimet e aparatit telefonik. Ajo mbylli telefonatën me Xhonin me një mirupafshim të thatë që i jepet një të porsanjohuri. Më pas filloi që të qajë në heshtje. Ende nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur para disa orësh në shtëpinë e Xhonit… Ai ishte një nga prokurorët më të rëndësishëm në shtetin e Miçiganit dhe ajo kishte vjelë shumë fruta prej tij, ndërsa ajo ngelej vetëm një grua shumë e bukur dhe shumë dinake… Ajo tashmë një gjë e kishte të qartë: Jetën duhet t`a paguash edhe me çmimin e vuajtjeve…
Monda Moria vendosi se nuk duhej të mendohej për atë që iku por për t`u përgatitur për seminarin e Çikagos.
Kreu i tretë
Luan Morina prej disa vitesh flinte vetëm pak orë. Zbriti shkallët e vilës ngadalë njëra pas tjetrës dhe doli buzë liqenit. U ul pranë një mështekne në një stol të parkut. Vështronte përreth liqenit duke parë mjegullën që
filloi të tretej gradualisht në agun e mëngjesit.
Vetmia i brente ëndrrat dhe i digjte kohën këtij burri prej disa vitesh. Në kujtesën e tij të plagosur imazhe të vjetruara endeshin si pëlhurë prej merimange. Ndonëse ishte gati 50 vjeç burrë, pamja e tij dukej e sfilitur, jo nga ndonjë punë e rëndë fizike por nga një dhimbje shpirtërore. Ai vëren me kujdes qetësinë e liqenit dhe klithjen e pulëbardhave. Ftesa që i kishte ardhur para dy ditësh, për të udhëtuar drejt Amerikës, e kishte turbulluar së tepërmi. Nga Amerika kishte kujtime të lodhura, të cilat i kishin ndarë familjen në dy pjesë. Atje matanë oqeanit, Monda dhe vajza e tij, Ada dhe këtu, në Shqipëri, ai sëbashku me djalin e tij Anin. Ju kujtua dalja e llotos për në Amerikë. Gjithë ai gëzim i madh, që më pas u shua si një flakë kashte. Ajo ndarje e tmerrshme nga nëna e tij 80 vjeçare, që ia kishte lënë së motrës së tij, Kelës sëbashku me vilën që të kujdesej për nënën. Dora e nënës e ngritur lart, në fasadën e gurëve të bardhë, që ngjante si një fjongo e zezë atë ditë të tmerrshme të largimit të tyre për në Amerikë. Nëna qante me ngashërim. Ani dhe Ada shtrëngonin nënën fort në krahët e tyre të vogla dhe lagnin fytyrat e njëri-tjetrit, me lot të nxehta. Ata u parpalitën për disa minuta me njëri-tjetrin dhe nuk mund t`i shkulje nga krahët e nënës, që ishin bërë një trup të tre . Kishin kaluar disa muaj në Amerikë dhe Luan Morina një nga inxhinierët më të zotët të ndërtimit në vendin e tij, këtu punonte si punëtor ndërtimi. Rraskapitej gjithë ditën në punë, ndërsa Monda perfeksiononte gjuhën angleze nëpër kurse. Ju kujtua Luanit kur filloj sherri i parë në Amerikë. U ngrit nga shtrati dhe u drejtua për tek kuzhina. Mori nga frigoriferi një shishe ujë të gazuar, duke i shtrydhur disa pika limoni dhe filloi që t`a pijë gjithë etje.
-Nuk të zë gjumi ? –e pyeti Monda në errësirë.
-Jo. As që kam shpresë të më zëri gjumi, më dhemb i gjithë trupi. Monda ndezi abazhurin.
-Njeriu s`mund të kërkojë t`i ketë të gjitha …Pastaj ne kemi ardhur këtu për fëmijët. Luani e mbante gotën ende në dorë edhe pse ujin e kishte pirë por sytë i kishte të ndezur. Ai u ngrit në këmbë duke e parë të shoqen me përbuzje dhe dukej sikur nga çasti në çast do t’ia përplaste gotën turinjve. Më pas vazhdoi, - a e kupton t`i zonja gjykatëse se këtu në Amerikë kemi humbur identitetin, emrin tonë atje ishim dikush, këtu jemi askush.
- Ku i ke peshkuar të gjitha këto fjalë, që po na i derdh sonte në mesnatë, si kumbulla të egra prej shporte ?
-A e kupton t`i grua e dashur se më është ndërprerë jeta si në një film?
-Ti po i bie të mirës me shkelmë, ia priti Monda, të gjithë e ëndërrojnë Amerikën.
-Po, e dashur grua,- ia priti ai, ky është paradoksi se këtu ka gradaçiela të larta, por gjendje shpirtërore të ulët. Ka rrugë të gjëra, por pikëpamje të ngushta. Ngasim makina të viteve të fundit me shpejtësi të madhe dhe nuk lexojmë asnjë libër. Kemi shumëfishuar pasurinë, por kemi ulur vlerat tona shpirtërore. Qëkur erdhëm këtu jeta ime ndaloi befas. Monda Morina qëndronte tek cepi i krevatit si një amazone e hijshme, gati lakuriq vetëm me këmishën tepër të hollë të natës ; kërkuese, dinake dhe e guximshme. Ajo nuk besonte atë mesnatë, se ato fjalë kishin dalë nga goja e Luanit, të cilin e njihte si një burrë të matur dhe të arsyeshëm. Ajo mundohej t`i sillte argumente dhe të mbahej tek teza, se kjo sakrificë do të bëhej për hir të fëmijëve. Pas pak ai psherëtiu thellë dhe u kthye në anën tjetër. Gjumi i rrëmbeu ngadalë që të dy. Kur vezullimi i dritës kishte darovitur errësirën ra zilja e orës. Luani u ngrit nga shtrati, ndihej i rraskapitur, sikur kishte zhvilluar një ndeshje boksi. Monda u zgjua dhe po i përgatiste kafenë, duke i thënë se ishte mirë, që atë dialogun e mesnatës t`a harrojë, se gjithçka ka për të shkuar mirë.
-Mos ki merak,- ia preu ai, do të mësojmë të harrojmë të kaluarën se çfarë kemi qenë.
-Hë, të mjafton kjo,- ia preu me ironi ai. Mëngjesi kaloi si një gjysmë hije ndjenjash. Krenaria e tij nuk kishte gjetur ende kohë për pajtim. Monda i vinte vërdallë me dëshirën përvëluese për t`u pajtuar. U mat që ta përqafonte, por ai u largua me përtesë në drejtim të banjës. Ajo heshti. Dukej që ende nuk i kishin rënë nervat. Në të tilla raste, mendoj Monda, njeriu duhet të jetë i kujdesshëm pasi edhe një shkëndijë mund të ndezi flakë. Luani u nis për në punë duke thënë diçka nëpër dhëmbë mbyturazi. Familja e tyre po merrte tipare të pa përcaktuara. Ai tani i ngjante një varke në mes të detit të egërsuar. Monda sapo mbaroj kursin e anglishtes, u nis me makinë për tek kantieri ku punonte Luani. Ai punonte në një kompleks ndërtesash. Ishte varur në majë të një skele të lartë vendoste tulla …
-Luan, mjaft punove,- i thirri ajo, ti je i sëmurë.
-Shko më prit në shtëpi,- i tha ai, me zë të venitur. Trupin e kishte të mpirë dhe ngjante me një ëmbëlsirë feste të ngopur gjithë revoltë e dhimbje. Vetëm kur mbaroj punë Luani u kthye në shtëpi, shkëmbeu përshëndetjen e rastit me fëmijët dhe u fut në dush. Ishte gjithë llaç. Emocionet sa vinin dhe i rriteshin. Djersë të ftohta ia mbuluan trupin. Doli nga dushi disi më i lehtësuar.
-Të bëjmë një shëtitje këtu tek parku,- i tha Monda.
-Më mirë të rrimë këtu jashtë,- ia preu shkurt Luani. Ajo ngriti supet dhe diçka tha nëpër dhëmbë. Ai ndezi një cigare. Mori edhe Monda një cigare. Po binte mbrëmja e cila gradualisht po bëhej sunduese. Papritur, pas një reje të zezë u shfaq hëna. E bukur e plotë. Ajo e shikonte si e verbuar hënën. Thithi aromën e luleve. Nata filloi të gumëzhijë nga bulkthat që rrinin të strukur në barin e lartë të tapetit para shtëpisë. Ai duhej korrur, shirat e ditëve të fundit e kishin harlisur së tepërmi. Luani ngriti përsëri kokën dhe pa qiellin e yjëzuar. Një sistem i tërë shenjash të universit. E hodhi cigaren. Ndërsa cigarja binte, ajo vijëzoi një hark të shndritshëm duke lëshuar shkëndija si një kometë e vockël. Sapo mbaroj cigaren, Monda u ngrit dhe u fut në shtëpi. Pranë Luanit erdhi Ani. Ai i hodhi dorën në sup.
-Çfarë bën këtu, ba?
-Ja, po çlodhem, o bir …
-Ti, po flisje me vete, ba…
-S`ka mundësi biri im, po vështroja këtë mbrëmje të bukur, që më kujton mbrëmjet e qytetit tonë. Shikoje qiellin sa i bukur. Është si një kopsht me yje. Ani heshti. Ata u futën në shtëpi.
Ditët që kalonin njëra pas tjetrës, po e vështirësonin më tepër qëndrimin e Luanit në Amerikë . Ai po kalonte një gjendje shpirtërore të çuditshme. Kishte një trishtim që i lexohej lehtë. Fytyrën e kishte të ngrirë si një maskë dukej që, edhe ecja i kishte ndryshuar, edhe sytë e tij të bukur kishin një zbrazëtirë të qelqtë. Telefonata e së motrës, se nëna është shumë e sëmurë, i rrokullisi ngjarjet shumë shpejt. Luani doli nga shtëpia rrëmbimthi. Më pas i telefonoi Anit se nëna ishte shumë e sëmurë dhe a kishte dëshirë që të vinte me të në Shqipëri. Sigurisht i tha Ani me të shpejtë. Ai prenotoi biletat që të nesërmen të niseshin sëbashku. E bija ngriti fytyrën e imët me tipare të rregullta të skalitura si një gur i çmuar i punuar mjeshtërisht dhe e vështroj të atin në sy.
-Do të shkosh në Shqipëri vetëm për nënën ?
-Ti, e dashur grua, je jo vetëm shumë ngacmuese, por në raste të veçanta edhe shumë komike. Ky është një kombinim i rrallë dhe i këndshëm.
Çuditërisht nuk po e kupton që qëndrimi im këtu nuk ka asnjë kuptim …
Unë këtu nuk po lëshoj rrënjë …
Luani e pa të udhës të dali nga shtëpia, nuk donte të zihej. Doli pa u përshëndetur. Mori makinën dhe u nis për tek kafja italiane. Ishte një kafe ku mblidheshin emigrantët shqiptarë. Tek parkingu i makinës ai dalloi një bashkatdhetar, që nën dritat e parkingut, dukej shumë i zbehtë me mollëza të kërcyera dhe sy të skuqur. Ishte Tomi. Ai e kapi pas krahu.
-Lëshomë,- ia priti Tomi, sot është varrosur nëna ime në Shqipëri dhe unë nuk shkova dot …Fjalët e Tomit i ranë si helmetë çeliku mbi kokë Ndezën nga një cigare dhe u futën në një lokal tjetër jo tek kafja italiane. Ishte një lokal që zakonisht rrinin shoferët e taksive. Disa shoferë loznin bixhoz. Në tavolinën përballë qëndronin disa prostituta. Një bionde gogësinte ndërsa tjetra pispillosej me një pasqyrë. Pinin uiski.
-Çfarë dëshironi të pini?,- e pyeti një kamerier me ngjyrë. Dy uiski dhe një paketë “Malbora” porositi Tomi. Ai vendosi bërrylat sikur nuk do të ngrihej kurrë nga kjo tavolinë. Më pas e piu gotën e parë të uiskit pothuajse me një frymë.
-Ti ke një hall të madh vëlla,- i tha Luani, edhe unë nesër nisem në Shqipëri dhe nuk e di, a do ta gjej nënë time gjallë, por çfarëdo që të kemi këto halle nuk na i zgjidh gota e uiskit. Erdhëm këtu i tha Tomi duke lënë pas mallin e kujtimeve, erdhëm këtu pa varrosur prindërit, duke lënë pas fëmijërinë e varfër por të bukur, adoleshencën naive, që ngazëllehej pas një poezie dashurie. Lamë prapa rininë ku ndjemë rrahjet e para të zemrës, për ndjenjën më të bukur të dashurisë, që na i prisnin në mes normat e moralit komunist. Tomi i ra me grusht aq fort tavolinës saqë gotat e uiskit u derdhën . Ata tërhoqën vëmendjen e lokalit dhe e hodhën uiskin që kishte ngelur në gotë me një frymë. Ai kërkoj me sy kamerierin, më pas pagoi dhe dolën. Jashtë binte shi. Qëndruan pranë një stacioni taksish dhe më pas u nisën në drejtim të shtëpive të tyre. Tomi i kërkoi një nder që ai të merrte diçka prej tij, por me kusht, që do ta hapte vetëm kur të shkonte në Shqipëri. Kur shkoi në shtëpi ishte shtruar tavolina.
Sapo u fut në shtëpi, Monda i hodhi një vështrim të brengosur nga lart poshtë dhe u përpoq që të vinte buzën në gaz por buzëqeshja i dështoj. Ani kishte përgatitur bagazhet dhe dy valixhet e tyre ishin vendosur në korridor.
-Ku është Ani?, - pyeti Luani.
-Ka dalë për ty, babi, u bëmë merak, t`i asnjëherë nuk je vonuar kaq shumë. Në kuzhinë ishte shtruar tavolina.
-Çfarë sebepi keni? - pyeti Luani, me ironi .
- Po nesër, ju me Anin do të niseni në Shqipëri? A nuk duhej bërë një darkë e veçantë?
-Sigurisht, -u përgjigj Luani, po gjykatësja ku është ?
Bie zilja e telefonit. Është Ani dhe pyet për Luanin. Eja,- i tha e motra, se u kthye babi. Në dhomë hyri Monda. Ajo kishte bërë dush dhe kokën e kishte ende të lagur.
-Ku humbe, Luan?
Ai heshti. Ada po e vështronte mendueshëm me sytë e mbush me lot. Mos u mëzit zemra e babit, çdo gjë ka për të ecur mirë. Kemi shtyrë ditët njëra pas tjetrës me punë të rëndomta pa menduar se kush kemi qenë dhe çfarë do të na sjelli e nesërmja.
-Vërtet?-tha Monda.
- Je burrë praktik, po eja këtu tek tavolina të bëjmë një gëzuar me një gotë birrë. Ai trokiti gotat qetësisht me të gjithë pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja.
-A e kupton, se çfarë po bën Luan ?
Fëmijët i panë gjithë frikë, sikur frika të ishte një gaz helmues që do t’u zinte frymën të gjithëve. Luani heshti. Ndezi një puro pastaj ia u nguli sytë fëmijëve. Atë çast, për dy fëmijët e tij, Luani u kthye në frikë –dashuri –lamtumirë dhe humbje. Luani pasi pastroi zërin, vazhdoi me një ton të fortë.
E vërtetë është kështu si thoni ju –Amerika vërtet është e bukur, por jo për emigrantët, aq më tepër për një intelektual, si puna e burrit tuaj që vjen këtu dhe humbet gjithçka. Kjo bukuri, kthehet në një bukuri vrastare.
Një inxhinier arkitekt, që sapo shkel në Amerikë, e rrëmbejnë ëndrrat dhe pasionet, pse jo duke ja mohuar forcërisht. Ne erdhëm këtu me ëndrrat e lule, si çiliminj kapërcyem oqeanin për tu ndjerë të plotfuqishëm por pas pak na u afrua magjia vrastare. E kupton që mua kjo bukuri e kësaj bote këtu më ka vrarë pjesën time më të fortë - shpirtin.
Erdhëm këtu duke lënë prindërit pleq, me një këmbë në varr e një në tokë. Unë nesër do të shkoj në Shqipëri, por nuk e di a do t`a gjej nënën time …
-Mjaft, -gërthiti Monda, nuk dua të dëgjoj më moralizime. Dhe megjithatë i dashur burrë ikja prej atij vendi vazhdon.
-Vallë kush është ndjerë dhe po ndjehet fajtor? Alda e shikonte të atin në beben e syrit duke ndjerë një sëmbim në zemër. Tani po e kuptonte që mbrëmjen e ardhshme, familja do të ndahej më dysh. Familja e tyre po shkërmoqej dhe prindërit e saj po nënshkruanin kapitullimin. Fëmijët, ndaj bisedës, qëndruan më tepër si hije se sa njerëz. Ushqimi i darkës pothuajse nuk u konsumua fare. Fëmijët u futën nëpër dhomat e tyre. Edhe Monda shkoj drejt dhomës së gjumit, ndërsa Luani qëndroj në kuzhinë duke pirë cigare. Ashtu i vetëm në kuzhinë e pushtoj një ndjenjë e përbindshme humbjeje. Madje, jo vetëm humbje, por edhe dhimbje, por një dhimbje që zvarritet e zvarritet, në të gjitha pjesët e trupit, thellë deri në palcë që errëson dhe zbraz gjithçka. Jeta e tij tani ngjante me një peshore që kishte të dyja pjatat e zbrazura dhe nuk kishe se çfarë të peshoje.
Atë darkë, Luani thuaj se nuk fjeti. Nuk shkoi tek dhoma e gjumit ku ishte Monda por u shtri në një divan në kuzhinë pa u zhveshur fare …
Mëngjesi erdhi akoma më i vështirë. Ai s`ishte ngritur akoma kur dëgjoj në korridor zhurmën e rrotkave të valixheve që Ani po i vendoste në makinë. Ai u ngrit menjëherë dhe filloj të përgatitet. U ngrit dhe Monda nuk dinte se çfarë të thoshte. Kjo ishte ora e fundit e përcjelljes. U nisën të katër në drejtim të aeroportit. E bija filloj që të qajë fshehurazi. Ishte një mëngjes i ngrohtë. Në atë çast mbërriti Tomi, i cili solli një çantë plastike të ambalazhuar mirë. Çanta ishte e lehtë.
-Merre,- i tha dhe hape kur të vesh në Shqipëri aty ke dhe një letër . Ai filloi të belbëzojë me ngashërim dhe u largua menjëherë sapo u përqafuan dhe u puthën gjithë lot. Sapo dolën nga blloku i shtëpive u detyruan të ndalen se ishte një mbikalesë hekurudhore. Makinën e drejtonte Ani. Rojtari uli traun. Kaloi me shpejtësi të madhe një tren pasagjerësh. Mbrapa tyre ishin ndalur makina të tjera. Të gjithë ishin në drejtim të aeroportit. Ani ecte shpejt. E gjithë familja ishte e heshtur dhe prej dritës së kaltër të kroskotit fytyrat e tyre dukeshin të zbehta sikur kishin një lëngatë. Monda dhe Luani qëndronin në sediljen e pasme të Fordit. Edhe Ani dukej tepër nervoz dhe i shqetësuar në timon. Ai po e kuptonte se në mes të prindërve të tij po hynte ajo që ai kishte më tepër frikë –Ndarja! Ata kishin vite që nuk merreshin vesh bashkë me njëri-tjetrin madje që në Shqipëri. Ai pati shpresë se pas ardhjes në Amerikë gjërat do të sheshoheshin por po ndodhte e kundërta. Kjo përcjellje atij po i ngjante me një tërmeti që do të shkatërronte gjithçka. Monda e prishi heshtjen duke iu drejtuar me gisht :
-Ti Luan, po e prish familjen dhe ja ku po t`a them, se po bën një krim. E kupton?, - tha Monda, duke u dridhur nga zemërimi. Ai heshti duke parë nga dritarja e makinës peizazhin rrotull.
Ata mbërritën në aeroport. Parkuan makinën dhe u nisën për tek hyrja e aeroportit. Monda po e shikonte me bishtin e syrit Luanin. Në sytë e tij kishte inat dhimbje por dhe urrejtje. Duke ecur përbri të shoqit Monda i thotë me ironi. Inxhinier inati dhe kokëfortësia është si një acid që të gërryen shpirtin. Luani heshti përsëri. U afruan tek hyrja e kontrollit. Monda u përqafua dhe u puth me të birin më pas përqafoj edhe Luanin duke iu varur për pak çaste në sup .
Më pas iu drejtua të shoqit ; -Luan, nëse të kam lënduar me fjalët që të thashë “ Harroji “.
-Kush mund të jetojë pa harruar zonja gjykatëse?! Luani u përqafua me Aldën. Monda u mundua të sajojë një buzëqeshje por fytyra i mori formën e një maske. Dhe Luani u mundua të sajojë një buzëqeshje. Të dyja buzëqeshjet ishin fallco. Midis tyre ishte vendosur humnera …
Re të zeza u mblodhën papritur si shtëllunga të mëdha dhe filloi që të bjerë një shi i menjëhershëm. Kujtimet shpërfillëse goditën kujtesën e tij të plagosur dhe u ndalën si një shirit filmi i lënë përgjysmë. Tashmë ai ende nuk kishte vendosur se do të shkonte në Amerikë për seminarin apo jo kjo ishte në plan të parë …Por më parë ai duhej që të bisedonte me Anin i cili ndodhej në Tiranë me studime pasuniversitare.
Kreu i katërt
Atë mëngjes Luan Morina u ngrit më herët. Çoi veturën për t`a larë tek një lavazho. I telefonoj Anit, se po vinte në Tiranë për t`u konsultuar për diçka por Ani i thotë se do të kthehej të nesërmen në Tiranë, pasi momentalisht ishte në Vlorë me shokët për një wikend.
-Pse nuk më the që do të shkoje në Vlorë?,- e pyeti me zë qortues Luani.
-Doli papritur, o ba,- iu përgjigj ai. Gjithsesi Luani e kishte zakon që asnjëherë nuk kthehej nga rruga dhe vendosi që të shkonte tek Nina, motra e madhe në Durrës dhe, kur të kthehej Ani të shkonte në Tiranë. Një gufim i ylbertë ngjyrash përgjatë bregut të liqenit. Ai hapi xhamin e veturës dhe mori frymë thellë. Një, oh…gjithë kënaqësi. Plepat vrapojnë në të dyja anët e rrugës. Valët e liqenit ndjekin njëra-tjetrën, lokalet të shumta luksoze buzë tij. Numër i madh veturash me vizitorë të shumtë përgjatë bregut që çlodheshin midis asaj bukurie marramendëse. Në horizont shquhej një shirit llamburitës që ngrihej mbi ujë atje, ku e godisnin rrezet e diellit. Ishte qetësi e plote përgjatë gjithë bregut dhe dëgjohej klithja e pulëbardhave mbi liqen. Luani vazhdonte të sodiste këtë peizazh. Makina ecte me shpejtësi. Luani ndonëse ishte një nga firmat më të mëdha të ndërtimit në qytet ende vazhdonte të mbante një benz tip i vjetër, prodhim i viteve `90. Ai para disa muajsh i kishte blerë Anit direkt nga salloni një BMV X5, me zero km, me rastin e ditëlindjes. Ai ishte një tip që nuk i pëlqente reklama, bënte një jetë të thjeshtë pa zinxhirë të trashë floriri nëpër duar dhe në qafë siç bënin një takëm i racës së tyre. Rrinte sportiv ndonëse ishte një nga njerëzit më të pasur në qytet. Gjithçka e kishte me djersë. Kishte pasur ndihmë kur ishte kthyer nga Amerika nga një shoku i tij i shkollës që ishte bërë kryetar Bashkie. Përveç një firme të fuqishme ndërtimi Luani kishte një gurore të madhe në periferi të qytetit dhe kishte filluar në disa fshatra të thella ngritjen e dy hidrocentraleve. Ndonëse kishte disa vjet pa grua, ai e ruante fasadën e tij si një burrë tepër serioz . Ndonjë nevojë fiziologjike e kryente pa u marrë vesh me Evën, një inxhiniere që kishte në firmë. Asaj i kishte vdekur burri aksidentalisht para disa vjetësh. Luani kishte shumë besim tek Eva. Ishte një grua vërtet fisnike që jetonte me nënë e saj të moshuar. Ishte shumë korrekte. Lidhja midis tyre kishte ardhur si ajo poezia e Lasgush Poradecit; Se nuk dashurova as unë as ti / por dashuroj vetë dashuria.
Të dy kishin nevojë për njëri-tjetrin por askush nuk e dinte vazhdimin e lidhjes së tyre. Ajo ishte krahu i djathtë në firmë, pasi ishte shumë e zonja nga ana profesionale. Shpesh në sytë e Evës ai shihte trishtim por dhe një frikë pasi asaj nuk i ishte premtuar asgjë nga kjo lidhje.
Kur Luani mbërriti në Durrës po binte mbrëmja. Ishte një natë e mrekullueshme. Yjet dhe dritat vezullonin duke i dhënë detit një magji. Qielli ishte i pastër. Ndjehej njëkohësisht edhe aroma e kripës dhe e luleve. Ditën, Durrësi është i bukur ndërsa natën të rrëmben. Kur mbërriti tek vila e motrës të gjitha dritat ishin të shuara. Filloi t`a shikojë vilën me vëmendje. Nuk po i pëlqente ndonëse e kishte projektuar vetë. Vila ishte lyer me disa ngjyra të ndezura dhe ngjante si shtëpia e kukullave. Çudi mendoi, njerëz që nuk kanë haber fare nga profesioni, të ndërhyjnë dhe të shëmtojnë punën. Ai një traumë shpirtërore e kishte provuar edhe në rastin kur u kthye nga Amerika me vilën e tij buzë liqenit. Ajo ishte vila më e bukur e qytetit me një arkitekturë bashkëkohore.
Kur ata u nisën në Amerikë ai thirri motrën e vogël Tatjanën që të jetonte atje sëbashku me nënën. Tana e kishte burrin nga fshati, me profesion agronom. Ishte dashuruar me të kur ajo kishte qenë mësuese në fshat. Vila kishte shumë trëndafila dhe jargavanë të cilët kacavirreshin përgjatë kangjellave rrethuese të saj. Kur vinte pranvera dhe çelnin trëndafilat dhe jargavanët rruga mbushej me një aromë të këndshme sa të guduliste hundët. Edhe jargavanët kishin një aromë të veçantë. Ani dhe Alda kur ishin të vegjël dhe shihnin ndonjë djalë që varej tek kangjellat rrethuese të vilës dhe këpuste trëndafila të kuq, lajmëronin të gjyshen.
-Nënë, na i këputën trëndafilat.
Plaka buzëqeshte :
-S`ka gjë, le t`i marrin, i duan për ndonjë shoqe,- thoshte ajo, dhe atyre s’u bënte zemra t`i thoshin përsëri. Dhe vërtet ndodhte ashtu siç thoshte plaka. Trëndafilat tonë i shikoje në duar vajzash dhe fletët nëpër buzë, duke luajtur çift “ Më do, s`më do “
Por kur ai u kthye me Anin nga Amerika qëndruan për disa çaste para derës se nuk orientoheshin dot. Trëndafilat dhe jargavanët ishin prerë dhe në oborr, ishin ngritur lart me furka të gjata hardhi rrushi. Tek kuadrati i madh i luleve me zambakë dhe sheboja, ishin mbjellë piperka, qepë dhe domate. Edhe tapeti i barit ishte prishur dhe ishte mbjellë me patate. Dera e jashtme ishte lyer me bojë jeshile të errët si portat e reparteve ushtarake. Një qen i madh leshtor dhe i kuqërremtë, me kokë të madhe si qen stani ishte shtrirë tek shkallët e para. Edhe boja e jashtme e vilës ishte ndërruar. Vila ishte lyer me një bojë të verdhë që të merreshin mend kur e shikoje. Aty ju kujtua gjithçka si në një ekran filmi. .dasma e tyre. Monda ditën e dasmës që kishte ardhur nuse plaka me një filxhan në dorë ku kishte shtënë mjaltë i kishte lyer dy gishtat nuses dhe ja kishte vendosur sipër mbi derë. Më pas iu kujtua kur blenë me shumë siklet një televizor bardhë e zi më pas një lavatriçe rumune. që kur fillonte centrifuga, ajo lëvizte nëpër shtëpi. Meditimin iu preu një fqinjë i së motrës i cili i tha se nuk ka njeri në shtëpia pasi kanë një dasmë tek lokali i ri . U nis për tek lokali i ri.
Eda ishte motra e madhe e Luanit ajo ishte zënë mirë me par. Kishte qenë magaziniere tek Rezervat e Shtetit. Kur ra sistemi ajo së bashku me drejtorin e asaj kohe iu ranë me top magazinave. Bëri para të madhe. Ngriti vilën që ishte një ndër më të bukurat dhe të kushtueshme në Durrës përveç luksit të zi të vilës me një tapet bari dhe lulesh të shumta dhe me pishinë brenda vilës. Luani parkoi makinën më vështirësi pasi i gjithë parkingu i lokalit ishte mbushur plot e përplot. Kur Luani u afrua tek lokali orkestra po bënte një pauzë të vogël pushimi. .U dëgjuan zëra të gëzueshëm nga brenda lokalit. Femrat ishin të veshura me fustane dekolte nga më të njohurit e modës. Ishte dasmë bosësh. Martohej një kontrabandist veturash. I doli para lokalit e motra me dy nipat. Përqafime dhe puthje gjithë dhimbsuri. Nipat e donin shumë Luanin sepse ai nuk ia u priste për asgjë. Ata i sajuan tek veranda e lokalit një tavolinë. Luani ishte i qetë dhe me humor të mirë. Ia kishte prishur pak humorin Ani që nuk ishte aty por ai nuk mund t`a gjykonte të birin, deri tani ishte një djalë i përsosur i cili e donte të atin pamasë. Edhe pse Monda i kishte ngelur si një ngërç që shpesh e bezdiste pasi kishte ngelur familja e tyre si ajo shtëpia për të lyer gjithmonë me plaçka të ngritura. Shpesh herë ai dukej në ambiente të ndryshme si një figurë e mjerë. Por shpesh herë ndjente dhe keqardhje se pse gjërat morën këtë rrugë ai gjithmonë kishte ëndërruar për një familje të shëndoshë. Në valle u ngrit nusja me dhëndrin. Vështrimi i Luanit ngeli atje. Fytyra e tij u duk sikur u shformua. Iu kujtua dasma e tij. Ndërkohë duke belbëzuar artikuloi me veten e tij “ Qeshni dhe lozni ju, sa të mbaroni ato dy gisht mjaltë, që janë në fillim, se margarinë keni për të ngrënë gjithë jetën “.
Para tij kaluan dy femra të reja por edhe shumë të bukura. Dikush i vuri dorën në sup.
-Zotëri, mos doni që ta kaloni natën me femra sot ?
-Kush jeni ju ? -e pyeti Luani.
Pak rëndësi ka se kush jam unë, ju zgjidhni.
-Jo, faleminderit, - ia preu Luani, nuk merrem me këto punë. Tjetri u largua indiferent duke e parë me përçmim… Luani nisi të hajë një copë mish të pjekur qengji dhe po e shoqëronte me një birrë të ftohtë. Helmi i ndarjes me Mondën që para ca kohësh kishte filluar t`i avullonte tashmë që ai do të udhëtonte në drejtim të Amerikës i krijoj një gjendje të pacaktuar shpirtërore.
Pranë tij erdhi i kunati i cili i kërkoj ndjesë për vonesën. Ai porositi dhe dy birra të tjera dhe dy racione mishi të pjekur. Luani ngulmoi se mjaftonte kjo që kish në pjatë por ai këmbënguli. Duke e parë në sy Luanin befas i kunati e pyeti
-Thonë që Amerika është shumë e bukur. Luani e pa me bishtin e syrit.
-I dashur kunat, Amerika vërtet është shumë e bukur, por vendi më i bukur është atje ku njeriu rron i lumtur. Sado mirë që të jetë larg vendit tënd ke mall, ke dhimbje që sjellin mërzi që janë armiq të lumturisë njerëzore. Njeriu duhet të gjejë vetveten, atë që ka më të mirën dhe sa më shumë të gjejë burimin e kënaqësive, aq më i lumtur do të jetë. Kunati e ruante Luanin në gojë sikur prej gojës së tij pikonte mjaltë. Ndoshta, tha i kunati , një ditë prej ditësh koha që po jetojmë do të quhet epoka e llotove. Natyrisht e thënë më troç epoka e ironisë së Mileniumit e përbërë prej traumash shpirtërore dhe nga dhimbjet.
Po ato letrat dhe e-mail-et që shkruajnë se jetojnë si në përrallë. Janë letra të gënjeshtra… Ata punojnë nga 12 -14 orë në ditë dhe atje është punë dhe gjumë.
-Dëgjo,- ia preu Luani, po t`a them më shkoqur:- A e di si është Amerika?,- ja t`a shpjegoj në mënyrë figurative. Amerika është si një enë e madhe e mbushur me mjaltë. Emigrantët i lëshohen kësaj ene si puna e atyre mizave dhe iu ngelen këmbët në mjaltin e enës e ngelen brenda dhe nuk dalin dot. Ky është një shpjegim figurativ, por pse do të thuash ti i dashur kunat;
-Së pari shumica prej tyre që kanë ikur në Amerikë, kanë shitur shtëpitë dhe e kanë prishur folenë këtu. Një pjesë tjetër kanë marrë borxhe dhe luftojnë të lajnë borxhet dhe një takëmi tjetër që iu vjen turp të kthehen, pasi nuk ju vijnë fëmijët. Kur kanë ikur që këtu, kanë shitur shtëpi e katandinë që kishin….
Ta them troç, ia preu Luani, unë nuk arrita asnjë ditë që të punoja atje në profesionin tim, që ti e di sa e dua unë profesionin, por atje u katandisa në një murator në majë të skelave të gradaçielave që ishin në ndërtim e sipër, i lidhur me çengel e litarë. Luani ndezi një cigare dhe më pas me zë të ngjirur iu përgjigj kunatit.
-Nuk ka mundësi, që të jetojmë disa jetë e tek njëra jetë, të hiqemi zvarrë dhe tek tjetra të realizojmë aspiratat …Unë, shtoi Luani, u ktheva për diçka të madhe, për të rigjetur atë që humba në Amerikë, identitetin tim, erdha për të shpëtuar nga ajo vdekje morale e torturuese.
Natyrisht që kjo pati një kosto, ia preu Astriti, familja u nda më dysh gjysma këtu dhe gjysma në Amerikë. Si nuk e gjetët një vijë të mesme.
Luani nuk pati dëshirë që t`a vazhdojë bisedën dhe i tha Astritit që duhet të ngrihej se po i flihej. Astriti i dha çelësin e shtëpisë dhe ai u nis atje së bashku me nipçen e vogël. U shtri dhe fjeti. Dhoma binte nga ana e detit. Kur erdhi mëngjesi rrezet e diellit siteshin nëpër degët e një palme duke e sjellë diellin në formën e fashave deri tek shtrati i tij. Ngërçi i kishte zënë zverkun. Filloi të bëjë disa lëvizje të qafës. U ngrit. Mendoj t`i bëjë një telefonatë Anit. Pas një pauze Ani me iu përgjigj dukej nga zëri që telefonata e kishte zgjuar. Ani i tha Luanit, se nëse kishte dëshirë, ai mund të vinte në Durrës, pasi kishte kohë që nuk ishte takuar me hallën. Luanit i pëlqeu ideja e ardhjes së Anit në Durrës. U ngrit dhe filloi të vishej pasi Ani, pas një ore do të nisej. Hapi dritaren. Kundërmonte era e luleve të shumta erëmira që kishte në oborr. Disa harabela zhurmonin, kurse në anën tjetër mbi parmak qëndronte një mace e bardhë si bora. Ajo dukej e kënaqur dhe e ngopur. Mbaroj tualetin e mëngjesit dhe u fut në kuzhinë. E motra Eda i vuri përpara kafen me qumësht. Ajo e dinte se i vëllai pinte në mëngjes një kafe gjermane aromatike me qumësht …Kur Luani i tha se Ani do të vinte pas pak ajo u gëzua shumë kishte disa muaj që nuk e kishte parë. Anin, ajo e donte shumë, jo vetëm për faktin se e kishte nip por ajo kishte dobësi për të pasi pas largimit të vëllait nga Amerika ai i qëndroj pranë dhe nuk u kthye më në Amerikë …Kur Luani i tha se do të shkonte në Amerikë ajo shtangu. .Por Luani i tha se do të shkonte në një sesion shkencor për teknikat e reja të ndërtimit në Çikago. .Po tek ajo do të shkosh …Është tepër vonë kanë kaluar shumë vite dimri. Dashuria jonë ka pushuar …Eh, tani po plakemi moj motër dhe vdekja firmën një ditë do të na i kërkojë kushedi se në çfarë ferr për të na çuar …Eda u përlot dhe e përqafoi të vëllanë tërë dhimbsuri. -Po Ani, ia preu ajo. I kam shkëputur njërën fletë nga blloku i tij me poezi ku shkruan:
“Nënë, unë sot kam ditëlindjen!
Dhe t`i ke harruar zërin tim edhe fytyrën.
Ato miliona çastesh kur më ke puthur
Gjer në kufirin e marrëzisë…
Tani unë kam pranuar torturën…”
Edës filluan t`i kullojnë sytë. Një valë e nxehtë i përshkoj trupin dhe pulsi filloj që t`i rrahë fort. Nga ky dialog vëlla e motër e shkëputën frenat e një makine pranë vilës në oborr. Mbërriti Ani. Të gjithë u gëzuar dhe helmi që u krijua sikur avulloj menjëherë pas atmosferës që krijoj ardhja e Anit. Anin e donte gjithë fisi ishte djalë i pjekur para kohe. Edhe Luani dukej se e donte më tepër seç duhej fëmija. Ata së bashku kishin një marrëdhënie të çuditshme. Eda kishte porositur kuzhinierin e lokalit për një drekë të veçantë ose siç i quante Eda një drekë qeveritare. Luani i propozoj që të bënin së bashku me Anin një shëtitje buzë detit pasi vila e Edës ishte vetëm 50m larg detit. Ata po ecnin buzë detit, befas Luani, e pyeti:
- Po, hë more bir, ç’kemi?
-Ani buzëqeshi duke parë të atin në sy. Ani ishte krenar për të atin. Ishte një inxhinier shumë i zoti, madje pedagogët e tij, në fakultet, i flisnin me superlativa për Luanin. Atij i ishin lutur që të vinte pedagog në Universitet por ai nuk kishte pranuar. I ati tij jo vetëm që ishte një inxhinier i talentuar por ishte një burrë shumë i pashëm që kur e kishte parë e dashura e Anit një ditë tek fakulteti i kishte thënë Anit se babi yt ndonëse është 50 vjeç është një super star. Luani ishte njeri i ndershëm i drejtë dhe i kuptueshëm. Gjithçka e bëri për të ikur në Amerikë vetëm për fëmijët …Ai nuk donte të largohej nga shtëpia nga vendi i tij, nuk donte të hiqte dorë nga firma e ndërtimit. .Për një moment kur u kthyen nga Amerika babai i tij i ishte dukur si një peshk pa ujë që do t`i duhej të jetonte me një familje të ndarë më dysh. Luani nuk do të harronte çmimin që kishte paguar në këmbim të një karriere dhe dinjiteti profesional.
-Po, hë ba, çfarë do të na thuash ti?,- e pyeti befas Ani. Ai e kuptoi se përderisa i ati erdhi deri këtu ishte diçka e rëndësishme. Zëri i tij tani kishte një ngjyrim të veçantë ishte bërë më i mprehtë sikur donte të hetonte.
-Jam mirë, vazhdoj të njëjtat gjëra, punoj me firmën e ndërtimit. Kemi marrë një tokë në dalje të qytetit dhe do të ngremë një kompleks, ndjek punimet e dy hidrocentraleve dhe që të dy janë në përfundim. Zëri i tij ishte i shtruar i ftohtë dhe plotësisht nën kontroll. Por Ani e njihte mirë të atin dhe nuk e çuditi kjo vetëpërmbajtje. Pasi pastroj zërin, Luani i tha Anit, se kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në një sesion shkencor disa ditor në Amerikë. Seminari është ndërkombëtar dhe ia vlen se është mbi teknikat e fundit të konstruksioneve. Për një çast u vendos heshtja. Ani psherëtiu thellë dhe sytë i hodhi nga deti.
-Mirë, o ba,- tha Ani, por zëri iu drodh. Më pas u vendos një pauzë e gjatë dhe Ani e pyeti befas në çfarë qyteti do të zhvillohet seminari ? Në Çikago iu përgjigj Luani. -Baba, ndërhyri befas Ani, duhet të shkosh edhe në Manhatan të takosh Adën. Kohët e fundit ka qenë tepër e mërzitur nga komunikimi që ka me mua. Nuk e di sa kohë ke që nuk ke folur por mendoj se duhet ta takosh Adën. Patjetër, patjetër ia preu Luani dhe sytë i flakëruan. Madje fillimisht do të shkoj në New York dhe më pas do të fluturoj në drejtim të Çikagos për seminarin. Ani u çel në fytyrë i erdhi mirë që i ati ia miratoj menjëherë mendimin. Si për ta çertifikuar vendimin Luani i telefonoj në çast Anës. Por nga ana tjetër doli sekretaria telefonike. Luani i la mesazh se fillimin e javës tjetër do të vinte në New York. Kur ata po ktheheshin për në vilën e Edës për drekë telefonoj Ada gjithë gaz. -Kur do të vish ba do të dal të pres në aeroport …
-Do të njoftoj unë,- iu përgjigj Luani,do të shihemi së shpejti vogëlushe e babit.
Ata u nisën në drejtim të vilës ku i priste dreka.
-More djalë, nuk të pyeta, me kë ishe në Vlorë ?
-Me një shoqe, baba, kur të vish nga Amerika do të njoh edhe ty dhe do të flas më gjerë.
Kreu i pestë
Në mesditë së bashku me Anin, Luani u nis në drejtim të aeroportit. Autostrada kishte ngarkesë të madhe. Kur Ani mori kthesën në drejtim të tabelës “ Aeroporti Nënë Tereza “Luani ndjeu dhimbsuri të veçantë për Anin. Më pas ai dalloj majën e kullës së vrojtimit dhe më pas disa sinjale të tjera. U shfaq pista dhe pak më tutje në një largësi një krahë avioni më pas dhe dy avionë të tjerë. Luani i hodhi dorën mbi sup Anit duke u mbështetur pranë tij. Pas pak çastesh do të vinte çasti i ndarjes. Eh, mendoj Luani nuk ka asnjë aeroport në botë pa ndarje dhe ky mendim iu tret aty për aty. Vetura kishte mbërritur pranë parkingut të aeroportit. Ani nxori valixhen nga bagazhi i makinës ndërsa Luani mori çantën e dorës dhe të dy u nisën për tek salla e aeroportit.
-Kemi kohë, -tha Luani, eja të pimë një kafe. U ulën tek një tavolinë bosh që ishte nga mesi i sallës. Ani e shikoj të atin në sy. Poshtë syve ai pa një hije mavi me dy rrathë anembanë syrit si dëshmi prekëse e lidhjes së fortë midis tyre një lloj vuajtje solemne e mbuluar me mallëngjimin e ndarjes. Ani rrufiste kafenë pa i ndarë sytë avionit “Austria “ me të cilin do të udhëtonte i ati deri në Vjenë dhe më pas në drejtim të Amerikës. Avioni ishte ngjyrë gri.
Eh, mendoi Ani, ndarja me njeriun e dashur nuk mund të ketë ngjyrë tjetër. Luani e la kafen përgjysmë duke e pyetur befas të birin.
-Çfarë, po mendon Ani? Ai i buzëqeshi mendueshëm por nuk i ktheu përgjigje.
-Dëgjo, biri im, -i tha Luani, e solli rasti të ta them këtu në aeroport unë nuk dua që t`i ngjash ekzistencës sime. Ekzistenca ime në këtë jetë ka qenë si një arkitekturë e ngritur në një rrëpirë, ku kanë munguar kodrat, kopshtet e bukur …Jeta ime ka qenë një rrugë e ngushtë dhish. Ani u hutua krejt dhe po e shihte i përhumbur në beben e syrit pa kuptuar …Ndërkohë që pranë ndërtesës u afruan dy autobusë. Në sallë u krijua një zhurmë e menjëhershme nga lëvizja e karrigeve dhe ngritja e çantave nga dyshemeja dhe nga stolat anësorë. Në njërën dorë luani kishte çantën ndërsa me dorën tjetër përqafoj të birin. Udhë të mbarë, i tha Ani, më zë të mekur. Luani u përlot menjëherë por nuk deshi ta shikonte i biri prandaj eci me hap të shpejtë në drejtim të autobusit që do t`a çonte tek avioni. Ani ngeli mbrapa xhamit të sallës duke ndjekur lëvizjet e të atit gjatë ngjitjes për në avion dhe silueta e tij ishte zvogëluar së tepërmi. Dera ovale e avionit u zgjat si një gojë dhe Luani u fut brenda. Avioni ishte pothuajse plot me zhurma të buta, fërkime supesh gjatë gjetjes së vendit me zë të ulët. Luanit i kishte rënë vendi nga ana e dritares në pjesën e mesme të avionit. Pas pak, pranë tij, u ul një mesogrua, me syza, që kishte disa quka të dallueshme në fytyrë, që dukeshin sikur i kishte vendosur me penel. U përshëndetën. Nga dritarja e vogël e avionit ai dalloj ndërtesën e aeroportit tashmë Ani duhej të ishte larguar që aty dhe po nisej drejt Tiranës që padyshim e priste e dashura. Gruaja e ulur pranë Luanit desh t`i thotë diçka, por u ndezën motorët e avionit dhe befas avioni filloi të lëvizë, duke u lëkundur i gjithë dhe të ecë me shpejtësi nëpër pistë. Më pas motorët gjëmuan me kujë të madhe dhe mushkëritë metalike e shkëputën nga toka. Rrotat e avionit lanë betonin dhe u futën në barkun e tij. Midis avionit dhe tokës u krijua një humnerë që rritej. Avioni hyri në re. Zhurma e avionit sa vinte bëhej më shurdhuese. Pastaj retë filluan të ngelen poshtë. Iu duk sikur ishte në një teatër qiellor midis perdes së reve dhe oqeanit. Avioni lëkundej sipër reve. Kujtime të stuhishme e godisnin papritur memorien e tij që përpinte gjithçka midis tyre, gëzime, dashuri,lumturi. .pse jo edhe dështime. Interesant, zemra asnjëherë nuk gjen prehje. Çaste mërzie, kapriço, urrejtje, shpirti rëndon sa një shekull. Dëgjon histori të pa dëgjuara. Të vriten sytë e të verbon dhimbja. Shpesh herë jeta i ngjan një labirinti. Në sediljen përballë kishte një plakë të moshuar dhe një djalë të ri. Dukej sheshit që djali ishte emigrant dhe e kishte marrë nënë e tij me vete. E përqendroi shikimin. Çuditërisht i ngjau shumë me nënë e tij, po ai ballë i gjerë, po ata dy sy të kaltër, po ajo buzëqeshje e çiltër. Si në një ekran filmi i erdhi ndërmend ai moment i vështirë kur u kthye nga Amerika dhe e gjeti nënën me tubat e oksigjenit, me frymëmarrje artificiale. Nënës nuk i dilte shpirti pa parë djalin dhe nipin. Ajo jetoi disa orë pas ardhjes së Luanit dhe me njërën dorë kishte kapur dorën e Luanit dhe me tjetrën atë të Anit. Shpirti i doli mes duarve të shtrënguara të Luanit dhe Anit. Më pas iu kujtua ai varrim i tmerrshëm nënës së tij…
Ai e vendosi me duart e tij nënën në arkivol. Vetëm para pak minutash ajo kishte qenë e gjallë ndërsa tani kishte marrë një pamje tjetër. Ajo tashmë qëndronte në arkivol si një statujë me një fytyrë të bardhë dhe të rrufitur me sytë gjysmë të hapur. Frynte një erë pranvere si e marrë që u turrej shtëllungave të reve si një qen stani pas një kopeje delesh. Në qiellin e madh në kodrën e varrezave Luani ngjante si një krijesë e vogël dhe e përhumbur ….
Më pas Luani iu drejtua të pranishmëve në varreza që merrnin pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij.
-Vëllezër e motra, bashkëqytetarë që merrni pjesë në varrimin e nënës sime. Më lejoni që t`i kërkoj falje këtu para jush nënës sime para banesës së saj të fundit. Nënës sime, halle madhe, që i vramë shpirtin duke e lënë të vetmuar në mes të katër rrugëve dhe pas vrasjes së shpirtit e sollëm në këto varreza duke i shkurtuar vitet e jetës …Kemi krijuar kaq shumë plagë saqë nuk i numërojmë dot. E gjithë dhimbja jonë është përdhosur me dhjamë politikanësh.
Në shpirtin e shqiptarit po ndodh diçka e padëgjuar më parë, diçka e rëndësishme po thyet brenda tij. Më pas Luani i bëri shenjë të birit që t`i sjelli pranë çantën plastike që i kishte dhënë Nardi në Amerikë për t`a hapur në varreza. Me kujdes ai nxori nga çanta një kurorë lulesh plastike.
Ai iu tregoj kurorën kortezhit pjesëmarrës në varreza.
-Shikoni këtë kurorë, ka emrat e 30 djemve shqiptarë që kur u nisa për në Shqipëri, më lanë amanet, që t`ja vendos nënës sime këtë kurorë tek varri në emër të atyre djemve, që nuk kanë ardhur dot nga Amerika që të varrosin nënat e tyre …U dëgjuan të qara nga turma dhe klithje nga disa gra aty pranë. Situata u elektrizua. Ishte vërtet një skenë prekëse. Por Luani iu tha atyre se kishte edhe një amanet tjetër që t’ju merrte nga një grusht dheu nga varri i prindërve të tyre dhe tua niste atyre në Amerikë për t`u çmallur me dheun e varrit. Pas ceremonisë mortore të nënës Luani u vërtit nëpër atë qytezë pajetë, midis varresh të mëdhenj dhe të vegjël, varre prej mermeri dhe prej graniti, varre të mbuluar me shkurre e varre të harruar, varre paemër apo me një pllakë të thjeshtë. Prindër të gjorë, shqiptoi Luani, harrojeni atë çka keni bërë për fëmijët tuaj, harrojini, pasi ata ndodhen shumë larg për t’ju vënë një tufë lule apo t’iu ndezin një qiri. Po flet me vete ba, -i tha Ani dhe e kapi pas krahu pasi i ati për momentin nuk iu duk aspak normal.
-Jo, biri im, nuk kam gjë, por një gjë nuk kam të qartë, si ka mundësi që jeta e njeriut të ketë pësuar një inflacion të tillë dhe kaq të çuditshëm, si ai i lekut?… Eh, shtoj ai të gjithë njerëzit duan që të ikin nga ky vend. Atdheu ynë nuk është më brenda nesh.
-Ne ikëm, iu drejtua Anit, ikëm në Amerikë, për një jetë më të mirë. Ne ikëm dhe atdheu nuk ishte më brenda nesh. Ikëm drejt një kontinenti të ri ku virtytet njerëzore po merrnin përmasa torturuese… Nuk kishte as varr që mund t`i ndalte madje as varri i nënës së tyre, as i veti. Ne rendëm drejt ëndrrës si çiliminj. Dashuria jonë njerëzore ra si një gjethe vjeshte bulevardeve të huaja të botës.
Por kush mund të besonte zhgënjimin shqiptari rendi në kërkim të vetë vetes së humbur. Këtu, Atdheu i pistë, larg tij, ne lajmë pjata të një vendi të pastër dhe atje ti ndonëse je me shkollë të lartë dhe me kulturë mbetesh i huaj dhe mallkohesh për të kryer punët më të rëndomta. Befas shqiptarët ëndërruan një realitet tjetër për të flakur varfërinë e tejskajshme e të krijonim një pasuri, jo jetë, por para, jo për t’iu dashur jetës por për të qenë vetë jeta qëllim i saj. Ne ende nuk e kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë nuk duhet të bëjmë. Anit ju duk për një moment i ati si Hamleti duke bërë monologun me kafkë në dorë nëpër varreza. Me lot në sy ai, iu lut të atit që të shkonin se u vonuan se pas pak do të fillonte dreka për nënën.
Luani iu bind menjëherë. Anin ai e donte jo vetëm si djalë por që të vogël e kishte trajtuar si shok …Nga ky meditim e shkëputi karroca e stjuardesës që solli karrocën me ushqim. Avioni u lëkund fort sipër reve. Mesa dukej ra në ndonjë boshllëk. Hapi grilën e dritares : Kratere, shkrepa, njolla të murrme dhe përsëri bardhësi. Gruaja përbri në sediljen e tij e pa me vëmendje. Luanit iu duk për një çast sikur ajo grua miope i kishte blerë mendimet e tija. Luani hapi kutinë plastike me mish pule që i la stjuardesa mbi tavolinë dhe filloi të hajë në heshtje. Më pas mori një gotë lëng frutash molle dhe pasi piu një kafe vendosi kufjet në vesh dhe filloj të dëgjojë muzikë. Por pas pak ndërroj mendim i lindi dëshira që të shihte diçka në monitorin televiziv që kishte në shpinën e sediljes përballë. Pas kërkimeve gjeti një film shkencor dhe filloj ta ndjekë indiferent, thjesht për të kaluar udhëtimin. Më pas Luani dremiti për gati një orë kur u dëgjua zëri i femre nga altoparlanti që njoftonte të kontrollohen rripat e sigurimit se avioni do të ulej pas pak në aeroportin e Vjenës… Nga një e çarë e madhe reje u duk pista, sinjalet e gjelbra dhe të kuqe. Trupi i avionit preku tokën. Në këmbët e pasagjerëve po shuhej tërbimi i motorëve dhe avioni po i afrohej një kompleksi të bukur ndërtesash. Pista ishte mbushur plot me avionë të shteteve të ndryshëm : “Air Francë, ” Turkish “, ” Swisser”, Luftanca “Al Italia“, ”Malev“, ”Austria “, “Air of India “ etj. Dukej sikur këto shoqëri ajrore e kishin ndarë qiellin në parcelat e tyre të fluturimit.
Tani niste pjesa më e vështirë e udhëtimit. Duheshin plot nëntë orë që ai do të fluturonte mbi oqean… Kishte ndjenja të përziera edhe malli për Adën por njëherazi Amerika krijonte një shqetësim tek ai. I dukej sikur ardhja në Amerikë solli atë traumë të madhe që e ndau familjen e tyre në dy pjesë dhe më pas erdhi ky fund aspak i këndshëm.
Kreu i gjashtë
Vetëm kur e sheh me sy Amerikën njeriu bindet se ndodhet para një bukurie befasuese nga sa e ka përfytyruar. Edhe pse kjo nuk ishte hera e parë që Luani vinte në Amerikë. Mbrëmja me avion mbi New York një prush dritash që ngjajnë me një prush qiellor. Amerika, kjo princeshë e bukurisë, e ëndërruar prej çdo shqiptari… Aeroplani u ul në aeroportin Xhon Kenedi. Luan Morina, ndonëse qëndroi disa vjet në Amerikë, në New York nuk pati mundësi që të vinte, pasi ata u vendosën në periferi të Detroitit, në shtetin e Miçiganit. Tek terminali i shtatë që i përkiste të ardhurve nga Evropa kishte zënë vend Ada. Ajo po priste me padurim të takonte të atin. Kishin kaluar më shumë se pesë vite pa u takuar. Luani mori valixhen dhe u nis për tek dalja. Filloi të shikojë nga dalja e terminalit. Menjëherë dëgjoi, o ba, ja ku jam. Për hir të së vërtetës, Luani nuk e njohu Adën, më e rritur, më e bukur… U përqafuan dhe u puthën me një mall të madh, që ngjante me takimet e emisionit njerëz të humbur. Ata u sistemuan në makinën e Adës dhe u nisën nga aeroporti në drejtim të New Yorkut. Luani shihte i përmalluar Adën dhe ishte i përqendruar i tëri tek ajo. Pa pritur si në një ekran filmi u shfaq New York-u, një qytet gjigant me më tepër se 10 milion banorë që përbëhej nga Bronx, Queens, Brooklyn dhe ishujt Mannhaten e Staten. U vendosën tek hotel Doral Inn i lokalizuar pranë daljes së metrosë dhe kishës së Shën Bartolomeu në kryqëzimin Lexington Avenue me rrugën 49 rruga e cila përshkonte transvalisht Broduejn dhe ndante përmes qendrën Rokfeler dhe të çonte në anën veriore të selisë madhështore të OKB.
U vendosën në një suitë. Hoteli ishte shumë luksoz në pozicion ballor në një nga qendrat e rëndësishme. Pasi u sistemuan në hotel zbritën poshtë në restorant për darkë. Ada filloi ta pyesë të atin për gjithçka për varrimin e nënës që Ani ia kishte përshkruar hollësisht atë ditë të tmerrshme për punët e të atit dhe padashur ajo nxori një sekret duke e pyetur të atin se si ishte dukur ajo goca që donte Ani. Luani fillimisht u hutua më pas i tha se ende Ani nuk e kishte prezantuar.
U duk sikur fjalët shterën dhe Luani e shikoi të bijën në sy. Sytë e saj dukeshin të ëmbël, të butë. Luani po mbetej i turpëruar dhe nuk dinte se çfarë t`i thoshte të bijës. U bllokua krejt. Kishte dëshirë të pickonte veten, që të dilte nga ajo gjendje. Luanit po i dukej vetja si mbi gjemba. Sytë e Adës kërkonin diçka tjetër, të dinte për të ëmën. Ardhja e kamerierit që mori porosinë, sikur i nxori nga ajo gjendje. Ajo e pa të atin me vëmendje. Sapo kamerieri u largua, ajo i tha të atit që të kujdesej për veten, pasi ajo e dinte që i ati ishte shumë tamahqar pas punës dhe këtë sakrificë ai e bënte për fëmijët, për t`i lënë sa më mirë.
-Mos rreziko, -e qortoi e bija, kujdesu për veten, o ba!
-Unë jam mirë, ia preu Luani, duke i përkëdhelur dorën me majën e gishtave. Atij iu duk sikur se e kishte përshkruar nga koka tek këmbët një shkarkesë elektrike. Ada pa në sytë e të atit përsëri trishtim dhe një farë frike, nëse e bija do t`i kujtonte Mondën, pasi nuk deshi t`a prishi atmosferën e kësaj darke malli me të bijën. Ishte i përfshirë nga një ankth mendimesh por Ada e kuptoi sikletin dhe filloi të kalojë me elegancë bisedën nga një temë tek tjetra, pa hequr asnjë tangjente me të ëmën. Luani mori gotën e verës duke i thënë Adës :-Gëzuar, dhe shtoi se ai ishte shumë krenar për fëmijët e tij. Sytë e tij ishin tërë dashuri, kur shprehu këtë konsideratë. Ada i shtrëngoi dorën dhe e puthi në faqe gjithë dhimbsuri. Më pas ajo mori guxim dhe i tha të atit:
-Do ta pimë këtë gotë verë për ty, o ba, se ke përballuar një goditje të pashpirt që të jep jeta. Edhe këtu në Amerikë, pjesa më e madhe e martesave nuk mbijetojnë. Por duhet të kesh forcë për atë që përballove t`i, o ba. Luani ngeli përsëri zemër ngrirë. Sa shumë gjëra deshi të bisedonte atë natë me të!… Ai, në avion kishte menduar edhe variantin më të keq, që Ada të inatosej me të, t`i thoshte se e urrente dhe t`a quante si shkaktar të divorcit me të ëmën dhe kjo mund të vinte nga ndonjë manipulim që mund t`i kishte bërë e ëma, por Ada mbajti qëndrim tjetër, pa u përzierë tek mosmarrëveshjet midis prindërve. Ada nuk kishte ndërmend ta humbte të atin dhe t`i humbte lidhjet me të pasi ai ishte babai i saj, me të jetonte i vëllai i saj Ani. Vetëm një ditë më parë se i ati të vinte në Amerikë, i kishte thënë të motrës ta respektonte të babain dhe të mos i pëshpëriste asnjë nga bisedat e së ëmës pasi kishin një baba të zotin të dashur, të mirë që ai e donte siç do zemra gjakun …
Më pas biseda përsëri pati shkëputje. Për të dalë nga kjo gjendje Ada i tha të atit që këtu në Amerikë, familja është në një krizë të vërtetë dhe është një problem serioz për shoqërinë amerikane. Shkëputja nga familja në moshë relativisht të re e fëmijëve, shumë prindër i le të dëshpëruar e të vetmuar ose më saktë nën shoqërinë e qenit të shtëpisë.
Amerikanët, vazhdoi Ada janë sa cinikë po aq edhe idealistë. Amerikanët janë sa patriotë po aq edhe kritikë ndaj vendit të tyre. Ata e dinë mirë se ku ishte dhe ku është aktualisht Amerika. Por, shtoi Ada, sugjerimet nga të huajt, amerikanët nuk i kanë qejf edhe kur iu bën ndonjë sugjerim të thonë : -Ju faleminderit shumë, por ne i njohim mirë problemet tona…. Familja zakonisht vishet mirë, sillet mirë ndaj vizitorëve, por pasi ikin ata, grindjet mund të rifillojnë përsëri….
-Pa na fol pak për shkollën, i tha Luani. -Me mësime të kam thënë, jam shumë mirë , - foli Ada. Dëshiroj të kryej specializim për kirurgji ba. Hë si thua t`i ba, të pëlqen që vajza të bëhet kirurge. -Nuk jam kundra, ia preu Luani buzagaz.
Më pas Ana u kujtua. O ba, e di që kam një vajzë nga qyteti ynë në fakultet, që studion bashkë me mua për mjekësi. -E kujt është kjo vajzë e pyeti ai ?
-E Pranvera Mustës. Luanit iu mblodh gjaku në fytyrë dhe u turbullua krejt.
-E njeh t`i ba, e pyeti Ana
-Po, e njoh, madje para se të merrja mamin tënd ajo ka qenë shoqja ime më e mirë . Më vjen mirë o ba, që je kaq i sinqertë. Para disa kohësh, mamaja e shoqes, që çuditërisht quhet Luana, më ftoj për drekë në shtëpinë e saj. Më tregoi, se ty ba të kishte pasur një shok të mirë dhe gjithçka kishte mbetur në mes. Më pas Pranvera i kishte thënë gjithë dashuri Adës, se i vinte keq që dashuria e tyre u ndërlikua dhe nuk gjeti zgjidhjen e përshtatshme. Më pas ajo i kishte dhënë një poezi Adës, që e kishte shkruar ditën e Shën Valentinit për babin e saj. Nëpërmjet asaj poezie Ada kuptoi gjithçka.
-Ada nxori letrën nga çanta. Sapo hapi letrën ai dalloj shkrimin e saj. Ai zgjati dorën, por Ada i tha se kishte dëshirë që ta lexonte ajo:
Unë e kam dashur babain tënd
Më shumë seç e do ti
Dy dete që ka tek sytë e kaltër
Ende i gjen tek sytë e mi
….
E ku ta dija se një ditë
Do të më mbysnin këto dete
E ku ta dija se stuhitë
I mbante babi yt me vete …
…….
Luani e ndërpreu dhe nuk pati dëshirë që ta dëgjonte vazhdimin e poezisë, pasi u prek së tepërmi. Më pas me sforcim i tha së bijës:
-Ada, besoj se e di atë shprehjen që thuhet shpesh se:
-“Të tjera duam, të tjera na duan dhe të tjera marrim”, besoj se kjo të mjafton iu përgjigj ai. Po ku është Pranvera? - e pyeti befas Luani. Këtu në New York, është profesoreshë matematike në Universitet. Ashtu?! - ia priti Luani. Po ba, madje jep mësim në Mannhatan, tek Universiteti ku jam unë. Luani vuri dorën mbi ballë, si për t`i fshehur fytyrën së bijës, që atë moment ishte zbardhur krejt dhe ngjante me statujat greke …
Më pas Ada vazhdoi: Pranvera është një grua kaq e zgjuar e dashur dhe plot ngrohtësi njerëzore, por më duket o ba se është martuar me burrin e gabuar, në momentin e gabuar …
Ata mbaruan darkën dhe Luani i tha të shkonin në dhomë, pasi ishin shumë të lodhur. Shkuan tek suita luksoze brenda së cilës ishin dy dhoma gjumi, studio dhe paradhomë shlodhjeje …
Luani bëri një dush dhe u shtri për të fjetur, por nuk kishte gjumë. U kujtua që duhet ti bënte një telefonatë Evës, thjesht për mirësjellje. Dashur pa dashur ajo grua kishte hyrë në jetën e tij tashmë. Kur ai i kishte thënë që do të shkonte në Amerikë, ajo i ishte lutur me zë të ngjirur që të mos shkonte në Amerikë. Pasioni për Luanin e kishte rrëmbyer të tërën, ajo kishte njohur tek Luani, në ato vite që punonin bashkë, njeriun e mirë, të sinqertë dhe shumë të aftë profesionalisht. Pasi ai i kishte treguar ftesën se po shkonte në seminar për arkitekturën bashkëkohore dhe do të kthehej menjëherë pas seminarit. Ajo kishte qarë papushim. Pranë krevatit ishte telefoni. Luani e tërhoqi pas vetes. Në Shqipëri ishte ora gjashtë e mëngjesit. Le ta zgjoj tha me vete.
Pas një pauze u dëgjua zëri i ëmbël i Evës.
- Oh, Luan, ti zemër je? - ia priti ajo, me një zë të ëmbël tërë kantilencë. Luani shtangu! Zemër nuk i kishte thënë asnjëherë Eva.
-Më fal, -i tha ai, - se të zgjova nga gjumi.
-Jo, jo- ia preu ajo, - nuk po flija. Më ka dalë gjumi shumë herët.
-Sa më gëzove që more në telefon, si je mirë? Mirë, ia priti Luani, mos u mërzit se do të vij shpejt. Luani u mendua një hop më pas i tha Evës “ të përqafoj”, vetëm kaq ia priti ajo “ të puth, ia preu ai”. Duket se me telefon ai po vuloste lidhjen e re me inxhinieren e firmës.
Mëngjesi erdhi i ngrohtë, me lagështirë. Luanit mezi po i dilte gjumi. Qëndronte i dyzuar midis ëndrrës dhe realitetit. Disa re të shkalafitura qëndronin ultas mbi ndërtesat qiell-gërvishtëse të New Yorkut. Luani u ngrit dhe u drejtua për tek dushi. Ada flinte akoma. Nëpër gjumë kishte dëgjuar sirena makinash. Kur u fut në dush filloj të risjelli edhe një herë në mend bisedën që kishte zhvilluar gjatë darkës me Adën. Ju kujtua Pranvera. Kishin kaluar disa dekada që ai kishte shkëputur lidhjet dhe ajo vjen me një poezi dhe futet papritur e pranishme në bisedë në mes të New Yorkut. Ju duk pas atij çasti, jeta e tij krejt e zbrazur, si një gëzhojë çifte pasi kryer shkrepjen. Qëndronte i kapitur në vaskë dhe njëherazi i brengosur gjer në palcë.
-Eh, mendoi, jeta është jetë dhe nuk vlen asgjë, e vlen gjithçka! Pas pak u ngrit Ada. Doli në sallonin e apartamentit.Vuri re, që dera e dhomës ishte hapur dhe krevati ishte bosh. U ngrite ba, mirëmëngjesi. Edhe Ada u fut në dushin e dhomës së saj. Pas një gjysmë ore, që të dy e kishin përfunduar tualetin e mëngjesit. Zbritën poshtë për të ngrënë mëngjes. Ada e shikonte gjithë dhimbsur të atin. Luani zakonisht nuk hante mëngjes por mori një kafe të madhe me qumësht duke e shoqërua me amareta. Edhe Ada hëngri fare pak mëngjes. Hëngri një vezë të zierë dhe më pas piu një gotë me lëng portokalli dhe më pas piu një kafe me qumësht. Ada ruante linjat, megjithatë ishte pak mbi peshë si i tha ajo të jatit.
Ata dolën. Ada mori makinën e saj tek parkingu i hotelit dhe u nisën në drejtim të Mannhatenit. Ke parë Mannhatenin ke parë New Yorkun o ba i tha Ada. Ada eci nga Broklini duke i dhënë mundësi Luanit që të shikonte ndërtesën madhështore, krejt të xhamta të OKB. Ada filloi të hyjë në rolin e cicerones. Kjo ndërtesë madhështore, o ba është ndërtesa e OKB përgjatë këtij lumi që quhet Esat Rivier. Ndërtesa e xhamtë është ngritur në vitin 1952 dhe shiko aty, janë të gjithë flamujt e shteteve që janë antare të OKB së. Ja flamuri ynë, shikoje, është i dyti në radhë! Më pas Ada vazhdoi udhëtimin nëpër urën Williamsburg mbi Estate Rivierë nëpërmjet rrugës Franklin Rosvel, duke vazhduar rrugën në pjesën lindore të Mannhatenit. Një kompleks gjigant ku ishin vendosur Universiteti Rokfeler, Cornell Medical Center dhe spitali i New Yorkut. Ada me vështirësi gjeti një parking dhe kapi Luanin pas dore, eja ba, të të tregoj fakultetin ku studion vajza jote… Luani po ndjehej krenar për vajzën e tij!
Më pas ata zbritën në Mannhatenin e poshtëm, në zonën më jugore të tij, ku ishin vendosur qendrat botërore dhe financiare. Luanin e kishte hutuar krejt Manhateni. Tepër madhështor dhe hije rëndë. Ata vazhduan të ecin. Eja të ulemi pak tek kjo kafeja, i tha Ada. Kafja ishte një lokal krejt i xhamtë, me pamje nga oqeani. Nëpërmjet xhamit Luani dalloi “Statujën e Lirisë”. Do të shkojmë dhe tek Statuja e Lirisë, i tha Ada. Këto dy ditë që do të qëndrosh me mua vetëm, do të shëtisim. Ata pinë nga një kafe ekspres të shkurtër. Luani ishte mësuar që pinte disa kafe gjatë ditës.
Duke rrufitur kafenë Ada befas e pyeti. –Më fal o ba, por ende nuk më ke pyetur për mamin. - Po, do të flisnim dhe për mamin, - ia priti Luani. Edhe pse Monda nuk regëtin më brenda meje, ajo është nëna e dy fëmijëve të mi të mrekullueshëm. Vetëm kaq o ba. Po. - tha Luani dhe fytyra iu ndez. Madje, shtoi ai, unë do të lutesha që ajo të mos e marrë vesh gjatë këtyre ditëve që unë jam në Amerikë. -Ka shumë vite të shkëputur bija ime, ia preu Luani, dhe ndarja midis nesh ka krijuar humnerë që nuk mund të mbushet. Interesant, ia priti Luani, asnjëherë nuk ka qenë familja kaq pa rrënjë, sa në kohët e sotme. Lokali kishte shumë klientë që pinin kafe dhe një pjesë lexonin titujt e mëdhenj të gazetave. Para kafes së tyre dalloi një grua që çuditërisht i ngjiste Mondës. U turbullua. Befas gruaja që i ngjiste Mondës u fut vjedhurazi në një veturë luksoze aty para lokalit dhe filloj të puthet me një burrë me mustaqe spic… Dukej sheshit që ishin dashnorë. Po çfarë lidhje kishte Monda me këtë grua. Ai po tregohej i krisur, kujtesa po i trazonte reagime të turbullta. Pse po rrëmonte kaq shumë në llumin e viteve, i shtyrë nga rastësia apo nga ngjashmëria e nëmur? Pse po rrëmonte një neurozë të fjetur? Pse nuk e kishte bërë më përpara? Ai pa turp, nëpërmjet xhamit të lokalit vazhdonte të shikonte me bishtin e syrit puthjet në veturën përbri. Ju kujtua edhe Ilir Demua. Ngjashmëria me Mondën shërbeu si asociacion. Po pse po i kujtohej pikërisht këtu në mes të New Yorkut Ilir Demua. Vallë pse e kujtoj këtu shokun e ngushtë të Mondës? Në kujtesën e tij po vërshonin shtrëngata të së kaluarës mizore. Ndjeu një dhimbje në dërrasën e gjoksit. Zemra, mendoi me vete, eh çfarë të bënte zemra e shkretë, kë të përballonte përpara!…
Ja kështu papritur iu ngritën si afshe të nxehta prej asfaltit dhe filtroheshin nëpërmjet oqeanesh, koralesh, llavash e mugëtirash që përplasen me të shkuarën. Ada e kuptoi përhumbjen e të atit dhe e ftoi të dalin jashtë lokalit, për të vazhduar shëtitjen. Ishte ditë e freskët. Retë dyndeshin lart në qiell dhe atij iu duk sikur ecnin. Luani ngriti kokën lart dhe pa qiellin. Vetëm qielli është i njëjtë mendoi, si për urrejtjet, vrasjet, dashuritë… Ai nuk sëkëlldiset për tradhtitë, trishtimin apo për një shpresë të re… Luani mendohej që me intensitet të harronte ato që mendoi ato çaste, për të mos e prishur këtë ditë të bukur me vajzën e tij. Në çast desh të kujtojë diçka të bukur. Të përzierë me atë turbullirë të momentit u mundua me sforco të kujtojë diçka pozitive. Por menjëherë e mbytën mendimet e turbullta dhe balanca anonte nga negativja. Ada nisi makinën duke kaluar me shpejtësi blloqe gradaçielash, parqesh, kishash, lokalesh shatërvanësh. Luanit iu duk përsëri se gjithçka që ndehej në hapësirë ishte papeshë. Ai e kishte provuar shpesh këtë ndjenjë. E kaluara dhe ardhmja e tij ishin takuar disa herë por pa perspektivë. Fati nuk kishte qenë gjithmonë me të. Në shpirtin e tij nuk ekzistonte asnjë dëshirë, asnjë urrejtje, asnjë ankim… Ada e kuptoi se i ati e kishte humbur dhe e shkëputi papritur nga meditimi. Po shkojmë drejt ishullit Liberty Island. Ja dhe statuja gjigante, 93 m e lartë, e ngritur që në vitin 1886 me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Amerikës. Kush është autori i saj e pyeti befas Luani. Po, ba, kjo është vepër e Frederiko Barthold, dhuratë e francezëve për New Yorkun. Ky është ishulli Ellis, ose siç quhet ndryshe, ishulli i emigrantëve, ku në shekuj këtu kanë zbritur mbi 12 milion emigrantë. Satuja ishte madhështore dhe tej normales. Ata më pas ecën përbri lumit Hudson i cili ndante York City nga New Jersy dhe lidhja midis tyre bëhej nëpërmjet disa urave gjigante, njëra prej të cilave, Gorge Washignon. Në orët e pasdites ata iu dorëzuan lodhjes. Shkuan në një restorant pranë muzeut metropolitan të artit i cili mund të krahasohej me Luvërin në Paris. Restoranti kishte kuzhinë italiane. Luani kërkoj një pjatancë miks me fruta deti dhe një rizoto, përsëri me fruta deti. Edhe Ada në meny kërkoj fruta deti, por me një ndryshim, mori supë peshku dhe një pjatancë me karkaleca deti. Për të pirë morën verë. Ada mori ujë të gazuar pasi ajo ishte në drejtimin e makinës. Pas drekës Ada e ftoi të atin të vizitonin diçka që atij do t`i pëlqente. Kaluan tek Central Park, në anën e Avenjusë së Pestë e cila tërheq çdo vit rreth 5 milion njerëz dhe është një nga qendrat më atraktive dhe njëkohësisht krenaria e metropolit gjigant. Luani u befasua, kjo ishte vërtet një surprizë. Ai vërtet ishte arkitekt por arti i pëlqente jashtë mase. Ada i shpjegoi se aty ndodhen mbi 3 milion objekte arti dhe prezantohet kulturë nga çdo pjesë e botës, që nga antikiteti deri në ditët tona. Ishte tepër e vështirë që mund të vizitoje brenda një pasdite tërë atë korpus të artit botëror. Ata kaluan tangjent tek monumentet e Egjyptit, Romës dhe Greqisë së lashtë. Më pas kaluan tek Rilindja Europiane, panë kryeveprave të Da Vinçit, Mikelanxhos, Rembrandit, Pikaso e Van Gogut…
Luani ngeli i mahnitur. Brenda galerisë ata pinë një kafe. Ai kishte fat që Ada kishte pesë vjet që jetonte ne Mannhaten dhe e njihte qytetin shumë mirë… Vonë, në mesnatë, ata u nisën në drejtim të hotelit të tyre, duke i dhënë mundësi Luanit që të shijonte natën magjike të qytetit, të ndriçuar fuqishëm me drita reklama me pemë në të dyja anët e rrugëve të mbushura me drita, sikur të ishin fruta të kristalta.
Të nesërmen Luani u nda nga Ada me lot në sy. Ndarjet janë gjithmonë të vështira por kjo ndarje kishte një specifikë tjetër. Ada i premtoj se vitin tjetër do të vinte në Shqipëri, por Luani e pa me mosbesim. Ja njihte kokën mirë Monda Morinës. Ajo do ta pengonte me çdo kusht, pasi donte të hakmerrej për qëndrimin që mbajti Ani, i cili që atë ditë që u largua me të atin në Shqipëri, nuk shkeli më në Amerikë. Luani e përqafoi dhe e puthi gjithë mall Adën duke e parë nga koka tek këmbët i brengosur, veçse një shpresë e kishte, të paktën kur të martohej i vëllai, ajo duhej të vinte patjetër. Ai i përsëriti edhe një herë kërkesën që Monda nuk duhet që t`a dinte për këtë takim dhe se ai kishte qenë në Amerikë. Kjo është e tepërt ba, i tha Ada, më porosite një herë për këtë gjë… Luani eci me hap të shpejtë në drejtim të terminalit pa e kthyer kokën mbrapa, sepse nuk deshi që t`a shikonte e bija që ai po qante me ngashërim. Kur u nda prej saj, iu duk sikur aty në aeroport i ra një copë prej gjoksit të tij…
U rehatua në avion. Ai tashmë do të udhëtonte në drejtim të Çikagos, atje ku për tre ditë do të zhvillohej seminari për teknikën e re të ndërtimit. Luani, jo vetëm që ishte inxhinier shumë i zoti, por kishte mbrojtur para tre vjetësh titullin e Prof. Dr në shkencën e arkitekturës. Avioni la pistën e aeroportit Xhon Kenedi dhe nisi fluturimin duke kaluar pothuajse mbi të gjithë New Yorkun e duke i dhënë kështu mundësinë të shijojë mrekullinë njujorkeze nga qielli. Mbylli grilën e dritares së avionit dhe ashtu i përgjumur në gjysmë errësirën e avionit “ripa”edhe një herë gjithçka që kishte parë atyre dy ditëve nën shoqërinë e së bijës…
Kapitulli i shtatë
Në ditën e nisjes për në Çikago, Monda Morina i hodhi një sy rreth e rrotull shtëpisë. Grilat ishin ulur, tendat ishin mbyllur dhe kondicionerët ishin shuar. Vetëm para pak çastesh më përpara ajo kishte folur me Adën në telefon. Ada ishte habitur krejt kur e ëma i kishte thënë se po shkonte në Çikago për një seminar. Ada nuk i kishte thënë asgjë që kishte takuar të atin në Mannhaten. Mondës iu duk më e çelur dhe disi e lumtur e bija… Mbase, mendoi Monda, e bija është duke përjetuar ndonjë histori dashurie. Edhe me Anin kishte biseduar një natë më parë. Ani ishte ftohur shumë me të ëmën pas largimit nga Amerika. Ajo e ndjente së brendshmi se i biri i ruante relatat më tepër për kortezi për nënën e tij. Ani edhe gjatë bisedave me Mondën fjalët që nxirrte nga goja i peshonte mirë dhe ishte shumë racional. Kur ajo i thoshte të vinte të paktën disa ditë në Amerikë, ai e mbyllte bisedën me një shprehje standarte “Ja kismet t`a shohim “. Por ditët, muajt dhe vitet kalonin dhe Ani e shtynte ardhjen në Amerikë… Sa herë shkonte larg shtëpisë e kishte të nevojshme që të reflektonte për jetën e saj dhe nëse Ani nuk e kuptonte ky ishte problemi tij e jo i asaj. Monda nuk donte që fëmijët e saj t`i vinte në siklet për zgjidhjet që ata bënin. Ajo tashmë një gjë e kuptonte shumë mirë se marrëdhëniet me të birin kishin arritur në atë pikë që nuk mund të riktheheshin si në atë kohë kur jetonin bashkë.
Eci përgjatë korridorit me valixhen pas dore duke dalë në oborrin e shtëpisë. Po mendonte përsëri, se sa të lumtur kishin qenë kur familja e tyre ishte e bashkuar, por një dorë mizore e fatit i kishte dhënë fund ëndrrës së tyre. Dhe gjithçka kishte ndodhur aq shpejt. Iu duk e çuditshme si po i mendonte të gjitha këto, pikërisht në këtë moment. Ndihej sikur të kishte përshkruar për një kohë të gjatë dete të ngrirë, duke rrezikuar që të mbytej, por ja që tani kishte filluar që të lëvizte, edhe pse si e ngrirë, e mpirë e gjymtuar shpirtërisht me një familje që ishte ndarë në mes. Por pak nga pak ajo një gjë e kishte të qartë se kishte filluar që të ecte pas fillimit të punës në studion e avokatisë, kishte filluar një jetë tjetër. Ndonëse iu kishte dhënë të tjerëve dashuri,besim dhe dhimbsuri dhe kishte punuar më shumë se kush tjetër …dhe në fund ja kishte ngelur e vetme. Shpesh ishte munduar që të reflektonte, por nuk i jepte dot zgjidhjen e duhur, pasi brenda vetes ndiente faj… Befas Monda Morinës i erdhi në mend lidhja me Luanin.
Ishte ditë e diel. Monda sëbashku me të ëmën po bëheshin gati për të dalë, kur ra zilja e derës. Kështu ziles, në këtë orë, i binte fqinja e tyre, një grua plakë që jetonte e vetmuar, pasi fëmijët i kishte në emigracion…. .Por kur Monda hapi derën, në kuadratin e derës u shfaq një burrë simpatik, i panjohur, i veshur me një xhaketë të shkurtër lëkurë të zezë, me një gjysmë golfi gri. Kishte veshur një palë këpucë me qafa të cilat ishin me baltë dhe dukej që sapo ishin fshirë me ndonjë letër para se të ngjiste shkallët e pallatit. Ishte një burrë i pashëm, me dy sy të kaltër, me një palë syza miopie dhe flokë të verdha me onde, që i jepnin fytyrës një pamje inteligjente. Kishte dhëmbë të rregullt që i shkëlqenin si gurë zalli. Kishte një buzëqeshje të gjerë, që të dukej se të kërkonte falje me pamjen e fytyrës së tij.
Urdhëroni,- i tha Monda me mirësjellje. Ai hyri, hoqi këpucët në korridor dhe me një lëvizje të shpejtë shkeli thembrat me majat ashtu siç bëjnë fshatarët. Pastaj u fut në kuzhinë. U ul në një nga kolltukët e kuzhinës. U fut mamaja, e takoi edhe ajo. Burri i sapo futur në shtëpi, po sillej me ne si një i njohur prej kohësh dhe ky shpengim i tij na çonte në një ndjenjë turpi dhe na ngathtësonte gjuhën. Tek ne vinte para disa kohësh një i panjohur nga fshati, që i ishte qepur babit që ta merrte si shofer në ndërmarrjen e tij. Çfarë nuk na sillte prej fshati, vezë, mjaltë, kur filloi punë na solli një dash që nuk e nxinte frigoriferi. Unë u mata të dilja nga situate me fjalët e zakonshme në të tilla raste të kthyera në formulë: “më falni, e di që jemi parë diku, por kujtesa tani…” Ndërkaq i porsaardhuri e ndjeu peshën e komunikimit të vështirë dhe menjëherë pyeti. -Më falni, po drejtori nuk ndodhet në shtëpi. Monda ndeshi në sytë e tij, që s`di si i qenë përvjedhur deri atëherë. Sytë e tij të kaltër e të gjallë, nëpërmjet qelqit të syzave lëvizën si zhiva në një termometër.
-Unë jam inxhinieri i ndërmarrjes dhe punoj sëbashku me babain tuaj.
-O, më falni, - u hodh mamaja, - se ky është takimi i parë, por për ju, Nashua na ka folur me shumë konsideratë, si një inxhinier shumë i talentuar…
-Po si jeni, e ushqeu muhabetin mamaja, nga shtëpia si i keni?
-Faleminderit, - u përgjigj prerazi inxhinieri. Fillova të bëhesha kureshtare dhe t`a shikoja me vëmendje mysafirin e ri, pasi kisha dëgjuar shkarazi nga mamaja, se ai inxhinieri i ri simpatik i pëlqente shumë babit dhe kërkonte që t`a bënte dhëndër. Bashkë me mamanë u çliruam nga gjendja e fillimit dhe e kuptuam se ky njeri meriton kujdes dhe mikpritje të përzemërt, nga gjithë ato konsiderata që kishim dëgjuar nga babai. Ndërkohë që inxhinieri qëndronte në kolltukun tek si mbi gjemba, duke hedhur vështrimin nga njëri cep tek tjetri i dhomës. Më pas belbëzoi:
-Po kur do të vijë drejtori ?
-Do t`a njoftojmë që të vijë, - i tha mamaja, - por ju keni ndonjë gjë të ngutshme?
- Po si t’ju them, dua të marr një miratim nga drejtori për një problem që më ka dalë në kantier. Mamaja i telefonoi babait dhe ai i tha se është duke ardhur në shtëpi. Si mik i shtëpisë u përpoqëm t`i bëjmë nderet e mikpritjes. E qerasëm me një gotë raki dhe një bonbone si fillim. Rakinë sa e vuri në buzë.
Bonbonen e mori në dorë, e vërtiti andej këtej, sikur nuk dinte si ta çmbështjelli letërvarakun e saj, pastaj e futi në xhep. Kafja m`u derdh, asnjëherë s’dija të hidhja masën e duhur. Në dhomë u përhap era e saj e këndshme. Inxhinieri i ndërtimit mundohej të dukej i shkujdesur, por në të vërtetë rrinte si mbi gjemba, këtë e konstatonte vështrimi djallëzor i Monda Morinës. Ndërkohë vjen i ati.
-Mirsenaerdhe inxhinier, hë ç’kemi, si i keni nga shtëpia.
-Mirë, mirë shoku drejtor, iu përgjigja ai.
- Më thanë se i kishe mbyllur të gjitha punimet e sektorit 10 ditë para, të lumtë!
-Luani luante me gishtat, i kënaqur me komplimentat e drejtorit. Ai vazhdonte të buzëqeshte me kokën e ulur poshtë dhe dukej sikur tiparet e tij të rregullta të fytyrës dhe sytë e kaltër i jepnin një pamje vërtet tërheqëse. Babaj mori gotën e rakisë dhe e uroj :
-Urime, kryeinxhinier, tashmë do të jesh krahu im i djathtë në ndërmarrje, Komieti Ekzekutiz e ka miratuar dje propozimin tim dhe që nesër do të fillosh në detyrën e re. E përcollëm deri tek dera. I shtrënguam dorën. Babai doli sëbashku me të. Nëna e ftoi që të vijë përsëri në shtëpi. Luani tundi kokën mendueshëm duke zbritur shkallët e pallatit, pastaj ecën me babanë nëpër sheshin e përbaltur dhe më pas u futën në xhipin e babait. Monda doli në ballkon dhe ndezi një cigare. Filloi që ta hajë krimbi i dyshimit. Vërtet i ati kërkonte që t`a lidhte më këtë djalë. Ajo ishte në moshë, madje të gjitha shoqet e saja ishin të martuara. Monda ndodhej në një gjendje të velur, pasi kishte dëgjuar për lloj-lloj kandidaturash për bashkëshort dhe i kishte humbur nuhatja e përzgjedhjes dhe zgjuarsia që e karakterizonte. Tërë ato zhgënjime. Po pse po e kujtonte sot në avion këtë moment, kur kanë kaluar më shumë se 20 vjet? Gjendja shpirtërore e njeriut shpesh është e luhatshme, e brishtë dhe një thyerje e shpirtit të sjell melankoli, mërzitje humbje të shpresës. Nisja e Luan Morinës për një specializim pas universitar në Tiranë dhe ecejaket e shumta të Luanit kur vinte nga Tirana në shtëpinë e tyre, po bënin të tyren. Po atë vit babai i rregulloi edhe Mondës një master në Tiranë. Kështu shpesh ata shkonin në Tiranë me makinën e babait. Ata takoheshin shpesh. Luani e ndryshoj shpejt lukun në Tiranë dhe e bë një djalë modern, plus bukurinë që ai kishte dhuratë nga zoti, e ishte bërë një burrë me sharm të veçantë. Mondës nuk deshi t`i shpëtojë ky rast nga dora dhe filloi të takohej shpesh, të shkojnë shpesh në teatër dhe kinema, madje edhe të shëtisnin sëbashku. Rasti e solli që xhaxhai i saj të shkonte nja tre ditë në qytetin e tyre. Monda shfrytëzoi rastin dhe e ftoi Luanin tek shtëpia e xhaxhait e cila ndodhej në Tiranën e re. Pasi drekuan tek “Vollga” ata u nisën për tek shtëpia e xhaxhait. Ajo e kishte ngritur grackën me shumë kujdes. Në drekë ata konsumuan dy shishe verë dhe ishin pothuajse të dehur. Sa më shumtë kalonte koha avujt e alkoolit shkonin në tru dhe atyre po iu trashej edhe gjuha. Më tepër kishte pirë Luanin. Ai nuk pinte por këmbëngulja e Mondës dhe gotat e mbushur plot që ajo i bënte gëzuar ia hëngrën zanoret Luanit, ai erdhi në qejf dhe filloj të flasë vetëm me bashkëtingëllore… Ata morën një taksi dhe shkuan deri tek shtëpia e xhaxhait të Mondës. Sapo shkuan në shtëpi ata përfunduan të dy në shtrat. Edhe në ditët pasardhëse, pothuajse sa herë linin takim, bënin seks. Monda i jepte atij shpirt e trup për ta bërë atë të lumtur. Ai çuditej me të, si mund të ishte kaq e ditur në punët e burrave. Në shtrat ajo ishte si një delfin i zhdërvjellët në ujë. Luanin e bënte xheloz kjo aftësi e Mondës por nuk kishte se çfarë bënte. Ajo ia blinte mendimet dhe i thoshte: Të bërit dashuri është një talent e mjeshtëri. ”O lind i ditur, ose nuk mëson kurrë. Ajo luante në shtrat deri sa e rraskapiste. Sapo ata u kthyen në qytetin e tyre, u fejuan. Babai i saj doli në pension kur Luani u kthye nga specializimi dhe Luani u emërua drejtor i ndërmarrjes së ndërtimit. Por vetëm një vit pas dasmës së tyre Mondës i vdiq babai nga një infarkt i papritur. Ky ishte viti më i mbrapshtë i jetës së saj. Ishte një traumë e madhe shpirtërore. Ajo ishte shumë e lidhur me të atin dhe e kishte më tepër se një baba, ata komunikonin si dy shokë të ngushtë. Këtë vajzë ai e donte pamasë. Pas vdekjes së vjehrrit Luani i kërkoi një copë tokë në breg të liqenit që të ngrinin një vilë të bukur. Ata e shitën hyrjen e pallatit dhe ngritën vilën. Një vilë hijerëndë me një arkitekturë moderne, e ndërtuar me gurë të skalitur dhe dru. Ndërkohë që Monda ishte emëruar gjykatëse pas masterit. Luani drejtor dhe ajo gjykatëse, një çift simpatik që të gjithë i kishin zili.
Por pas pak vitesh pune në gjykatë dhe pas ardhjes së Ilir Demos si kryetar filloi që diçka të mos shkojë. Natyra e harlisur e Mondës dhe dashuria e madhe ndaj Luanit sikur filloj që të vyshket. Qepallat kishin filluar që t`i rrëfenin hije. Filluan që të grinden për gjëra të vogla. Ajo kishte dyshuar që në fillim, se është e vështirë të jesh e lumtur me një burrë shumë të pashëm dhe me pozitë, ndonse Luani nuk i kishte lënë ndonjë shkak. Atë diçka e brente përbrenda. Edhe afrimi që po i bënte Ilir Demua, asaj dhe përkëdhelitë dhe komplimentet e tij pa doganë, sikur po e tjetërsonin, sikur po ia hiqnin me shiringë dashurinë për Luanin. Ai pothuajse çdo pasdite i telefononte pas orarit zyrtar Mondës me pretekste të ndryshme se x dosje duhej plotësuar, apo se gjyqi do të fillonte më herët e dëngla të tjera vetëm që t`i dëgjonte zërin. Pas lindjes së Adës jeta e tyre dukej sikur po ecte me stëngza. Një pasdite, kur Ilir Demua i telefonoi dy herë njëra pas tjetrës, Luani shpërtheu dhe ajo këtë e pagoi me dy muaj zemërim, madje edhe gjumin Luani po e bënte në dhomë tjetër, deri sa erdhi ditëlindja e Adës që ata formalisht u pajtuan. Jeta bashkëshortore i ngjante një çarku të futur nën tokë, që kur e shkreh të kap të dyja këmbët. Familja e tyre po ruante një shkëlqimi prej varaku që ka vetëm fasadën ndërkohë që të dy nuk ishin të lumtur. Monda filloi të fitojë goxha lekë nëpërmjet korrupsionit dhe manovrave me Ilir Demon por ajo ishte e palumtur. Pas pune e kalonte kohën në vetmi, në apatinë e kohës nëpër sallonet e vilës luksoze që gati sa
nuk e shkallmonin netët e bymyera nga dhimbja e shpirtit. Edhe ajo vetë çuditej me këtë lloj jetese dhe me nënshtrimin e saj. Frika e turpit dhe talljet e njerëzve po e çonin deri në poshtërim. Secili vazhdonte jetën pas avazit të vetë. E vetmja gjë që i bashkonte në mënyrë mekanike ishin fëmijët e tyre.
Martesa, belbëzoi Monda. Ç`është kjo logjikë! Kjo shprehje absurde… Dy njerëz të njohur nga një i tretë, pa pasur lidhje gjaku mes tyre, me karaktere të ndryshme, me kultura të ndryshme janë të detyruar të flenë sëbashku në një shtrat, të ndajnë me njëri-tjetrin fatet e të dyve, që ndoshta mund të ishin përcaktuar ndryshe… në të kundërt…
Kështu ikja e tyre në Amerikë pas daljes së lotos ishte si një kamerdare për të shpëtuar martesën e tyre së pari dhe së dyti dhe për të ardhmen e fëmijëve. Ata menduan se trishtimi dhe mërzia do t`u largohej ashtu siç largohet gradualisht një re e zezë që ka bllokuar diellin… Por pas vetëm disa muajsh, mospërshtatja me atë jetë në Amerikë po e trembte Mondën.
Puna e rëndë në ndërtim po e vyshkte Luanin dhe ai po humbiste çdo ditë nga ai sharm që kishte ardhur në Amerikë dhe po kthehej në një punëtor të rëndomtë që vishte kominoshe dhe bënte llaç. Ikja e tij nga Amerika kishte ardhur e rrufeshme, siç vjen breshëri në prag të verës dhe i shkatërron të gjitha prodhimet… Atë e shkëputi zëri i stjuardesës që i ofroi kafenë. Ajo e mori kafenë nxitimthi vërtet i pihej një kafe. Duke rrufitur kafenë filloj të shikojë nga grila e avionit retë e dendura që dukeshin poshtë si në një teatër qiellor…
Tashmë ajo qëndronte e dyzuar midis ëndrrës dhe të vërtetës. Ajo me sy të hapur vazhdonte të ëndërronte pakufi. Fytyra i ishte buhavitur. Kishte filluar prej kohësh që të bindej se a ja vlente barra qeranë që të përpiqej për këto vite jete që i kishin ngelur në vetmi. Nuk kishte arritur asnjëherë që të besonte se si u prish jeta dhe ëndrrat e tyre. Ajo tashmë kishte lënë gjithçka mënjanë dhe po mundohej të shpëtonte çfarë mund të shpëtohej nga ajo jetë dhe ato kujtime. Ashtu siç tenton dikush kur i ka rënë zjarri në shtëpi dhe rend të shpëtojë gjërat më me vlerë që ka nga ajo shtëpi. Pak a shumë edhe Monda Morina në këtë pozicion kishte ngelur. Ekzistenca e saj nuk do të ishte ajo e mëparshmja dhe ajo s`do të kthehej më pranë burrit të saj, që e kishte lënë aty aq të trishtuar dhe të vetmuar, përgjatë gjithë këtyre vitesh. Fakti që kishte mbetur e vetme në një vend të huaj dhe në atë moshë e tmerronte. Ajo kishte hequr nga shtëpia në Amerikë gjithçka që kishin të bënin me Luanin. Madje edhe kuvertën e krevatit bashkëshortor, çarçafët dyshekun …Ajo çka mbetej për të ishte mbyllur vetëm në zemrën dhe kujtimet e saj. Ishte ora 11 dhe avioni po ulej në aeroportin e Çikagos. U mbështet tek grila e avionit dhe po vështronte jashtë. Pista ishte e mbushur plot dhe ajo vuri re se brenda një minute ulej dhe ngrihej një avion. Ishte vërtet diçka shokuese. Monda Morina mori çantën e dorës në pritje për të marrë valixhen dhe më pas të merrte taksinë në drejtim të hotelit.
Kapitulli i tetë
Luan Morina zbriti nga avionit. U mahnit nga aeroporti gjigant i Çikagos. Kreu veprimet në sportelin e terminalit të shtatë dhe u drejtua për nga dalja në pritje të bagazheve. Mori valixhen dhe u drejtua për tek taksitë të cilat qëndronin në radhë. Përshëndeti lehtë taksistin dhe i zgjati kartvizitën e Hotelit “ Filip Xhonson “, ku do të zhvillohej seminari dhe po aty do të flihej.
Hoteli është në qendër të Çikagos dhe është një nga hotelet më luksoze, ia priti shoferi, një taksist mesoburrë me ngjyrë. Luani luajti lehtë kokën në shenjë miratimi. Pasi ecën rreth 30 minuta me makinë filloi të shfaqet si në një ekran filmi Çikagua, me parqe e shatërvanë të pafund dhe ndërtesa qiell gërvishëse. Luani shikonte i përhumbur arkitekturën e qytetit. Taksia kaloi përbri fontanës së madhe që punonte 24 orë me muzikën e Vivaldit dhe më pas u kthye në krahë të “Sirit “, ndërtesës të qelqtë 127 katëshe, që për shumë vite ka qenë ndërtesa më e lartë e botës. Më pas ky rekord u thye nga ndërtesat binjake Petronas të Kouala Lampurit. Çikagua i pëlqeu që në pamjen e parë, si një qytet i dashur, magjepsës, idilik, i bukur dhe tejet romantik, i vendosur përbri Liqenit “ Lakë Shore “ që vetëm emrin e kishte liqen, pasi ai ia kalonte një deti dhe brigjet e tij shkonin nga Detroiti në Çikago e deri në Kanada… Urat lidhëse që hapeshin e mbylleshin në mes të qytetit kur kalonin anijet, i jepnin Çikagos një peizazh të magjishëm dhe tejet romantik. Padyshim, gjatë këtij meditimi Luanit iu kujtua arkitekti i famshëm Luis Sullivani, që njihej ndryshe si “babi i gradaçielave “i cili kishte punuar dhe jetuar në Çikago. Shumë ndërtesa qiell gërvishtëse mbanin firmën e tij e madje edhe shumë ndërtesa në Mannhaten ishin projektuar prej tij. Por në Çikago kishte jetuar e punuar edhe Filip Xhonson, që kishte emrin hoteli ku ai do të flinte… Luani kishte studiuar arkitekturën e kwtyre gjigantëve të arkitekturës botërore. Ai e donte shumë profesionin dhe ishte i etur deri në detaje mbi zhvillimin e arkitekturë botërore… Gjatë këtij meditimi taksia mbërriti para hotelit “ Filip Xhonson “. Në krahun e djathtë të hyrjes qendrore ishte një basoreliev bronci, me fytyrën e arkitektit të madh Filip Xhonson
Ai zbriti nga taksia, ndërkohë që shoferi i taksisë e ndihmoi për bagazhet deri tek holli i hotelit. Mori numrin e dhomës dhe më pas edhe ashensorin për t`u ngjitur në dhomë. Vendosi kartën manjetike tek dera dhe u hap hyrja e dhomës e cila ngjante me një suitë presidenciale. Vendosi rrobat në varësen e gardërobës dhe më pas mbushi vaskën me ujë të ngrohtë. Kishte nevojë të qëndronte atje për disa minuta. Ndarja me të bijën i kishte lënë një dhimbje në kraharor. Gjithsecili, mendoj Luani, e ka një dhimbje. Rëndësi ka që dhimbja të mos jetë e vazhdueshme, të mos vdesë shpresa. Dhimbjet janë një sfidë për shpirtin, mendoi ai, por njeriu ka një forcë të brendshme që ia del mbanë, përjashto dhimbjet që vijnë nga një sëmundje e pashërueshme, që vdes shpresën dhe humbin gjithçka. Luani filloi të fshihet dhe më pas të vishet. Por më parë mendoi të bëjë disa telefonata. Fillimisht bisedoi me Adën. Zëri i saj kishte një ngjyrim të veçantë, ishte shumë e prekur nga takimi me të atin dhe ndarja i kishte dhembur… Telefonatën e dytë e bëri me Anin. Ai ishte i gëzuar. Ada i kishte thënë mbi takimin me të atin. -Hë kur do të vish, e mbylli bisedën Ani, se na mori malli o ba… Luani u përlot… Fëmijët ai i donte pamasë dhe e thoshte shpesh, se ata janë pjesa më e mirë e jetës së tij… Por e kuptoi se ai duhej të bënte edhe një telefonatë tjetër. Gjithsesi Eva tashmë ishte në jetën e tij. Sapo dëgjoi zërin e Luanit ajo u lumturua së tepërmi. Ata folën në mënyrë shumë konfidenciale për gjëra të ndryshme. Ajo tepër e gëzuar i tha, se Ani kishte ardhur me atë vajzën që do, në qytetin e tyre dhe kishin darkuar që të tre. Eva, i theksoi Luanit, se kishte këmbëngulur Ani që ajo të darkonte me ta. –Hë, si t`u duk ajo vajza, e pyeti befas Luani. .-Mua më pëlqeu, ishte vajzë e mençur dhe shumë e dashur… Eva, pa u shtirë, i tha Luanit, eja sapo të mbarosh seminarin se të gjitha ditët i kam bosh dhe mezi po i shtyj pa ty… Mirë, zemër mirë, ia preu Luani… dhe mbylli telefonin. Për problemet e punës nuk e pyeti, nuk kishte nevojë Eva ishte edhe e përkushtuar dhe shumë e aftë profesionalisht… Një gjë i ngeli në mëndje Luanit se me çfarë statusi e kishte prezantuar Evën, i biri para të dashurës së tij
Veshi një kostum të markës “Pjerre Cardin“ ngjyrë blu, me një vizë të hollë bojëqielli. Ishte kostum shumë i bukur dhe jepte një pamje elegante… Luani ishte burrë me sharm të veçantë, ndonse i kishte kaluar të 50-tat, pamja e tij nuk tregonte moshën reale…
Mori ashensorin dhe zbriti poshtë, djathtas ishte restoranti. Eci përgjatë një korridori të gjatë të mbushur gjithë lule anash. Zuri një tavolinë me pamje nga ana e liqenit. Ja pra, mendoi, tani jam fare vetëm pas tërë atyre ditëve intensivë nën shoqërinë e Adës. Një klithmë e mbytur e shkundi nga kjo përhumbje. Në restorant u futën disa gra që dukeshin si të dehura e që qeshnin me zë të lartë duke krijuar potere. Luani vuri re se një grua e shëndoshë flokëkuqe e kishte krijuar gjithë atë zhurmë të pazakontë për një ambient si ky restorant tepër luksoz… Kamarieri iu doli përpara, më pas ngriti supet, si për t`u shfajësuar se s`kishte çfarë t`ju bënte. Kamarieri i solli menynë Luanit duke i kërkuar të falur për atmosferën e pazakontë që u krijua para pak çastesh në restorant. Ai luajti lehtë kokën. Vendosi të hajë një supë me lëng mishi dhe ndonjë filetë pule… Bëri porosinë tek kamarieri dhe kur ngriti kokën Luani, befas në tavolinën përbri pa Monda Morinën. Për momentin u hutua, duke menduar se i ishte krijuar ndonjë iluzion optik por kur e vështroi me vëmendje dalloi se ishte vërtet Monda Morina, e cila kushedi prej sa kohësh ia kishte ngulur sytë. Ajo ishte në shoqërinë e një grupi, ishin tre gra dhe një burrë paksa i moshuar që ishte ulur fare pranë Mondës… Monda erdhi dhe u zbeh menjëherë… Ishte një zbehje që dallohej mirë. Në çastin kur sytë e tyre u takuan ajo qëndroi për disa çaste krejt e qetë, pa i shkëputur sytë. Pastaj me një lëvizje të rrëmbyer, shtyu karrigen mbrapa dhe doli nga tavolina dhe eci drejt tij me pamjen e një bishe kur ndjek gjahun. Teksa po i afrohej Luanit fytyrës i binin nuance të ndryshme. Mundohej të dukej e qetë por fytyra i dukej si një maskë dhe sytë i kishte të ngrirë dhe të tejpashëm si kristal pasi kishin fituar një ndezje të brendshme. Luani u kthjellua si asnjëherë tjetër. Sytë e saj shprehnin një forcë inatçore të brendshme. -Paske ardhur në Amerikë, ia bëri ajo me një zë të mekur pothuajse pafrymë. Luani u ngrit në këmbë dhe i zgjati dorë. Monda u afrua për ta përqafuar por ai qëndroi në distance që nuk të lejonte për t`u përqafuar.
Më pas ajo u ul në tavolinën e Luanit. Ajo ia nguli sytë e mëdhenj. -Pandeha, se nuk do të vije asnjëherë në Amerikë dhe nuk do të shiheshim më kurrë, por ja që u takuam.
-Monda, ktheu në tavolinën tënde, tek miqtë tuaj… Përnjëherësh sytë e saj u mbushën me lot.
-Ti e ke fajin, klithi ajo ndrydhurazi. Çudi mendoi Luani dhe i filluan menjëherë emocionet. Kupat e gjunjëve filluan që t`i dridhen më pas pësoi një mpirje të gjymtyrëve. Kamarieri solli supën e Luanit, ndërkohë që Monda ndezi një cigare. Do të merrni gjë, e pyeti kamerieri. Po, shtoi ajo, më sillni një rizoto me fruta deti. Vetëm kaq, ia preu shkurt kamerierit… Më pas mori një gotë verë, nga ajo që i kishte sjellë Luanit dhe filloi ta pijë në heshtje. Për një çast u vendos një pauzë. Më pas Monda i tha :- Zoti inxhinier, jetojmë në një kohë Hamletiane. Në një kohë të rrosh apo të mos rrosh, në një kohë pakohë, të jesh apo të mos jesh, në një kohë kur i humburi kërkon të gjeturin, ndërkohë që i gjeturi nuk e gjen dot të humburin.
Nuk është vendi për këtë dialog, ia priti Luani, bisedojmë diku tjetër. Në dhomën tënde ia priti ajo, gjithsesi ne edhe një bisedë të fundit, të fundit do ta bënim, që ti vinim shishes tapën dhe ta mbyllnim këtë kapitull… Më pas
erdhi edhe porosia e Mondës dhe po hanin të dy në heshtje duke e parë njëri tjetrin vjedhurazi, me bishtin e syrit.
-Luan, pse ke ardhur në Çikago, -e pyeti befas Monda, por tashmë me një ton të shtruar dhe pa nerva. Kam një seminar për arkitekturën bashkëkohore.
- Djali si është? Shumë mirë, Monda, i tha ai qetësisht, po mbron një master, ka dalë shkëlqyer me mësime i tha Luani. Ajo filloi të qajë në heshtje, lotët si kumbulla të parritura mirë po rrëshqisnin nga faqet duke iu mbledhur në mjekër. Ajo nxori shaminë të fshihej, por grimi që kishte bërë ia prishi krejt pamjen nga lotët… Luanit i erdhi keq, pamja ishte tronditëse. Ishte nënë…
Më pas lotët nga sytë iu mblodhën në fyt, sepse diçka e goditi si me grusht mbi kraharor. Buzët i dridheshin dhe sytë i kishte ende të përlotur. Ndërkohë Luani e ndiqte indiferent me bishtin e syrit gjendjen e saj shpirtërore. Më pas iu drejtua Luanit :-Unë e dua shumë Anin, me gjithë shkëputjen e gjatë, shqiptoi ajo me një zë të dridhur.
-A mund ta takoj ndonjë ditë djalin tim Luan e pyeti ajo befas… Padyshim, i tha ai, aty e ke djalin, mund ta ftosh, mund të vish në Shqipëri t`a takosh, ka forma të ndryshme takimi… Monda më pas e vështroi Luanin me ca sy të ëmbël të butë dhe tepër dinakë, sikur donte që t`a zhbironte. Ajo e kishte ngritur tonin e zërit dhe tavolinat rrotull shpesh iu tërhiqte vëmendjen. Luani po qëndronte si mbi gjemba. Më vjen keq Luan që jeta jonë mori këtë rrjedhë, tha ajo duke u munduar që të shfajësohet. Sytë e saj ndrinin nga djallëzia. Luani ktheu kokën nga dritarja dhe nuk deshi t`i shohë atë moment ato sy. Luani i bëri shenjë të vazhdonte të hante, pasi nuk ishte këtu vendi për të bërë këtë bisedë. Fytyra e Mondës ishte zbehur dhe dukej si e gjelbër dhe fluoreshente. Por Luani që ia njihte mirë tipin, në sytë e saj dalloi trishtim por edhe frikë për t`u përballur me të. Papritur Luani ndjeu veten të pushtuar nga një ankth mendimesh dhe iu krijua një padurim për t`i dhënë fund sa më parë. Më pas ajo zgjati dorën duke i përkëdhelur majat e gishtërinjve të Luanit, por atij iu duk sikur e përshkoj një shkëndijë elektrike, duke e larguar dorën me shpejtësi. Ajo e kuptoi reagimin dhe u mblodh e tëra kruspull. Luani thirri kamerierin, bëri pagesën dhe u ngrit pa e pyetur Mondën. Ajo e ndoqi pas. Të heshtur morën ashensorin dhe u ngjitën në katin ku ndodhej dhoma e Luanit. Sapo u futën në dhomë ajo e pyeti befas:
-Luan, më thuaj sinqerisht, si e more këtë vendim duke prishur familjen dhe duke na shkaktuar të gjithëve një dhimbje kaq të madhe? Luani e pa vëngër. E doni sinqerisht zonja gjykatëse ?
-Po, shtoi ajo, gjithë kureshtje.
-Ne u lidhëm bashkë në mënyrë artificiale, me ndërhyrje dhe kujtuam që ishim të dashuruar, por kjo dashuri nuk hodhi kurrë rrënjë!… Ne u martuam
dhe u bëmë bashkëshortë dhe asnjëherë nuk u bëmë shokë… Ne kemi qenë të lidhur me njëri-tjetrin vetëm mish me mish dhe asnjëherë gjak me gjak… Monda u shemb mbi krevat, nuk e priste që dialogu midis tyre të fillonte me këto tone që në fillim.
-Monda, iu drejtua Luani duke vendosur xhaketën në gardërobë, a e mban mend në kohën që sapo ishim fejuar, të kam dërguar një poezi timen të shkruar në një kartolinë për Vitin e Ri..
Diçka më kujtohet nëpër të, i tha ajo, të paktën si përmbajtje…
Ja po ta përsërit unë, i tha Luani:
-Në qoftë se unë të dua, të bëhem ajër, oksigjen
-Në qoftë se tek unë zë vend, je shkëmb e nuk lëviz nga zemra
Ah, në qoftë se fyen dhe më zhgënjen, unë jam qelq e s`ngjitem më…
Monda e vështroi me mospërfillje dhe fytyra iu bë përsëri inatçore… Ju duk jeta e saj krejt boshe pas fjalëve që i tha Luani… Ju duk vetja fare e pa dobishme atë çast. Tashmë asaj i ngelej që të përplasej dhe t’ia thoshte në sy ato gjëra që ndiente për të, nuk kishte asnjë alternativë tjetër rregullimi tashmë. Luani hapi derën e ballkonit dhe duke gogësitur i tha Mondës:
-Eja në ballkon të marrim pak ajër, se po më vjen gjumi e nuk ambientohem dot me orën. Luani u ul në një karrige thupre në ballkon, por ajo këmbënguli të futej brenda. Luani u fut brenda dhe u ul mbi krevat, fare pranë Mondës. Ajo ishte e zbetë, por shikimin e kishte të pastër qëndronte këmbë mbi këmbë, e shkujdesur, me kofshë të zbuluara, me pamjen e një njeriu të pambrojtur. Ajo po përgatitej për sulm, por nuk dinte nga ta niste, më pas pastroj zërin. Luani qëndronte i heshtur, në pritje të goditjeve që do të merrte… Mondës iu bë një komb në grykë dhe u shkreh së qari.
- Asnjëherë nuk e kisha menduar, tha ajo me ngashërim, se do të qëndroja në një hotel të Çikagos me babanë e fëmijëve të mi, si me një të sapo njohur… Nuk na the ndonjë gjë të re, ia preu Luani, kjo ishte çorba që na gatove ti zonja gjykatëse.
-Lere ironinë, ia preu ajo, të lutem më fol me emër. Është e vërtetë, i tha ajo, se gjithë jeta jonë ka qenë një skenë gabimesh, ne u fejuam dhe u martuam pa u dashuruar.
-Monda, pse nuk je e ndërgjegjshme se t`i dole nga shinat… Ti tek unë humbe gjënë kryesore, sinqeritetin, që është kyçi i harmonisë familjare. Si ka mundësi që të merrje me atë biçim kryetari gjykate, qindra mijëra euro dhe dollarë dhe t`i fshihje nëpër kolltukë dhe dyshekë dhe t`i qepje me gjilpërë. Lekë të vjedhura që kishe bërë kompromise me kriminelë dhe trafikantë për t`i liruar apo për t`u dhënë dënime qesharake…
-Kjo gjë tashmë është e tejkaluar ia preu ajo dhe t`i nuk ka pse m`i kujton,
kur tashmë ne jemi duke jetuar secili jetën e vet.
-Monda, t`i nuk e kuptove se ardhja ime në Amerikë ishte një tentativë serioze për të shpëtuar familjen tonë, pasi t`i me atë mikun tënd të ngushtë Ilir Demon u krimbe në korrupsion dhe dallavere, madje dyshoj se arrite deri në tradhti bashkëshortore. Fjalët e fundit të Luanit e mbërthyen si oktapod. U lëshua e tëra mbi shtrat sikur nuk do të ngrihej kurrë. Ajo u gozhdua. U vendos një qetësi shurdhuese. E ndjeu veten vërtet të braktisur dhe të vetmuar. Trupi iu mpi fare dhe mendimet i shkëputeshin si një aeroplan me krahë të thyer sa andej këtej pa gjetur argumente mbrojtëse. Më pas Monda u ngrit dhe shkoi tek dera e ballkonit dhe hapi perden e pa qiellin e madh pa hënë. Qëndroj e heshtur me shpinë të kthyer nga Luani. Më pas mbylli perden dhe iu duk vetja si një bishë e mbyllur në strofkën e vet…
Ai po e godiste me fakte dhe ajo nuk kishte se si t`a kundërshtonte. Më thuaj të drejtën, qëkur filloi të të brejë xhelozia për mua?
Ka qenë një pasdite, unë atë ditë do të shkoja në Tiranë por e anulova dhe t`i më dije në Tiranë, kur u futa tek bari i hotelit në qendër të qyteti e të pashë duke pirë uiski me Ilir Demon, kokë më kokë. Kishe veshur një fund të shkurtër që në kolltukun përballë Ilir Demos iu zbulonte hiret… Më kujtohet se disa vjet martesë dhe asnjëherë nuk kishit pirë uiski. Nën shoqërinë e tij dukeshe shumë e lumtur, madje more edhe gotën e dytë.
-Po t`i më ke përgjuar mua?
-Sigurisht, ishte një rastësi ajo ditë, më pas fillova të tregohem më i vëmendshëm. Gjithsesi, skena që pashë me intimitetin tuaj se si bisedonit ishte më keq se një e shkuar në shtrat… Ke qenë e pabesë, e kupton?!… E pabesë.
-Atëherë, shtoi Monda, midis nesh gjithçka ka mbaruar dhe të paktën të jemi këtë natë të sinqertë me njëri-tjetrin.
-Dëgjo Luan, në këtë periudhë që flet t`i, unë nuk kisha bërë dashuri me Ilir Demon. Madje as kur shkuam në ekskursion në Malin e Zi, se na mori dikush në telefon dhe na tha që të kishte parë ty në doganën Malazeze, duke u futur. Unë e kuptova që po na ndiqje dhe kam qenë shumë e rezervuar, madje nuk u ula me Ilirin tek e tek as të pimë kafe… Tradhtia e vetme që unë të kam bërë ka qenë një javë para se të iknim në Amerikë, kemi shkuar në një pikë turistike në Manastir dhe aty kemi bërë seks, thashë seks theksoi ajo, jo dashuri, pasi nuk të kam tradhtuar me zemër dhe kjo nuk është pak…
Kjo ishte tradhtia ime e vetme, pasi jam martuar me ty.
-Po përpara se te fejoheshe me mua?
- Po kam disa histori dashurie, që fillojnë që nga gjimnazi, fakulteti etj
-Po në Amerikë e pyeti befas Luani ?
-Po, jam lidhur me prokurorin e Detroitit, ai ra brenda me mua sapo më pa gjatë provimeve plotësuese dhe më siguroi, jo vetëm ndihmesën në provimet plotësuese por edhe liçensën për studion e avokatisë. Luani qeshi me ironi.
-Ke ngelur mbrapa Luan, po të them një sentencë që ekziston sot në botën e zhvilluar: Se mirëqenia e njerëzimit apo karriera vjen nga shfrytëzimi i veseve të tjetrit. Unë shfrytëzova veset e tij dhe pasionin për seksin dhe arrita pikësynimet e objektivat e mija të jetës.
-Edhe në këtë moshë e shfrytëzon bukurinë tënde, ia priti Luani, kur gusha të është varur si ndonjë kuletë e zbrazur. Mondës iu ndezën sytë.
-Sinqerisht, i kam thënë Xhonit, se nuk jam unë për ty, ka vajza më të reja po e di se çfarë përgjigje më tha: - Se kishte një bllok ku mbante shënim me femrat që kishte flirtuar dhe aty në bllok kishte shënuar me nota për secilën moshë dhe a e di se çfarë vlerësimesh kishte bërë: Femrave 20-25 vjeç iu kishte vënë nota 4 dhe 5, femrat 30-40 vjeç kishin marrë notën 6 dhe 7 ndërkohë femrave nga 45 vjeç deri në 55 vjeç iu kishte vënë 9 e 10- ta..
- Ku futesh dhe ti?, ia preu Luani.
- Sigurisht, i tha ajo…
- Unë di atë thënien shqiptare, që një femër 20 deri në 30 vjeç është si mushti i verës, 30 deri në 40 vjeç është një verë e pabërë mirë apo si i thonë verë budallaçkë, ndërkohë që nga mosha 40 deri në 50 vjeç bëhet shampanjë, kështu që unë jam në kohën e shampanjës.
-Ke të dashur?,- e pyeti befas Luani?
-Jo, mund të kryej ndonjë flirt të rastësishëm por kurrsesi jo romanca dashurie.
-Po t`i e pyeti ajo? Luani heshti pa rrotull dhomës dhe nuk dinte ku të përqendronte shikimin, historitë e dashurisë të saja e hutuan
-Dëgjo Monda, ia preu Luani, ne po shkonim drejt kësaj rruge, pasi nuk gjenim dot më fuqi si të duheshim… Mes nesh kishte herë pas here sherre çiliminjsh, paqe të shkurtra, grindje të befta… Ti ke kërkuar tek unë atë që nuk ekziston, ndërsa unë kam gjetur tek ty atë që s`desha.
-Po, është e vërtetë, ia preu Monda, në atë vilën tënde grixho të ftohtë, ndërtuar me gurë të skalitur dhe drurë, qëndroja e kyçur me çelës në dorë dhe kisha frikë të dilja, deri sa ikëm matanë oqeanit dhe përsëri u ndamë si dy murgj vetmitarë, njëri në këtë anë të oqeanit dhe tjetri në anën tjetër. Unë e kuptoj, vazhdoi Monda me sy të ndezur,- Ty sonte të interesojnë tradhtitë e mija… Qëllimi pse erdha unë tek dhoma jote nuk është të rrëfejmë tradhtitë, por të ndërtohet me përpikmëri jeta që kemi kaluar bashkë, për të parë nga cila e çarë e trupit, mendjes dhe e shpirtit njeriu prodhon pakënaqësinë, boshllëkun dhe ndjenjat që provokojnë rënien tek një çift si puna jonë që në pamje të parë dukeshim të lumtur…
Monda dukej tepër e egërsuar: Megjithë këto Luan, ka plot çifte në botë që bashkëjetojnë për hir të fëmijëve, por t`i u zhduke nga jeta ime… Ti arrite deri atje, saqë shpesh nuk më ngrije telefonin kur ike në Shqipëri… Luani vazhdonte të heshtëte duke e parë Mondën me një farë mospërfillje.
-Fol, i tha ajo, me një ton të lartë zëri, nxirri të gjitha sonte në këtë hotel të Çikagos.
-Atëhere, filloi të flasë Luani, e do mendimin tim, ja po t`a them -Ti Monda je femra fatale, je zonja e errët, je një grua sa pasionante po aq sa misterioze, aq e kthjellët sa aq e ftohtë për të arritur atë që kërkon të realizosh edhe pse nuk e ndjen… Mondës i kishin dalë dy damarë të mëdhenj në ballë që dukeshin si të mbushur me zhivë…
Luani e kuptoi që po e godiste jo me fjalë por me “shkopinj gome” dhe
filloi që ta moderojë bisedën… Ti Monda ke vizionin e një femre tërheqëse, delikate dhe të trishtuar njëherazi. Ajo e kuptoi ironinë duke i ndërhyrë menjëherë; -Dëgjo Luan, ne si çift nuk mundëm që t`a mbajmë të gjallë dashurinë dhe së dyti, dashuria jonë nuk ishte e mjaftueshme që ne të dy të jetonim bashkë… Sepse unë mendoj, se që t`a mbash dashurinë nuk është gjë e lehtë… Gjithsesi shtoi, ajo ne të dy jemi të detyruar që të ruajmë një miqësi në thonjëza, pasi janë dy fëmijët tanë në mes apo jo…
-Po, po ndërhyri Luani, ke të drejtë të vish në shtëpinë tënde sa herë të duash.
-Jo Luan, ia preu ajo shkurt, -unë në atë shtëpi nuk kam pse të vij më, ta shoh atë shtëpi të rrënuar me brava të ndryshkura, të pi ujë të ndenjur nga frigoriferi apo të mrekullohem me lulet e vyshkura në oborr… Është gabim të vij dhe të gjej në shtëpi një tjetër njeri përkrah teje… E ku t`i gjej nervat e të bëj sikur ju dua përsëri…
-Megjithatë, shtoi Luani, në zemrën time ka një dhomë ku deri më sot nuk kam lënë që të hyjë asnjeri, mund t`a përdorësh kur të plakesh t`i Monda, si azil kur të ngelesh panjeri…
Ajo e pa me qesëndi. Ata qëndronin si dy shpendë të egër kthetraargjëndi përqark krevatit dopio, secili në njërin cep. Të dy dukeshin të lodhur dhe sfilitur. Kishin humbur hapësirat, ishin përplasur mureve të asaj dhome hoteli… Ose më saktë ata ngjanin si dy boksierë që kishin zhvilluar një ndeshje dhe kishin ngelur që të dy të rraskapitur . ..
Po vinte agu i mëngjesit…
Dita po lindtte e verbër, me dy zgavra bosh në vend të syve… Brenda tyre ai dalloi Bethovenin funebër dhe ata të dy, si dy murgj brenda atyre syve.
Luani doli në ballkonin e hotelit duke parë Çikagon të veshur me tisin e mëngjesit. Ai, atë natë aty në hotelin e Çikagos, brenda vetmisë së ish gruas së tij, i ishte dukur vetja si në një shtëpie të braktisur…
Kur Luani u fut në dhomë, dorezat e dyerve ishin ende të ngrohta nga prekja e duarve që sapo kishin ikur… pa thënë as lamtumirë…
Maj, 2010
Posted in Blogroll | No Comments »
SYRI I RITES
16/01/2012 by admin.
Fredo Gjoli u pajtua punë në një grup arkeologësh në zbulimin, pastrimin, grumbullimin, seleksionimin, transportimin në Evropë dhe Amerikë e mumieve të lashta. Fredo bëhej xheloz, fliste me vete. Mumiet e pavlera bërë pluhur shkretëtire, për shekuj me radhë dergjeshin nën dhe të veshur me ar dhe ai nuk mundte të siguronte fare pak fildish për syrin e Ritës. Padrejtësia fshihej kudo edhe në rrënojat, varret mijëvjeçare të faraonëve dhe familjeve të tyre.
Ata kishin disa javë që gërmonin pa ndërprerje një varr të vjetër të pasuri. Dheun e gërmuar e sitnin me kujdes e mbushnin në shporta të mëdha të thurura kashte dhe e nxirrnin jashtë ku dheu i nënshtrohej sërish kontrollit të imët. Fredo Gjoli kish qysh në mëngjes që gërmonte dhe site dheun, ku zbulofshin unaza të florinjta, vëthë dhe mjete të kushtueshme zbukurimi. Ai kish ngrënë vetëm një krodhe bukë qysh në pikën të mëngjesit, pinte herë mbas herë gllënjka me ujë të ndenjur për të mbajtur gjendjen për punë. Sytë i mbylleshin dhe koka i varej në gjoks prej lodhjes. Në prag të mbrëmjes, kur kishin gërmuar dhe situr dheun dy metra thellë dalloi diku pranë mumies pjesën e një send të bardhë. Fredo duardridhur, duke marrë frymë me vrull pastroi me kujdes dherat e pëllëmbe pas pëllëmbe zbuloi dhemb elefanti, fildish të pastër, të pa dëmtuar. Fredo donte të klithte nga gëzimi. Vështroi rreth e rrotull, mendoi ta fshihte. Por ai dreq dhemb elefanti ishte i plotë, gati një metër i gjatë. ‘Përse vallë duhej fildishti i çmuar kufomave pavlerë, paçka se mund të kishin qenë edhe faraonë?’ Ai me këtë dhemb të mrekullueshëm, të lashtë, bënte qindra sy për Ritën. Ta priste, por me se, fildishti ishte i fortë. Le të bëhej ç’të bëhej, do ta mbështillte me xhaketë.
Pas shpine dëgjoi shkarje dheu që binte nga lart me potere dhe hapat të rëndë që rëndonin nëpër shkallën prej dërrase të vendosur në faqen e varrit të lashtë. Ktheu kokën me nervozizëm, mëri të hapur. Ishte arkeologu plak Majer Smith, përgjegjësi i gërmimeve në piramidat dhe varret e zonës juglindore të Gizës dhe përfaqësuesi transportimeve të sendeve me vlerë në Evropë dhe Amerikë. Majer Smith ish urith i keq, i pashpirt. ‘Phu!’ -ia bëri me vete Fredo: ‘- Nga e solli kokën ky shtrig i poshtër. Do më lërë me gisht në gojë.’
Plaku Majer Smith qeshi i kënaqur dhe nxitoi të merrte dhembin prej duarve të Fredos. Ai do të fitonte pa lëvizur gishtin një grusht të mirë me florinj. Fredo e shtrëngonte dhembin dhe nuk e lëshonte. Majer Smith e vështroi një moment i habitur, gati i trembur, fytyra e tij u prish.
‘-Lëshoje!’- bërtiti.
Fredo nuk dëgjonte, ai mund të bënte qindra sy për Ritën me atë dhemb të mrekullueshëm elefanti. Duart e tij ishin mbërthyer mbas fildishtit të çmuar.
‘-Hiqi duart, kafshë,’- i foli me zë të ngjirur Majer Smith.
Fredo Gjoli u përmend. Shtrigu plak mund ta denonconte në polici për tentativë vjedhjeje. Eshtrat e tij mund të treteshin në shkretëtirën e Gizës, njëlloj si skllevërit që gjendeshin me shumicë të varret e të pasurve. Ai e lëshoi me dhimbje dhe i kërkoi të falur arkeologut duke u justifikuar se nuk kish parë në jetë një material të tillë. E hutoi bukuria.
Majeri e vështroi me dyshim pastaj zbardhi dhembët e vënë. Thirri dikë, i dha dhëmbin e elefantit dhe urdhëroi Fredon të dilte nga gropa.
Fredo Gjoli punoi me këmbëngulje pa u lodhur natë e ditë dhe ja dhëmbi i kushtueshëm i elefantit u zhduk prej syve të tij sa hap dhe mbyll sytë. Bënte shumë vapë dhe një mëngjes nuk kish më fuqi të lëvizte prej vendit. Thirrja e përgjegjësit ët grupit:
‘- Çohu!’- e shkundi, vendosi bërrylat të ngrihej, nuk mundi. Kafshoi buzët me dhembje dhe inat dhe u plas pa fuqi në kashtën e shtatit të vjetër. Trupi i çante dhe i shponte e mbërthenin ethe të forta, i kërcisnin dhembët dhe mbas disa minutash e mbulonin djersë të ftohta . Thirrja e përsëritur, çohu,vinte prej fundit të honit, ai ra në kllapi. Arkeologu plak Majer Smith tha se e zuri malaria. Dy egjiptianë e mbartën në një kasolle pranë Gizës deri sa të vdiste. Ai mbase kishte marrë ndonjë infeksion prej mumieve. Majer Smith nuk donte ta përmendte këtë fakt komprometues. Rasti i dhëmbit të fildishtë ngjalli tek arkeologu krimbin e dyshimit, dhe në mbrëmje mes miqve e përsëriti thënien e njohur në rrethin e tyre: ‘Argatët janë mashtrusa, vjedhacakë të ndyrë, ndaj duhet të bësh sytë katër me ta.’
Fredo po tretej si qiriu. Në kllapi përmende vetëm Ritën. Përgjatë kllapisë i shfaqej vajza e cila i lutej, i zgjaste duart dhe mërmëriste me zë të shuar:‘Babi pse më le?’ Zëri i saj e trondiste. Ai i lutej që ta falte se nuk mundi të siguronte një sy prej fildishti. Dhëmbështrënguar i premtonte. Vajza nuk i kthente përgjigje e trishtuar tërhiqej, humbiste në mjegull. Fredo i mbytur në djersë bërtiste:
‘-Rita!’ rrotullonte kokën në jastëk pa gjetur qetësi. Vogëlushja e tij të dashur, vuan, mundohet kur hiq dhe vë syrin e pavolitshëm prej xhami. Shpesh herë Fredos i duket sikur ulet mbi një qilim fluturues arabie dhe vjen vërdallë mbi shkretëtirë në kërkim të dhëmbit të fildishtë, befas qilimi fluturues fillon bën rrotullime të çmendura dhe ai nis e vjell me gulçe.
Në kasollen e varfër ku Fredo dergjej i sëmurë rëndë, ish një plakë me emrin Rehta. Thirrjet e parreshtuara të Fredos e detyruan plakën e vjetër të shkulej prej qoshkut të saj. Ajo pastroi sklepat e syve dhe vështroi e habitur. Kush ishte ky rob i zotit, ky argat i mjerë, pa emër, flakur në qoshe të çadrës për të vdekur, thërriste emrin e saj që lutej ei kërkon ndihmë? Emri i saj ish harruar kishte mbetur gërxheve dhe brigjeve të jetës, thërrmuar si rëra e shkretëtirës. Të gjithë e thërrisnin; nëno, plakë, hej ti, shushkë, shurdhe, gërmuqe, gërmadhë,dikush nëpër dhembë, shtrigë,por kurrë Rehta. Ajo i vuri dorën ne ballë dhe shtrëngoi tëmthat e rrudhura:
‘-Rita!’- Thirri fort, në kllapi Fredo Gjoli: ‘-Rita!’
Plaka u drithërua, zhubrat e fytyrës iu tendosën, shtrëngoi gishtërinjtë. O Zot, gjysmë i vdekuri, skeleti, i bardhi, i lutej përsëri për ndihmë. Ç’të bënte, ta linte të vdiste si shumë argatë të tjerë, dhe ta groposte ne shkretëtirë, ku ta tretnin erërat e nxehta, apo ta ndihmonte? Plaka bërbëliti me vete dhe pështyu rreth e qark disa herë me radhë, detyra e saj nuk ishte të ndihte. Ajo pështyu përsëri me nervozizëm dhe ktheu kokën mënjanë.
Fredo Gjoli ngriti kokën rrëmbimthi, vështroi syzgurdulluar diku në qoshe të çadrës dhe klithi zëngjirur si shungullimë dallge:
‘-Rita!’-lëshoi kokën pa fuqi të përplasej mbas truallit të fortë të kasolles.
Plaka u grind me veten dhe vështroi fytyrën e argatit të ngërdheshur nga dhembjet. Pështyu pëllëmbët e rrudhura si brazda toke të thatë dhe i ndehu në ajër, symbyllur, duke thithur dhe nxjerrë ajër prej flegrave të hundës.
‘-Rita!’- rënkoi me dhembje të madhe Fredo, plakës iu duk sikur u drodh dheu dhe kunjat ku ish fiksuar çadra lëvizën prej vendit, asaj i bë sikur e thërrisnin emrin e saj në gojën e këtij të mjeri të gjithë të pafjeturit dhe të vdekurit e pluhurosur.
‘-Në se dielli do shkojë përqark kasolles, ndalet, gjarpëron prej qoshes dhe derdhet si teh shpate, më pas lëpin ballin e zbehtë të sëmurit, do ta ndihmoj fatkeqin të shërohet.’ -Mendoi plaka Rehtë me vete.
Dielli lëvizte ngadalë, kasollja qëndronte në gjysmë errësirë. Dielli po vonohej. Do ta zinte reja e zezë. Plaka u ngrit ndenjur, duart mbështetur në truall. Fati i argatit ishte i destinuar të vdiste, si të tjerët. Ajo i ktheu shpinën dhe u shty me përtaci drejt qoshes së saj. Fredo thirri përsëri emrin e vajzës, Ritës, plaka ktheu kokën, tehu i mprehtë i rrezes së diellit i kishte qëndruar të sëmurit mu në lule të ballit.
Plaka rrahu pëllëmbët katër herë, pështyu dhjetë herë përreth të sëmurit dhe doli prej kasolles. Fustani i saj i gjatë i zi, i vjetër, i zbardhur me pala, fshinte dheun e oborrit. Eci me mundim matanë gardhit, në parcelën e vogël, mblodhi disa rrënjë, i shtypi derisa nxorën pak lëng të bardhë. Ajo goditi me gur në kokë nepërkën që dredhonte nëpër ranishte, i shkuli dhembët e përparme dhe gjuhën, derdhi dy pika helmi në rrënjët e shtypura përgatiti mjekim për argatin e sëmurë. I mori kokën në gji dhe i hodhi pesë pika në gojë. Mjekimi ish i helmët, i pështirë, Fredo përplasi buzët, u drodh dhe trupi iu qull. Vetëm pas disa ditësh Fredo u përmirësua dhe filloi të lëvizte nëpër kasolle.
Plaka vendase Rehta i shpëtoi jetën Fredos, i cili i puthi me mirënjohje duart e rreshkura. Ajo vërtet ishte plakë e vjetër, e kërrusur si kosore, por nuk ishte shushkë. I urrente të huajt që ishin turrur si hiena të rrëmbenin thesaret e vendit të saj. Fredo i tregoi jetën e vet, sëmundjen dhe heqjen e syrit të vajzës, arsyen e ardhjes në këtë vend të largët. Plaka vendase Rehta, vështroi një copë herë Fredon drejt e në sy me vëmendje. Pështyu duart e rrudhura dhe rrahu pëqinjtë. Këtë argat të mjerë e lëvizi prej vendit dhe e degdisi në shkretëtirën e keqe të Afrikës dashuria prindërore.
‘-Ashtu, hë,’- ia bëri ajo duke tundur kokën dhe mërmëritur me vete: ‘-Vogëlushja mbart me vete një shpellë të errët. Shpellat janë për të ligjtë, të pangopurit, vrastarët, jo për të pafajshmit.’
Fredo luajti kryet i trishtuar dhe foli me zë të dredhur:
‘-Nëno unë do groposem me mumiet, nëse nuk i bëj vajzës sime një sy fildishti. Nuk ka ç’më duhet jeta, kullotës sime po i thahet bari.’
Plaka Rehta pështyu përsëri .duart e rrudhura dhe fërkoi me to fytyrën e zhubravitur. Plaka Rehta kish pasur një burrë shtatlartë, mustaqe përdredhur, kaçurrel, i cili kur qeshte gjëmonte shtëpia, riti dhe tre djem të hijshëm, shtatlartë si i ati, mustaqe përdredhur, por që u prenë në luftë. Ata ikën pa zbardhur dita të armatosur deri në dhembë dhe nuk u kthyen më. Rehta u mblodh në qoshe të shtëpisë dhe qau në heshtje. Ajo shkoi të kërkonte të kërkonte trupat e të dashurve, por nuk i gjeti, i thanë që i kishin marrë me vete fitimtarët dhe lënë jashtë të treteshin prej erërave e shkretëtirës.
Plaka vështroi mendueshëm rreth e rrotull, ngriti mjekrën, vari kokën pas, mbajti vesh. Mbështeti dorën mbi shkorsë dhe u ngrit me mundim. Mbushi një grusht me rërë dhe e hodhi curril mbi prush, duke mërmëritur dhe mbajtur vesh zhurmën e shurdhër. Ajo mbasi përfundoi të gjitha ceremonitë e nevojshme të besimit dhe të së vërtetës, largoi shkorsën e thatë, me kallama lumi, të shtruar përdhe, lëvizi dy dërrasa të plasaritura nga koha dhe zbriti duke rënkuar në vrimën e ngushtë, që çonte në bodrumin e nëndheshëm.
Mbas një copë herë ajo doli jashtë. Në dorë mbante një send të mbështjellë me leckë të vjetër të pistë që ia zgjati Fredos:
‘-Mere biro,’- i tha. Plaka mezi mbushej me frymë, mjekra i dridhej, fytyra e rrudhur i ishte mbushur me djersë. ‘Por mos e bëj për fjalë, ka plot hajdutë dhe kriminelë në këto anë, të cilët të grabisin, të vrasin dhe lëkurën ta bëjnë daulle. Bëj kujdes!’
Fredo e hapi sendin me kujdes dhe kureshtje. Në të ai gjeti një copë dhemb elefanti. Fildishtin e ëndërruar të prindit. Ai u përlot, u përkul në gjunjë dhe i a puthi përsëri duart e rreshkura plakës së mirë.
Morri në trastë pak ushqim dhe u nis në këmbë drejt qytetit të madh të Kajros. Dielli ishte i nxehtë, të përvëlonte kaptinën. Ai bëri këmishën nyje mbi ballë dhe lagu buzët me ujin e pakët. Plaka e mirë Rehta i dha orientime të sakta ku të shkonte të punonte në fildish, të bënte syrin e Ritës dhe njëherësh ti shpëtonte përgjimit të vazhdueshëm të hafijeve të policisë. Fildishti lakmohej prej të gjithëve…
Nata dukej si e ngrirë dhe hëna e tretur në qiell lëkundej e zbehtë.
Plaka Rihta e porositi Fredo Gjolin të mbushte një shakull lëkure me ujë të freskët dhe të merrte me vete disa peksimadhe. Ao pa zbardhur dita u nis drejt Kajros qytetit më të madh të Egjiptit.
Qielli dukej shumë larg, i ngrirë, gati i plumbtë, pa gjurmë reje Yjet e fundit u lektisën, hana shkau me nervozizëm, u thërrmua, u pre në mijëra copa prej majave të piramidave të lashta. Fredo Gjoli kish vënë dorën mbi sy dhe puliste sytë pa ndërprerje. Ai mbante veshur një dolloma të gjatë deri në fund të këmbëve, si vendasit, në trup kish mbërthye një jelek pambuku, të lidhur rreth trupi me gjalmë. Brenda në jelek, nën sqetull, kish fshehur copën e fildishtit që i dhuroi plaska e mirë Rehta. Tutje në sfond në krahun e djathtë shtrihej shkretëtira, shkëndijat diellore filluan të shfaqeshin përmallueshëm, të cilat më vonë kaluan në përskuqje, rëra e pafundme dukej sikur ishte në zjarr, krijonin mirazhe fantastike, të cilat mashtronin udhëtarët e etur për ujë dhe hije të freskët. Rruga e gjatë për të shkuar me karvanët e deveve kalonte mes përmes shkretëtirës, kontrollohej dhe bastisej herë mbas here prej piratëve të shkretëtirës. Rruga e dytë për të shkuar në qytetin e zhurmshëm të Kajros, dredhonte përgjatë lumit të madh Nil. Plaka Rehta e këshilloi të ndiqte lumin e madh dhe shtoi: ‘Ky lumë i shenjtë ka qenë dhe mbetet jeta dhe vdekja e egjiptianëve në mijëra dhe mijëra vjet. Ndiq ujin bir,’ i tha plaka.
Fredo Gjoli ndoqi ujin, në lumin e madh vozitin anije lundrimi, turistë, peshkatarë, fshatarë. Udhëtimi me mjete lundrimi ish i kushtueshëm, Fredo kish veshur këpucë të lehta lëkure, të përshtatshme për udhëtim me këmbë. Ai ndoqi monopatin e ngushtë anës rrugës automobilistike të shtruar me zift të varfër, në krah të tij lëvizte ngadalë Nili i famshëm, diku zgjaste kokën ndonjë krokodil, zhdukej më pas nxitimthi nëpër ranishte.
Fredo Gjoli me ndrojtje dhe me mosbesim u bashkua me një grup endacakësh, të cilët kishin qenë në Mekë për haxhillëk. Ata po ktheheshin të përmalluar në vendlindjet e tyre, së bashku ndanin ushqimin e varfër dhe qarkullonin dorë më dorë shakuj prej lëkure me ujë. Fredo Goli nuk mund të bënte ndryshe nga të tjerët, shakulli e tij me ujë u pi brenda gjysmë ore. Dielli ish i nxehtë dhe të gjithë kishin etje, dikush nga grupi vrapoi nëpër ranishte dhe mbushi ujë lumi. Fredo akoma nuk e kish marrë veten prej sëmundjes ndjehej i ligur dhe pafuqi, uji i turbullt, i rëndë dhe atij i ra si plënç në stomak.
Pjesëtarët e grupit të kthyerve nga Meka ishin të zhurmshëm, hokatarë dhe të ndershëm, u ndalën pranë një oazi me ujë të pakët, fshinë djersët, pinë ujë, u freskuan, ndanë pa dallim ushqimet e fundit dhe treguan shkurtimisht historinë e jetës. Fredo me mëdyshje u tregoi arsyen e udhëtimit por nuk e bëri për fjalë për copën e fildishtit të fshehur poshtë jelekut të pambuktë. Grupi i të kthyerve prej Mekës u përkulën si me komandë përtokë dhe filluan të faleshin për shëndetin e Ritës. Ata ishin shumë seriozë dhe të përkushtuar në falje aq sa Fredo u përlot.
Dielli u fsheh dhe qielli u mbush me yje. Hëna filloi të shkiste rrëshqanthi nëpër qiell dhe Fredo Gjolit i varej koka për gjumë prej lodhjes. Rruga e gjatë nën diellin përvëlues e kish rraskapitur dhe këpucët e holla prej lëkure i ishin ngrënë. Përpara shtrihej qyteti hijerëndë i Kajros. Fredo u mbush me frymë dhe mbylli sytë një copë herë.
‘-Zoti e ndihmoftë vogëlushen Rita!’- thanë si në kor grupi i të kthyerve prej Mekës dhe vazhduan rrugën për më tej drejt qytetin të lashtë bregdetar të Aleksandrisë.
Fredo Gjoli hyri në rrugicën më të parë duke lexuar me kujdes tabelat e vjetra prej dërrase të mbërthyera mbi dyer, për të gjetur ndonjë motel të lirë, ku mund të mblidhte kockat e lodhura. Rrugica ish e ngushtë, shtruar me kalldrëm, me gurrë të vegjël të zinj si rrugicat e qytetit të tij dhe atij iu tha pështyma, iu ndal fryma prej mallit dhe dhembshurisë. Në momentin e ndarjes syri i vetëm i Ritës së vogël ish mbushur me lutje dhe përdëllim. Ai luajti kokën me vrull dhe fshiu lotët e nxehtë që i shkanë nëpër faqe. Anës trotuareve, ngriheshin kolona metalike ku mbi to digjeshin duke u përpëlitur llamba vajguri.
Fredo Gjolit i ish tharë buza për ujë, zorrët i bënin kryengritje për ushqim, një çekan i vogël e godiste pa ndërprerje në tëmtha. Befas e mbërtheu ankthi se mos sëmurej përsëri dhe do dergjej si lëvere në pisllëkun e rrugicës. Ai po bariste me hapa të ngadalta në njërën prej rrugicave të varfra periferike të qytetit me shtëpi të thjeshta njëkatëshe dhe dy katërshe. Zakonisht kati i parë shërbente për dyqan ose punishte artizanale, kati i dytë mjedis ndenje ose fjetjeje. Muret dukeshin të palyera, të pista dhe gërryera prej erërave dhe shirave. Në krahun e djathtë pranë qoshes Fredo mezi mundi të lexonte me germa të shkruar shtrembër dhe gjysmë të fshira: ‘hotel- bar.’
Ai pa e bërë të gjatë shtyu derën dhe hyri brenda, menjëherë iu përplas në hundë era e rëndë: kalbësirës, mishit të djegur dhe bërsisë së thartuar. Dy llamba vajguri shndrisnin përballë, një burrë i imët, me qeleshe të kuqe me xufkë të zezë dhe shikim skifteri shërbente në të majtë mbas banakut me dërrasa të lagështa. Burri lëvizi dhe fshiu me shpejtësi banakun por pa ja ndarë Fredos shikimin e mprehtë.
‘-Ju lutem një gotë ujë,’- kërkoi Fredo me zë të ulët.
Banakieri i vrenjtur i tregoi me gisht qoshen e djathtë të dhomës ku dergjej një depozitë metali, të ndryshkur, me një tub të shkurtër përpara. Fredo lëvizi rubinetin me padurim dhe piu ujë me etje pa ndërprerje duke dëgjuar zhurmën e ujin që derdhej në stomak. U urgus dhe ndjeu një prerje të fortë në bark, u rrotullua dhe u mbështet mbas murit prej dërrase të rregullonte frymëmarrjen dhe të qetësonte dhembjet. ‘Shkoi vapa me gushtin Fredo, nuk je më i pari,’ murmuriti me vete dhe mbajti sytë një copë herë të mbyllura, duke dëgjuar zhaurimën monotone mjedisit dhe llokoçitjen e ujit në stomak.
‘Zotëri, dëshironi tu mbush një gotë me bozë?’ dëgjoi zërin e zvargur të banakierit.
Fredo hapi sytë me ngadalë, kaloi majën e gjuhës në buzët e përthara dhe vështroi me bezdi fytyrën e dobët të banakierit, i cili ish tërhequr dhe qëndronte në gjysmëhije. Fredo përfshiu me një shikim mjedis përreth, gjashtë tavolina të punuara trashë dhe disa klientë qëndronin të gërmuqur pranë gotave të tyre. Fredo eci me plogështi drejt banakut, ai kish nevojë vetëm të çlodhej dhe të mendonte se çfarë duhej të bënte. Banakieri pa marrë përgjigje i mbushi me shkathtësi një gotë me bozë. Fredo përvoli buzët pa ditur ç’të thoshte, ndjehej tmerrësisht i plogët të kundërshtonte.
‘Kjo bozë është pija më e mirë në gjithë Kajron,’- nxitoi të shpjegohej banakieri.
Fredo luajti kokën në shenjë pohimi pavetëdije hodhi një monedhë në banakun e lagësht dhe piu disa gllënjka të mëdha me mëndje gjetiu. U drodh, u shkund dhe trupi i fërgëlloi, lëngu i bozës ish i fortë, pije tradicionale egjiptiane prodhuar prej kallamit te sheqerit dhe që përdoret dhe shijohet si pije alkoolike prej shtresës se mesme dhe te varfër.
‘-Dua një shtrat për të fjetur,’- i foli Fredo banakierit, rrëkëlleu me përtaci disa gllënjka të tjera me bozë dhe vështroi me indiferentizëm raftet e zbrazëta.
Banakieri luajti kokën i gjallëruar. Pranë Fredos iu afruan dy mjekërgjatë, fytyrëzeshkët, dhembëzverdhur dhe trokëllitën gotat me të, më pas u rrëkëllyen gotat e dyta dhe të treta. Fredos i rëndonte koka dhe sytë i përvëlonin, ai disa herë protestoi, nuk mund të pinte, stomaku i tij përvëlonte si kazan me bërsi, por fytyrat ezmere të mjekërgjatëve tjetërsoheshin dhe atij i dukej sikur përpara syve kish kapuçonë të zinj shëmtarakë. Aksidentalisht iu bë sikur shkau në kazanin e madh me ujë të turbullt dhe humbi në të.
Në orët e para të mëngjesit ndjeu ethe të forta, trupi filloi ti dridhej si purtekë, lëvizi shpatullat me vrull dhe vështroi përreth me frikë, gjendej i flakur në një kthinë të ngushtë të qelbur, ku disa mace të dobëta mjaullinin me potere. I qëlloi me se mundi që macet të largoheshin, shkundi pisllëqet prej trupit, u ngrit në gjunjë nxitimthi dhe gjithë ankth rrasi dorën në gji poshtë jelekut, ku mbante fshehur copën e fildishtë të dhuruar nga plaka Rehta. Krëk- kruk, kërciti zemra si një zemberek ore i çakorduar. Asgjë. Fredo ra përmbys dhe goditi kokën me grushte. Filloi të ulërinte si një ujk i plagosur, po çmendej. Një zë i beftë e shkundi: ‘Fredo macet do të çjerrin dhe minjtë do të brejnë, qetësohu, nuk i hyn në punë askujt çmenduria jote. Së paku të lanë gjallë, nuk të ngulën ndonjë thikë të mprehtë në bark.’
Me shumë vështirësi mblodhi veten dhe u mundua të riprodhonte ndodhinë e brendshme. Shpëlau kokën në një tullumb të vjetër me ujë të turbullt dhe u orientua menjëherë tek bar hoteli. Hyri brenda dhe shtyu derën nga pas. Banakieri sa dëgjoi zhurmën e përplasjes së derës u kthye me rrëmbim, u shtang dhe bëri një hap prapa, të humbiste mbas deriçkës së vogël pas banakut. Fredo nuk i la kohë, u derdh drejt tij si shqiponjë e mbërtheu për gryke e qëlloi me sa fuqi që kish në bark, harroi dhe i bërtiti në gjuhën shqipe me sa zë që kish në kokë:
‘-Unë të marr shpirtin qen bir qeni, të shkërdhej tët ëmë, do të pjek të gjallë, po nuk më ktheve ato që më vodhe.’
Banakieri i mbledhur grusht prej dhembjes, u përdrodh, ktheu fytyrën nga Fredo dhe gërhiti me shqipe të varfër:
‘Shqiptar je ti ore?!’
‘Shqiptar jam, çfarë dreqin të jem.’- ia priti Fredo pa larguar thonjtë prej grykës së banakierit.
‘Hiqi duart se po më del shpirti. Unë nuk vjedh.’
‘Po kush?’ bërtiti Fredo largoi duart nga gryka e tjetrit dhe vazhdoi: ‘-I di ti more se atë copë fildish e shkula prej funddheut, prej thonjve të vdekjes, për të bërë sy për vajzën time të vogël Rita.’
Banakieri Ismail efendiu u ngrit me mundim, me fytyrë të zverdhur e ftoi me dashamirësi Fredon të ulej, i mbushi një pjatë me supë dhe u betua se nuk kish gisht në këtë çorbë të ndyrë. Mesiguri ish punë e qelbur e dy mamlukëve pijanecë mjekërgjatë. Ata të morën me vete, ecët duke u kalamendur nëpër rrugicë.
Ismail efendiu i premtoi se do ta ndihmonte deri në fund. Stërgjyshi i tij shqiptar kish qenë oficer me gradë të ulët në ushtrinë e Mehmet Pashë të Egjiptit.
Posted in Blogroll | No Comments »
Të rrënjosur dhe të themeluar në Krishtin, të fortë në Fe…
16/01/2012 by admin.
Nga Doreta Gjoka
(Historia e Ditës Botërore të Rinisë)
Doreta Frani Studente e Stomatologjise
Në origjinën e Ditës Botërore të Rinisë (DBR) janë dy ngjarje të rëndësishme, protagonistë të të cilave janë vetë të rinjtë. Ishte Jubileu i vitit 1984 dhe Viti Kombëtar i të rinjve më 1985, ku Papa Gjon Pali II u frymëzua nga gatishmëria e të rinjve për t’u mbledhur sëbashku në lutje, për të krijuar takime rinore gjithpërfshirëse. Përgjigjia e të rinjve ishte me të vërtet e jashtëzakonshme.
Ø Roma (Itali) 1986 - Takim i rinisë në nivel Dioqezan.
Ø Buenos Aires (Argjentinë) 1987 - të dielën e Larit. Mbi 1 milion të rinj.
Ø Santiago de Compostela (Spanjë) 1989 - Kjo Ditë botërore solli strukturën përfundimtare të programit të ndarë në tre pjesë, përkatësisht: *Katekezat *Vigjiljen e lutjes *Eukaristinë e rinisë së bashkuar.
Ø Czestochoëa (Poloni) 1991 - Në histori njihet si Dita Botërore e takimit të rinisë së bashkuar ndërmjet dy blloqeve kundërshtare, pasi është DBR e para pas rënies së murit të Berlinit.
Ø Denver (USA) 1993 - Takim i rinisë tashmë në një metropol modern dhe jo në një Shenjtore. Metropol ku Krishti duhej të shpallej.
Ø Manila (Filipine) 1995 - DBR me nr më të madh të pjesëmarrësve, rreth 4 milion të rinj.
Ø Paris (Francë) 1997 - Risi ishte “Udha e Kryqit” dhe Vizitat në Dioqezat franceze.
Ø Roma (Itali) 2000 - DBR e zhvilluar në vit jubilar. Rreth 2 milion pjesëmarrës.
Ø Toronto (Canada) 2002
Ø Köln (Gjermani) 2005 - Konsiderohet DBR e dy Papëve. E Gjon Palit II sepse ai e përgatiti këtë Ditë dhe dëshironte të merrte pjesë, si dhe e Benediktit XVI që e celebroi.
Ø Sydney (Australi) 2008 - Mikpritje fantastike edhe pse vetëm 20% e popullsisë është katolike.
Ø Madrid (Spanjë) 2011
Dëshira për të qenë pjesëmarrëse në një ditë botërore të rinisë më lindi pikërisht në vitin 2004 kur m’u dha mundësia të isha pjesë e një takimi të të rinjve të Veprimit Katolik në Itali me Atin e Shenjtë Gjon Palin II. Ishte një përvojë e bukur, që e ruaj në zemër si një nga eksperiencat më të forta të jetës time.
Ndiqja me shumë dëshirë nëpërmjët TV aktivitetet e DBR në Köln dhe Sydney. Mundohesha të kisha të njëjtin përjetim me bashkëmoshatarët e mi atje, të mbledhur për të njëjtin qëllim: Takimin me Jezu Krishtin. Në momentin kur Ati i Shenjtë Benedikti XVI shpalli takimin e radhës që do të mbahej në Madrid në vitin 2011, pata një ndjesi të veçantë brenda meje dhe diçka që më bënte të mendoja se “Atje duhet të jem patjetër, nuk duhet të jetë e pamundur nëse vërtetë e dëshiroj”.
Pas shumë përpjekjeve dhe përgjigjeve të pafavorshme, sëbashku me një shoqen time, arrita t’i bashkangjitem një grupi të famullive: Familja e Shenjtë, Maria Ndihmëtare, Shën Prenda dhe Shën Shtjefni (të Dioqezave Lezhë dhe Sapë) të organizuar përkatësisht nga famullitarët, Padre Jesus Madinabeitia dhe Don Enzo Zago.
U organizuan disa takime të programuara përpara pelegrinazhit, në mënyrë që të njiheshim njëri me tjetrin, të përgatiteshim për bashkëndarjen e atyre ditëve, të gjitha këto në zbatim të fjalës së Zotit “Ku janë dy ose tre të bashkuar në Emrin Tim, aty jam edhe Unë mes tyre” (Mt.18; 20). U njohëm me Himnin e DBR, programin zyrtar, zgjodhëm dhe një këngë që do të na përfaqësonte si grup, të titulluar “Forte giovane Albania” (“E fortë dhe e re Shqipëri”). Një nga takimet u bë gjatë Krezhmeve, periudhë gjatë së cilës njeriu është më afër me Zotin dhe duhet t’i kushtojë Atij sa më shumë nga koha tij.
Dita e nisjes po afronte dhe ne u njohëm me itinerarin e ecjes drejt pelegrinazhit.
Porositë dhe urimet nga miqtë nuk mungonin.
Udhëtimi përgjatë brigjeve dalmate ishte interesant, duke qenë se ishin momente të përshtatshme ku secili nga ne reflektonte mbi atë që na priste në Madrid dhe mënyrën se si do të përjetonim çdo moment. Duke qenë se duhej të bënim më shumë se 3000 km deri ne destinacion, ishte e nevojshme të bënim ndalesa dhe pushime, që e plotësonin akoma më mirë ecjen tonë. Pas natës së parë të kaluar në udhëtim (në autobus) duke përshkuar Malin e Zi, Kroacinë dhe Slloveninë, natën e dytë na mikpriti një bashkësi e Marianistëve në Pozzoleone (Vicenza - Itali). Kaluam një mbrëmje shumë të këndshme me këngë e valle shqiptare mes miqve tanë italianë, të cilët vizitonin prej vitesh Shqipërinë.
Ditën tjetër vazhduam rrugëtimin drejt Imperias. Pasi u akomoduam në Famullinë San Maurizio, morëm pjesë në Meshën e Shenjtë në Katedralen e Imperias rreth mesnatës, duke qenë se të nesërmen (e dielë 14 gusht) do udhëtonim përgjatë Francës për të arritur në Barcelonë dhe nuk do kishim mundësi të merrnim pjesë në Meshën e të dielës.
Udhëtimi drejt Barcelonës ishte i gjatë, por atmosfera e Ditës Botërore ndjehej më tepër pasi shihnim edhe autobusë të tjerë me pelegrinë nga Italia dhe Franca që kishin si destinacion Madridin. Ishin shumë kilometra për t’u bërë, por në shoqëri të mirë, duke alternuar momentet e lutjes dhe festave të improvizuara, koha kalonte shpejt.
Padre Jesus, që kishte mundësuar pjesëmarrjen tonë në pelegrinazh, është nga Spanja dhe pikërisht në momentin kur shkelëm në tokën spanjolle, ai na takoi të gjithëve duke na uruar mirëseardhjen në Spanjë! Entuziazmi shtohej gjithnjë e më shumë, sepse ëndërra e të gjithëve po realizohej. Edhe ai ishte shumë i gëzuar që kishte realizuar ëndërrën e tij, që të dërgonte në vendin e tij të lindjes, të rinj shqiptarë të organizuar, që e duan Kishën dhe Zotin!
Në Barcelonë arritëm me natë. Ishte mahnitëse! Një bukuri natyrore e ndërthurur me mirëmbajtjen dhe përkujdesjen njerëzore… Të nesërmen vizituam Sagrada Familia-n, një ndër vendet më të vizituara në të gjithë botën, e projektuar nga i famshmi Gaudi. Punimet filluan që në vitin 1882 dhe mendohet të mbarojnë rreth vitit 2050, pasi kjo Kishë është e realizuar vetëm nga ofertat e besimtarëve. Kur të përfundohet, gjithsej do të përmbajë 18 kulla, të cilat i dedikohen: Jezusit, Virgjërës Mari, 12 apostujve dhe 4 ungjilltarëve.
Vizitat e shumta në vende të tilla të shenjta, na bënin të mendonim mirë, se cilat ishin themelet tona si të Krishterë… Në mendje kishim shumë pyetje, të cilave shpresonim t’u gjenim përgjigje gjatë përjetimit të katekezave, vigjiljes dhe meshës me Atin e Shenjtë.
Pas një nate të kaluar në Saragoza ku u bashkuam me të rinj të tjerë nga Spanja, Italia dhe Franca (me të cilët do jetonim përgjatë gjithë pelegrinazhit) dhe vizitës ne kishën “Madona del Pilar” arritëm në Madrid në mbrëmjen e datës 16 gusht. U njohëm me pikat kyçe të programit, vendin e katekezave, me mënyrën e lëvizjes në rrugët e Madridit e shumë të tjera.
Ishte zgjedhur Spanja për këtë takim botëror si një vend vital në besim, më rrënjë të thella të krishtera, shumë frytdhënës përgjatë shekujve, i pasur me histori dhe kulturë e që ka dhuruar shumë shenjtër në të gjitha epokat.
Katekezat që ne frekuentuam përgjatë tre ditëve të takimit, ishin të drejtuara nga ipeshkëvinj nga Italia dhe përveç grupit tonë, që ishim nga Shqipëria, të gjitha grupet e tjera pjesëmarrëse në këtë famulli, ishin nga Italia.
Nëpërmjet predikimeve të tyre, ipeshkëvinjtë mundoheshin të përcillnin tek ne rrënjët e vërteta të besimit, që të krishterët besojnë në Dikë dhe jo në diçka. Kërkonin të qartësonin idetë tona, zbulimin e të vërtetës që ne kërkonim, e cila i jep kuptim të pafund ekzistencës tonë.
Kërkoni ta takoni personalisht Krishtin, Mikun tuaj, e kështu mund të konvertoheni si dëshmitarë kurajozë në dishepujt e Tij besnikë. Është e vështirë të përjetosh vitet më të bukura të jetës, rininë, në këto kohë ku mungon respekti ndaj dinjitetit njerëzor dhe vëllazëria e vërtetë!
Këshilla e tyre themelore për ne kur të ktheheshin në shtëpi ishte: “Lexoni çdo ditë Ungjillin dhe lutuni! Duke qenë pranë fjalës së Zotit, jeni më pranë Tij dhe më të gatshëm për ta jetuar Fjalën e Tij. Lutja është “arma” më e fortë kundër çdo të keqeje. Të lutesh do të thotë, të qëndrosh vetëm me Atë që e dimë se na do.”
Gjatë qëndrimit në Madrid për 5 ditë, arritëm të vizitonim shumë vende, si: Katedralen e Almulena-s, Pallatin Mbretëror, Kishën e San Gines, etj.
Filluam ta besonim që ne po merrnim vërtet pjesë në takimin më të madh të të rinjve nga e gjithë bota. Aktivitetet masive gjatë pasditeve ishin ardhja e Atit të Shenjtë në Madrid dhe pritja nga të rinjtë nëpër rrugët kryesore të qytetit. Gjithashtu edhe Udha e Kryqit e drejtuar nga vetë Papa me pjesëmarrjen e gjithë rinisë. Ishte një surprizë e bukur kur pamë se në ndalesën e 8-të, Kryqin e mbante një grup nga Shqipëria.
Një mrëmbje, u zhvilluan protesta kundër takimit dhe Atit të Shenjtë. Por “rinia e Papës” ishte e bindur në thirrjen e saj dhe vazhdonte me kundër-përgjigjet “Rroftë Papa” dhe “Kjo është rinia e Papës”. Edhe pse nga vende dhe kultura krejt të ndryshme, Ideali që na bashkonte ishte i njëjti.
Gjatë lëvizjeve dhe vizitave kulturore e fetare në metropolin spanjoll, përshëndeteshim me pelegrinë të tjerë nga e gjithë bota. Ishin momente aq miqësore, sikur njiheshim prej kohësh.
Gëzoheshim kur bashkëmoshatarët tanë atje e njihnin flamurin tonë dhe na thërrisnin në gjuhën spanjolle: “Përshëndetje Shqipëria” ose “Rroftë Shqipëria”.
Festat e improvizuara nuk na munguan as në Madrid, pavarësisht lodhjes dhe orëve të pakta të gjumit. Ishte kënaqësi për ne kur takonim pelegrinë të tjerë nga Shqipëria e të bashkuar nëpër sheshe, këndonim këngë patriotike. Më pëlqente shumë fakti që kishte pjesëmarrje masive nga Shqipëria.
Paraditen e datës 20 gusht, pas meshës së mëngjesit në famulli, u bëmë gati për të shkuar në aeroportin “Cuatro Vientos” ku do mblidheshin 2 milion të rinj për t’u lutur sëbashku.
Ishte një ditë e nxehtë, nga më të vështirat për të përballuar etjen. Në aeroport kishte turma të mëdha pelegrinësh që mbulonin çdo sipërfaqe të tokës. Prisnim me padurim ardhjen e Atit të Shenjtë mes nesh. Kur erdhi momenti i shumë pritur, u afruam akoma më tepër pranë vendit ku do qëndronte dhe e kishim shumë afër. Gjunjtë më dridheshin nga emocionet dhe çdo moment më kujtonte në mënyrë analoge takimin me Gjon Palin II.
Në momentin kur po fillonte lutja rreth mbrëmjes, brenda pak minutave filloi një stuhi, e karakterizuar nga erë e fortë dhe shumë shi. Ishim të papërgatitur për diçka të tillë dhe u munduam të mbroheshim me ato çfarë kishim me vete. Lutja u ndërpre dhe kur i kërkuan Atit të Shenjtë të largohej nga aeroporti, përgjigjia e tij ishte: “As që më bie ndërmend diçka e tillë! Unë do të qëndroj këtu me të rinjtë e mi!”
Shiu bëri të ndjejmë më thellë Brenda nesh, temën e takimit “Të fortë në Fe”. As shiu dhe as era e fortë, që ndërprenë për një moment vigjiljen në Cuatro Vientos, nuk mundën të na zbehnin entuziazmin e asaj nate dhe të atij momenti për 2 milion të rinj të pranishëm në Madrid. Si besimtarë katolikë ishim të bindur se duhej të qëndronim të fortë në fe, pavarësisht shirave të rrëmbyeshëm që përshkojnë jetën tonë, pavarësisht stuhive apo “persekutimeve” që përballemi çdo ditë. Nuk duhet të lejojmë që të tilla pengesa të influencojnë në besimin tonë.
Për të gjithë ata që mendojnë se katolicizmi në botë po pëson disfatë, duhej të ishin prezent në aeroport për të parë turmat e të rinjve që jetojnë kundër rrymë, kundër mentalitetit të përditshëm për të jetuar fenë dhe besimin e tyre.
Të lagur e të lodhur, por të gjallëruar, shumë të rinj luteshin me rruzare në duar, të mbështjellë nën dyshekët alpin, disa të tjerë mundoheshin të qetësonin njëri - tjetrin duke thënë se të tilla gjëra janë normale, e të tjerë që arrinin të buzëqeshnin me bindjen e tyre të plotë se shiu ishte thjesht bekimi i Zotit nga lart.
Papa qëndroi përreth 30 min në heshtje duke pritur që stuhia të përfundonte e ndërkohë brohoritjet e tifot nga ne nuk mungonin.
Sapo ka mundur të rifillojë fjalimin, Papa Benedikti XVI ka theksuar: “Të dashur miq, faleminderit për këtë gëzim. Forca juaj është më e fortë se stuhia. Jeni një shembull i mirë.
Kemi jetuar një eksperiencë të fortë në fenë e Krishtit. Mundohuni të pushoni sado pak dhe faleminderit për sakrificën që bëni për të ndërtuar jetën tuaj në Zotin.”
Këto fjalë, bënë që 2 milion të rinj të përballonin me qetësi një natë të vështirë, e cila edhe sipas organizatorëve ishte plot të papritura. Ishte një bashkëndarje force dhe rezistence. Një festë e vërtetë besimi!
Gjatë natës kaluam disa momente adhurimi dhe rrëfimi në tenda.
Në meshën e të dielës, përpara se të fillonte Omelinë, Ati i Shenjtë na u drejtua me këto fjalë: “Të dashur miq, kam menduar shumë për ju gjatë këtyre orëve që nuk jemi parë. Shpresoj të mund të keni pushuar pavarësisht kohës së papërshtatshme. Me shpresën se Zoti nuk na braktis kurrë, vazhdojmë celebrimin e Eukaristisë plot entuziazëm dhe të rrënjosur në Krishtin.”
Omelia ishte e bazuar mbi pyetjen që Jezusi i drejton secilit prej nesh: “Kush mendon se unë jam?” Është Biri i Hyjit, Ai që ka dhënë jetën për ne, Ai që na njeh dhe na do, të cilit i besojmë jetën tonë.
Ati i Shenjtë gjatë predikimit, kërkonte nga ana jonë, që ta duam Kishën, për të mos humbur kurrë imazhin e vërtetë të Jezu Krishtit.
Pasi shpalli DBR të radhës në Rio de Janeiro në 2013, Ai na dha bekimin e Tij, duke na kërkuar që këtë bekim t’ua përcjellim edhe personave tanë të dashur që nuk mund të ishin atje prezent, familjeve dhe komuniteteve të krishtera të cilave u përkasim.
Përshëndetja e Tij finale ishte: “Përcilleni dashurinë e Krishtit në të gjithë botën. Ai dëshiron që ju të jeni apostujt e shek. XXI, përçuesit e gëzimit. Mos e zhgënjeni! Mos kini frikë të jeni katolikë e të dëshmoni fenë tuaj më thjeshtësi e sinqeritet! Me lutjet tuaja dhe me shembullin e jetës tuaj, ndihmoni Europën të gjejë rrënjët e veta të krishtera!”
Ishin këto, fjalët të cilat mbyllën këtë eveniment, por që hapën një rrugë të gjatë para nesh. Një rrugë në të cilën nuk do ecim të vetëm.
Pas takimit, vizituam për dy ditë disa vende në Paesi Baschi në veri të Spanjës.
Gjatë kthimit për në Shqipëri patëm një ndalesë të shkurtër në Lourdes, një shenjtore që mbledh çdo vit mbi 5 milion pelegrinë nga e gjithë bota. Ishte një moment mahnitjeje për mua personalisht, u përfshiva në lutje duke përjetuar një qetësi shpirtërore, duke mos i dhënë rëndësi problemeve të përditshme me të cilat ndeshem, por duke e falenderuar Zotin për lumturinë që më dhuron dhe për çdo gjë që më ka ndihmuar të arrij! Sipas premtimit që u kisha bërë miqve të mi në Shqipëri përpara se të nisesha, lashë pranë Zojës lutjet dhe dëshirat e tyre të shkruara mbi letra…
Me ndërmjetësinë e Zojës, do të mund të kemi hire të mëdha nga Zoti!
E kështu arritëm në pikën ku duheshin bërë edhe 3 mijë kilometrat për t’u kthyer në Shqipëri. Kësaj radhe nuk tentonim të imagjinonim atë që na priste apo të qartësonim idetë mbi rrënjët tona të besimit, por nostalgjikë, plot me kujtime në zemër për ato ditë të jetuara mirë dhe në shoqëri të mirë, sollëm me vete një njeri të përforcuar, të bindur e të sigurtë në ecjen më të rëndësishme të jetës, Ecjen si të Krishterë!
Posted in Blogroll | No Comments »
Ëndërra vazhdon….
16/01/2012 by admin.
Doreta Frani - Ambasadore e Paqes
Vjen në Shqipërinë e ëndërruar, 20 vjet më parë kur për Kishën e Besimin flitej më pak se për çdo gjë tjetër, e ku gjendja social - ekonomike ishte tepër e rënduar. Don Antonio Sciarra, misionari i cili pranoi të mbështeste në ecjen e krishterë popullin e Zadrimës, që e kishte ruajtur Kishën e heshtur dhe dashurinë për Zotin të mbyllur në shtëpitë e përçmuara për 23 vitet e ashpra të kulturës ateiste. Përpara një realiteti të sapo dalë nga errësira, ku njerëzit përveçse për ushqim të mirë kishin nevojë edhe për një fjalë të mirë, secili prej nesh nuk do të dinte nga t’ia niste, por me optimizmin e tij dhe i mbushur plot jetë, ai filloi të zbatonte vullnetin e Hyjit, ndërtimin e Kishës në Shqipëri, jo vetëm të kishave ne çdo fshat të Misionit Katolik të Blinishtit “At Daniel Dajani” por mbi të gjitha, të Kishës së gjallë. Pavarësisht mjerimit të popullit, ai thotë se nuk gjeti nje Shqipëri hiri, porse një Shqipëri zjarri, e cila duhej inkurajuar dhe se duke kundruar fytyrën e mëshirshme të Krishtit ka ndjerë më fort thirrjen për të ardhur në tokën e shqiponjave.
Është ai, i cili fëmijët e Zadrimës i bëri Ambasadorë të Paqes, i ushqeu me ndjenjën e Paqes dhe të faljes në një tjetër moment të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, në periudhën e trazirave të v.1997. Arriti që me ta, të mblidhte gëzhojat e armëve për të ndërtuar Këmbanën e Paqes, e cila tingëlloi për herë të parë në Tiranë në vigjilje të mijëvjeçarit të ri. Të mendosh se disa nga plumbat e atyre gëzhojave Don Antonio-s i fluturuan edhe mbi kokë, por kjo nuk përbënte një sfidë për të.
Don Antonio arriti të fitojë zemrat e shqiptarëve, të bëhej udhëheqësi i tyre shpirtëror, miku i çdo familjeje që trokiti dhe edukatori i fesë e i jetës për shumë e shumë të rinj, që me plot bindje secili prej nesh thotë “ky/kjo që jam sot, jam edhe falë tij”. Shembulli i tij i jetës është i pamasë e për ne ndoshta i paarritshëm. Shembull i vërtetë se si feja mund t’i lëvizë malet, duke afruar bashkësi besimtarësh nga Marcheno dhe Avezzano me ata të Zadrimës, të ndarë nga një hapësirë realitivisht e madhe gjeografike. Ai ka mbjellë me rrënjë të forta imazhin e Krishtit në zemrat e besimtarëve, ka ecur përkrah tyre duke i kërkuar ta dorëzojnë jetën e tyre nën mbrojtjen e Mbretëreshës Mari, Nënës tonë. E pikërisht forca e lutjeve të vazhdueshme që i kemi drejtuar Zojës në Koman dhe në malin e Velës (dy vende pelegrinazhi të ideuara nga vetë misionari) bënë që Don Antonio jonë të kapërcente me shpresë pengesën e radhës, me karakter shëndetësor.
Mes miqve dhe pranë Zojës së Medjugorje-s, më 29 qershor 2011 ai falenderoi Zotin për 50 vjetorin e meshtarisë së tij. Gëzimin e këtij përvjetori e shtoi edhe Ati i Shenjtë Papa Benedikti XVI, i cili i akordoi titullin e Monsinjorit “Prelat i Nderit i Shenjtërisë së Tij”, që iu dorëzua në Blinisht më 26 nëntor, nga përfaqësuesi i Vatikanit në Shqipëri Nunci Apostolik Mons. Ramiro Moliner Inglés. Gjatë Meshës së Shenjtë të udhëhequr nga Mons. Lucjan Avgustini, ipeshkëv i Sapës ishin gjithashtu të pranishëm Mons. Angelo Massafra, Mons. Cristoforo Palmieri, meshtarë, besimtarë e miq të Misionit, konsulli Italian në Shkodër, Zj.Barbara Morandi (kryetare e Komunës së Marcheno-s) e shoqëruar dhe nga familjarët dhe miqtë e Don Antonios nga Italia, si dhe Don Giuseppe Ermini përfaqësues i Ipeshkëvit të Avezzano-s Mons. Pietro Santoro. Emocionet ishin të shumëfishta për të gjithë. Nderimi që i bëhej tashmë Mons. Antonio-s ishte një vlerësim për punën e bërë gjatë viteve të shërbimit të tij në Shqipëri, dhurata më e bukur për ne. “Çdo gjë që ka bërë e ka bërë në emër të dashurisë ndaj Zotit dhe ndaj njeriut. Me përkufizimin e bariut të mirë dhe mbrojtësit të së vërtetës ai la edhe shëndetin e tij mes nesh” - u shpreh Mons. Luçjani, i cili e falenderoi për dashurinë e shprehur në vepër për këtë popull të vuajtur e të uritur për Zotin dhe për angazhimin në shuarjen e kësaj urie, pa kursyer energjitë. Mons. Ramiro na tregoi që përveç mjekëve, mësuesve, juristëve pa kufinj, ekzistojnë edhe meshtarë pa kufinj, që me misionin e tyre duan të na pajtojnë me Hyjin, të bëjnë një familje të madhe prej Bijve të Hyjit. E falenderoi Mons. Antonio-n për ndihmën që i ka dhënë Jezusit për të ardhur tek secili prej nesh.
Ndërsa Znj. Barbara duke cituar Nënë Terezën tha se fjalët e saj nxjerrin në pah më së miri jetën e Mons. Antonio-s, misionin e tij, qëndrueshmërinë e tij përballë vështirësive, veprën e tij ndaj vëllezërve ne shërbim të jetës. Ajo tha se sipas fjalëve të Jeremisë profet: “Do ju jap barinj sipas zemrës time, të cilët do t’ju kullosin me urti dhe inteligjencë”, Mons. Antonio ka ditur t’i mishërojë ato. Gjithashtu i dorëzoi titullin “Qytetar nderi i Komunës së Marcheno-s” duke i kërkuar të mos dorëzohet kurrë para asgjëje.
Në emër të familjarëve, Mons. Antonio-s urimet i erdhën nga Z. Luigi Milano (president i shoqatës Rindertimi), i cili e ka shoqëruar misionarin në iniciativat e tij drejt horizonteve të largëta, si mik dhe si i afërm. Na tregoi se në familjen e Don Antonio-s ishte folur për një familje më të zgjeruar dhe kishin pyetur veten se ç’nënkuptonte kjo familje e zgjeruar! Me kalimin e kohës kishin kuptuar se bëhej fjalë për Kishën dhe se kjo familje ishte e dukshme në fytyrat e njerëzve të thjeshtë, por plot me dashuri. E kjo të sjell ndër mend Jezusin fëmijë në tempull, ku pasi kishte humbur, prindërit të shqetësuar arritën ta gjenin dhe Ai u përgigjet qetësisht “A nuk e dini se duhet të merrem me punët e Atit Tim?”
Ka dhe një moment tjetër në ungjill për të cilin Mons. Antonio nuk ka rreshtur së foluri, kur Jesuzi thotë “Kush është Nëna ime, kush janë vëllezërit e mi?” E përgjigjia e tij qëndronte në “Janë ata që e dëgjojnë, jetojnë dhe praktikojnë fjalën e Zotit”.
Edhe për vetë Mons. Antonion emocionet e kësaj dite ishin të mëdha, sepse të marrësh inkurajime, për të është gjithmonë një dhuratë nga Zoti. E gjeti Shqipërinë jo si një tokë të ashpër, por të varrosur përkohësisht. Sa përkëdhelje i kanë bërë zemrës së tij Hyji dhe Virgjëra Mari, që të vazhdonte të punonte. Çfarë lumturie i kishte dhënë pritja e Dom Jak Zekës dhe Mons.Nikoll Troshanit, i cili nuk kishte pasur çfarë t’i ofronte veçse Kryqin e tij (të cilin Mons. Antonio e mbante akoma me vete) duke e falenderuar për ardhjen e tij. Sapo kishte lënë familjen dhe vendin e tij, menjëherë gjeti një zemër të madhe. Ai shprehet: “Është bukur kur Zoti të kap dorën e të thotë ‘Tokën e bukur e kanë bërë shkretëtirë, por mos ki frikë sepse të shoqëroj unë’. Shpirti i Shenjtë më ndihmoi duke thirrur dy bij të Zadrimës (Dom Mark Shtjefnin e Dom Kastriot Gjokën) dhe motrat e bashkësisë, të cilët u bënë krah mbështetje për mua. Nuk duhet harruar ftesa që na bën Zoja për të qenë të pranishëm në shpellën e Komanit, që aq shumë i ngjan asaj të Lurdit, e t’i themi Asaj ‘Kthehu në vendin tënd pa frikë’. Ruaj në kujtime fuguret e dala boje mbi oxhak të ruajtura gjatë regjimit në familjet zadrimore. Kisha menduar se kisha lidhur një kontratë për të qenë përjetësisht në Shqipëri e nuk po kuptoja 3 vite më parë, pse po kthehesha në shtëpi?! Ishte thjesht një reflektim mbi ëndërrën. Shqipëria që ëndërroja ishte përtokë, Ajo që sot kam në zemër është më e ndritshme. Zjarri i tokës Zadrimore nuk ka mbaruar. Në malin e Velës është ndezur një tjetër zjarr. Në Medjugorje kuptova se është koha e Marisë, e cila nuk di të bëjë bunkierë, por piramida që na kujtojnë dashurinë e Trinisë së Shenjtë. Fasha e kuqe që më dhurohet sot është shenjë mirënjohje, por do të doja t’ia dorëzoja Asaj mbi malin e Velës në emër të dashurisë së Zotit, ashtu siç i kam besuar edhe nderimin që më ka bërë Shteti Shqiptar, me ‘Çmimin Nënë Tereza’.”
Është gëzim i madh që jemi pranë tij në këtë ditë të shënuar. Është nder për ne që kemi arritur të bashkëndajmë me Mons. Antonion një pjesë të madhe rruge. Janë faqe që nuk duhen harruar, faqe të shkruara nga vetë shqiptarët, por me dorën e Don Antonio-s. Është një ëndërr, një histori që në emrin e Zotit do të vazhdojë…
Posted in Blogroll | No Comments »
PËR KONKURSIN E VITIT 2012
16/01/2012 by admin.
Klubi “Drita” & Revista “Pelegrin”
Librat për Konkursin e vitit 2012
Të nderuar krijues, anëtarë të Klubit “Drita”!
Për vitin 2012, që është dhe viti i jubileut të 100 vjetorit të
Pavarësisë dhe 12 vjetorit të Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë
“Drita”, ju njoftojmë se:
Librat për konkurim sipas Çmimeve që jep Klubi “Drita” & Revista
“Pelegrin” të dërgohen në adresën: Nase Jani, Athinas-52, T.k. 17673,
Kalithea, Athinë-Greece.
Do të vlerësohen nga Juria, librat e botuar në vitin 2011, në të gjitha gjinitë.
Afati i grumbullimit janar-qershor 2012. Te dergohet nga nje kopje libri.
Çmimet do të jenë:
“Kadmus”, “Ali Asllani” (Klubi “Drita” & Ambasada Shqiptare në
Athinë), “Odisea Elitis” (për shkrimtarë të huaj) “Petro Marko”,
“Jakov Xoxa”, “Dritëro Agolli”, “Migjeni”, “Faik Konica”, “Sami
Frashëri”, “Niko Nikolla”, “Ezopi”, “Fan S. Noli” (për përkthim).
Fituesit e Çmimeve do të shpallen në muajin Nëntor 2012.
Për talentet e reja, Çmimi “Pranvera letrare” do të jepet në muajin Maj 2012.
Veprimtaritë do të organizohen në bashkëpunim me Klubin e
shkrimtarëve “Petro Marko”-Vlorë dhe me institucione të tjerë
letrare-kulturore, me një program të veçantë.
Klubi “Drita” & Revista “Pelegrin”
Posted in Blogroll | No Comments »
NJË GUR I DALTUEM: RIN MONAJKA (DUKAGJINI)
16/01/2012 by admin.
Nga: Fritz RADOVANI:
RIN MONAJKA (DUKAGJINI)
(11 Qershor 1953 – 1 Maji 1997)
Ishte vjeshta e vitit 1968, kur u emnova mësues në fshatin Kosmaç të Shkodres.
Një ditë vjeshte nuk ishte e mujtun shkumja me biçikletë, prandej u nisa me një kamjon që më zbriti në Barbullush, mbasi shiu nuk pushonte asnjë minut. Posa zbrita pashë tek një streh tue pi një cigare Zef Monajken (Dukagjinin) (1919 – 1984), të cilin e njifshe prej vitësh. Me vrap shkova edhe unë aty, ku Zefi, më shpjegoi se kishte zyren dhe kishte dalë për pak minuta jashtë… Tue qeshë, i thashë: “A sheh pra, mos t’ishte cigarja nuk do të shiheshim?!” Hyna në dhomën e Zefit dhe fillueme bisedën aty ku kishim mbetë…ndoshta muej ma përpara…. Pamja e Tij ezmer dhe me mustakë të hollë, nuk i shtonte asnjë vit moshës së tij! Zef Monajka asht kenë një ndër Burrat ma intelektual të Shkodres. Nuk do të zgjatëm në përshkrimin e aktivitetit të Tij mbasi artikulli “Nji meteorë në qiellin e vrantë të Shqipnisë”, i z.Ardian Ndreca i shpjegon kjartë dhe me mjaft detaje punimet e Tij. Vdekja e Zefit vërtetë kje e papritun, por edhe e pa kohë.
Kur pata shkue për një vizitë mbas disa javësh të vdekjes së Zefit, djali i Tij Rini, më pat tregue disa punime të Babës së vet, që i ruente me kujdes e ndër të cilat nuk më harrohet një skicë letrare ku Zefi, përshkruente shkuemjen e Tij në një dyqan vojigurit, dikund kah stadiumi i qytetit. Mënyra e vëndosjes bidonave, pritja në rradhë, qendrimi me orë të tana dhe….në fund, shitsja tue thanë: “Mos pritni ma se voji u mbarue e nuk del veç edhe për dy vetë!…”, ishte një përshkrim aq i saktë për me kuptue atë mjerim që kishte mbulue Shqipninë nën diktaturën komuniste sa ndoshta, me vështirsi e gjenë atë skicë në letërsinë e vendëve të Lindjes komuniste…
Rini ishte i ri, i datlindjes 11 Qershor 1953, një djalë i shndetshëm, i gjatë, trup sportisti dhe me një pamje mjaft të hijshme. Binte në sy për pashinë e Tij në grupet rinore të pjacës së asaj kohë. Inteligjent dhe i edukuem tej mase. I ati kishte punue me Té tue i mësue edhe gjuhë të hueja si gjermanishtën dhe italishtën. Shfrytzonte leteraturën e një biblioteke që pak kush e kishte si ajo që ruente daja i Tij Luigj Shestani. Pergatitja e këtij djali jepte shumë e shumë shpresa për t’ardhmën…Kryesore ishte fryma Atdhetare dhe fetare që ishte brumosë në formimin qytetar të këtij djaloshi. Kuptohet se në një familje si ajo e Zef Monajkës nuk mungonte edhe edukimi shpirtnuer antikomunist. Kjo edukatë asht kenë mjaft me pasoja kur punohej pa kujdes nga prindët, por në rastin tonë, ku Zefi kishte kalue një jetë me frikë dhe me roje të madhe, puna ishte ba me aq kujdes sa tek djali i Tij Rini, vetëm kur besimi ishte i plotë me biseduesin mund të kuptohej një gja e tillë tek Ai.
Vitët 1984 – 85 ishin vite të ringjalljes së shpresave nga të gjithë shqiptarët. Ishte ajo kohë kur Shtrausi i Gjermanisë kishte fillue me lëvizë perden e hekurt të Shqipnisë. Takimet e Tija me drejtuesit e lartë të shtetit komunist shqiptar sillnin në horizontin tonë të zymtë shpresën e një ndryshimi krejt të pabesueshëm, mbasi dhuna e tejzgjatun e sistemit komunist diktatorial e kishte mbytë çdo andërr të së ardhmës. Shqiptarët dinin se çka asht ba e çka po bahet, por për të ardhmën çdo shpresë ishte pothuej e humbun. Askush nuk i besonte ndryshimet që mund të baheshin në drejtim të hapjes së kufinjve, të besimëve fetare, të lirimit të burgosunve politik apo në ekonominë e tregut, kur ndër dyqane gjindej vetëm shitësi, banakët pa asgja në ta dhe një peshore pa punë…
Mbas shkumjes në Gjermani të “profesorve” Foto Çami dhe Dhimitër Dhora, erdhi e u venit gjithshka. Ardhja e një delegacioni nga Gjermania Lindore e Onekerit, i kryesuem nga ministri i jashtëm i saj, mbas takimit me Ramiz Alinë, tregoi kjartë se Ramizi kishte mbetë vetëm një “shegert” i tregtarëve batakqinjë të pazarit të vjetër të Ballkanit dhe asgja ma shumë, që fatkeqsisht po tallej me shansin historik të Popullit Shqiptar të martirizuem. Ajo që ndodhi në vjeshtën e 1988 me Shqipninë asht fatkeqsia ma e madhe historike mbas Luftës së Dytë Botnore, mbasi ishte hera e parë që Shqipnisë i ofrohej një e ardhme me një prospektivë madhshtore nga një prej supërfuqive ndër ma të mëdhatë e ma të zhvilluemet e Botës, siç ishte aso kohe Gjermania Përendimore, e pa angazhueme endè me pjesën e vet Lindore. Angazhimi i Ramiz Alisë: “Se edhe bar do të hajmë e parimet nuk i shklasim!…” asht krimi ma i madh kundër Popullit e Atdheut të vet. Po, a u mjaftue me kaq ?
- Jo, sepse në mbrendsinë e tij ziente krimi. Këte e vërtetojnë kufomat e djelmëve të rijë të mashtruem ndër kufinj, të shporuem nga qindra plumba automatiku dhe të lidhun në hunjë me tela me ferra, tue u shetitë ndër pjacat e qyteteve…të të gjithë Shqipnisë.
Ky ishte “ligji” me të cilin mashtruesi komunist gënjente dhe “shpërblente” rininë shqiptare, në pragun e shpërbamjes së sistemit të vet aq të dashtun…
Muri i Berlinit ra! Ora e Lirisë nuk ndalej!
Në dhetorin e 1989, Çaushesku jep shembullin e “ruejtjes së parimëve komuniste”…
Shqipnia vazhdonte udhën e martirizimit komunist.
Me 14 Janar 1990, u thye njëherë e përgjithmonë miti i atij sistemi përbindsh!
Demostrata e heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodres, njofton Tiranën endè të kuqe se komunizmit gjakatar i erdhi fundi. Mija vetë të grumbulluem në atë Shesh, presin rrëzimin e bustit të diktatorit gjeorgjian Stalin. Mija vetë drejtue sytë nga toka, presin kur po shprazën mbi kokat e tyne automatikët nga dritaret e hotel Turizmit, Sahatit Inglizit apo apartamentit mbi PTT e qytetit, që ishin të mbushun me sampistët kriminel të ardhun nga Tirana, vetëm për gjakderdhje e masakra ndaj Rinisë “rebele” shkodrane. Mungonin disa djelm të cilët një natë ma parë ishin tradhёtue e kapë nga forcat speciale të ardhuna për këte qellim nga Tirana, të kryesueme nga krimineli Zylyftar Ramizi….
Mikrobuzët e bardhë të poliklinikës vazhdonin fotografimet dhe gatishmëninë!
Mungonte edhe Rini Monajka, djali trim që kishte njoftue Ambasadën Gjermane për aksionin e organizuem me këte rasë. Rini ishte ndër kryesorët e kësaj vepre heroike me të cilën do t’i tregohej Botës mbarë, se në Shkoder gjaku i Martirve të ramë nën shpatën e diktaturës komuniste po vlonte në damarët e Rinisë dhe se, nuk kishte shkue huptë…
Numri i të arrestuemve i kalon të 120 të rinjë dhe të reja, që torturohen mizorisht nga organet e Sigurimit. Një pjesë përcillen për Tiranë ndër labirintët e zymta të Ministrisë së terrorit. Shumë familje në ankth nuk dinë ku i kanë djelmët e vajzat e tyne.
Mbas disa muej tortura e vuejtje një grup u dënue me nenët 57 dhe 55 të Kodit Penal të RPSSH, që ishte në fuqi më këte motivacion: “Për krijimin e një organizate kundër revolucionare me karakter antisocialist. Për krime kundër Shtetit dhe për përmbysje të tij me dhunë…”, pra, siç shihët, rruga e hetimëve të çonte drejtë plumbit.
Ndër ta ishte edhe Rini. Nuk mjaftonte fraktura e kafkës së kokës në tortura, por duhej të vuente edhe me burg. Qendrimi i Tij burrnor asht një model i qendresës kundrejt diktaturës ma mizore që ka përjetue Shqipnia për 47 vjet. Ndonse kjo Rini u torturue me mjetet ma të paligjëshme, endè sot askush nuk ka mbajtë asnjë përgjegjsi, përveç asaj që terroristët janë të penduem për çka nuk kanë mujtë me ba!…
Kampi i Qafë Barit dhe Burgu i Burrelit ishin e ardhmja e Rinit.
Një çudi ndaj kësaj demostrate në Shkoder ishte qendrimi jo dashamirës i të gjitha shtetëve fqinjë. Jugosllavia sigurisht parandjente diçka, e justifikueshme. Një stacion i radios greke pak muej para kishte transmetue: “Sikur të hapën kufinjtë e Shqipnisë, nuk kanë me mbetë as breshkat aty, edhe ato do të ikin!…”, edhe kjo ishte një e vërtetë.
Italia si gjithnjë përsëriti qendrimin e saj që ka mbajtë përgjatë shekullit XX.
Me datën 16 Janar 1990, pra dy ditë mbas Demostratës, demokristjani i njohtun Roco Butiglione, jep një deklaratë për shtypin: “Me datën 14 Dhjetor unë isha në Shkoder, po gjendja në atë qytet ishte e qetë. Nuk më ka ra në sy ndonjë demostratë….”. Me plot gojë një turp për atë deputet të demokristjanës italiane. Ai me të vërtetë ka kenë në Shkoder, madje edhe në Kafe të Madhe, edhe i ulun tek dritaria e tretë pranë xhamit në krahun e djathtë të Kafes, sëpse e kam pa unë me sytë e mij në ora 11.15’, pikërisht, kur në shesh ishin mbi 4000 vetë në Demostratën e heshtun…dhe zotni demokristjanit nuk i kishte ra në sy asgja, tue kenë jo ma larg se 20 ml. nga busti i Stalinit. E çka me pritë nga socialistët?
Në vitin 1991, Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shkodres, vetë Kryetari Ferdinand Temali kërkoi me forcë lirimin e të dënuemve për rrëzimin e monumentit të diktatorit Stalin. Me pjestarët e grupit u lirue edhe Rini Monajka, ndonse i gjymtuem nga shndeti. Kur e takova mbas lirimit ndjeva vërtetë një knaqësi që Ky djalë ishte i lirë dhe gjithmonë me shpresë se do të përmirësohet edhe me shëndet, mbasi ngjyra e verdhë e ftyrës vazhdonte me e shoqnue…
Mbas lirimit nga burgu, Rini ashtu si shumë të tjerë që dhane kontributin e Tyne, tue rrezikue jetën për të ardhmën demokratike të Shqipnisë, u harruene…shumë shpejtë!
Kishe shumë dëshirë që ti jepej mundësia e një kurimi të mirë kur mora vesh se iku në Austri…por ndodhi e kundërta…ndoshta, …”autoambulanca” e paharrueshme që me 14 Janar 1990, qendronte para hotel Turizmit në Shkoder…e kishte ndjekë deri në Austri, deri në Villach, ku me datën 1 Maji 1997, Rini Monajka mbylli sytë krejt i vetmuem…
Këta pak rreshta në Shenjë mirënjohje, për ditët e Lirisë që na solli Rini, ia kushtova në 55 vjetorin e Lindjes së Këtij Ylli, në qiellin e pafund të Demokracisë.
Dikur, në krahun e majtë të monumentit të Stalinit ishte një gur mermeri i daltuem. Ishte mendue mbi Té me u vendosë një Shqipe me krah të hapun, simbol i së ciles ishte ruejtja nën krahët e saj: “Lavdia e Deshmorëve të Lirisë”. Një ditë guri kaloi nga hoteli…
Do të ishte me vlerë për Qytetin e Shkodres, që në Parkun mbas Monumentit të Luigj Gurakuqit, të vendoseshin disa Gurë të daltuem (25 X 35 cm.) me emnat e Martirve dhe të Dëshmorve të Shkodres… ku në një prej këtyne Gurëve, duhet daltue edhe emni i nderuem i shkodranit të paharrueshëm: RINI MONAJKA (DUKAGJINI) 1953 – 1997.
Posted in Blogroll | No Comments »
ADEM ZAPLLUZHA : MIRËMËNGJESI IMZOT
16/01/2012 by admin.
Në këtë natë të vonë
Kur korbat fluturojnë
S’është koha për gjumë
Mbreti im
S’është koha
Çafkat të këndojnë
Janë zgjuar krrokëritjet
Ofshamat
Në këtë tokë të zhuritur
Lërojnë pafajësinë e qiellit
Hijet e mbulojnë
Pamjen e dielli
Yjet po lindin
Një lloj trishtimi
Shihni
Se si nga kujtesa
Kullojnë plagët
Mbreti i Jonë
Kullojnë dhembjet
Na ka ikur gëzimi
II.
Mirëmëngjesi Imzot
Mirëmëngjesi
Koha është të zgjohemi sot
Ose të dremisim
Siç dremitëm me shekuj
Mbretërit kurrë nuk flenë
Ujqërit
Po i kafshojnë kufijtë e atdheut
Kurse kjo hingëllimë
E përvajshme
I shemb lisat për dhe
I shemb oxhaqet
Imzot
Kjo tokë ka nevojë
Për së tepërmi
Na duhet
Si kurrë më parë
Palla e Juaj
III.
Imzot
Ju përgjëroj
Përgatitni shpatën
Nxirreni nga milli hingëllimën
Shumë
Me qindra vite
Po na pengojnë
Këto lehje të pa artikuluar
Langonjtë
Po i kafshojnë kufijtë
Lisat kullojnë trishtim
Kur nën gjethet e këputura
Si lugetër
Krimbat e zeza
Dheun e përtypin
Disa lloje çafkash
E kanë mbuluar qiellin
Imzot
Qe pesëqind vjet
S’e pamë diellin
Koha është
Të ecim
Ose të vdesim vertikalisht
Mjaft më
U gjetëm në bisht
Imzot
Dëgjoni gjëmën e dheut
Se si Ju thërret
Atdheu përgjëron
Për pallën e Juaj
Imzot
Atdheu
IV.
Asgjë më nuk ka mbetur
Përpos dykrenorit
Dhe namit të Juaj
Imzot
Ne kemi nevojë për diçka më shumë
S’jetohet dot kështu
në këtë llum
O Imzot
A Jeni duke i dëgjuar
Klithmat e nënave
Dhe zërat e vajeve se si shteren
Në arkivolet e lashtësisë
Kjo tokë
Po dergjet si kurrë më parë
Nën thundrat e pabesisë
Oh medet
Kur do i del kllapia frikës
Kur do t’i lodrojmë atkinat
Si në betejën e Albulenës
Prostitutat po e përdhosin
Këtë tokë
Homoseksualet
I kanë ngritur flamujt
Dhe ecin ballëhapur
Drejtë varrimit të atdheut
Imzot
Nuk durohet ky përdhunim
Nuk durohet më
Imzot
V.
Mbreti i im
Si mund t’i dëgjoni këto kuja
A nuk Ju pengojnë
Këto grithje fytyrash
Në atdheun e përvuajtur
Ne për çdo ditë po vdesim
Nga pak Imzot
Po vdesim të gjunjëzuar
Po na e rrjep lëkurën
Kjo golgotë trishtë
Nxirre shpatën
Të përgjëron Arbëria
Të përgjëron mbrojtja e Krujës
Kështjella kryeneçe n’ Berat
Akoma rri zgjuar
Dhe mallkon pelerinën
Që fëshfërinte në drejtim Stambollit
E atdheu
Me padurim
Pret bekimin e Juaj Imzot
Ju përgjërojmë
Ejani
Ju presim
Mirëmëngjesi Imzot
VI.
Ne jemi duke pritur të përgjunjur
Mbreti im
Presim me qindra vite
Shkreptimën vetëtimave
Nga palla e Juaj
shkëlqim
E kemi vënë veshin në tokë
Dhe përgjojmë trokun e kalorësve
E Ju akoma nuk jeni nisur
Imzot
Akoma
Kënd Jeni duke pritur
Në këto kohëra të liga
Po na i dhunojnë nënat
Nuseve po ua nxjerrin fëmijët
Nga barku
Mbreti im
kërthinjtë
Po na i vrasin fëmijët e lindur
Po zhduken lisat
Në Ballkanin e trazuar
Po zhduken plisat
VII.
Kukuuuu nënë
Do na i rrjepin edhe qyqet
Kush do të vajtoj për ne
Kush
Mbreti im
Kush
Kukuuu
Aj të mjerët na
Lokja e ime
Me lëkurë të zhuritur
Të mjerët na
kukuuuu
VIII.
Ku vetët Imzot
Ku
Sa kemi mall për trokun e kuajve
Sa kemi mall
Për atdheun e kafshuar
Heu
Hyji i vraftë
Ujqërit e zi
heu
Hyji i vraftë delet
Imzot
IX.
Akoma nuk kanë mbërri
Kalorësit e vetëtimave
Në mesin tonë
Mbreti im
Akoma
Ne i kemi zgjatur duart
Dhe presim
Të na zbresësh një ditë
Nga qiejt
Imzot
Nga strofujt e bubullimave
Nëse nuk vini Ju
Atëherë është koha
Që të zgjohen eshtrat
E lashtësisë
të zgjohen ushtarët e Lekës
Koha është
Të zgjohen nga legjendat
Kockat që mbetën
Në lotët e elefantëve
Ato relikte eshtrash
Që i vunë si rruzare në qafë
Ushtarët e huaj
Koha është
Sa shumë deshën
Të identifikohen me Ju
Me namin e Juaj Imzot
Me Lekën e Madh
Dhe me lashtësinë krenare
Mbreti im
Sa shumë deshën
Sa shumë deshëm
X.
Koha është
T’i caktojmë sinorët e atdheut
T’i zgjojmë shpirtrat
Nga kjo letargji vdekjeprurëse
Kanë mbërri dasmorët te lisat
Dëgjoni jehonën e nëndheshme
Dhe të zërave të lashtësisë
Se si na thërrasin
Të zgjohen plisat
Dëgjoni
Se si na grishin daulltarët
Është ajo thirrje
E lashtë
Që përsëritet për çdo ditë
E mot
Në emër të gjakut
Të kombit
Dhe të atdheut
Koha është Mbreti im
Koha
O sot të zgjohem
O kurrë
Imzot
Mirëmëngjesi Mbreti im
Mirëmëngjesi atdhe
atdheu i im i vrarë
Atdheu i im i copëtua
ademzaplluzha@hotmail.com
Posted in Blogroll | No Comments »
G J U R M Ë
16/01/2012 by admin.
DANIEL GÀZULLI :
1. Kam njohë një që …
Në vitin 1986 i thanë mjekët se ishte me kancer, e se kishte edhe pesë - gjashtë muej jetë.
Ai buzëqeshte dhe u jepte zemër të afërmëve e të dashunve.
Sot e kësaj dite, tek shetitë rrugëve të qytetit me hap të gëzueshëm, vazhdon t’u buzëqeshë njerëzve dhe të mbjellë dashuni.
…. dhe një që …
Nuk ka njeri në qytet që nuk i asht ankue se jeta e tij asht një jetë skëterrë: vuen nga kapslleku.
Njerëzit i largohen mos i infekton.
2. Kam njohë një që …
I gëzohej pjatës me thjerza, i vetmi ushqim që kishte në shtëpi për vete, gruen, nanën plakë dhe katër fëmijtë.
Kur një edhe ma i vorfën se ai i tha në mbramje se fëmijtë e tij do të shkonin pa ngranë në krevat, mori gjysmën e thjerëzave dhe ia çoi, pastaj u kthye në shtëpi tue fishkëllye një kangë të gëzueshme.
…. dhe një që …
Shan Krisht e Pejgamer qysh kur i asht prishë stomaku e nuk ha dot as një kilogram mish dashi të pjekun.
3. Kam njohë një që …
I kishte rastisë të njihej në një dasëm me të birin e vrasësit të të atit, që u ndje ngusht para tij. I buzëqeshi, i shtërngoi dorën dhe e ftoi të rrinin pranë e pranë në tryezë.
Qysh atëherë, kur ndodh që takohen, e fton të pijnë një kafe bashkë. Kurrë ma diellore nuk e ka buzëqehsjen se sa kur rri me të birin e vrasësist të të atit.
…. dhe një që …
Sa herë shkon në Kishë (dhe shkon rregullisht), i lutet Zotit ta lajë pa djalë Skenderin, sepse nuk pranoi t’ia firmoste dëshminë (e rremë) që toka buzë detit, deri njëzet metër thellë në ujë, kishte qenë e tij.
4. Kam njohë një që …
Tafil Leka e quenin, kaptoi Shqipninë nga Veriu në Jug më 1920 të shkonte në mbrojtje të Vlonës.
Nga 7 prilli 1939 e deri sa mbaroi lufta nuk shkeli kambë italiani e as gjermani në fshatin e tij: Atje ishte zot Ai. Lirinë nuk ua kërkonte të tjerëve, e kishte të tijen.
Mbas luftës dorëzoi armën dhe u hoq mënjanë.
Unë e bana detyren time, tha, tashti le t’i shtrohemi punës.
…. dhe një që …
Kishte lindë më 1934, u ba oficer mbas luftës, dhe gjoksin mbushë me dekorata në ditë festash e në ditë të zakonshme, shkonte e tregonte histori nëpër shkolla për gjermanët e panumurt që kishte vra.
Nuk asht se njerëzit nuk e dinin sa vjeç kishte qenë në kohë të luftës, po ai vazhdote marrshimin e tij mbi dekorata.
Tafil Leken nuk e njihte.
5. Kam njohë një që …




