Archive for 22/01/2012

Test vjetor Semestri i Parë Shkolla 9-vjeçare

testimet-simestrale-ne-biologji-vii-dhe-informatike-ix-2012.pdf

Rugova ,lider i parimeve të mëdha të lirisë

rugova300.jpg

Kanë kaluar gjashtë vite që nga vdekja e njeriut, birit të madhë të kombit shqiptar europian , presidentit historik dhe njeriut-lider dr.Ibrahim Rugova.Vdekja e këtij lideri vizionar para gjashtë vitesh shkaktoj një shok tek vendi dhe kombi në përgjithësi, atë ditë sikur një re e zbehtë ra mbi qiellin e kombit shqiptar ,sikur u ndal një epokë e madhë e historisë në një ditë ,thjeshtë atë ditë kombi shqiptar në përgjithësi e pa ditën e tij në boshllëk dhe sikur t’i ishte larguar pasqyra e tij drejt të ardhmes së vendit.

Megjithkëtë vdekja e një lider pa lënë gjurmë është e zakonshme ,sepse edhe ai është njeri si gjithë të tjerët ,ama vdekja e një njeriu-lider vizionar,strategjik dhe të urtë është një vdekje e një pjese të kohës brenda kombit është një humbje totale e pasqyrës udhëheqëse të vendit sepse një njeri-lider dhe shërbëtor i vërtetë i popullit të tij vazhdimisht ka qenë syri,veshët ,goja dhe turpi lëvizës i popullit drejtë të ardhmes dhe qëllimit historik të vendit. Pikërisht vlera e një lideri vizionar dhe shërbëtori besnik ndaj popullit të tij janë një nga arsyet e mëdha që populli pa të është njësoj si popull pa sy dhe rrugë drejt të ardhmes së mirë dhe të sigurtë të vendit.Sapo kishte nisur ora e triumfit politik dhe historik të njohjes së Kosovës shtet nga bota demokratike ai e la të nënshkuar atë ditë që në fillim por nuk arrit ta prek dhe ta shijoj në tërësi pavarësinë dhe njohjet që ai vazhdimisht i kërkonte për shkak se Kosova ishte një realitet historik ,Kosova kishte të drejtë të jetoj e lirë dhe e pavarur ;sepse kjo ishte e drejtë e natyrshme e një populli autokton dhe të lashtë europian.Ndërkaq ai si një lider vizionar dhe karizmatik ka punuar në kohërat e stuhishme por edhe vendimtare për vendin dhe rajonin në përgjithësi në të cilën ai e udhëhoqi popullin me përgjegjësi të madhe drejtë lirisë ,demokracisë dhe pavarësisë.Me pak fjalë dr.Ibrahim Rugova eshte dhe do te mbetet gjithnje nje njeri-lider i parimeve te medha te lirise dhe emancipimit ,perfaqesues i denje i pergjegjesise kombetare e shteterore te Kosoves ,ai tani i takon epokes se paharruar te mbrojtjes ,perpjekjes se vazhdueshme dhe te se drejtes historike te çeshtje se popullit te Kosoves per liri,demokraci dhe pavaresi,ne fjalet e medha te urtesise,ai u be nje shembull i nje lideri dhe presidenti vizionar dhe sherbetor i te vertetes se popullit te tij, ai eshte ende gjalle, Ai jeton!.

Gjon Keka

|