You are currently browsing the A.C.P.E. weblog archives for the day 25/01/2012.
| M | T | W | T | F | S | S |
|---|---|---|---|---|---|---|
| « Dec | Feb » | |||||
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 | 31 | |||||
- Blogroll (661)
- Poezi (2)
- SPORT (1)
- Tregime (4)
- Uncategorized (6)
- 21/02/2012: Parimet per Ndertimin e nje Shoqerie te Lire
- 21/02/2012: 5 poezi te shkurtit.
- 21/02/2012: Michael D.Higgins- Presidenti poet dashamires i Shqiperise
- 20/02/2012: Himara nr 1 – studim
- 18/02/2012: Doli numri i ri i gazetës “Albanian News”
- 18/02/2012: ABEDIN MADANI
- 18/02/2012: Fjala e Dr Muhamet Hamiti
- 17/02/2012: Rrëfehet Arjana Pupa, Nën/ kryetare Lidhjes Demokratike të Korcës:
- 17/02/2012: POETI
- 17/02/2012: Poezi rome
Blogroll
Archive for 25/01/2012
Ruzhi që më mësoi “biçikletën?!”
25/01/2012 by admin.
Tregim
Nga Përparim Hysi
Do nisesha për Shkodër nga Tirana dhe qeshë mëdyshas:me autobuz apo me tren?
Piva një kafe tek “Grandkafe”(kjo dihet që është kafja”ime?!”) dhe bleva një gazetë.Sytë drejt dhe tek horoskopi:vallë,ç’më premton sot? Kam lindur në 21 janar dhe kam shënjën e ujorit.Më thoshte,veç tjerash,sot,po udhëtove me tren,të pret një surprizë e madhe.Epo ,ndonjëherë,edhe ngopesh me lugën bosh dhe ç’do humbja,sado që e di që treni vazhdimisht ka qenë problem për vonesat.Po unë punën nuk e kisha me ngut.Përkundrazi,krejt ditën time.Kisha marrë me vete librin tim”Mbeta dashurive” dhe deri në Shkodër,me këngë e me lodër(kur thojnë/!) kisha se si e vrisja kohën.Nga ana tjetër,si një njeri që e kam rrahur atë rrugën e vjetër me kohë,kisha dhe pak nostalgji.Aq më tepër që po vija nga Amerika,pas 10 vjetësh.Mendoja se do çmallesha me peizazhin e asaj vere dhe mbi të gjitha,e kisha si obsesion timin që sytë t’i ngulja mbi atë qytezën e vogël të Milotit dhe pikërisht tek ai vëndi ku kishte dyqankën(po ta themi pakëz korçarçe këtë fjalë),kafexhesha me famë në gjithë Veriun e Shqipërisë,Maria Lul Pali.Nuk kish njeri që të ndalej në Milot dhe mos shijonte atë kafe nga ajo,Maria, që qe një Zonjë aq fisnike sa kish fituar admiruesit e saj deri tek qeveritarët e lartë të asaj kohe.As do humbte gjë bashkia apo komuna e Milotit po ta shpallte qytetare nderi atë Maria Lul Palin se ka qenë ndera dhe krenaria e Milotit.Në se nuk e ka bërë,kurrë nuk është vonë.
* * *
Me këto mendime hyra në tren dhe zura vënd në vagonin e parë,afër dritares që,kur t’ma donte nevoja,të ngrihesha dhe të kullotja sytë.Frikë se do më njihte njeri këtyre anëve nuk kisha fare.Për dy arsye:së pari,që gjatë këtyre 10-vjetëve në mërgim kam ndryshuar fare dhe mezi më njohën në Fier,po për këtej as që pyesja,aq më tepër që kam syze të zeza dhe,ndërsa njerëzit i shoh mu në bebe të syrit,ata,përkundrazi,s’kanë se si më dallojnë.Sa zura vënd,ndjeva që një çift pleqësh(më të moshuar se unë),hapën derën dhe gruaja përpara dhe burri pas,më kërkuan leje:-A mund të rrimë dhe na këtu?-Posi,- thashë,- dhe u ngrita që çifti të ulej përballë.
-Jo,mor zotëri,-foli gruaja me një zë koke,prej bassi (nuk e di pse m’u duk i njohur ai zë?!) ,ky im shoq e ka nda mëndjen me ba një grimë gjumë dhe asht bash si “kërthi”,e mbështet kryejtin bash në prehnin tim dhe jemi mirë kështu.
Dhe,vërtet,ky”kërthiu” e mbështeti “kryejtin” në pëqi të shoqes dhe,sikur ta kish gjumin me kurdisje,filloi me gërr-fërr. Ndërkaq,erdhi fatorinoja dhe,me sa duket e njihte çiftin prej kohësh,sa kontrolloi biletat,ndjeu që i tha:
-Ruzhdë po asht bosh dhe gabina tjetër apo vjen andej.
-Po jo,moj Fatije,-foli kjo që e quanin Ruzhdë,- tash po rri me RRustin si me ken në dyshek e këtu,po nuk u mërzit ky Zotnia,po i shkëmbej dy pare muhabet.Fatia iku dhe mbeta unë dhe Ruzhda për muhabet.Ajo shtiri sytë mbi librin që lexoja dhe tha:
-A mundem me e pa nji fije?
-Sigurisht,zonjë! Dhe ia zgjata.Ajo e mori librin të mbyllur dhe sa pa emrin mbi kopertinë,më pyeti:
-Ba me e ditë se ku e ke ble nji kët libër?
-Nuk e kam ble,- i thashë.Ma ka falur autori,se e kam mik.
-Me demek,e njihke?
-Po,moj zonjë fisnike.
Ajo e ktheu nga prapa.Pa fotografinë dhe atë biografi time të shkurtër ku thuhet se kam mbaruar pedagogjiken e Elbasanit dhe,pa e lëshuar librin nga dora,tha si me vete:-Po,mor,bash aj asht e nuk e luan topi!Unë,nga ana ime,e njoha mirë këtë Ruzhdien(Ruzhdin) që kishte zë burri,prej bassi të fortë,po duke bërë të paditurin,ndërhyra:
-Pse ju zonjë,e njihni?
-Jo e njoh,po bash si parja e kuqe .Po kanë kalue mb i katërdhjetë vjet.Mandej,sikur pyeti,por jo,mor zotni,jo katërdhjetë po plot 50vjet të mira. Pastaj,si solli sytë nga fotografia,tha:-Eh,qebesa, qenka rrit e a ba burrë! Dhe,pa më lënë kohë për ta pyetur më tej,tha:-Do të lutna për nji gja.Këtu jemi në Vorë e unë po zhytna në këtë libër të mikut tim të këtu e 50-vjetëve se sa të zbresim jam duke e mbarue.Dhe Ruzhda u zhyt në vjershat e mia:të gjitha poezi lirike.Kurse unë nga ky takim(epo kot nuk thotë horoskopi?!),mbetur si!elektron i lirë,zura t’u kthehem atyre viteve kur u njoha me këtë Ruzhdën që në shkollë njihej si Rruzhdia.
* * *
Rruzhdia erdhi nga një shtëpi fëmije dhe qe jetime.Qenë tri të tilla në shkollën tonë.Qe aq e”avashtë” në mësime,sa çdo klasë e bënte nga dy vjet.Po këto të shtëpisë së fëmijës,nuk i përjashtonin.Kështu që kur unë qeshë në vitin e katërt,ajo vazhdonte prapë të dytin.Qe më e madhja me trup(duket dhe 7-vjeçaren e përsëriste çdo klasë) dhe rrëmbente mbi gjithë shoqet.Qe e fuqishme si një djalë dhe,ajo që të çudiste,edhe zërin e kishte jo si femër,po si burrë e kaluar burrit.Kishte një zë bassi.Po ta shikoje nga konstrukti,të jepte pamjen e një druvari dhe aq.Aspak e bukur.Përkundrazi.Sado me keqardhje tek shkruaj (se për femrat kam respekt),po ta shpallte.Sikur kish kapërcyer ylberin po në inversin e keq: qe e shëmtuar.Sikur ta shihte këtë Ruzhdin apo Rruzhdien xha Myrtja i fshatit tim,do thoshte:
-Karabina si femër!(domethënë turqisht:ndërtesë e zezë!),se e zezë qe dhe në fytyrë.Aq e zezë dhe e ashpër sa them,me përafërsi,mendoni atë”Azinë” e Balzakut dhe keni dorë me një Ruzhdën.Plaka Qeriba për këto lloj femrash,thoshte:-Pa kokrrën e kripës.Ja,e tillë qe kjo Rruzhdi,por nga shpirti qe qelibar.Veç kësaj qe e fuqishme,sa në shkollë qe kampione në hedhjen e gjyles dhe granadës.Është pak për të qeshur,po në një orë fizkulture,kur binte shi dhe djem e vajza u futëm në palestër,profesorët tanë të fizkuturës,Bert Xhajanka dhe ajo e gocave,e mrekullueshmja Shefikat Kovaçi (bashkëshortja e futbollistit të dëgjuar elbasanas,Fadil Kovaçi),bën një garë force në tërheqje litari:në njërën anë Rruzhdi dhe në anën tjetër,më i forti i djemëve dhe ky kampion në hedhje granade.Rruzhdi i nguli mirë”patinat” dhe,kur të shohësh,Dylberi(kështu quhej ai djali),ra me hundë.Sa borhoritën gocat për RRuzhdin.Dhe ç’atmosferë hareje u ndez në palestër.Po vallë,vetëm kaq kam për këtë Rrruzhdin që po çeplendiset me poezitë e mia?Jo,po për kaq,as që i hyja kësaj pune.
* * *
Aty nga vjeshta e vonë e vitit të tretë unë rashë në dashuri.Rashë dhe,pothuaj,e humba fare pusullën.Rashë me një fierake(epo kot nuk isha nga Fieri unë?) që qe në vit të dytë me këtë,Rruzhdin.Kur bie në dashuri,duket sikur të janë mbytur gjemitë dhe,sado hiqesh që ta mbash sekret,kjo duket e bën mu.Unë u bëra”hije” e asj fierakes.Po kjo si shoqe kishte këtë”Rruzhdin” që i rrinte siç rrinë truprojat e sotme.Fierakja qe yll:me flokë skrrop të zeza,me sy të errët e të mëdhenj dhe me një fytyrë si kadife të butë.Unë e kundroja së largu,por me gojë,sa ndodhesha dhe dy minuta vetëm me të,më lidhej goja dhe fol o mur,fol o gur! Rruzhdi që kish rënë nga ato degë,kishte sy fajkoi dhe ruante “prenë” e vetë dhe nuk linte njeri t’i afrohej.Po unë me RRuzhdin e kisha punë grurë dhe,kur po matesha që t’i rrëfehesha asaj,ajo më tha:-Ballkyzi(kështu e quanin atë që doja unë) ,nuk ka qenë mirë sot.Nuk e hëngri gjellën në konvikt.A nuk shkon të blesh nja dy bogaçe të ngrohta?
Unë po plumb e tek furra”Shëndeti” dhe bleva jo dy,po tri bogaçe.Dy-e dija do t’i kullufiste Rruzhdi,dhe një ajo.Ama,do t’i thoshte që i bleva unë.Domethënë,po afrohesha tek “porta e lumturisë”.
Tani,duke patur dhe”aleate” RRuzhdin,them që do ta arrija qëllimin.Tani po merrja dhe”masa” të tjera:flokëve që i kisha(alla o Zot na ruaj:si gjembairiqi!) zura t’u vija brillantinë dhe them që ai çertexhiu aty afër shkollës,ia ndjeu mirë xhiros sime me brilantinë.
Pa vishja dhe kostumin(babai i shkretë,më porosiste:vetëm kur të dalësh në qytet!) që të dukesha para Balkyzit si krejt tjetër,me demek! Rruzhdi,siç duket e kishte hedhur fjalën larg e larg,se,sa jepnin ballë para meje,e shihja Ballkyzin që shkrihej së qeshuri.Rruzhdi sa e shihte që qeshte,tak e zinte në sytë e mi dhe:pllaq-plluq e puthte! -Bobo!-bëja me vete.E “hëngri” të tërën.
Një ditë RRuzhdi e solli(pa tjetër që enkas) në klasën time,gjoja se RRuzhdi që kish qenë me ne do takonte një shoqe,dhe,sa hyn në derë (qemë pushim) ajo më shkeli synë dhe e çoi Ballkyzin drejt e tek tabela e nderit.Unë po bërë shend e verë se qe emri im atje,sado që qeshë rreshtuar pas Mit’hatit.Sa i këndellur që qeshë që e pa Ballkyzi,aq inat kisha me Mit’hatin që qe mbi mua.Ah,sikur të isha i pari!Patjetër,që Ballkyzi do më donte më shumë.
Qeshë bërë si”hije” pas saj dhe Rruzhdi më premtoi se do më ndihmonte.Në një mbrëmje dëfrimi e rregullova që të kërceja me të.Po tek u ngrita dhe i vura dorën mbi sup,duket që digjesha si zjarr se më dukej se të gjithë ma lexonin në ballë.Po dhe ajo,Ballkyzja,kontraktohej se është si puna e atij fshatit që duket dhe nuk do kallauz.
* * *
Dimri në Elbasan është i egër.Era që fryn nga Krasta të rrjepë veshët dhe gocat ia kishin gjetur:flinin nga dy veta në krevat.Rruzhdi flinte me Ballkyzin.Më tha një ditë kjo,Rruzhdi,:-E di çfarë “ere” që ka?Si erë zymbyli! E kishte fjalën për Ballkyzin! Unë po tani mora përçartë fare! Si zymbyl,po “erën” po ia thithë RRuzhdi. Plasa nga e keqja.Kur (pas të vrëjturit a nuk kthiellet?!) nuk e pandehja,drejt e në klasë ku qeshë vetëm,dha ballë Rruzhdi dhe pas saj,Ballkyzi(zymbylja,pra!!!).
-Ballkyzi ka një problem në algjebër dhe do që ta nidhmosh.Unë u bëra me krahë.Po ku kishte problem algjebre që nuk e zgjidhja unë.Në gjithë mathematikën që nga 7-vjeçarja e deri sa mbarova,në algjebër kurrë nuk mora një katër,por gjithmonë pesa.Ia zgjidha problemën (po pse nuk ikën,moj RRuzhdë?) dhe tek dëgjova atë:-Të faleminderit prej saj,zura dhe e lakoja:të dua! Eh,moj Ballkyzë,sa e bukur që je! Këtë e thashë vetëm me vete,se aty qe”karakolli”,Rruzhda. Ikën dhe unë tek i përcolla me sy,m’u duk sikur një puhizë ere doli dhe la veç atë”jehonën” si punë gjurme me të cilën doja të çepledisesha.
* * *
Kishte ardhur pranvera dhe një mbrëmje pashë RRuzhdin me atë Ballkyzin.-Më prit në lulishte,- më tha me zë bassi,Rruzhdi.Frymën në lulishte se tash do zija Edenin.Një fytyrë më vinte,një më shkonte.Dhe atje tek një stol i vetmuar,i ndjeva hapat që prisja.O Zot!Sa i madh që je!Më së fundi,ja tek vjen dhe unë do t’i dhurojë puthjen e parë.Hapat u bënë edhe më të afërta (kish filluar të errej) dhe mua zëmra po më hidhej si një zokth që çukit vezën se do të dalë.Ndërkaq,erdhi.U ngrita në këmbë dhe zgjata duarët…Kur ç’të shoh?Qe Rruzhdi! Më tha:-Nuk erdhi se ka edhe turp,po dhe frikë.Po dale se kam porosinë e saj:-E putha atë dhe po të puth ty.Dhe,papritur,më mbërtheu me ganxhat e saj dhe më puthi siç të puth dikush që të do.Kur më lëshoi, thashë se shpëtova.Tani,- më tha,- edhe unë ika,se femër jam dhe unë.Ama atë”zymbylen” tënde do ta thithë të tërën:sikur të jesh vet.Dhe iku.
* * *
Qemë në hekurdhën Elbasan-Krastë.Unë,si me “krahmarrje që i rrija punës”,e kisha rreguluar që të isha si”përgjegjës” për menxën.Një menxë kishim si për pedagogjikasit,ashtu dhe për gjimanzin.Kuzhinierit ia kisha vënë qylafin:i blija nga një paketë”Partizani” dhe ky më bënte favore.Pedagogjikasit gjithmonë hanin të parët.Po unë ndërsa bridhja sa të vinte dreka,me mëndje qeshë nga Ballkyzi.Qemë në mbarim të shkollës dhe,ndërsa ajo do mbeste atje,unë po do shkoja mësues diku,në fshatrat e Fierit.Fjalën e Ballkyzit se më donte si e doja,e kisha marrë,po,ndonjë gjë konkrete(makar ndonjë puthje të nxehtë),ende,nuk kisha dhënë apo marrë.Po pse e kisha RRuzhdin unë?Se qe qershor e më nuk mbante ujë pilafi.Në Fier,Ballkyzi,qe nga një familje bosnjakësh që bëj vënd e futu,kështu që mezi prisja.
-Dëgjo,- më tha Rruzhdi.Gjej një batanije dhe na prit atje,pas ullinjëve.Batanija,duhet,se bari,- më tha,- lë gjurmë.
Për batanije qe e lehtë,se pse kisha kuzhinierin unë.E mora atë dhe,fshehurazi,sikur kisha bërë një faj (po a nuk po tentoja për faj?!),shkova pas ullinjëve,ku kish ca gëmusha nga nuk dukeshe edhe,po të vinte dikush aty afër. Dhe po prijsa.Tani qeshë më keq se tek lulishtja pranë shkollës.Se tani kisha marrë fjalën e Ballkyzit dhe do kënaqesha…
Së pari,u duk Rruzhda.Pa tjetër,kjo është dhe”korrierja”,- mendoja.Por,sidoqoftë,e shtriva gjer e gjatë batanijen se,filimisht,do ishim tre.Pastaj,Rruzhda do largohej në afërsi dhe unë do filloaj nga”filmi”.Të paktën,të paktën,do kënaqem me të puthura.Rruzhda mbrriti,u ul aty dhe më tha:-Nuk erdhi.Mbeti si fëmijë.Po kur i thua dhe”zymbyle?!”.Çyryke,i thuaj,çyryke,-tha RRuzhdi.Po ti mos u mërzit,- tha ajo,duke m’u afruar.Se ke Rruzhdin këtu.Dhe tak,si atë radhën e parë ,ma vuri kokën në kular.Dhe më puthi gjatë,me afsh dhe unë “belbacaku” e humba pusullën.Por “rekordmenja e gjyles dhe granadës” e kish kaluar me kohë atë”test” që unë do ta bëja me Ballkyzin.Tani unë e kisha lëshuar veten dhe Rruzhdi po”operonte” me kujdes.Duket unë si impulsiv që jam,u stepa paksa,po të lëshonte ajo.Qe ajo”liderja” në gjithë atë operacion të”fshehtë” dhe,ndërsa “operacioni” mbaroi,qe e para që mori dhe fjalën.
-Dëgjo!”Ena” e femrës është njëlloj.Veç tahmaja e meshkujve është e kotë.Gjtihkund është njësoj.Me Ballkyzin nuk do kishe bërë kështu.Se Rruzhdi ka parë me kohë nga këto lloj”monstrash”,por ti,- më tha,- je si trëndafil dhe unë sa të mora pak erë.Dhe ia dha të qeshurit.As mos ki merak:-Ballkyzit,nuk i kallxoj jo.
Ja,kjo është në vija të “trasha” historia ime me RRuzhdin që po lexon librin tim.Diku,kur kam lexuar për jetën e Heminguejit,kam hasur shumë gjëra interesante.Midis tjerash,ky,nobelist i madh,ka patur shumë histori dashurie.Po të bën përshtypje,se fillimisht dhe atij,Heminguejit, i paska shërbyer një femër si”lidere” kur ka bërë seks për herë të parë.Dhe paska thënë Heminguej:-Puna e seksit me një femër qenka si puna e të mësuarit të biçikletës.E mëson dhe pastaj e “shalon” pa merak.Këto fjalë të Heminguejit me erdhnë këtë çast dhe them:-Kjo është Rrruzhda që më mësoi”biçikletën”…Dhe kam 50-vjet që e grah këtë”lloj” biçiklete. Se,sa më tepër ta “ngrahësh”,- thoshte Heminguej,- aq më shumë e perfeksionon.
* * *
Ndërkaq,Rruzhda siç duket e mbaroi,se e shihja që nuk i ndahej një buzëqeshje.Si e mbylli librin,më tha:
-A ban me ta ba një kërkesë?(prapë me atë zë prej bassi)
-Po fol,moj fisnike,- i them.
-A ma shet një këtë libër?
-Merre,- i thashë,-ta kam falur!
-O more zotni që po ma ban gjithë këtë nder.
-Jo,zonjë,- i them.Nuk asht asgja.
-Më ke çue në kohë tjetër dhe ky,shoku jem,atherë nuk shkruejte poezi.
-Ka shkruar 8 libra me poezi dhe një me tregime,- i thashë
-Po,mor,e pashë këtu tek libri.Po ti ndashtë e të dhantë zoti shëndet.
Tek u ndamë,gati e lëshova veten dhe t’i thoja:-Rruzhdë,po jam bash unë atje pas ulllinjëve duke pritur për Ballkyzin.U mata,po thashë se vallë ia vlente që t’i trazoja ato ujëra të një kohe aq të largët.Dhe,sado që qe bërë si një oshaf i thatë,ke parë që zëmra ma bëri “trak” si një xham që kriset.Ky udhëtim me tren do të mbetë në kujtesën time si një kujtim i trëndafiltë nga i cili nuk dua të ndahem,ndaj dhe po e hedh në letër për ta patur si një reliktë.Them se dhe kaq,ia vlen…
E sa për Ballkyzin.Jo.Nuk e mora dot.Ajo se ku është se,të them të drejtën,nuk kam dëgjuar gjë.Ndoshta,një herë tjetër,do tregoj për të.
24 janar 2012
Posted in Blogroll | No Comments »
Përkushtim tronditës për 11 Shtatorin
25/01/2012 by admin.
Bashkëbisedim me shkrimtarin Skifter Këllici, rreth romanit të tij “Shtatori i gjëmës së madhe”, me temë shqiptaro-amerikane
Nga Pierre- Pandeli Simsia, Nju Jork,
Në përvjetorin e 10-të të tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, në të cilën humbën jetën rreth 3000 njerez, ndër të cilët edhe bashkatdhetarët tanë,Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedevukaj, shkrimtari Skifter Këllici u paraqitet lexuesve me romanin e tij të ri, ”Shtatori i gjëmës së madhe”, kushtuar kësaj tragjedie, i cili ka tërhequr vemendjen e lexuesve dhe kritikëve për origjinalitetin e temës dhe nivelin e tij artistik. Këto vecori janë vënë në dukje në promovimet që janë bërë kohët e fundit në mjediset e MTKRS në Tiranë, në Kishë e Zojës së Shkodrës në Nju Jork dhe në Bibliotekën publike të Uorcesterit, qytet pranë Bostonit, recensionet e botura në shtypin shqiptar, të ribotuara edhe në internet, në të cilat shkrimtarë, studiues të njohur dhe lexues shqiptarë kanë në dukje vlerat e këtij romani, duke e cilësuar si një nga veprat letrare më të mira të këtyre 20 vjetëve të fundit në letërsinë shqipe.
Në këtë bashkëbisedim me shkrimtarin Skifter Këllici do të ndalemi në disa nga vecoritë e këtij romani:
- Skifter, që nga viti 2001 , i ndodhur në Amerikë, ti ke shkruar disa romane që kam pasur rast t’i lexoj, ndër të cilët “Festivali i 11-të,”,”Tirani ngrihet nga varri”, “Të korruptuarit”, vec shkrimeve të gjata dosierë për cështje të letërsisë, historisë gjuhës dhe sportit, në shumë të përditshme në Shqipëri dhe diasporë. Dhe ja, vetëm 10 vjet pas tragjedisë së 11 shtatorit në Kullat Binjake të Nju Jorkut ti boton një roman që i kushtohet kësaj ngjarjeje…
- Pak a shumë një pyetje e tillë, zoti Simsia, më është bërë me të drejtë edhe në intervista të tjera. E vërteta është se ideja për të shkruar një roman kushtuar tragjedisë së 11 shtatorit më lindi që të nesërmen e asaj dite të trishtë, kur ndodhesha në Terminalin B të Aeroportit Ndërkomëtar Logan të Bostonit, nga ku u nisën terroristët arabë që rrëmbyen dy avionë, me të cilët goditën kullat binjake të Nju Jorkut, aq më tepër që menjëhërë pas këtij atentati me përmasa të llahtarshme Bin Ladeni deklaroi botërisht se ishte Al Kaeda,organizata terroriste drejtuar prej tij, që kishte planifikuar dhe sendërtuar këtë atentat, si dhe atentatet e tjera po atë ditë në Pentagon dhe Pensilvani. Por kjo ide mbeti e mjegulluar, megjithëse ato ditë dhe më pas kam lexuar rregullisht gazetat amerikane që vinin në aeroportin e mësipërm, ku punoja së bashku me gruan time, Natasha. Dhe, ndonëse u njoha me shumë hollësi të këtij atentati si dhe me jetën e bandës së terroristëve, të kryesuar nga Mumahet Ata, arkitekt 25 -vjecar egjiptian, diplomuar në Kairo dhe specilaizuar edhe në Gjermani, prapë se prapë nuk arrita të gjeja një pikë lidhjeje që të ndërthurja kompozicionin e romanit.
- Dhe mbase këtë pikë lidhjeje e gjete tek tre shqiptatët që humbën jetën në rrënojat e kullave binjake?
- Pikërisht. Por u desh të vinte viti 2004, kur lexova librin e mrekullueshëm “Shqiptarët e Amerikës”, të publicistit të njohur Vehbi Bajrami, sot editor i gazetës shqiptaro-amerikane që botohet në Nju Jork, i cili u kishte kushtuar në këtë libër portrete të goditura tre bashkatdhetarëve tanë, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj që atë ditë humbën jetën në rrënojat e këtyre kullave. Pikërisht ata, punëtorë në njërën nga kullat binjake, u bënë nga përsonazhet kryesore të këtij romani.
-Mos ndoshta, Skifter, së bashkë me ta edhe një personazh tjetër, me emrin Sokol Kama, i cili,para se të emigronte në Amerikë, kishte qenë gazetar në RTVSH dhe një farë mënyre të kujton autorin e romanit?…
- Eshtë pak a shumë kështu, Simsia. Prapa Sokol Kamës, në një mënyrë a në një tjetër, fshihet autori i romanit, pra unë. Puna në aeroporti e Bostonit më dha mundesi të njihesha me shumë fakte e ngjarje që jam munduar t’i pasqyroj në kapitujt e tij.
- Në roman të rrëmbejnë sidomos episodet në njërin nga avionët, ku ndodhen pesë terroristë, ndër të cilët Muhamet Ata, që ti përmende më sipër. Ato janë nga faqet më tërheqëse të romanit , që të mbajnë të mbërthyer me ankth dhe tension dramatik, me monologë e retrospektiva të terroristëve, ku zbërthehet gjendja e tyre shpirtërore, si fondamentalistë fanatikë islamikë që sakrifikojnë jetën për “xhihadin”, pra për luftën e shenjtë, por edhe dilemën e ndonjerit prej, tyre, sidomos Abdylit,f shatar naiv, se me të vërtetë pas vdekje së tij dhe shokëve të tjerë tij terroristë në këtë atentat, sipas premtimeve që u jepte Bin Ladeni, shpirtrat e tyre do të shkonin në parajsë. A ka bazë reale mënyra se si ti ke përshkruar dinamikën e rrëmbimit të avionëve prej tyre?
- Pyetja, pas këtyre vlerësimeve për të cilat të falenderoj, është e drejtë, sepse, c’është e vërteta, asnjë nga terroristët , por edhe udhëtarët që atë mëngjes të 11 shtatorit ndodheshin në avionët të cilët fluturonin sipas itinerarive të tyre të zakonshme, nuk janë gjallë, që të dëshmonin si ndodhi kjo tragjedi. Por kuptohet se terroristët nuk depërtuan nga pika e kontrollit të terminalit B, (check point), me revolverë, bomba dore, apo me thika të gjata. Kurrsesi!… Por,cuditërisht, në rregulloren e hartuar nga Administrata e Federale e Aviacionit,(FAA) dhe miratuar nga Byroja Federale e Investigimit (FBI), pasagjërët lejoheshin të kalonin nga këto pika me brisqe më të vogla se përmasat e fotove që janë të detyruar të mbajnë në gjoks punonjësit e aeroporteve, si dhe me shishe pijesh dhe tubeta metalike deodorantësh. Po a nuk kthehet në armë një brisk sado i vogël që mund të të shpojë grykën,të të qërrojë sytë ,një shishe me pije, a nuk shndërrohet në armë vdekjeprurëse, po të të bjerë fuqishëm në kokë, po ashtu edhe po ti thyesh grykën, a nuk bëhët armë vdektare? Po kështu tubetat e deordorantëve a nuk mund të mbushen me lëndë që të djegin sytë? Ja pra me cilat armë dy ose tre terroristë mbërthyen stjuartesat duke kërcënuar pastaj udhëtarët se në rast se do të kundërshtnin, do t’i thernin, ndërkohë që të tjerët u sulën me dredhi në kabinat e pilotimit, vranë pilotët, mashtruan udhëtërët e llahatarisur se po i kthenin avionët në Boston,ndërkohë që i drejtuan ata drejt dy kullave, duke i kthyer në predha të llahtarshme ekplozive.
- Pra, terroristët, Skifter, kanë vepruar pikërisht ashtu sic i përshkruan ti në kapitujt romanit.
- Pikërisht ashtu, sepse nuk ka pasur asnjë mundësi tjetër që ata të rrëmbenin avionët.
- Në roman, vec linjës së rrëmbimit të avionëve zënë vend dhe linja të tjera, si dashuria e gazetarit të CNN-së, Stiv Ferguson, me stjuartesën Xhaklinë Kramer,t ë cilët do të bënin dasmë më 16 shtator 2001 dhe ku do të ishin të ftur edhe miqtë shqiptarë, dasëm që nuk u bë,s epse Zhaklina mbeti e vdekur pas përplasjes së avionëve në kullat binjake, dëshira e flaktë e kosovarit Besim Vokshi, grudasit Rrok Cemi dhe arbëreshit Marko Muzaka, që një ditë të kheheshin në viset ku ishin lindur e rritur, që mbeti ëndërr,s epse edhe ata mbetën të vrarë në gërmadhat e kullave,k undërtitë e Sokol Kamës me manaxherin Gerri Minke, lidhur me trajtimin e punonjësve të Sigurimit të aeroportit,për shkak të pagesave të ulta të kompanive private që i administronin… Nga sa duket këtu e vërteta jetësore gërshëtohet më trillimin letrar.
- Sigurisht. Romani u kushtohet tre bashkatdhetarëve të mëësipërm ,por, për të bërë një përgjithësim ideo-artistik, dy prej tyre i kam zëvendësuar me një kosovar dhe arbëresh, duke zgjeruar në këtë mënyrë gjeografinë e mërgimit të shqiptarëve ,sepse në kullat binjakë , c’është e verteta, punonin shqiptarë nga vise të ndryshme të Shqiqërisë etnike dhe arbëreshë. Dasma e Stivit dhe Zhaklinës është elememt i sajuar, por sidoqoftë personazhi i Stivit bazohet në një të vërtetë: për punën e guximshme të shqiptarit Rrok Camaj që pastronte qelqet e dritareve në katet më të larta të kullavë binjake, edhe mbi re, ku e rrihnin rrezet e diellit, ndërsa poshtë tyre në rrugët e Nju Jorkut binte shi i rrëmbyeshëm, kanë shkruar gazeta amerikane, ndër të cilat edhe “Nju Jork Tajmsi”. Sa për kundërtitë e Sokolit me manexherin amerikan, Minke, ato bazohen në ngjarje të jetuara. Edhe sot kompanitë private të Sigurimit të Aeroportit Logan në Boston i paguajnë punëtorët e tyre pak, megjithë sugjerimin e e drejtorisë së përgjithshme të këtij aeroporti,që pagat e tyre të rriten.
- Vec terroristëve arabë, të cilët, megjithëse ngjarjet e romanit zhvillohen kryesisht në një ditë, dhe me një intensitet rreqethës, sa nuk të bëhet ta lëshosh roman nga dora, deri sa të arrish në faqen e fundit, janë tipizuar mirë artistikisht, si qënie njërëzore të prekshme, të kristalizuara, vecanërisht Muhamet Ata, ti ke arritur të tipizosh si përsonazh edhe Bin Ladenin, që shfaqet nëpërmjet kujtimeve të Muhamet Atës dhe Abdulit dhe në një episod nga fundi i romanit, kur ai diku në rrafshnaltat e Afganistanit,njofton talebanët dhe fondamentalistët që stërviten në kampet e Al Kaedës për rrëzimin e kullave binjake dhe vdekjen e e mijëra njerëzve,ngadhnjim i rremë, të cilit ti i kundërvë shfaqjen e përfytyrimit Muhametit si në zhgjendërr që e dënon atë për këtë akt mizor, i cili shkon ndesh me mësimet e Islamit dhe Kuranit.
- Më vjen mirë, zoti Simsia, për këto përcaktime, sepse ky ka qenë edhe qëllimi im duke trajtuar këtë personazh satanik.
- Aq me tepër, Skifter, që disa javë pasi lexoja romanin tënd, si të ndillje vdekjen e tij, ndodhi që forcat amerikane, me një aksion të befasishëm e zhdukën atë fizikisht në një vilë diku pranë Islamabadit,k ryeqytetit të Pakistanit. Pra, pikërisht në 10-vjetorin e tragjedisë dhe botimit të romanit “Shtatori i gjëmës së madhe”.
- Dhe taman atë ditë që Bin Ladeni u vra, disa shokë shqiptarë, madje nga vende të tjera ku jetojnë, Itali, Gjermani e Kanada, më telefonuan në shtëpinë time në North Kuinci, pranë Bostonit, ku jetoj, dhe u shprehën pak a shumë në këtë mënyrë më të cilën u shprehe ti.
- Romani “Shtatori i gjëmës së madhe”, nuk përbën thjesht ngritjen në art të kësaj tragjedie mbarëbotërore, pra përshkrimin e dinamikës me të cilën vepruan terroristët e udhezuar nga Bin Ladeni, për të goditur dhe asgjësuar kullat binjake e bashkë të to edhe njerëzit që punonin atje. Ky roman është edhe një histori e ballafaqimit të dy botëve- krishtërimit dhe islamizmit në shekuj, që zë fill me kryqzatat, të cilat, me synimin për të cliruar viset ku kishte lindur, predikuar dhe vdekur Jezu Krishti, përfunduan jo rrallë në plackitje, përdhunime, vrasje dhe pushtime të viseve muhamedane, duke shkaktuar urretjen e popullsive arabe kundër evropianëve të krishterë.
- Pikërisht kështu. Nëse do të përqendrohesha vetëm në operacionin e kryer nga terroristët me rrëmbimin e avionëve dhe shndërrimin e tyre në predha, për të goditur dhe rrëzuar kullat binjake, do të kisha shkruar një novelë me 40-50 faqe. Por fakti është se Bin Ladeni, duke u përpjekur të mashtrojë besimtarët islamë me bëmat e kryera nga kryqtarët në shekujt e largët të Mesjetes,gjeti mbështetje pikërisht te elementë fondamentalistë, jo vetëm në vendet arabe, por edhe në vendet perendimore, që në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe deri sot të shpallë “xhihadin”, pra luftën e shenjtë kundër krishtërimit,me fjalë tjera, kundër botës perendimore dhe kryesisht Satanait të madh, Amerikës. Pra, hakmarrjen ndaj tyre për të këqiat që i ka sjellë dhe po i sjell sipas tyre krishtërimi islamizmit. Por dihet se ky është justifikim i pathemeltë, sepse po të ishtë kështu Bin Ladeni dhe pasuesit e tij fondamentalistë do të gjenin mbështetje në të tërë myslimatët në botë, në një kohë që ka ndodhur e kundërta.Këtë e dëshmon më së miri vrasja e tij, që nuk solli zemërim, indinjatë në vendet myslimane, sepse besimtarët e vërtetë islamikë nuk mund të pajtoheëshin kurrë me metodat terroriste, që përdori ai për të luftuar gjoja të keqen më të madhe në botë –krishtërimin. Ata nuk u pajtuan as me pasojat e 11 shtatorit, që sollën shkatërrimin e kullave binjakë dhe vdekjen e rreth 3000 njerzve të pafajshëm,përkundrazi i dënuan ato.
Duke u ndalur të këto fakte historike kornizat romanit vetevetiu janë zgjeruar duke marrë deri-diku edhe karakter enciklopedik. Dhe kjo ia shton vlerat romanit. Si pasojë, nuk është e rastit që kritikë, studiues ,shkrimtarë në promovimet, ose në shkrimet e botuara në shtyp,sic e përmenda më sipër, kanë në dukje vlerat e këtij romani. Studiuesja dhe poetja pr. Klara Kodra ,e ka cilësuar roman me temë krejt të re, që pasuron letërsinë tonë, aq me tepër ndërtuar mbi një kompozicioni modern që i ka dhënë mundësi autorit t’i paraqesë ngjarjet me zhdërvjelltësi dhe intensitet të të fuqishëm dramatik. Pr .dr Agron Fico vë në dukje se personazhet shqiptare, Besim Vokshi, Rrok Cami, arbëreshi Mark Muzaka, kanë vecoritë e tyre që i dallojnë, por edhe që i bashkon dashuria për atdheun,ku presin të kthehen një ditë sa më parë. Pr.dr Eshref Ymeri vecon faktin se një ngjarje e tillë kryesisht brenda një ditë kërkonte, vec të tjerash, një gjuhë të figurshme,dinamike së cilës autori Këllici ia ka arritur me sukes. Publicisti Fuat Memeli, duke u ndalur te gjuha e romanit nënvizon prirjen e autorit për ta pasuruar atë me fjalë te reja dhe të rralla.”Politologu kosovar, Prof.dr. Mehdi Hyseni, në një recension të botuar në gazetën “Metropol” dhe të ribotuar edhe në rrjete të tjera shqiptare në internet, të cilin e ka ribotuar edhe në gazetën amerikane “Neë Blaze”, nga ana tjetër thekson se se ky roman është një himn që i ngrihet miqësisë shqiptaro-amerikane, që trajtohet për herë të parë në letrësinë shqipe.
- Sidoqoftë, Skifter, besoj se ka vend edhe për veretje apo sugjerim, po e them, më mirë: Për mendimin tim si lexues, pjesa e parë e romanit nuk e ka ritmin e dy pjesëve të tjera, ngjarjet e të cilave zhvillohen kryesisht në avionët e rrëmbyer nga terroristët. Të duket se po lexon një tregim të gjatë edhe pse libri ka formën e romanit.
- Plotësisht e vërtetë dhe të falenderoj për këtë sugjerim tuajin, që unë nuk e quaj vërejtje, por edhe vërejtje të jëtë si po e quan ti, krijuesit duhet ti mirëpresin edhe vërejtjet dhe sugjerimet e lexuesve. Ndonëse pjesa e parë është ekspozimi i ngjarjes, pra dhe personazheve. Por në ndonjë ribotim, për ta intriguar me sa është e mundur këtë pjesë, do të fus edhe dy përsonazhe terroristësh të cilët, të ndodhur në aeroport, shohin nga larg procedimin e futjes së udhëtarëve në pikën e kontrollit (check point), ku ata, vec të tjerash, lejoheshin të merrnin me vete me edhe brisqe, sic thashë më sipër më të vogla se fotot e identitetit, si dhe shishe e tubeta deodorantësh, dhe binden se do të kalojnë kështu lehtësisht me mjete të tilla ditën e atentatit të tyre të përbindshëm.
-Botimi këtë vit i romanit “Shtatori i gjëmës së madhe”, pasohet me ribotimin pas 31 vjetësh me ripunime të romanit “Atentat në Paris”, kushtuar atentatit të atdhetarit të shquar, Avni Rustemi ,i cili më 13 qershor të vitit 1920 vrau në kryeqytetin francez,t radhtarin Esat pashë Toptani ,vepër që zë vend të merituar në prozën tonë të gjatë me temë historike.
- Me këtë ribotim besoj se do ta meritojë edhe më shumë këtë pohim, sepse kam bindjen se vlerat e tij artistike janë rritur në mënyrë të ndieshme, qoftë në thellimin e linjave, skalitjen e mëtejshme të personazheve, sidomos në planin psikologjik, në zhveshjen nga disa politizimeve të imponuara nga censura e kohës, si dhe ngritjen e mëtejshme të nivelit artistik dhe gjuhësor .
-Duke u nisur nga niveli artistik i romanit “Shtatori i gjëmës së madhe”, gjykoj se edhe ribotimi i “Atentatit…”me ripunimet e mësipërme do të shënojë një sukses tjetër tëndin në lëvrimin e romanit me temë historike.
-Të falemnderit shumë ,zoti Simsia , për këtë bashkëbisedim.
Posted in Blogroll | No Comments »
ABSURDI I GODITJES DY HERË, I POEMËS «DIELLI DHE RRËKERAT»: NË DIKTATURË DHE DEMOKRACI.
25/01/2012 by admin.
FASLLI HALITI
F.HALITI, VIZ. HELIDON HALITI
Atë ditë, që m’u dha goditja e parë, në Diktaturë, më 1973, për poemën
“Dielli dhe rrëkerat” në gazetën “Shkëndija” ishte një ditë me shi dhe erë të keqe,
të sertë, ndërsa, kur m’u dha goditja e dytë, më 1991, në agim të Demokracisë,
për të njejtën poemë edhe pse, dita ishte me diell, ajo nuk pengoi që unë të goditesha
për së dyti, si në diktaturë, por këtë herë, në pamundësi për të më çuar në orizore apo
baltrave të Myzeqesë.
Plot 40 vjet më parë, mё 16 dhjetor 1972, u botua në gazetën «Zëri i Rinisë
Poema ime «Dielli dhe rrëkerat», për të cilën unë u dënova nga diktatura me 10 vjet punë të detyruar: 4 vjet në kooperativё bujqësore dhe 6 vjet në Komunale duke m’u hequr njëkohësisht edhe e drejta e botimit, për 10 vite.
Po jap pёr botim “kritikёn e gjimnazistёv” tё Lushnjёs, botuar mё 25 janar 1973, nё gazetën «Shkёndija», organ i KP tё rrethit; një shkrim të U. Malit, botuar në vitin 1974, në revistën tremujore «Koha e jonë» e cila botohej në Paris, si edhe disa vlerësime, pёr poemën «Dielli dhe rrёkerat», si dhe pёr poema që unë kam botuara vitet e fundit, pёr tё treguar vazhdimёsinё e inkonformizmit tё krijimtarisё sime, gjë që tregon se unë s’kam “ zёnё ende mend”.
ABSURDI I GODITJES DY HERË, I POEMËS SIME «DIELLI DHE RRËKERAT», NË DIKTATURË DHE DEMOKRACI.
Poema ime «Dielli dhe rrëkerat» është goditur dy herë nga krijuesit që ishin të besuarit, të përkrahurit e Partisë. Herën e parë u godita në prill të vitit 1973, në kohën e diktaturës, në një mbledhje autodafe, ku unë qëndrova 12 orë në këmbë, si i pandehur, para Sekretarit të parë të Komitetit të PPSH të Lushnjës dhe pseudokrijuesve sigurimsa, beniaminë, të Patisë së Punës, ku u mor edhe vendimi dinak që unë të shkoja në orizoret e kooperativës bujqësore, për 4 vjet: 1973-1977 dhe herën e dytë, po për poemën «Dielli dhe rrëkerat» u godita më 30 qershor të vitit 1991, kur Demokracia, ende s’e kishte mbushur vitin, ende s’ishte bërë një vjeçe.
Herën e parë u kritikova dhe u demaskova nga gardistët e kuq adoleshentëë gjimnazistë, të nxitur e mbështetur nga Komiteti i Partisë dhe sigurimi i vjetër që më kishte në shënjestër, kurse herën e dytë u kritikova dhe u demaskova nga krijuesit «blu» adultë të radhitur në rreshtat e Degës së Partisë Republikane të Lushnjës, me anë të shkrimit «Sqarim, rreth një shkrimi në gazetën «Shkëndija» të Lushnjës», botuar në gazetën Republika, shkrim që e cilësonte poemën time « Dielli dhe rrëkerat», himnin më të madh që i ishte kushtuar diktatorit Enver Hoxha nga letërsia myzeqare...” O tepora! ô mores( Paskësh pasur dhe letërsi myzeqare, si alternativë e asaj shqiptare). Edhe këta krijues, këta gardistë blu të grushtbashkuar në kryesinë e Partisë Republikane.
Për të njëjtën poemë, herën e parë, në Diktaturë, u godita që të mos ngrija kokë, kurse herën e dytë në Demokraci: u godita, që të më ulej koka që po ma ngrinte hovshëm Demokracia…
Ja dy goditjet që m’u bënë për poemën «Dielli dhe rrëkerat»:
1.
Goditja e parë, m’u bë në Diktaturë, më 25 janar 1973, me shkrimin me titullin akuzues:
”DIELLI, DHE NJË POEMË QË SPEKULON ME TE”-
(Shënime kritike nga dhjetë gjimnazistë - gazeta ”Shkëndija” 25 janar 1973)
Nuk na e priste mendja se Faslli Haliti do të shkruante një poemë të tillë si “Dielli dhe rrëkerat”. Ajo është frut i një çoroditje politike e ideologjike dhe na jep një pasqyrë në themel të shtrembër të realitetit tonë, të natyrës së pushtetit popullor dhe të marrëdhënieve të partisë me popullin. Ky karakter i shtrembër ideologjikisht nis që me vargjet e para të poemës, në të cilat thuhet:
“Ndërsa çatia e atdheut tim është e kaltër, optimiste.
Çatia e shtëpisë time është qaramane”.
Ç’kuptim kanë këto vargje? A nuk është “çatia e atdheut” vetë çatia e popullit? Dhe, po ta zhveshim mendimin prej figurës, a nuk ndërtohet socializmi në Shqipëri nga populli e për popullin, a nuk është qielli ynë “i kaltër dhe optimist” për të gjithë ata që luftojnë e punojnë me popullin e për popullin? Vështrimi i F. Halitit në këtë poemë është errësuar dhe kërkon (bile jep edhe “urdhër”) që edhe në të tjerët të shikojmë një tablo të errët dhe t’i bëheshin shokë në pikëpamjet që ai shpreh në këtë poemë. Ai mendon se nga tavani (i kujt: i vetë poetit apo nga tavani i popullit?) “lot gjerbësh rrjedhin vu, vu… nat’ e ditë, rrjedhin me të madhe”. Sipas poemës të gjithë qenkan keq dhe njerëzit e pushtetit fjetkan gjumë të rehatshëm, iu mbyllkan dyert e zyrave punëtorëve, shtrënguakan buzët, strehuakan “soj e sorollopin” e tyre dhe paskan degjeneruar deri në atë shkallë sa për “një cigare filtër, një rekomandim” u venë përpara të njohurve “një apartament”. Nga e gjithë poema del se pushteti ynë qenka burokratizuar deri sa nuk mban më, se askush nuk i qan hallet e popullit, se punëtorët duhet ta rregullojnë vetë strehën e tyre dhe në poemë u jepet “urdhër” atyre që t’u thyejnë “dhëmballët burokracisë” dhe po u munguan gurët të shkulin dhëmbët e nëpunsave. Si t’i marrim të gjitha këto, si vargje figurash të bujshme, apo si pikëpamje të gabuara për realitetin tonë revolucionar? Jo, ato nuk tingëllojnë aspak drejtë në luftën kundër burokratizmit, flamurin e secilës e mban kurdoherë partia, por gumëzhijnë për anarshi dhe rebelizëm.
Qershor 1973, në ditët e
Plenumit IV të KQPPSH
Portret, viz. F. Haliti
Që të kthehemi prapë tek figurat artistike, në poemë si përfaqësues të vetëm të pushtetit dalin shoku Koli dhe shoku Lili, të cilët sikurse “uni i poetit” nuk mund të mos jenë përgjithësime artistike dhe këto përgjithësime janë negative. Në poemë, për realitetin konkret për të cilin flitet, autori nuk na jep asnjë të drejtë të mendojmë se ata janë “tipa të rastit” dhe as përjashtime nga gjendja e përgjithshme, prandaj edhe mendon, se “shkretëtira e kontradiktës” nuk mund të zgjidhet as me shokun Lili, as me shokun Koli. Pa shihni se ç’rrugë propozohet?! Duke u nisur prej aksioneve revolucionare për ndërtimin e banesave me kontribut vullnetar, autori i poemës, duke injoruar të vërtetën, mendon këtu se asgjë nuk është bërë për punëtorët, se atyre u është përvetësuar djersa. A nuk është shpifje me qitje të largët kjo? A nuk kalohet prej luftës kundër burokratizmit nga pozitat e partisë në pozitat e kundërvënies ndaj pushtetit popullor? Fundi i poemës tingëllon pikërisht kështu.
Kooperativistja, viz, F. Haliti
Me shoqet e brigadës
Madhështia dhe forca e partisë sonë është se ajo ka farkëtuar një unitet të çeliktë me popullin. Në Shqipëri nuk ekziston një parti që rri e numëron gjerbat, që trishtohet në mënyrë sentimentale për hallet e njerëzve dhe që rri pa gjumë prej “melodisë diletante të pikave, po një parti luftëtare që udhëheq popullin në revolucion dhe është kurdoherë në veprim për të mirën e masave punonjëse. Çdo gjë tek ne është vepër e partisë, e shokut Enver dhe e gjithë popullit. Partia realizon çdo ditë dhe kudo demokracinë socialiste dhe drejtësinë për popullin, duke qëndruar pranë tij, duke qarë hallet me të, duke e bërë atë të ndërgjegjshëm. Përballë kësaj të vërtete të madhe autori ka mbyllur sytë dhe ka krijuar në poemë një përfytyrim subjektivist krejt të dyshimtë mbi marrëdhëniet parti-popull-pushtet, duke u orvatur të krijojë të çara për të futur kontrabandë pikëpamje anarshistë mikroborgjeze. Sipas poemës askush nuk bën gjë, kështu që i mbetet “unit të poetit” të japë “urdhrin”: “Thyejani dhëmbët burokracisë!” Ky është një shtrembërim flagrant i së vërtetës, që e ka burimin në mentalitetin e vjetër e tërë të çara të autorit, që ose shitet shumë “naiv” në politikë, ose është prej atyre që shfrytëzon situatat revolucionare për të nxjerrë në shesh kundërshtimet e tij prej mikroborgjezi. Pra, ndërsa “fle shoku Lili… fle shoku Koli”… në këtë situatë (autori është kontradiktor, në gjithë këtë konfuzion ideologjik, poema nuk di cilës shpifje t’i hapë portën më parë) shoku Lili dhe shoku Koli prashitin si të duan dhe “qindra këkesat” e punëtorëve “thyejnë kokat” se “nuk hyjnë dot” në zyrat e tyre.
A është kjo e vërteta e jetës sonë socialiste? A mund të shkruhet kështu për partinë dhe klasën tonë punëtore? A kemi nevojë ne për një poezi që të na gënjejë me lajka për partinë, që të shikojmë me dyshim realitetin dhe të na bëjë thirrje të ngrihemi kundër tij? Jo, për një poezi të tillë nuk kemi nevojë. Ne e hedhim poshtë atë me përbuzje dhe jemi të bindur se vjersha të kësaj natyre, të servirura me çfarëdo dredhirash e marifetesh stilistike, kurrë nuk do të mund të spekulojnë dhe ta errësojnë diellin e jetës sonë.
Pas shkarkimit të degave
Portret, viz.F. Haliti
Poema “Dielli dhe rrëkerat” botuar në gazetën “Zëri i Rinisë” të datës 16 dhjetor 1972, na kujtoi se ky konfuzion ideologjik ka pas nxjerrë kokë edhe në krijime të mëparshme të F. Halitit, me të cilat ne nuk kemi qenë dakord. Mjaft vjersha të tij ideologjikisht të gabuara apo gjysmë formaliste që lexonin nëpër faqet e organeve letrare (duke u çuditur si botoheshin) ne na revoltonin. Prandaj për këtë poemën e fundit, është kjo arsyeja që menduam se do të gabonim sikur të heshtnim më gjatë.
Sa për mendimin që është hedhur se F. Haliti në poezitë e tij shquhet për prirjen që shkrin në një të vetme personalen me shoqëroren, do të mjaftonte dhe një ballafaqim fare i shpejtë i egocentrizmit dominues në krijimtarinë e tij me faktet nga çështjet e tij personale, për të hedhur poshtë këtë “prirjen e shkrirjes”. Përkundrazi, ai, me personalen i kundërvihet shoqërores dhe pikërisht këndej fillon çoroditja, duke i vënë së përgjithshmes revolucionare vulën e personales mikroborgjeze. Për këtë le të marrim rastin e poemës që po diskutojmë.
Portret, viz. F. Haliti
Duke pikturuar, një pllakatë
Ne të gjithë e dimë që F. Haliti ka trashëguar prej paraardhësve të tij një shtëpi të vjetër të madhe në qendër të Lushnjës, të cilën deri para pak kohe dhe për disa vjet rresht nuk ka dashur ta këmbeje me apartament modern. Siç tregojnë faktet, këtë nuk e ka bërë “për sentimentalizëm”. Se “as babai, as mamaja nuk ishin sentimentalë”, po për t’ia shitur pushtetit popullor me pare “mallin e trashëguar” Ai pengoi për dy vjet e sa rresht ngritjen e një pallati të ri në vend të karakatinës së tij përballë kinoteatrit që po përfundon në qendër të qytetit. Nuk u tund e nuk pranoi asnjë lloj strehimi për derisa futi në xhep shumën e parave me të cilën u vlerësua shtëpia e tij. Jo vetëm kaq, por kundërshtimet e tij arritën deri aty sa të pretendonte t’i jepej një vilë më vete. Më në fund mezi pranoi të marrë një apartament. Prandaj në qoftë se pikënisja personale e poemës është kjo histori prej xhambazësh, atëherë ne do të thoshim se jo vetëm që nuk ka asgjë nga “shkrirja e personales me shoqëroren”, por këtu shtrembërohet e vërteta, dhe autori bën gabim kur e vë veten në një radhë me traktoristin “që zbukuron fushat me traktorin e tij”, me elektricistin “që elektrifikoi disa fshatra”, dhe me muratorin që “ka zbukuruar qytetin me pallate”, se punëtorët as mendojnë as veprojnë si F. Haliti dhe, qoftë edhe si personazhe, u vjen turp të vihen në shërbim të egoizmit mikroborgjez, që shprehet në poemën “Dielli dhe rrëkerat” duke e analizuar atë qoftë në planin e karakterit përgjithësues të figurës artistike dhe të “unit të poetit”, qoftë në planin e thjeshtë personales.Pa u çliruar sa s’është vonë nga individualizmi mikroborgjez F. Haliti nuk mund të na japë poezi të shëndosha të realizmit socialist, por përkundrazi ashtu siç vihet re nga ecuria e krijimtarisë së tij, ai ka rrezik të thellohet në çoroditjen ideologjike dhe atëherë do të jetë tepër vonë.
MIDIS JUSH
F
a
t V
b i
a s
r u a
dh n r
i ë i
unë qëndroj midis jush
si më i shkurtër
dhe jo si mësues
( Kjo poezi e ndonjë tjetër, konsideroheshin në kritikën e gjimnazistëve si gjysmë formaliste)
2
Goditja e dytë, m’u bë, në Demokraci, më 30 qershor 1991, me anë të shkrimit, botuar në gazetën «Republika» me titullin eufemik:
Sqarim, rreth një shkrimi në gazetën «Shkëndija» të Lushnjës
Në pamundësi për të botuar një përgjigje siç duhet në këtë gazetë, po i drejtohemi «Republikës»*. Kjo gazetë** e quajtur «pluraliste, që vazhdon të botojë në krye të faqes së parë shkrime të Partisë Socialiste, na ka sulmuar me një shkrim të saj për një aktivitet që u zhvillua për herë të parë në Lushnjë, organizuar me iniciativën e Partisë Republikane. Nga gjashtëdhjetë pjesëmarrësit, shkrimi*** s’u ka pëlqyer vetëm vetëm dy vetëve. Këta janë: Faslli Haliti, autor i poemës « Dielli dhe rrëkerat», himni më i madh që i është kushtuar diktatorit Enver Hoxha nga letërsia myzeqare dhe frymëzuesi Fatbardh Rustemi, babai i vajzës Enveriada, anëtar i një studimi të shkëlqyer rreth vlerave «artistike» të veprave të E. Hoxhës, shpërblyer me fletë lavdërimi nga Nexhmije Hoxha.
Lexuesit besoj duhet ta kuptojnë sulmin e qëllimshëm ndaj PR prej këtyre firmave.
Dega e PR Lushnjë
*gazetës Republika ** gazeta Shkëndija *** shkrimi, aktiviteti i Degës së PR
3.
Dhe tani po rendis disa reagime për poemën Dielli dhe rrëkerat:
Nga Ujk Mali
Do të flasim për poetin e ri Faslli Haliti. Për rrethanat e tij personale nuk dimë gjë. Por fati i tij shqetëson. Gjatë vitit 1973 zëri i tij është mbytur. Ai fliste kundër padrejtësive të shoqërisë shqiptare, ndoshta fliste tepër qartë. Do të botojmë këtu disa nga vjershat e Faslli Haliti për të treguar si u zhvillua ai si poet. Në fund të studimit do të ndjekim rrugën e trishtuar të kritikës letrare, që shkon hap pas hapi sipas porosive të partisë fuqiplote.
Në revistën “Nëntori” nr.4, 1972, u botuan 9 vjersha të F. Halitit. Një temë kryesore në to është burokratizmi, marrëdhëniet e sëmura që ushqehen nga njerëzit “me autoritet” dhe ambienti i tyre.
A don të thotë poeti se “gutta cavat lapidem” (pika e ujit shpon gurin) apo – me satirè (apo - më shumë) – se po shpiken reforma, por “çifligu”, padrejtësie e sistemit, vazhdon? Me paqartësinë në vjershë mund të thuhen shumë gjëra! Të lexohen me shumë kujdes në poemën e fundit të poetit fjalët e vargjeve si edhe fjalët midis vargjeve! Sipas mendimit tonë ai ka krijuar me mjeshtëri një efekt satirik shumë të rreptë, por sa shtrenjtë e pagoi? Nuk e dimë, siç thamë, pas botimit të kësaj poeme në gazetën “Zëri i Rinisë” më 16 dhjetor 1972, poeti nuk duket më si autor në shtypin shqiptar. Pas një viti ka shkak për shqetësim.
Çdo vëzhgues me një njohuri sado të pakët në çështjet e brendshme shqiptare mund të kuptojë çfarë shqetësim ka shkaktuar një poemë e tillë. Ajo trajton një problem të pranueshëm (burokratizmin) por me iluzione të palejueshme (rolin e partisë). Do të japim disa pjesë nga kritikat letrare të botuara rreth kësaj poeme, pa koment, vetëm me disa nënvizime, sepse gjykimet mund të bëhen me lehtësi nga lexuesit vetë. grupimi i kritikave është bërë nga ne.
Mjaft nga poetët e rinj, pas fillimit të luftës kundër « shfaqjeve të huaja », u gjunjëzuan përpara presionit, për të mos rrezikuar të ardhmen e tyre. Emra si Moikom Zeqo, Xhevahir Spahiu dhe Viktor Qurku, që u radhitën në kritikën partiake si « të ndikuar nga letërsia borgjeze e revizioniste», kanë bërë apologji. Kush mund të mohonte një ndryshim të çuditshëm në krijimtarinë e Moikom Zeqos – para dhe pas spastrimit»
Po nuk kemi dyshim: Moikom Zeqo e shpëtoi lëkurën. Nga ana tjetër ai e humbi shpirtin. Për Faslli Halitin - vetëm heshtje. Ra martir, apo?
Të kërkojmë përgjigje ! Në qoftë se nuk jepet llogari do t’i themi botës: Për një vepër letrare si kjo dënohet me heshtje apo më keq një autor i talentuar në një vend t’Europës në shekullin XX ! Dielli i Partisë ndriçon - dhe rrëkerat e tiranisë vazhdojnë.
( Revista «Koha e Jonë»,: Politike, Kulturore, Shoqërore. Paris, Janar, shkurt, mars 1974)
Nga Ullmar Qvick.
Sa më gëzon fakti se poeti Faslli Haliti ka fituar vëmendje në këtë Forum! Jam suedez, po merrem me kulturën shqipe që nga viti 1969. Nga Shqipëria më dërguan mjaft botime të ndryshe në atë kohë. Filloi fushata kundër intelektualëve, gjoja për arsye të “ndikimeve të huaja”, në janar të vitit 1973. Si objekt sulmi në revistën “Nëntori” u zgjodh sidomos poema e Faslli Halitit “Dielli dhe rrëkërat”. Për fat e kisha ruajtur në origjinal, në gazetën “Zëri i Rinisë” në nëntor 1972. E lexova, sa mirë kishte shkruar, ai kishte frymën e vërtetë proletare (fryma që nuk kishte aspak PPSH!), ai me ironi therëse sulmoi burokracinë, nepotizmin, dhe mungesën e masave kundër abuzimeve nga ana e Partisë dhe “diktaturës së proletariatit.” I dërgova një përshëndetje shkrimtarit, përmes Lidhjes së Shkrimtarëve… por Faslliu atëherë ishte dërguar për “riedukim” si punëtor, dhe rezultati i “rebelizmit” tim të butë nga Suedia e qetë ishte se më futën për disa vite “në frigorifer”! Poemën e tij e përktheva suedisht, nuk e kam botuar por në një mbledhje ku do të ishim takuar me Ismail Kadrenë, i cili nuk erdhi, sigurisht për arsye politike, si sfidë ndaj politikës antikulturore të regjimit të Enverit recitova këtë poemë “Dielli dhe rrëkërat”… Të gjithë u kënaqen, sepse ishte jo vetëm poezi të mirë por edhe me frymë përparimtare… Por myku komunist e mbuloj për shumë vite në vazhdim….
Dua të përgëzoj sidomos z. Rezart Palluqi për tekstin e tij. Tani do të rifilloj të lexoj me më shumë vëmendje poezitë e Faslli Halitit. Përveç Poezive të tij të zgjedhura kam edhe vëllimin “Cartje.” Më trishton vetëm fakti se asnjëherë nuk kam pasur kontakt drejtpërdrejt me këtë poet të bekuar…
Me përshëndetje nga miku i shqiptarëve në Suedi, (Forumi Shqiptar)
Shkrimtari Roland Gjoza:
Po ajo «Qyqekama» ( Ku ku-ja ), për atë që po ndodh sot atje, për ata horra që na nxinë faqen, një poemë që më tronditi fund e majë, ajo sikur është shkruar me alfabetin e zi të ulërimës. Sa kohë duhet ende për të ndierë njëfarë normaliteti e për të mos thënë më se paskemi qenë të mallkuar?
( Gazeta Agon, 12 shtator 2008)
Shkrimtari, Kujtim Dashi:
Poema Dielli dhe rrёkerat ishte një kulm i prirjes tepёr spiktatёse tё poetit F. Haliti, pёr tё stigmatizuar padrejtёsitё e shoqёrisё shqiptare tё kohёs qё kishin zёnё tё mahiseshin. Si e tillё ajo ёshtё pararendëse e poemës Pashallarёt e kuq tё Kadaresё e cila u jetesua si jehone e guximit dhe kurajës sё poetit tё madh sesa si poemё, si njё vepёr arti e pabotuar, ndёrsa Delli dhe rrёkerat u botua me mijёra kopje, u kopjua me dorё dhe shkoi te lexuesi i cili e mirëpriti dhe autori pёsoi atё qё tashmё dihet: persekucionin. Pra, nga njëra anё Faslli Haliti, nisi kalvarin, por nga ana tjetёr , ai fitoi mё shumё simpatizantё, adhurues, talente tё reja, ndjekёs tё antikonformizmit demokratik tё poezisё sё tij, plot kumte e mesazhe; fitoi miq tё shumtё, kudo nё Shqipёri e mё gjёrё, siç ёshtё rasti i U.Malit nё Francё, qё shkroi nё 1974, pёr poemën «Dielli dhe rrёkerat» dhe nё mbrojtje tё auotorit tё saj si dhe pёr poezitë «Djali i sekretarit», «Çifligu» dhe i botoi ato nё revistën «Koha e jonё», nё Paris; siç ёshtё rasti tjetёr i Erenest Koliqit qё botoi poezinë Njeriu me kobure nё revistën «Shejzat»
Mes këtyre vlerësuesve, kam nderin tё jem edhe unё si njё ish gjimnanzist i atёhershёm qё edhe shkrova pёr ciklin e tij tё botuar nё revistën «Nёntori», mё 1970, ku ishin edhe poezitё «Njeriu me kobure», «Djali i sekretarit», cikёl qё mё pëlqeu dhe e vlerësova si realist dhe qё kritikonte me nerv padrejtёsitё shoqërore tё kohës.
Edhe mё pas poeti nuk “zuri mend”. Deviza e tij ishte: Tu segui il tuo cammino e lascia dir’ la gente.
Poeti F. Haliti ёshtё konsekuent nё poezinё e tij, siç e ka vёnё re dhe ёshtё shprehur poeti i madh Dritёro Agolli:
Dihet se te çdo njeri fle një luan, por e gjithë puna është se kur zgjohet ky luan te njeri e te tjetri. Te Faslli Haliti, luani është zgjuar herët. Uroj që luanizmi të rrijë zgjuar dhe në të ardhmen te Faslli Haliti. D. Agolli (Poezia e F.H. nuk ka firo. ”Republika”, 12 maj 1998 )
Poemat Kukama, Kёtu nё Nju Jork Siti, Ikja, Tё linit ju, Mbrapsaht, Morali juaj, Lamtumirё kapedanёt e mi, si dhe poezi tё shkruara kohёt e fundit, tregojnë se luanizmi i Faslli Halitit nuk fle, por rri zgjuar.
Shkrimtari Fatbardh Rustemi:
Njё nga poetёt e rinj që mbrojti me guxim, me argumente e profesionalizëm në ato vite poemën «Dielli dhe rrëkerat» dhe që i shkroi letër Enver Hoxhës se dënimi i poetit Faslli Haliti nga Komiteti i Partisë, Lushnjё, posaçërisht nga Sekretari i Parë, Rrapi Gjermeni, jo vetëm ishte krejtësisht i padrejtë, por dhe kriminal, edhe sot pas 36 vitesh nga botimi i poemës, Fatbardh Rustemi, shkrimtar i njohur tashmё, autor dramash, komedish, romanesh e publicist, shprehet me bindje të palëkundur pёr poemën, si atёherё nё rini, se:
Poema Dielli dhe rrëkerat shprehte një pakënaqësi të kudondodhur, por e artikuluar poetikisht në këtë poemë, ajo mori deri përmasat e një proteste. Kjo bëri që nomenklatura të tregohej shumë e ndjeshme ndaj saj duke i bërë një akuzë tepër të rëndë për kohën duke u shprehur hapur se në poemë bëhej thirrje që të goditej Pushteti Popullor me gurë, po të mungonin armët. Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi të rrallë, ku publikisht, denoncohet rreziku serioz që i vinte shtetit prej letërsisë.
Dhe si hakmarrje ndaj saj Pushteti me levat e « e veta, bëri gjithçka për të zbutur poetin deri në atë farë feje sa të priste ndonjë elozh të radhës prej tij, por misioni i poemës u krye për derisa ajo u bë shprehëse e një pakënaqësie që në jetën e përditshme mërmëritej prej kohësh. E parë nga e tanishmja, pavarësisht për zgjyrën e terminologjisë, në thelb, poema dëshmon një guxim të lartë qytetar që kërkon një vlerësim të merituar.
Ia vlen të kujtohet që kjo frymë proteste nuk ishte vetëm te poema Dielli dhe rrëkerat, por ajo u parapri dhe u shoqërua me një sërë poezish si Njeriu me kobure, Djali i sekretarit, Çifligu, Unë dhe burokracia, Trembje, Zhurma, Dobësi, Thyrje, Edipi etj…, të cilat dëshmonin, për një predispozitë, bindje të autorit dhe jo një shkarjen të rastit të tij. ( suplementi «Milosao» 11 janar 2009 )
Ernest Koliqi
“Pёr tё plotёsuar portretin e xhelatit humanist e artdashёs ( Mehmet Shehu), na duket e pёrshtatshme vjersha Njeriu me kobure e poetit Faslli Haliti, zёri i tё cilit ёshtё mbytur nga Partia.” ( Revista Shejzatt, Itali, 1975 )
Posted in Blogroll | No Comments »