| M | T | W | T | F | S | S |
|---|---|---|---|---|---|---|
| « Dec | Feb » | |||||
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 | 31 | |||||
- Blogroll (661)
- Poezi (2)
- SPORT (1)
- Tregime (4)
- Uncategorized (6)
- 21/02/2012: Parimet per Ndertimin e nje Shoqerie te Lire
- 21/02/2012: 5 poezi te shkurtit.
- 21/02/2012: Michael D.Higgins- Presidenti poet dashamires i Shqiperise
- 20/02/2012: Himara nr 1 – studim
- 18/02/2012: Doli numri i ri i gazetës “Albanian News”
- 18/02/2012: ABEDIN MADANI
- 18/02/2012: Fjala e Dr Muhamet Hamiti
- 17/02/2012: Rrëfehet Arjana Pupa, Nën/ kryetare Lidhjes Demokratike të Korcës:
- 17/02/2012: POETI
- 17/02/2012: Poezi rome
Blogroll
ABSURDI I GODITJES DY HERË, I POEMËS «DIELLI DHE RRËKERAT»: NË DIKTATURË DHE DEMOKRACI.
FASLLI HALITI
F.HALITI, VIZ. HELIDON HALITI
Atë ditë, që m’u dha goditja e parë, në Diktaturë, më 1973, për poemën
“Dielli dhe rrëkerat” në gazetën “Shkëndija” ishte një ditë me shi dhe erë të keqe,
të sertë, ndërsa, kur m’u dha goditja e dytë, më 1991, në agim të Demokracisë,
për të njejtën poemë edhe pse, dita ishte me diell, ajo nuk pengoi që unë të goditesha
për së dyti, si në diktaturë, por këtë herë, në pamundësi për të më çuar në orizore apo
baltrave të Myzeqesë.
Plot 40 vjet më parë, mё 16 dhjetor 1972, u botua në gazetën «Zëri i Rinisë
Poema ime «Dielli dhe rrëkerat», për të cilën unë u dënova nga diktatura me 10 vjet punë të detyruar: 4 vjet në kooperativё bujqësore dhe 6 vjet në Komunale duke m’u hequr njëkohësisht edhe e drejta e botimit, për 10 vite.
Po jap pёr botim “kritikёn e gjimnazistёv” tё Lushnjёs, botuar mё 25 janar 1973, nё gazetën «Shkёndija», organ i KP tё rrethit; një shkrim të U. Malit, botuar në vitin 1974, në revistën tremujore «Koha e jonë» e cila botohej në Paris, si edhe disa vlerësime, pёr poemën «Dielli dhe rrёkerat», si dhe pёr poema që unë kam botuara vitet e fundit, pёr tё treguar vazhdimёsinё e inkonformizmit tё krijimtarisё sime, gjë që tregon se unë s’kam “ zёnё ende mend”.
ABSURDI I GODITJES DY HERË, I POEMËS SIME «DIELLI DHE RRËKERAT», NË DIKTATURË DHE DEMOKRACI.
Poema ime «Dielli dhe rrëkerat» është goditur dy herë nga krijuesit që ishin të besuarit, të përkrahurit e Partisë. Herën e parë u godita në prill të vitit 1973, në kohën e diktaturës, në një mbledhje autodafe, ku unë qëndrova 12 orë në këmbë, si i pandehur, para Sekretarit të parë të Komitetit të PPSH të Lushnjës dhe pseudokrijuesve sigurimsa, beniaminë, të Patisë së Punës, ku u mor edhe vendimi dinak që unë të shkoja në orizoret e kooperativës bujqësore, për 4 vjet: 1973-1977 dhe herën e dytë, po për poemën «Dielli dhe rrëkerat» u godita më 30 qershor të vitit 1991, kur Demokracia, ende s’e kishte mbushur vitin, ende s’ishte bërë një vjeçe.
Herën e parë u kritikova dhe u demaskova nga gardistët e kuq adoleshentëë gjimnazistë, të nxitur e mbështetur nga Komiteti i Partisë dhe sigurimi i vjetër që më kishte në shënjestër, kurse herën e dytë u kritikova dhe u demaskova nga krijuesit «blu» adultë të radhitur në rreshtat e Degës së Partisë Republikane të Lushnjës, me anë të shkrimit «Sqarim, rreth një shkrimi në gazetën «Shkëndija» të Lushnjës», botuar në gazetën Republika, shkrim që e cilësonte poemën time « Dielli dhe rrëkerat», himnin më të madh që i ishte kushtuar diktatorit Enver Hoxha nga letërsia myzeqare...” O tepora! ô mores( Paskësh pasur dhe letërsi myzeqare, si alternativë e asaj shqiptare). Edhe këta krijues, këta gardistë blu të grushtbashkuar në kryesinë e Partisë Republikane.
Për të njëjtën poemë, herën e parë, në Diktaturë, u godita që të mos ngrija kokë, kurse herën e dytë në Demokraci: u godita, që të më ulej koka që po ma ngrinte hovshëm Demokracia…
Ja dy goditjet që m’u bënë për poemën «Dielli dhe rrëkerat»:
1.
Goditja e parë, m’u bë në Diktaturë, më 25 janar 1973, me shkrimin me titullin akuzues:
”DIELLI, DHE NJË POEMË QË SPEKULON ME TE”-
(Shënime kritike nga dhjetë gjimnazistë - gazeta ”Shkëndija” 25 janar 1973)
Nuk na e priste mendja se Faslli Haliti do të shkruante një poemë të tillë si “Dielli dhe rrëkerat”. Ajo është frut i një çoroditje politike e ideologjike dhe na jep një pasqyrë në themel të shtrembër të realitetit tonë, të natyrës së pushtetit popullor dhe të marrëdhënieve të partisë me popullin. Ky karakter i shtrembër ideologjikisht nis që me vargjet e para të poemës, në të cilat thuhet:
“Ndërsa çatia e atdheut tim është e kaltër, optimiste.
Çatia e shtëpisë time është qaramane”.
Ç’kuptim kanë këto vargje? A nuk është “çatia e atdheut” vetë çatia e popullit? Dhe, po ta zhveshim mendimin prej figurës, a nuk ndërtohet socializmi në Shqipëri nga populli e për popullin, a nuk është qielli ynë “i kaltër dhe optimist” për të gjithë ata që luftojnë e punojnë me popullin e për popullin? Vështrimi i F. Halitit në këtë poemë është errësuar dhe kërkon (bile jep edhe “urdhër”) që edhe në të tjerët të shikojmë një tablo të errët dhe t’i bëheshin shokë në pikëpamjet që ai shpreh në këtë poemë. Ai mendon se nga tavani (i kujt: i vetë poetit apo nga tavani i popullit?) “lot gjerbësh rrjedhin vu, vu… nat’ e ditë, rrjedhin me të madhe”. Sipas poemës të gjithë qenkan keq dhe njerëzit e pushtetit fjetkan gjumë të rehatshëm, iu mbyllkan dyert e zyrave punëtorëve, shtrënguakan buzët, strehuakan “soj e sorollopin” e tyre dhe paskan degjeneruar deri në atë shkallë sa për “një cigare filtër, një rekomandim” u venë përpara të njohurve “një apartament”. Nga e gjithë poema del se pushteti ynë qenka burokratizuar deri sa nuk mban më, se askush nuk i qan hallet e popullit, se punëtorët duhet ta rregullojnë vetë strehën e tyre dhe në poemë u jepet “urdhër” atyre që t’u thyejnë “dhëmballët burokracisë” dhe po u munguan gurët të shkulin dhëmbët e nëpunsave. Si t’i marrim të gjitha këto, si vargje figurash të bujshme, apo si pikëpamje të gabuara për realitetin tonë revolucionar? Jo, ato nuk tingëllojnë aspak drejtë në luftën kundër burokratizmit, flamurin e secilës e mban kurdoherë partia, por gumëzhijnë për anarshi dhe rebelizëm.
Qershor 1973, në ditët e
Plenumit IV të KQPPSH
Portret, viz. F. Haliti
Që të kthehemi prapë tek figurat artistike, në poemë si përfaqësues të vetëm të pushtetit dalin shoku Koli dhe shoku Lili, të cilët sikurse “uni i poetit” nuk mund të mos jenë përgjithësime artistike dhe këto përgjithësime janë negative. Në poemë, për realitetin konkret për të cilin flitet, autori nuk na jep asnjë të drejtë të mendojmë se ata janë “tipa të rastit” dhe as përjashtime nga gjendja e përgjithshme, prandaj edhe mendon, se “shkretëtira e kontradiktës” nuk mund të zgjidhet as me shokun Lili, as me shokun Koli. Pa shihni se ç’rrugë propozohet?! Duke u nisur prej aksioneve revolucionare për ndërtimin e banesave me kontribut vullnetar, autori i poemës, duke injoruar të vërtetën, mendon këtu se asgjë nuk është bërë për punëtorët, se atyre u është përvetësuar djersa. A nuk është shpifje me qitje të largët kjo? A nuk kalohet prej luftës kundër burokratizmit nga pozitat e partisë në pozitat e kundërvënies ndaj pushtetit popullor? Fundi i poemës tingëllon pikërisht kështu.
Kooperativistja, viz, F. Haliti
Me shoqet e brigadës
Madhështia dhe forca e partisë sonë është se ajo ka farkëtuar një unitet të çeliktë me popullin. Në Shqipëri nuk ekziston një parti që rri e numëron gjerbat, që trishtohet në mënyrë sentimentale për hallet e njerëzve dhe që rri pa gjumë prej “melodisë diletante të pikave, po një parti luftëtare që udhëheq popullin në revolucion dhe është kurdoherë në veprim për të mirën e masave punonjëse. Çdo gjë tek ne është vepër e partisë, e shokut Enver dhe e gjithë popullit. Partia realizon çdo ditë dhe kudo demokracinë socialiste dhe drejtësinë për popullin, duke qëndruar pranë tij, duke qarë hallet me të, duke e bërë atë të ndërgjegjshëm. Përballë kësaj të vërtete të madhe autori ka mbyllur sytë dhe ka krijuar në poemë një përfytyrim subjektivist krejt të dyshimtë mbi marrëdhëniet parti-popull-pushtet, duke u orvatur të krijojë të çara për të futur kontrabandë pikëpamje anarshistë mikroborgjeze. Sipas poemës askush nuk bën gjë, kështu që i mbetet “unit të poetit” të japë “urdhrin”: “Thyejani dhëmbët burokracisë!” Ky është një shtrembërim flagrant i së vërtetës, që e ka burimin në mentalitetin e vjetër e tërë të çara të autorit, që ose shitet shumë “naiv” në politikë, ose është prej atyre që shfrytëzon situatat revolucionare për të nxjerrë në shesh kundërshtimet e tij prej mikroborgjezi. Pra, ndërsa “fle shoku Lili… fle shoku Koli”… në këtë situatë (autori është kontradiktor, në gjithë këtë konfuzion ideologjik, poema nuk di cilës shpifje t’i hapë portën më parë) shoku Lili dhe shoku Koli prashitin si të duan dhe “qindra këkesat” e punëtorëve “thyejnë kokat” se “nuk hyjnë dot” në zyrat e tyre.
A është kjo e vërteta e jetës sonë socialiste? A mund të shkruhet kështu për partinë dhe klasën tonë punëtore? A kemi nevojë ne për një poezi që të na gënjejë me lajka për partinë, që të shikojmë me dyshim realitetin dhe të na bëjë thirrje të ngrihemi kundër tij? Jo, për një poezi të tillë nuk kemi nevojë. Ne e hedhim poshtë atë me përbuzje dhe jemi të bindur se vjersha të kësaj natyre, të servirura me çfarëdo dredhirash e marifetesh stilistike, kurrë nuk do të mund të spekulojnë dhe ta errësojnë diellin e jetës sonë.
Pas shkarkimit të degave
Portret, viz.F. Haliti
Poema “Dielli dhe rrëkerat” botuar në gazetën “Zëri i Rinisë” të datës 16 dhjetor 1972, na kujtoi se ky konfuzion ideologjik ka pas nxjerrë kokë edhe në krijime të mëparshme të F. Halitit, me të cilat ne nuk kemi qenë dakord. Mjaft vjersha të tij ideologjikisht të gabuara apo gjysmë formaliste që lexonin nëpër faqet e organeve letrare (duke u çuditur si botoheshin) ne na revoltonin. Prandaj për këtë poemën e fundit, është kjo arsyeja që menduam se do të gabonim sikur të heshtnim më gjatë.
Sa për mendimin që është hedhur se F. Haliti në poezitë e tij shquhet për prirjen që shkrin në një të vetme personalen me shoqëroren, do të mjaftonte dhe një ballafaqim fare i shpejtë i egocentrizmit dominues në krijimtarinë e tij me faktet nga çështjet e tij personale, për të hedhur poshtë këtë “prirjen e shkrirjes”. Përkundrazi, ai, me personalen i kundërvihet shoqërores dhe pikërisht këndej fillon çoroditja, duke i vënë së përgjithshmes revolucionare vulën e personales mikroborgjeze. Për këtë le të marrim rastin e poemës që po diskutojmë.
Portret, viz. F. Haliti
Duke pikturuar, një pllakatë
Ne të gjithë e dimë që F. Haliti ka trashëguar prej paraardhësve të tij një shtëpi të vjetër të madhe në qendër të Lushnjës, të cilën deri para pak kohe dhe për disa vjet rresht nuk ka dashur ta këmbeje me apartament modern. Siç tregojnë faktet, këtë nuk e ka bërë “për sentimentalizëm”. Se “as babai, as mamaja nuk ishin sentimentalë”, po për t’ia shitur pushtetit popullor me pare “mallin e trashëguar” Ai pengoi për dy vjet e sa rresht ngritjen e një pallati të ri në vend të karakatinës së tij përballë kinoteatrit që po përfundon në qendër të qytetit. Nuk u tund e nuk pranoi asnjë lloj strehimi për derisa futi në xhep shumën e parave me të cilën u vlerësua shtëpia e tij. Jo vetëm kaq, por kundërshtimet e tij arritën deri aty sa të pretendonte t’i jepej një vilë më vete. Më në fund mezi pranoi të marrë një apartament. Prandaj në qoftë se pikënisja personale e poemës është kjo histori prej xhambazësh, atëherë ne do të thoshim se jo vetëm që nuk ka asgjë nga “shkrirja e personales me shoqëroren”, por këtu shtrembërohet e vërteta, dhe autori bën gabim kur e vë veten në një radhë me traktoristin “që zbukuron fushat me traktorin e tij”, me elektricistin “që elektrifikoi disa fshatra”, dhe me muratorin që “ka zbukuruar qytetin me pallate”, se punëtorët as mendojnë as veprojnë si F. Haliti dhe, qoftë edhe si personazhe, u vjen turp të vihen në shërbim të egoizmit mikroborgjez, që shprehet në poemën “Dielli dhe rrëkerat” duke e analizuar atë qoftë në planin e karakterit përgjithësues të figurës artistike dhe të “unit të poetit”, qoftë në planin e thjeshtë personales.Pa u çliruar sa s’është vonë nga individualizmi mikroborgjez F. Haliti nuk mund të na japë poezi të shëndosha të realizmit socialist, por përkundrazi ashtu siç vihet re nga ecuria e krijimtarisë së tij, ai ka rrezik të thellohet në çoroditjen ideologjike dhe atëherë do të jetë tepër vonë.
MIDIS JUSH
F
a
t V
b i
a s
r u a
dh n r
i ë i
unë qëndroj midis jush
si më i shkurtër
dhe jo si mësues
( Kjo poezi e ndonjë tjetër, konsideroheshin në kritikën e gjimnazistëve si gjysmë formaliste)
2
Goditja e dytë, m’u bë, në Demokraci, më 30 qershor 1991, me anë të shkrimit, botuar në gazetën «Republika» me titullin eufemik:
Sqarim, rreth një shkrimi në gazetën «Shkëndija» të Lushnjës
Në pamundësi për të botuar një përgjigje siç duhet në këtë gazetë, po i drejtohemi «Republikës»*. Kjo gazetë** e quajtur «pluraliste, që vazhdon të botojë në krye të faqes së parë shkrime të Partisë Socialiste, na ka sulmuar me një shkrim të saj për një aktivitet që u zhvillua për herë të parë në Lushnjë, organizuar me iniciativën e Partisë Republikane. Nga gjashtëdhjetë pjesëmarrësit, shkrimi*** s’u ka pëlqyer vetëm vetëm dy vetëve. Këta janë: Faslli Haliti, autor i poemës « Dielli dhe rrëkerat», himni më i madh që i është kushtuar diktatorit Enver Hoxha nga letërsia myzeqare dhe frymëzuesi Fatbardh Rustemi, babai i vajzës Enveriada, anëtar i një studimi të shkëlqyer rreth vlerave «artistike» të veprave të E. Hoxhës, shpërblyer me fletë lavdërimi nga Nexhmije Hoxha.
Lexuesit besoj duhet ta kuptojnë sulmin e qëllimshëm ndaj PR prej këtyre firmave.
Dega e PR Lushnjë
*gazetës Republika ** gazeta Shkëndija *** shkrimi, aktiviteti i Degës së PR
3.
Dhe tani po rendis disa reagime për poemën Dielli dhe rrëkerat:
Nga Ujk Mali
Do të flasim për poetin e ri Faslli Haliti. Për rrethanat e tij personale nuk dimë gjë. Por fati i tij shqetëson. Gjatë vitit 1973 zëri i tij është mbytur. Ai fliste kundër padrejtësive të shoqërisë shqiptare, ndoshta fliste tepër qartë. Do të botojmë këtu disa nga vjershat e Faslli Haliti për të treguar si u zhvillua ai si poet. Në fund të studimit do të ndjekim rrugën e trishtuar të kritikës letrare, që shkon hap pas hapi sipas porosive të partisë fuqiplote.
Në revistën “Nëntori” nr.4, 1972, u botuan 9 vjersha të F. Halitit. Një temë kryesore në to është burokratizmi, marrëdhëniet e sëmura që ushqehen nga njerëzit “me autoritet” dhe ambienti i tyre.
A don të thotë poeti se “gutta cavat lapidem” (pika e ujit shpon gurin) apo – me satirè (apo - më shumë) – se po shpiken reforma, por “çifligu”, padrejtësie e sistemit, vazhdon? Me paqartësinë në vjershë mund të thuhen shumë gjëra! Të lexohen me shumë kujdes në poemën e fundit të poetit fjalët e vargjeve si edhe fjalët midis vargjeve! Sipas mendimit tonë ai ka krijuar me mjeshtëri një efekt satirik shumë të rreptë, por sa shtrenjtë e pagoi? Nuk e dimë, siç thamë, pas botimit të kësaj poeme në gazetën “Zëri i Rinisë” më 16 dhjetor 1972, poeti nuk duket më si autor në shtypin shqiptar. Pas një viti ka shkak për shqetësim.
Çdo vëzhgues me një njohuri sado të pakët në çështjet e brendshme shqiptare mund të kuptojë çfarë shqetësim ka shkaktuar një poemë e tillë. Ajo trajton një problem të pranueshëm (burokratizmin) por me iluzione të palejueshme (rolin e partisë). Do të japim disa pjesë nga kritikat letrare të botuara rreth kësaj poeme, pa koment, vetëm me disa nënvizime, sepse gjykimet mund të bëhen me lehtësi nga lexuesit vetë. grupimi i kritikave është bërë nga ne.
Mjaft nga poetët e rinj, pas fillimit të luftës kundër « shfaqjeve të huaja », u gjunjëzuan përpara presionit, për të mos rrezikuar të ardhmen e tyre. Emra si Moikom Zeqo, Xhevahir Spahiu dhe Viktor Qurku, që u radhitën në kritikën partiake si « të ndikuar nga letërsia borgjeze e revizioniste», kanë bërë apologji. Kush mund të mohonte një ndryshim të çuditshëm në krijimtarinë e Moikom Zeqos – para dhe pas spastrimit»
Po nuk kemi dyshim: Moikom Zeqo e shpëtoi lëkurën. Nga ana tjetër ai e humbi shpirtin. Për Faslli Halitin - vetëm heshtje. Ra martir, apo?
Të kërkojmë përgjigje ! Në qoftë se nuk jepet llogari do t’i themi botës: Për një vepër letrare si kjo dënohet me heshtje apo më keq një autor i talentuar në një vend t’Europës në shekullin XX ! Dielli i Partisë ndriçon - dhe rrëkerat e tiranisë vazhdojnë.
( Revista «Koha e Jonë»,: Politike, Kulturore, Shoqërore. Paris, Janar, shkurt, mars 1974)
Nga Ullmar Qvick.
Sa më gëzon fakti se poeti Faslli Haliti ka fituar vëmendje në këtë Forum! Jam suedez, po merrem me kulturën shqipe që nga viti 1969. Nga Shqipëria më dërguan mjaft botime të ndryshe në atë kohë. Filloi fushata kundër intelektualëve, gjoja për arsye të “ndikimeve të huaja”, në janar të vitit 1973. Si objekt sulmi në revistën “Nëntori” u zgjodh sidomos poema e Faslli Halitit “Dielli dhe rrëkërat”. Për fat e kisha ruajtur në origjinal, në gazetën “Zëri i Rinisë” në nëntor 1972. E lexova, sa mirë kishte shkruar, ai kishte frymën e vërtetë proletare (fryma që nuk kishte aspak PPSH!), ai me ironi therëse sulmoi burokracinë, nepotizmin, dhe mungesën e masave kundër abuzimeve nga ana e Partisë dhe “diktaturës së proletariatit.” I dërgova një përshëndetje shkrimtarit, përmes Lidhjes së Shkrimtarëve… por Faslliu atëherë ishte dërguar për “riedukim” si punëtor, dhe rezultati i “rebelizmit” tim të butë nga Suedia e qetë ishte se më futën për disa vite “në frigorifer”! Poemën e tij e përktheva suedisht, nuk e kam botuar por në një mbledhje ku do të ishim takuar me Ismail Kadrenë, i cili nuk erdhi, sigurisht për arsye politike, si sfidë ndaj politikës antikulturore të regjimit të Enverit recitova këtë poemë “Dielli dhe rrëkërat”… Të gjithë u kënaqen, sepse ishte jo vetëm poezi të mirë por edhe me frymë përparimtare… Por myku komunist e mbuloj për shumë vite në vazhdim….
Dua të përgëzoj sidomos z. Rezart Palluqi për tekstin e tij. Tani do të rifilloj të lexoj me më shumë vëmendje poezitë e Faslli Halitit. Përveç Poezive të tij të zgjedhura kam edhe vëllimin “Cartje.” Më trishton vetëm fakti se asnjëherë nuk kam pasur kontakt drejtpërdrejt me këtë poet të bekuar…
Me përshëndetje nga miku i shqiptarëve në Suedi, (Forumi Shqiptar)
Shkrimtari Roland Gjoza:
Po ajo «Qyqekama» ( Ku ku-ja ), për atë që po ndodh sot atje, për ata horra që na nxinë faqen, një poemë që më tronditi fund e majë, ajo sikur është shkruar me alfabetin e zi të ulërimës. Sa kohë duhet ende për të ndierë njëfarë normaliteti e për të mos thënë më se paskemi qenë të mallkuar?
( Gazeta Agon, 12 shtator 2008)
Shkrimtari, Kujtim Dashi:
Poema Dielli dhe rrёkerat ishte një kulm i prirjes tepёr spiktatёse tё poetit F. Haliti, pёr tё stigmatizuar padrejtёsitё e shoqёrisё shqiptare tё kohёs qё kishin zёnё tё mahiseshin. Si e tillё ajo ёshtё pararendëse e poemës Pashallarёt e kuq tё Kadaresё e cila u jetesua si jehone e guximit dhe kurajës sё poetit tё madh sesa si poemё, si njё vepёr arti e pabotuar, ndёrsa Delli dhe rrёkerat u botua me mijёra kopje, u kopjua me dorё dhe shkoi te lexuesi i cili e mirëpriti dhe autori pёsoi atё qё tashmё dihet: persekucionin. Pra, nga njëra anё Faslli Haliti, nisi kalvarin, por nga ana tjetёr , ai fitoi mё shumё simpatizantё, adhurues, talente tё reja, ndjekёs tё antikonformizmit demokratik tё poezisё sё tij, plot kumte e mesazhe; fitoi miq tё shumtё, kudo nё Shqipёri e mё gjёrё, siç ёshtё rasti i U.Malit nё Francё, qё shkroi nё 1974, pёr poemën «Dielli dhe rrёkerat» dhe nё mbrojtje tё auotorit tё saj si dhe pёr poezitë «Djali i sekretarit», «Çifligu» dhe i botoi ato nё revistën «Koha e jonё», nё Paris; siç ёshtё rasti tjetёr i Erenest Koliqit qё botoi poezinë Njeriu me kobure nё revistën «Shejzat»
Mes këtyre vlerësuesve, kam nderin tё jem edhe unё si njё ish gjimnanzist i atёhershёm qё edhe shkrova pёr ciklin e tij tё botuar nё revistën «Nёntori», mё 1970, ku ishin edhe poezitё «Njeriu me kobure», «Djali i sekretarit», cikёl qё mё pëlqeu dhe e vlerësova si realist dhe qё kritikonte me nerv padrejtёsitё shoqërore tё kohës.
Edhe mё pas poeti nuk “zuri mend”. Deviza e tij ishte: Tu segui il tuo cammino e lascia dir’ la gente.
Poeti F. Haliti ёshtё konsekuent nё poezinё e tij, siç e ka vёnё re dhe ёshtё shprehur poeti i madh Dritёro Agolli:
Dihet se te çdo njeri fle një luan, por e gjithë puna është se kur zgjohet ky luan te njeri e te tjetri. Te Faslli Haliti, luani është zgjuar herët. Uroj që luanizmi të rrijë zgjuar dhe në të ardhmen te Faslli Haliti. D. Agolli (Poezia e F.H. nuk ka firo. ”Republika”, 12 maj 1998 )
Poemat Kukama, Kёtu nё Nju Jork Siti, Ikja, Tё linit ju, Mbrapsaht, Morali juaj, Lamtumirё kapedanёt e mi, si dhe poezi tё shkruara kohёt e fundit, tregojnë se luanizmi i Faslli Halitit nuk fle, por rri zgjuar.
Shkrimtari Fatbardh Rustemi:
Njё nga poetёt e rinj që mbrojti me guxim, me argumente e profesionalizëm në ato vite poemën «Dielli dhe rrëkerat» dhe që i shkroi letër Enver Hoxhës se dënimi i poetit Faslli Haliti nga Komiteti i Partisë, Lushnjё, posaçërisht nga Sekretari i Parë, Rrapi Gjermeni, jo vetëm ishte krejtësisht i padrejtë, por dhe kriminal, edhe sot pas 36 vitesh nga botimi i poemës, Fatbardh Rustemi, shkrimtar i njohur tashmё, autor dramash, komedish, romanesh e publicist, shprehet me bindje të palëkundur pёr poemën, si atёherё nё rini, se:
Poema Dielli dhe rrëkerat shprehte një pakënaqësi të kudondodhur, por e artikuluar poetikisht në këtë poemë, ajo mori deri përmasat e një proteste. Kjo bëri që nomenklatura të tregohej shumë e ndjeshme ndaj saj duke i bërë një akuzë tepër të rëndë për kohën duke u shprehur hapur se në poemë bëhej thirrje që të goditej Pushteti Popullor me gurë, po të mungonin armët. Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi të rrallë, ku publikisht, denoncohet rreziku serioz që i vinte shtetit prej letërsisë.
Dhe si hakmarrje ndaj saj Pushteti me levat e « e veta, bëri gjithçka për të zbutur poetin deri në atë farë feje sa të priste ndonjë elozh të radhës prej tij, por misioni i poemës u krye për derisa ajo u bë shprehëse e një pakënaqësie që në jetën e përditshme mërmëritej prej kohësh. E parë nga e tanishmja, pavarësisht për zgjyrën e terminologjisë, në thelb, poema dëshmon një guxim të lartë qytetar që kërkon një vlerësim të merituar.
Ia vlen të kujtohet që kjo frymë proteste nuk ishte vetëm te poema Dielli dhe rrëkerat, por ajo u parapri dhe u shoqërua me një sërë poezish si Njeriu me kobure, Djali i sekretarit, Çifligu, Unë dhe burokracia, Trembje, Zhurma, Dobësi, Thyrje, Edipi etj…, të cilat dëshmonin, për një predispozitë, bindje të autorit dhe jo një shkarjen të rastit të tij. ( suplementi «Milosao» 11 janar 2009 )
Ernest Koliqi
“Pёr tё plotёsuar portretin e xhelatit humanist e artdashёs ( Mehmet Shehu), na duket e pёrshtatshme vjersha Njeriu me kobure e poetit Faslli Haliti, zёri i tё cilit ёshtё mbytur nga Partia.” ( Revista Shejzatt, Itali, 1975 )
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.