| M | T | W | T | F | S | S |
|---|---|---|---|---|---|---|
| « Dec | Feb » | |||||
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 | 31 | |||||
- Blogroll (661)
- Poezi (2)
- SPORT (1)
- Tregime (4)
- Uncategorized (6)
- 21/02/2012: Parimet per Ndertimin e nje Shoqerie te Lire
- 21/02/2012: 5 poezi te shkurtit.
- 21/02/2012: Michael D.Higgins- Presidenti poet dashamires i Shqiperise
- 20/02/2012: Himara nr 1 – studim
- 18/02/2012: Doli numri i ri i gazetës “Albanian News”
- 18/02/2012: ABEDIN MADANI
- 18/02/2012: Fjala e Dr Muhamet Hamiti
- 17/02/2012: Rrëfehet Arjana Pupa, Nën/ kryetare Lidhjes Demokratike të Korcës:
- 17/02/2012: POETI
- 17/02/2012: Poezi rome
Blogroll
ME RASTIN E 100 VJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË
Qatip Mara
————————————————
QEVERIA E PËRKOSHME E VLORËS DHE VEPRIMTARIA E SAJ
28 NËNTOR 1912 - 22 JANAR 1914
Proces-verbal i mbledhjes së katërt të
Kuvendit Kombëtar të Vlorës
3 dhjetor 1912
Mbledhja u hap në orën 2, nën kryesinë e Myfti Vehbi Efendiu
Këndohet radha e delegtaëve dhe gjendet se mungojnë Z. Berdi Bej Ipeku, Ferid Bej Lushnja dhe Nebi Ef.Lushnja. Mungon dhe Zotënia Jahja Durrësi, po Z. e tij mori leje nga Kryetari për këtë mungim.
Këndohet një telegram nga Kavaja, ku thotë se kavajasit kishin zgjedhur për delegate Z. Abdi Bej Toptanin . Një telegram nga Tepelena thotë se, meqënëse Sheh Maksuti dhe Sami Beu janë të sëmurë, s’mundin të vijnë në Kuvend si delegatë, prandaj në vend të atyre quajnë delegatë Z. Myfit Bej Gjinokastrën dhe Z. Fehim Efendinë, Kryetar i klubit të Janinës, Z. Kristo Meksi dhe Aristidh Rucin.
Sot ardhen delegatët e Gjirokastrës, emnat e të cilavet janë këto : Myfit Bej, P. Poga, Jan Papadhopulli, Hysen Ef. Gjinokastra dhe Veli Bej Klisura.
Z. Myfit Bej Gjinokastra kërkon fjalën e thotë se, meqënëse telegrafi me Çamërinë s’punon , është mirë të quhen prej Kuvendit, si delegatë të kësaj krahine. Proponimi(propozimi) i Z. së tij pranohet me tërësinë e zërave ; kështu pra bëhen delegatë të Çamërisë Z. Veli Gerra Rashadia, Vesel (Jakup Vesel) Margalleçi, Azis Tahir Ajdonati edhe Z. Rexhep Demi nga Filati.
Z. Kryetar i mbledhjes proponon(propozon) për delegate të Ipekut (Pejës) Z. Qerim Beg. Duke kënduar letrën e Z. Jahja Ef. Durrësi, i cili shkruan se le si ndërkëmbës(zëvendës). Z. Abdi Benë, mirret në bisedim çështha në ka apo s’ka të drejtë delegate që të lere ndërkëmbës. Vendoset se këtë të drejtë mund ta ketë delegati vetëm atëhere kur shkruan asisoj në letrat e delegatit. Letrat e Z. Jahja Durrësit s’i apin një të këtillë të drejtë prandaj kërkimi i Z. së tij s’mori fund.
Kryetari i Qeverisë së Hëpërhëshme ngrihet dhe tregon konditat që duhet t’i përmbushnjë Ministria që të kënaqë Europën me një anë dhe Stambollën me tjetrën anë; duhen të jenë emra të njohura në Shqipëri dhe jashtë Shqipëriës. Pas kësaj Z. e tij qit përpara një listë si projekt . Në këtë listë figurojnë këta emra : Z. Mehmet Pashë Tetova, Myfit Bej Gjinokastra, Azis Pasha, Vehbi Efendiu, Abdi Bej Toptani, Mid-hat Bej Frashëri.
Z. Dud Karbunara ngrihet kundër faktit që në listë s’gjëndet asnjë i krishter. Në këtë mënyrë flasin edhe Z. Pandeli Cale, D. Berati edhe Qemal Bej Elbasani. Lista s’votohet dhe mbetet që të mbarohet kjo punë të nesërmen.
Mbledhja mbyllet n’orën 6 p.m.
Nxjerë nga gazeta “Përlindja e Shqypniës”, organ zyrtar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Viti i II, Nr. 8, 9, dt. 7, 11 shkurt 1914
*** *** ***
Bashkëbisedim telegrafik i delegatëve të Elbasanit në Kuvendin e Vlorës me parësinë e prefekturës së tyre
20 nëndor 1328
3 dhjetor 1912
Pyet Vlora : - A keni gjë për të na thënë ? Të tre jemi këtu.
Përgjigjet Elbasani : - Për të thënë kemi. Po vjen dhe Cilka. Kush u caktua për të vajtur në Europë ? E kur do të urdhërojnë ?
Vlora: - Nesër do të caktohen. S’dihet akoma kur nisen. Ju lajmërojmë veçanërisht.
Elbasani : - Si e kemi punën ? A kemi shpresë ?
Vlora: - Sot i kanë bërë një vizitë ismail Qemali Beut, Kryetarit të Qeverisë, Konsujt e Italisë e t’Austrisë dhe i kanë thënë se, sikurse i kanë premtuar kur ishte në Europë, qeveritë e tyre do të punojnë për ne dhe se kanë biseduar me qeveritë e tjera për të na njohur. Kjo gjë na ka dhënë shpresa të mëdha. Tetëdhjet kryetarë bashkie të shqiptarëve t’Italisë na kanë uruar. Na ka uruar dhe Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit.
Dëgjuamse u lirua nga burgu. A është e vërtetë ? Familjet si i kemi ? Përse shkoi në Durrës Shefik Daiu ? A ka mundësi të vijnë aty me ushtarë? Nesër vijnë delegatët nga Gjirokastra dhe Janina. Shumica janë të krishterë.
Këtu u shtrenjtuan qeleshet e bardha
A.Q.H. i R.Shqipërisë. F. 71, D. 1, Dok. Nr 8125, kopje, përkëthim nga turqishtja
Telegram i parësisë së Tepelenës, drejtuar Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, me të cilin e njofton se populli e priti me enthusiazmë Shpalljen e Pavarësisë.
20 nëndor 1328
3 dhjetor 1912
Na ka entuziazmuar të gjithëve lajmi i gëzuar dhe kumtesa mbi Shpalljen e Pavarësisë dhe mbi masat që janë marrë për shpëtimin e Atdheut të shenjtë, sulmuar nga armiqtë, si dhe urdhëri që këtë ngjarje t’ja bëjmë të ditur menjëherë popullit, duke forcuar vijën e mbrojtjes dhe rendin e qetësinë e vendit. Lusim Zotin t’ju ndihmojë në punë të mëdha e të vogla. Dhe ne këtu sot shpallëm fatabardhësisht pavarësinë. Ju sigurojmë se me të tërë fuqinë tonë do të përpiqemi seriozisht e dora doras të ruajmë qetësinë e vendit sipas mundësive që kemi sot për sot. Ju paraqesim përgëzimet.
A.Q.H. i R.Sh., F. 71, D. 1, Dok. Nr. 32, kopje turqisht telegrafuar nga Tepelena, përkthim.
Telegram i popuulit të Peqinit, drejtuar komandës së ushtrisë pushtonjëse sërbe, me anë e të cilit kërkon që ushtritë e tyre të mos vazhdojnë pushtimin e tokës së Shqipërisë
20 nëndor 1328
3 dhjetor 1912
Me këtë shkresë ju bëjmë të dijtur se Shqipëria, që u nda kryekëput nga Turqia dhe e Shpalli Pavarësinë, do të mundohet të sigurojë të shkojë mirë me shtetet fqinjë. Lufta që i shpalli Turqisë qeveria e Sërbisë, bashkë me qeveritë e Bullgarisë, Greqisë e të Malit të Zi, natyrisht, nuk mund të bëhet kundër Shqipërisë së Pavarur . Prandaj në emër të krejt popullsisë muslimane e jo muslimane të qytetit tonë, Peqinit, që është një qytet i Shqipërisë, ju lutemi most a shkeli ushtria fitimtare e Sërbisë.
A.Q.H. i R.SH. F. 71, D. 1, Dok. Nr. 8115, kopje përkthim nga turqishtja.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.