You are currently browsing the archives for the SPORT category.
- Blogroll (661)
- Poezi (2)
- SPORT (1)
- Tregime (4)
- Uncategorized (6)
- 21/02/2012: Parimet per Ndertimin e nje Shoqerie te Lire
- 21/02/2012: 5 poezi te shkurtit.
- 21/02/2012: Michael D.Higgins- Presidenti poet dashamires i Shqiperise
- 20/02/2012: Himara nr 1 – studim
- 18/02/2012: Doli numri i ri i gazetës “Albanian News”
- 18/02/2012: ABEDIN MADANI
- 18/02/2012: Fjala e Dr Muhamet Hamiti
- 17/02/2012: Rrëfehet Arjana Pupa, Nën/ kryetare Lidhjes Demokratike të Korcës:
- 17/02/2012: POETI
- 17/02/2012: Poezi rome
Blogroll
Archive for the SPORT Category
Trajneri portugez i Chelsit, i zhgënjyer nga barazimi me Noruiç
24/01/2012 by admin.
Boas kërkon tjetër ritëm nga skuadra
Londër (Britani e Madhe)- Andre Vilas Boas ka pranuar se Chelsi duhet të jetë më efikas në lojë, nëse dëshiron të bëjë presion më të madh ndaj kryesuesve të Premier Ligës. Blutë e Londrës që ndodhen në vendin e katërt humbën një tjetër mundësi për t’u afruar më shumë me kryesuesit, pasi barazuan pa gola kundër Noruiçit, në një ndeshje ku Fernando Torres sërish nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Kryesuesit e Manchester Sitit arritën të fitojnë përballjen e tyre kundër Totenhemit, duke shtuar akoma më shumë diferencën me Chelsin, pas hapit fals të tyre të shtunën. Pavarësisht kësaj, Vilas Boas beson se skuadra e tij, e cila vinte pas dy fitoresh në transfertën në “Carroë Road”, duhet të jetë më e saktë në finalizim. “Ne jemi njëra nga tri skuadrat që krijon më shumë raste, por efikasiteti ynë nuk është në nivelin e kërkuar dhe kjo është arsyeja përse nuk jemi më lart në renditje, ka shpjeguar trajneri i Chelsit. Ne duhet të gjejmë mënyrën për të qenë konstantë në realizimin e golave dhe të kemi një ecuri më të mirë, e cila mund të na bëjë pretendentë për këtë titull, ky është realiteti. Nuk bëhet fjalë për mungesë ambicieje ose motivimi. Ekziston përherë motivimi kur luan për një klub të fortë”. Andre Vilas Boas ka refuzuar të fajësojë Torresin, i cili gjuajti shumë mirë në pjesën e parë dhe vetëm një mrekulli bëri që portieri Xhon Rudi t’i mohonte golin. “Ai është duke luajtur shumë mirë për skuadrën, nuk ka rëndësi se kush shënon, ka nënvizuar portugezi 33-vjeçar. Gjithë skuadra luajti shumë mirë dhe e meritoi të fitonte kundër Noruiç”. Ndërkohë, që skuadra londineze shkoi në Majorka për pak stërvitje në diell më të ngrohtë përpara ndeshjes së Kupës së Anglisë kundër QPR, mesfushori Frenk Lampard ka qëndruar në Londër për të bërë teste për një dëmtim në pulpë, që e detyroi të linte ndeshjen në pjesën e parë. Vilas Boas vendosi ta linte blerjen e fundit, Geri Kahill, jashtë ndeshjes kundër Noruiçit, por shton se qendërmbrojtësi do të integrohet plotësisht javën që vjen. “Me Kahill kemi disa parime që duan kohë sa të asimilohen, duke pasur ndërmend organizimin e mbrojtjes sonë. Ai është stërvitur shumë mirë për katër ditë dhe ka qenë shumë i zoti”, është shprehur Villas Boas për mediat angleze. “Vendosëm të kishim në bankinë Ivanoviçin, sepse ofron mundësinë e aktivizimit si mbrojtës i djathtë dhe qendërmbrojtës, por jam i sigurt se, Geri do të jetë në fushë kundër QPR”. Chelsi është përmendur si destinacioni i ardhshëm i brazilianit Uilliam të Shakhtjor Donjeckut, por trajneri Vilas Boas ka thënë se, nuk kishte ndër mend të blinte sulmuesin 23- vjeçar brazilian. “Uillian është lojtar shumë interesant, por nuk mund ta aktivizojmë në Champions Ligë. Nuk mendoj se mund të blejmë lojtarë që nuk mund të luajnë në ndonjë kompeticion. Nuk jemi të shqetësuar se çfarë mund të bëjmë në këtë merkato. Nëse na del ndonjë mundësi e mirë, do ta studiojmë, por për momentin ne jemi të kënaqur”.
Venger: Manchesteri fitoi nga gabimet tona
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ndonëse nuk e ka thënë direkt, ka pranuar se zëvendësimi i Çemberlenit me Arshavinin ia hapi rrugën fitores së Mançester United në “Emirates” 2:1. “E paguam shtrenjtë gabimin taktik. Një sekondë hutim na kushtoi me humbje”, ka theksuar Venger. Ai e nxori nga loja Çemberlenin, i cili asistoi për golin e Robin van Persit, derisa futi në lojë Arashavinin, i cili nuk arriti ta ndjekë Valensinë, i cili asistoi për Uelbekin tek goli i fitores së “Djajve të Kuq”. “Në pjesën e parë ishim nervozë, kurse më pas luajtëm më mirë dhe kishim raste për fitore. Nuk kishim fat, por ne vazhdojmë të luftojmë për një vend, i cili na dërgon në Ligën e Kampionëve. Duhet të luajmë si në periudhën më të madhe të pjesës së dytë”, ka shtuar Venger. Skuadrat e qytetit të Mançesterit këtë herë kanë arritur të fitojnë në duelin e tyre kundrejt atyre londineze dhe siç shihni në foto festojnë fitoren. Manchester United ka fituar me rezultatin 1 me 2 në fushën e Arsenalit dhe qëndron në tre pikë distancë nga kreu i klasifikimit dhe vendi i parë, i cili mbahet nga skuadra tjetër e Mançesterit, City. Ekipi i drejtuar nga tekniku italian Mançini ka arritur të sigurojë një fitore tepër të rëndësishme në minutat e fundit të garës kundrejt Tottenham me rezultatin 3-2.
Posted in SPORT | No Comments »